| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4260
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Bild": Shumi tė dielėn jep lamtumirėn
"Tashmė kam 12 pikė disavantazh ndaj Fernando Alonsos. Pėr sa i pėrket garės sė radhės nė Monza, besoj se tė gjithė e imagjinojnė se cili ėshtė objektivi ynė, pėr kėtė arsye duhet tė kryqėzojmė sė bashku gishtat," ka thėnė dje Majkėll Shumaker gjatė inagurimit tė njė dyqani tė ri Ferrari nė Venecia. Ndėrsa pėr vendimin qė ka marrė pėr tė ardhmen e tij, gjermani nuk ka bėrė asnjė koment. Gjithsesi, ditėt e fundit janė shtuar zėrat, sipas tė cilave Shumi pas garės sė Monzės do tė bėjė tė ditur largimin nga Formula 1. "Nė prag tė garės sė Monzės ndihem shumė mirė, pasi testimet e javės sė kaluar janė zhvilluar mirė. Makina ėshtė nė gjendje perfekte dhe pėr momentin ėshtė mė e shpejtė se rivalet e saj. Megjithatė, mund tė them se diferenca e Ferrarit me Renault nė ėshtė e vogėl," ka shtuar shtatė herė kampioni i botės.
Megjithatė, e gjithė vėmendja e kėsaj fundjave duket se ėshtė pėrqendruar te lajmi qė do tė bėjė tė ditur vetė Majkėll Shumaker nė pėrfundim tė Ēmimit tė Madh tė Monzės. Dje edhe shtypi gjerman ka shkruar se largimi i tij nga Formula 1 ėshtė i sigurt. Kėshtu, gazeta e pėrditshme gjermane "Bild" shkruante: "Ditėn e diel, Majkėll Shumaker do tė tėrhiqet. Njė vendim disi tronditės pėr tė gjithė tifozėt, pasi kanė mbetur dhe vetėm 4 gara nga pėrfundimi i kėtij sezoni." Po sipas kėsaj gazete, piloti gjerman i Ferrarit do tė japė lamtumirėn e tij pikėrisht nė konferencėn pėr shtyp qė do tė mbahet menjėherė pas garės, nėse do ta pėrfundojė kėtė garė mes tri vendeve tė para. Nėse nuk do tė ndodhė kėshtu, atėherė Majkėlli do tė dalė nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp rreth orės 18.00.
Dje, Majkėll Shumaker nė ceremoninė e inagurimit tė dyqanit tė ri Ferrari, ka folur pėr miqėsinė e ngushtė mes tij dhe Italisė. "Tashmė e ndiej veten pothuajse italian, pasi askush nuk duhet tė harrojė se kam 10 vjet qė pilotoj pėr Ferrarin. Pas njė kohe kaq tė gjatė bashkėpunimi, pa dyshim qė e ndiej diēka tė tillė. Dua tė them kėtu se eksperienca ime te kjo skuderi ka qenė shumė e bukur. Personat me tė cilėt kam punuar, nuk janė thjesht kolegė, por edhe miq," ka pėrfunduar Majkėll Shumaker deklaratėn e tij.
Ferrari i pėrgjigjet "Bild" it: Vendimi, pas garės
Menjėherė pas lajmit qė ka nxjerrė gazeta gjermane "Bild", Ferrari ėshtė pėrgjigjur duke deklaruar se piloti i tij do ta marrė vendimin pas garės sė Monzės. "Ne nuk mund tė vazhdojmė tė komentojmė gjithēka qė shkruajnė gazetat nė kėtė periudhė, ka thėnė zėdhėnėsja pėr shtyp e Ferrarit, Sabin Kehm. Mund tė them vetėm se vendimi do tė merret nė pėrfundim tė garės sė Monzės." Nga ana tjetėr, tė gjithė tashmė e kanė kuptuar se Majkėll Shumaker do tė largohet. Njė ish legjendė e Formulės 1, dhe pilot i Ferrarit, Gerhard Berger, ka deklaruar: "Eshtė koha qė Majkėlli tė largohet. Nėse do tė arrijė tė fitojė edhe titullin nė pėrfundim tė kėtij sezoni, atėherė do tė jetė edhe mė mirė. Ai ka garuar pėr shumė vite, ashtu si kemi bėrė edhe ne. Pra tė gjithė luftojmė nėpėr gara, por njė ditė duhet tė largohemi..." ka thėnė Bergeri.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 07 Shtator 2006 19:03
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4260
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Bild": Shumi tė dielėn jep lamtumirėn
Te Ferrari vjen Kimi, Shumi i pėrket historisė
Era "pas-Shumaker" ka filluar, edhe pse kanė mbetur edhe katėr gara deri nė pėrfundim tė kėtij sezoni. Majkėlli mund ta fitojė kėtė titull nėse do t'i zhvillojė nė mėnyrė perfekte kėto gara dhe pėr mė shumė nėse do tė ketė pak mė shumė fat. Fernando Alonso vazhdon tė mbajė kryesimin e klasifikimit pėr pilotė, me 12 pikė avantazh ndaj gjermanit tė Ferrarit. Edhe pse ka fituar mė shumė se tė gjithė pilotėt e Formulės 1 dhe qė i ka rikthyer skuderisė nga Maranelo titullin pas 21 vitesh, Majkėll Shumaker pėr Ferrarin ėshtė njė pjesė e sė kaluarės. Nė prag tė Ēmimit tė Madh tė Italisė, drejtuesit e Ferrarit duket se janė takuar me David Robertsonin, menaxheri i Kimi Raikonenit, i cili duket se tashmė mbetet vetėm zyrtarizimi pėr ta cilėsuar si pilot tė Ferrarit.
Vizita: Pa dyshim qė kjo vizitė ka pasur si qėllim pėrfundimin e detajeve tė fundit tė kontratės. Gjithēka duket e pėrfunduar tashmė, pasi nė skuderinė McLaren pėr sezonin 2007 do tė jetė kampioni i botės, Fernando Alonso, ai qė do tė cilėsohet si lideri i kėsaj skuderie. Pėr mė shumė, nė garat e fundit piloti finlandez duket se ka akumuluar shumė pakėnaqėsi ndaj drejtuesve tė skuderisė McLaren.
Periudha e zezė e Kimit: Kimi Raikonen me Ron Denisin ka mundur vetėm t'i afrohet titullit kampion dy herė. Nė vitin 2003 e pėrfundoi kampionatin me vetėm dy pikė avantazh ndaj Majkėll Shumakerit, ndėrsa nė 2005 n luftoi me Fernando Alonson, por makina e tij MP4/20 nuk i dha mundėsinė tė kishin armė tė barabarta me rivalin. Duhet pranuar se makina e sezonit tė kaluar tė skuderisė nga Uokingu, ashtu si edhe makina e kėtij sezoni, ka pasur shumė probleme mekanike. Ka qenė gara e fundit e Turqisė, nga e cila skuderia McLaren ka dalur me njė shije tė hidhur.
Hetimi: Pyetja qė ende nuk po gjen njė pėrgjigje, ėshtė se si ndihet psikologjikisht dhe shpirtėrisht Majkėll Shumaker. Sipas gazetės gjermane "Bild", e cila ka qenė nga tė parat qė ka shkruajtur se Majkėll Shumaker e ka marrė kėtė vendim duke pasur disa arsye. Sipas saj, njė nga kėto arsye ėshtė frika se mos mbetet nėn hijen e Kimi Raikonenit. Nė tė vėrtetė, njė pilot si Majkėll Shumaker, i cili ka 10 vjet qė punon me Ferrarin, mund tė ketė frikė njė si Kimi Raikonen, tė cilit do t'i duhet kohė tė ambientohet? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e di vetėm Shumi. Gjithsesi, Vili Veber, menaxheri i Majkėll Shumakerit, nė tratativat qė po bėnte pėr ta shtyrė edhe pėr dy vjet kontratėn, kishte kėrkuar qė pėr pilotin e tij skuadra tė kishte njė pėrkujdesje tė veēantė. Nė tė vėrtetė, gjithmonė ėshtė parė njė status i veēantė i Majkėllit te skuderia Ferrari, edhe pse kjo e fundit e ka kundėrshtuar. Eshtė diēka qė ka lidhje qė nė fillimet e suksesshme tė gjermanit. Qė nė kohėn kur pilotonte pėr Benetton in, gjėrat ishin kėshtu, njė gjė tė tillė e konfirmojnė edhe ish shokėt e tij tė skuadrės si Patreze, Herbert, Irvain apo Barrikelo.
"Turpi": Pėr Shumin, diēka e tillė do tė ishte shumė e nevojshme. Gjithsesi, drejtuesit e Ferrarit duket se nuk kanė ndėr mend tė vazhdojnė politikėn e tyre me status tė veēantė pėr pilotėt. Janė pikėrisht kėto disa nga arsyet qė me sa duket e kanė detyruar Majkėll Shumakerin tė largohet, pasi askush, as ai vetė, nuk do tė dėshironte ta shihte veten e tij me njė skuadėr tjetėr. Duhet marrė parasysh gjithashtu se nė skuderinė Ferrari ėshtė e ndaluar qė tė kenė njė dyshe pilotėsh tė tipit Prost Sena.
Veber: Shumi e ka marrė vendimin
Vili Veber, menaxheri i Majkėll Shumakerit, ka pranuar: "Po, Majkėlli e ka marrė vendimin e tij." Shtatė herė kampioni i botės nė Formulėn 1 do tė deklarojė ditėn e diel pas garės sė Monzės, se cili ėshtė vendimi i tij pėr tė ardhmen. Pėr agjencinė gjermane tė lajmeve, "DPA", Veberi ka pohuar: "U kėrkoj tė gjithėve durim dhe mirėkuptim. Vendimi i Majkėllit ishte shumė i vėshtirė pėr t'u marrė," pėrfundon Veberi.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 08 Shtator 2006 18:28
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4260
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Bild": Shumi tė dielėn jep lamtumirėn
Rosi: Shumi, mos u largo, mund tė fitosh akoma
Lajmi qė Majkėll Shumaker mund tė deklarojė largimin nga Formula 1 pas garės sė Monzės, ka shkuar deri nė Malajzi. Valentino Rosi, pėrpara se tė pėrqendrohet nė kėtė fundjavė gare, ka shprehur dėshpėrimin e tij pėr mundėsinė e largimit tė Majkėll Shumakerit. "Do tė mė vijė shumė keq, pasi Majkėlli ėshtė ende shumė nė formė dhe fiton gara. Megjithatė, mund tė them se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'u larguar nga sporti. Ai ka fituar shumė gara dhe tashmė ndoshta kėrkon tė jetė mė i lirė dhe mė i qetė pėr tė pushuar pas njė karriere kaq intensive." Sipas Valentino Rosit, piloti gjerman i Ferrarit mund tė shpallet edhe nė kėtė sezon kampion bote. "Mendoj se ai i ka tė gjitha shanset pėr tė fituar titullin kampion nė kėtė sezon. Pa dyshim qė gjendja i ėshtė komplikuar disi, por nuk ėshtė e pamundur. Eshtė diēka e bukur qė edhe pse ėshtė 37 vjeē, nuk ngjan fare kur ndodhet nė pistė, pasi vazhdon tė jetė mė i shpejti," ka pėrfunduar shtatė herė kampioni i motoēiklizmit, Valentino Rosi.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 08 Shtator 2006 18:38
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 33
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: "Bild": Shumi Tė Dielėn Jep Lamtumirėn
Epo sido qe te vendos Schumacher do e kete edhe arsyen se pse do e perfundoj karrieren etij!!
Sido qe te vendos ai do te ngelet ne mendjen e secilit si kampion,luftetar i pakompromis ne pisten F1!!!
Secili qe do te vije me pas do te matet deshi apo nuk deshi me sukseset e Shumacherit.
|
|
#4 09 Shtator 2006 22:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4260
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Bild": Shumi tė dielėn jep lamtumirėn
Une akoma nuk e besoj qe do te vendosi qe te largohet
Jo per gje po na takon dhe neve qe te behemi pilota e te garojme ne F1 se me ata kalamanjte qe do ngelin kemi shance te bejme ndonje fitore
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 09 Shtator 2006 22:14
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 33
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: "Bild": Shumi Tė Dielėn Jep Lamtumirėn
HAHAHA ke plotesisht te drejt a1!!!
E besa edhe kampion kem shance?
|
|
#6 09 Shtator 2006 23:03
|
|
 |
sawk_82
Vizitor
|
 Re: "Bild": Shumi Tė Dielėn Jep Lamtumirėn
po po tani kampion ska me ska me jan vetem kelysh jevgu pilota shiko ska me Shumaker  ska me f1
|
|
#7 23 Dhjetor 2006 23:14
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|