Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
"Geraldina Spoza", koleksioni i fustaneve tė nusėr 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Geraldina Spoza", koleksioni i fustaneve tė nusėr 
 
Edhe veshjet e nusėrisė kanė tendencat e tyre. Sepse nė ndryshim nga shumica e meshkujve, qė mund tė mendojnė se njė fustan nusėrie ėshtė thjesht njė fustan i bardhė, pėr femrat punėt ndryshojnė shumė. Si fillim ato mund tė rrėzojnė fare thjeshtė mitin e bardhės: sepse fustani fare mirė mund tė jetė krem, ngjyrė pana, okėr, bezhė... Ose edhe njė i kuq flakė, apo njė kombinim mjaft ekstravagant me xhinsin. Pa folur pastaj pėr modelet. Pėrshembull fustani i dasmės mund tė mos jetė fare fustan. Mund tė jetė fund me bust, apo mund tė jetė bust me pantallona... Mund tė jetė dhe minifund... I imagjinoni dot tė gjitha nė njė pasarelė tė vetme? Pėr mė tepėr tė veshura nga vajzat mė tė njohura tė sfilatave dhe ekraneve. Nėse po, atėherė keni imazhin e plotė tė sfilatės sė "Geraldina Sposa"-s, tė zhvilluar si ēdo fillimverė mbrėmė nė "Sheraton".

Sfilata

Kėtė vit jane prezantuar tetėdhjetė veshje nga nėntė modele. Pėrveē modeleve mė tė kėrkuara sot pėr sot nė Tiranė, tė ardhura nga "Super Models of the World", apo Zhakut, vajzės ekstravagante qė ēdo vit ėshtė e pranishme nė sfilatat e "Geraldinės", kėsaj radhe ėshtė shfaqur pėr herė tė parė si modele Orinda Huta: nuk ėshtė shfaqur kurrė nė kėtė pozicion por qė duket sikur ka lindur e tillė, parakalon gjithė elegancė, gjithė ojna, pozon pėrpara kamerave dhe aparateve sikur tė ketė bėrė gjithė jetėn kėtė punė. Pastaj nė fund qershia mbi tortė: nėn tinguj e "You're simply the best" shfaqet Jonida Maliqi. E veshur me fustanin e zgjedhur pėr reklamėn e sallonit "Geraldina Sposa" ajo ėshtė zgjedhja e kėtij viti, e njė tradite sfilatash qė cdo vit kurorėzohen nė fund nga njė emėr i njohur i botės sė spektaklit. Kėtė vit Jonida qe njė zgjedhje e natyrshme nga salloni: "Sepse ėshtė njė vajzė e mrekullueshme, ka njė look gjithmonė tė ndryshueshėm dhe profesionalisht ėshtė shumė e qėndrueshme". Sepse pėr ta, tė qenit i qėndrueshėm ka njė rėndėsi tė veēantė. Kjo ėshtė e vetmja sfilatė nė Shqipėri qė zhvillohet rregullisht si njė traditė e nisur qė nė vitin 1995: ēdo fillim vere ėshtė takimi i pėrvitshėm me sfilatėn e nuseve tė Geraldinės, qė pėrkon me ēeljen e sezonit tė dasmave nė Sheraton.

Prezantimi

Kėtė vit ėshtė prezantuar pėr tė parėn herė edhe linja e Ellie Saab, stilisti i njohur me origjinė libaneze qė pėr herė tė parė lanēohet nė Shqipėri. Nėse bota e ka njohur si stilistin e pėrzgjedhur nga yjet e Hollivudit pėr tapetin e kuq tė ēmimeve Oscar, Shqipėria po e njeh pėr tė parėn herė nėpėrmjet krijimeve tė tij tė veshjeve nusėrore, tė cilat ai i krijon ekskluzivisht pėr linjėn spanjolle tė veshjeve tė nusėrisė "Pro Novia". Emri i tij ka pushtuar fundjavat e "Fashion Tv" nė mbarė botėn, ndėrsa nė "Champs Elysse", bulevardin mbarė botėror tė modės, ėshtė quajtur si njeriu qė vesh zonjat me diell. Pikėrisht sepse veshjet e tij kanė shumė shkėlqim: materiale tė shkėlqyeshme, perla, gurė tė ēmuar.
Por veē shkėlqimit, nė sfilatėn e mbrėmshme ėshtė prezantuar edhe njė linjė e re, shumė mė trendy. Quhet "Azura" dhe shquhet pėr stilin mjaft rinor: veshje tradicionale tė kombinuara me xhins. Pėr tė kėnaqur edhe ato qė njė veshje nusėrie u duket gjėja me demode nė botė.

Pak histori

Ishte viti 1995, kur pėr tė parėn herė u bė njė sfilatė e mirėfilltė me veshje nusesh dhe tradita vazhdon tė pėrsėritet si njė rit vit pas viti. Fillimi i qershorit tashmė e ka shėnuar edhe kėtė datė nė axhendėn e jetės mondane: sfilata e "Geraldina Sposa" -s. Ishte pikėrisht emri i zgjedhur pėr sallonin e veshjeve tė nusėrisė, ai qė edhe dha idenė e sfilatės sė parė. Gjithēka pėr hir tė Mbretėreshės Geraldinė. Prandaj, nė atė 3 qershor tė parė tė sfilatave, nė vitin 1995, slogani dukej mė se i gjetur: "Ndjehu mbretėreshė, nusėro me Geraldina Sposa".
Tradita nė thelb mbetet po ajo, ndonėse shumė gjėra kanė ndryshuar qė nga ajo sfilatė e parė. Sepse tani "Geraldina Sposa", veē cilėsisė sė veshjeve, ekskluzivitetit tė linjave tė njohura spanjolle, mund tė llogarisė edhe pėrvojėn e gjithė kėtyre viteve organizime si dhe sallėn luksoze tė "Sheraton"-it. Ku veē sfilatave tė qershorit, organizon dhe dasma, pikėrisht ato dasma qė janė tė destinuara tė hyjnė nė kronikat rozė tė kryeqytetit pėr hir tė luksit, elegancės dhe shumė herė edhe tė personazheve VIP.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!