E Marte, 11 Mars 2008
Rikthehen alarmet per bomba ne gjimnazet e kryeqytetit. Dy telefonata jane kryer mesditen e djeshme ne shkollat e mesme "Petro Nini Luarasi" dhe "Karl Gega" ne Tirane ne nje interval prej pese minutash. Ka qene ora 12:30, kur salla operative e Drejtorise se Policise ka marre sinjalin per vendosjen e eksploziveve. Megjithese eshte dyshuar per nje alarm fals, xhenieret dhe sektori antimine ka zbarkuar ne dy godinat, duke i boshatisur. Pista e pare, sipas policise, eshte telefonata e kryer nga nje person i seksit mashkull me qellim nderprerjen e mesimit, per shkak te ores se gjashte ose ndonje provimi qe kryhet ne kete fillim muaji. Dy alarmet kane vene ne levizje uniformat blu te kryeqytetit qe kane evakuuar zonat per te shmangur ndonje incident dhe me pas me qen e pajisje anti-mine eshte bere verifikimi i te gjitha kateve. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se pas nje ore kontrolli ka rezultuar se alarmi ishte i rreme, kurse telefonata eshte kryer nga nje kabine afer shkolles se mesme, prane Tiranes se Re. "Efektivet e salles operative kane degjuar nje ze mashkulli qe lajmeronte se ne dy gjimnazet ishin vendosur bomba", tha nje zyrtar i rendit pas ngjarjes. Ne perfundim te kontrollit eshte njoftuar edhe stafi pedagogjik se alarmi ishte fals dhe procesi te vazhdonte normalisht. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar autorin e alarmit dhe po verifikon oret e provimit te djeshem ne dy shkollat dhe festat e organizuara nga gjimnazistet ne mesdite. Ne qershor te vitit te kaluar, dy bomba artizanale u vendosen ne godinen e Korpusit, sheshi "Nene Tereza" dhe Fakultetin Ekonomik ne Tirane, por pa deme materiale e ne njerez.
____________














