Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
"Grekėt i gėnjejnė talentet shqiptare" 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Grekėt i gėnjejnė talentet shqiptare" 
 
ImageShefi i zyrės sė talenteve nė Greqi, Petro Ruci, thekson se ėshtė e vėshtirė t'i bindėsh emigrantėt shqiptarė

Kohėt e fundit kemi pasur disa raste, ku futbollistė shqiptarė qė luajnė nė shtete tė ndryshme tė Europės nuk kanė dėshirė qė tė kontribuojnė pėr kombėtaren shqiptare. Emra tė tillė si Valon Behrami, Roland Gėrxhaliu, Milahim Rama etj., e kanė refuzuar ftesėn e FSHF-sė, pėr t'u bėrė pjesė e ekipit kombėtar, ndėrsa tani aktivizohen pėr shtete tė tjera. Disa prej tyre kanė dėshtuar nė paraqitjet e tyre dhe nuk janė thirrur mė nė kombėtaret respektive, ndėrkohė qė disa tė tjerė janė penduar qė nuk kanė zgjedhur Shqipėrinė.

Rasti mė i freskėt ėshtė i 16-vjeēarit Sotir Nini, i cili aktivizohet me skuadrėn e Panathinaikosit nė Greqi. Futbollistit me origjina nga Himara iu bė njė ftesė nga FSHF-ja, pėr t'u grumbulluar nė ekipin kombėtar Shpresa, por familja e tij nuk u tregua e gatshme qė ai tė aktivizohej me Shqipėrinė. FSHF-ja ka hapur zyra tė talenteve shqiptare nė disa shtete tė Europės, ku natyrisht ka shumė emigrantė shqiptarė. Njė zyrė e tillė ėshtė hapur edhe nė Greqi, ku si shef ėshtė caktuar ish-futbollisti i mirėnjohur i Flamurtarit, Petro Ruci. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", Petro Ruci flet rreth funksionimit tė kėsaj zyre. Duke marrė shkas nga rastet e fundit ai thekson se ėshtė tepėr e vėshtirė t'u mbushėsh mendjen emigrantėve shqiptarė qė tė luajnė pėr kombėtaren e tyre." Zyra e talenteve nė Greqi ka rreth nėntė muaj qė ėshtė hapur.

Jam emėruar nga FSHF-ja dhe mė ėshtė vėnė njė rrogė. Futbolli ėshtė pasioni im dhe natyrisht e mora pėrsipėr kėtė detyrė pėr tė punuar pėr vendin tim. Pėrveē punės pėr tė gjetur futbollistė shqiptarė, unė aktualisht stėrvis edhe njė ekip tė kategorisė sė katėrt, nė Greqi. Ndėrkohė, kam lidhje tė ngushta edhe me njė nga menaxherėt mė tė njohur tė Greqisė, sepse nė dorėn tonė janė disa nga lojtarėt mė tė mirė tė Greqisė. Qė nga hapja e zyrės e deri mė sot, unė pothuajse gjatė gjithė kohės jam marrė me kėtė punė. Nga inspektimet qė kam bėrė pėr tė gjetur futbollistė shqiptarė qė aktivizohen me skuadrat greke tė moshave, deri mė tani kam evidentuar rreth 600 tė tillė.

Gjithashtu, mbaj lidhje me Federatėn Greke tė Futbollit, ku mund tė them se janė tė regjistruar rreth 3 mijė futbollistė shqiptarė. Kaq janė vetėm tė regjistruar, por besoj se ka shumė tė tjerė tė paregjistruar. 3 mijė futbollistėt shqiptarė janė tė federuar dhe aktivizohen nėpėr ekipe moshash, ku natyrisht mė shumė nė vendet kryesore, si Athinė, Selanik, Patra etj. Nga inspektimet qė kam bėrė mendoj se brezi i lojtarėve qė kanė lindur nė vitet 1990, 1991, 1992 janė shumė tė talentuar. Me lojtarėt qė kam evidentuar kam kontakte tri herė nė javė, madje vete i ndjek nė takimet qė luajnė. Natyrisht, pėr tė gjitha informacionet qė mbledh pėr lojtarė tė ndryshėm unė menjėherė informoj presidentin e FSHF-sė dhe shefin e sektorit tė ekipeve kombėtare," - u shpreh Ruci. Pėr rastin e bujshėm tė 16-vjeēarit Sotir Nini, Ruci shprehet se ky lojtar ėshtė konstatuar mė pėrpara dhe menjėherė ėshtė kontaktuar me tė atin e tij, por nga ky i fundit ėshtė marrė njė pėrgjigje negative. "Sotir Nini ka ardhur nė Greqi nė moshėn 2-vjeēare. Rastin e Ninit e kam konstatuar dy vjet mė pėrpara, bashkė me miqtė e mi, Foto Strakosha dhe Bledar Kola. E kemi ndjekur nė disa takime dhe na ka pėlqyer shumė.
Personalisht, menjėherė kam takuar tė atin e tij dhe i kam bėrė tė ditur qė djali tė inkuadrohet nė ekipet kombėtare tė moshave. Pėrgjigjja e tė atit ishte negative, pra nuk dėshironte qė djali i tij tė luante pėr Shqipėrinė. Mund tė them se i njėjti rast ka ndodhur edhe me Panajot Konen. Ne e takuam edhe tė atin e tij, por ky i fundit nuk dėshironte, madje na tha tė mos e bezdisnim mė. Pra, pėrfundimi ėshtė qė e kemi shumė e vėshtirė t'u mbushim mendjen prindėrve, pasi ata nuk dėshirojnė qė djemtė e tyre tė luajnė pėr ngjyrat e kombėtares shqiptare. Pėrveē Ninit dhe Konesė, tė njėjtėn pėrgjigje kemi marrė edhe nga njė lojtar tjetėr i talentuar, Niko Burba. Gjithsesi, dua tė theksoj se shumė lojtarė kanė ardhur nė Shqipėri dhe janė grumbulluar me kombėtaret e moshave. Kėta kanė ardhur dhe mė pas janė larguar nga vetė trajnerėt. Ndryshimet e trajnerėve tė moshave nė Shqipėri kanė rezultuar negative, pasi kėta lojtarė nuk janė thirrur mė. Edhe pse kanė qenė tė talentuar, nuk janė pėrfshirė mė nė listėn e grup-moshave, U-17 dhe U-19. P.sh, Erald Musabelliu, i cili ėshtė njė lojtar i talentuar, ka qenė nė grumbullimet e kombėtares. Kėtė lojtar e kam ndihmuar unė bashkė me Strakoshėn, pėr ta ēuar tek Panioniosi. Tani ai po paraqitet mjaft mirė dhe avash-avash po bėhet njė lojtar i rėndėsishėm pėr Panioniosin,"- deklaroi Ruci.

Ndėrkohė, sipas Rucit, futbollistėt qė janė emigrantė nė Greqi refuzojnė pėr shumė arsye, ku futen kėtu problemet financiare, presioni qė u bėjnė grekėt e disa shkaqe tė tjera. "Duhet thėnė se edhe gjendja ekonomike e familjeve shqiptare nė Greqi ėshtė e varfėr dhe ata gėnjehen me premtimet qė u bėjnė grekėt. Shembulli mė tipik ėshtė njė kampionat qė zhvillohet nė Athinė pėr emigrantėt. Ky quhet kampionti i periferisė dhe bėjnė pjesė futbollistė emigrantė nga shtete tė ndryshme. Kėtyre tė fundit u premtojnė qė do t'i futin nė kombėtaren greke, por e vėrteta ėshtė se i mashtrojnė. Kalojnė disa vite dhe mė pas i flakin nė rrugė. Shumė shqiptarė janė pjesė e kėtij kampionati, por ėshtė shumė vėshtirė t'u mbushėsh mendjen atyre qė tė veshin fanellėn e kombėtares shqiptare,"- pėrfundoi fjalėn e tij, shefi i zyrės sė talenteve nė Greqi, Petro Ruci. Futbollistėt shqiptarė qė aktivizohen nė shtete tė huaja duhet tė kenė mė shumė ngrohtėsi nga ana e FSHF-sė. Kjo e fundit duhet tė ndjekė njė politikė tjetėr, nė qoftė se dėshiron t'i afrojė kėto talente, pasi nė qoftė se vazhdohet kėshtu, ditė pas dite do tė kemi shumė firo talentesh.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Grekėt I Gėnjejnė Talentet Shqiptare" 
 
Ajo eshte krejt normale  por kush don ne te urdheron kush nuk don ne te shkon ne rot te som... Embarassed
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Grekėt i gėnjejnė talentet shqiptare" 
 
Fllad shqiptar nė stadiumet helene. Por, fatkeqėsisht nė federatėn tonė ende nuk e kanė ndjerė, “aromėn e luleve” shqiptare, qė kanė “dehur” grekėt. Asnjė nga trajnerėt e kombėtares sė Shqipėrisė, duke filluar qė nga Dossena, Briegel e tani Bariē nuk e ka vizituar Greqinė, paēka se nė kampionatin helen kanė luajtur mjaft futbollistė tė ekipit kombėtar dhe ka shumė talentė shqiptarė, qė mund tė veshin fanelėn kuqezi. Nuk ėshtė aspak njė titull meditativ, por njė realitet konkret. Ndoshta si asnjėherė ka njė shkėlqim shqiptarėsh nė mjediset sportive tė vendit fqinj.

Njė shkėlqim, qė nuk ka mbetur pa u pasqyruar edhe nga mediat vendase.
Protagonistė tė kėsaj fame rinore janė futbollistė, qė kanė bėrė emėr tė madh paēka se janė ende tė “vegjėl”. Mė i madhi, Kristi Vangjeli, ėshtė 22-vjeē ndėrsa mė i vogli ėshtė Sotir Nini 16-vjeē. Dhe nuk janė pak por plot 6 futbollistė tė tillė, tė cilėt janė bėrė objekt i mediave sportive mė prestigjoze nė botė. Kėshtu e famshmja gjermane “Kicker” e krahason Ninin me Mesin ndėrsa gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan me superlativa pėr Pėrparim Hetemajn, qė kėrkohet jo vetėm nga Juventusi por edhe nga klube tė tjerė si Udineze, Hamburg por edhe nga disa skuadra spanjolle.

Ndėrkohė qė shtypi grek shkruan pėr “yllin” Panajoti Kone. Ai shkruan gjithashtu pėr talentet e mėdhenj shqiptarė, qė pritet tė shpėrthejnė sė shpejti si Jetmir Hyka, Renaldo Rama etj. Nuk mund tė jeshė kurrsesi indiferent ndaj njė fakti tė tillė, frymėzues tej mase. Nė fushat e blerta tė Greqisė ka njė fllad shqiptarėsh, tė cilėt qė nė moshė tė re kanė nisur tė shkruajnė historinė e madhe. Mbrojtėsi i Aris tė Selanikut Kristi Vangjeli, i fortė, kėrkues, inteligjent u radhit njė javė mė parė nė 11-shin mė tė mirė tė kampionatit grek. Nuk ėshtė pak.

Panajoti Kone shėnon njė supergol, duke u sjellė ndėrmend vendasve, por edhe tė tjerėve se ai ėshtė pikėrisht ai, talenti i madh pėr tė cilin jo shumė muaj me parė kishin shkruar me superlativa tė mėdha. Ai njė javė mė parė solli nė skenat greke “realitetin” Kone dhe jo ėndrrėn me tė njėjtin emėr.
Nė takimin AEK – Atromitos, futbollisti shqiptar Pėrparim Hetemaj, tashmė 20-vjeēar, bėri njė veprim spektakolar, qė mund ta bėjnė vetėm futbollistė tė mėdhenj dhe me njė pėrvojė tė madhe. Nė njė lėmsh pėrpara portės kundėrshtare e goditi topin me thembėr dhe desh shėnoj njė gol tė radhė nė stadiumin Olimpik tė Athinės, por ishte mjeshtria e portierit kundėrshtar, qė pikėrisht mbi vijėn fatale shpėtoi njė gol mė se tė sigurtė.

Pėr ditė tė tėra shtypi grek ka pasur nė qendėr tė vėmendjes Jetmir Hykėn si njė futbollist i talentuar, qė e ka nisur karrierėn me njė ekip shqiptar dhe e ka vazhduar atė me njė ekip tė njohur siē ėshtė Rozenborgu, por qė tani mund tė veshė fanelėn e njė prej skuadrave greke. Ndėrkohė qė tė gjithė i ka ēuditur fenomeni Rama. Specialistėt, ndėr mė tė njohurit e futbollit vendas me kohė e kanė vėnė gishtin tek talenti Renaldo Rama, i cili sapo i ka mbushur 17-vjeē. “Rama edhe pse nė moshė tė re do tė bėhet pjesė e kampionėve tė Olimpiakosit”. Ky ėshtė vendimi i trajnerit tė “Djemve tė Pireut” Takis Lemonis”.

Por tė gjithė kėta yje, ky fllad shqiptar i mjediseve helene, nuk ngacmojnė aspak mjedisin shqiptar. Evidentimi i tyre ka qenė shumė i vonuar, ose thėnė mė drejtė interesimi shqiptar ka nisur kur “Gonxhet” janė rritur dhe kanė filluar tė lėshojnė aromėn e fortė tė “Luleve”.
Sigurisht, qė sot ato nuk bėjnė pjesė nė ekipet shqiptare ėshtė njė problem i madh pėr futbollin tonė tė varfėr nė elementė e cilėsi. Por edhe ky problem i pėrbashkėt, ka tė veēantat e tij. Pėrshembull pėr disa kohė Kristi Vangjeli ka qenė kontigjent i shpresave tona. Por pikėrisht kur ai nė moshėn 22-vjeēare ka arritur kulmin e formės sė tij, ēuditėrisht harrohet. Nėse shpresa mendon pėr tė ardhmen dhe kjo ėshtė mė se e drejtė, pėrse Vangjeli nuk bėhet objekt i aktivizimit me ekipin kombėtar, aq mė shumė kur kuqezinjtė repartin e mbrojtjes e kanė pikėn mė tė dobėt. Madje pėr Kristi Vangjelin, siē thamė, kur ai zgjidhet me tė drejtė nė formacionin mė tė mirė tė kampionatit grek, nuk gjėndet as edhe njė vend midis kombėtares sė dytė, qė po zhvillon stėrvitjet nė Antalia?! Besoj se kombėtarja jonė nuk e ka kėtė luks pėr tė refuzuar futbollistė tė tillė, qė aktualisht gėzojnė njė formė tė shkėlqyer.

Edhe pse Pėrparim Hetemaj ka folur me kohė me drejtues tė futbollit tonė, madje u ka dhėnė atyre edhe numrin e telefonit dhe adresen e shtėpisė, ku jeton nė Finlandė, duke u shprehur atyre edhe dėshirėn pėr tė luajtur me kombėtarten e Shqipėrisė, nga njerėz qė drejtojnė futbollin tonė, askush nuk ėshtė bėrė i gjallė. Dhe kur Hetemaj fiton statusin e “talentit tė madh”, nė federatė kujtohen pėr shqiptarin Hetemaj. Por gjatė kėsaj kohe kanė rrjedhur shumė ngjarje. “Gjėnė e mirė kush nuk e do”, thotė populli. Dhe ndaj Hetemajt kanė vėrshuar tė tjerėt.Tė parėt ishin finlandezėt, nė gjirin e tė cilėve, shqiptari ėshtė rritur. Ata e aktivizuan me kombėtaren e fėmijėve, tė rinjve, tė shpresave por nė shkurt ndoshta edhe me tė rriturit. Por edhe pse talenti shqiptar ka pėrshkuar njė rrugė kaq tė gjatė, askush nuk ėshtė kujtuar nga Shqipėria pėr tė.

Tjetėr ėshtė problemi i Panajoti Konesė dhe i Soitir Ninit. Nga Shqipėria janė “bėrė tė gjallė” vetėm kur kėta talente kanė shpėrthyer, pra kur janė bėrė tė njohur nga mediat tona apo ata tė huaja. Mirėpo mos interesimi ka lėnė gjurmėt e veta. Dhe pasojat tashmė dihen. Kone dhe Nini, qė janė vėrtetė talentė tė mėdhenj, kanė preferuar tė zgjedhin. Ėshtė njė e drejtė absolutisht e tyre, pavarėsisht qė ne duam, qė ata tė luajnė medeomos me kombėtaren tonė. Duke gjetur “arsyet e mungesave pa arsye” tė talentėve tanė nė ekipet kombėtare, duhet tė ndalemi edhe diku tjetėr, qė luan njė rol tė madh nė krijimin e njė klime tė domosdoshme pėr afrimin e kėtyre futbollistėve nė ekipet tona kombėtare.

Mbahen mend vizitat e Birēes, Bajkos, Hafizit dhe Zhegės nė Greqi pėr tu njohur nga afėr me futbollistėt e kombėtares dhe pretendentėt pėr tė luajtur me kombėtaren tonė. Por, qysh kur kombėtaren tonė e ka zėnė “sindromi” i huaj, askush nga trajnerėt e kombėtares nuk ka zbritur nė Greqi edhe pse ėshtė vendi mė i afėrt me Shqipėrinė. Nuk kanė ardhur nė Greqi as Dossena dhe as Briegel e mesa shihet nuk e ka ndėrmend pėr tė ardhur edhe Bariē. Ardhja e trajnerėve tė ekipit kombėtar nė njė mjedis tė huaj, nuk ėshtė thjeshtė njė ardhje pėr vizitė, po pėr tė krijuar njė opinion mė tė mirė pėr aktivizimin e futbollistėve kandidatė pėr tė luajtur me ekipin kombėtar, pėr tė njohur mė mirė mentalitetin e tyre, pėr tė njohur e pėrgėzuar talentėt e ardhshėm etj, etj. Dihet roli qė luan nė mjedisin e huaj prania e njė trajneri tė kombėtares. Por, fatkeqėsisht kėtė kėnaqėsi, pra ardhjen e trajnerit kombėtar midis tyre nuk e kanė provuar nė 6 vitet e fundit jo vetėm talentėt tanė por edhe futbollistė tė njohur tashmė si Bushi, Murati, Haxhi etj.

Ėshtė bėrė traditė thirrja e talentėve shqiptarė nė Tiranė. Sigurisht qė ėshtė njė gjė e mirė. Por mėyra qė ėshtė zgjedhur pėr ti thirrur ata, nuk ėshtė aspak e zgjuar. Ti thėrrasėsh nė Shqipėri dhe ti detyrosh tė paguajnė rrugėn a ndonjė gjė tjetėr. Apo tė mos arrish tė krijosh njė klimė tė ngrohtė mes kėtyre djemve tė rinj, qė janė rritur nė vendet e huaja, dhe ku shumė prej tyre edhe shqipen e flasin me vėshtirėsi, ėshtė njė mangėsi, qė vėshtirė se mund tė korigjohet mė vonė. Tė paktėn kėshtu po tregon praktika e kohėve tė fundit. Fjalėt “ecin”, gjatė rrugės edhe mund tė”trashen” disi, duke krijuar jo radhė edhe pakėnaqėsira.

Thuhet dendur se federata e futbollit nuk ka para. Por ndėrkohė, qė thuhet kėshtu, pikėrisht kjo federatė bėn shpenzime kolosale teksa e ēon ekipin kombėtar 10 ditė pėrpara nė Holandė, apo e ēon kombėtaren e dytė, nėse mund tė quhen kėshtu disa futbollistė tė grumbulluar, 10 ditė edhe nė Antalia tė Turqisė. Kėto shpenzime mund tė pėrdoren mė me nikoqirllėk dhe tė krijohet mundėsia e njė trajtimi mė tė mirė tė tė rinjve e sidomos ndaj atyre qė quhen talentė. Ėshtė gjėja mė e kollajtė ti bėsh fajtorė kėta tė fundit apo tė thuash se talentėt shqiptarė nuk vijnė pėr tė luajtur me kombėtaren, madje edhe mė keq pėr ti quajtur “armiq”. Sigurisht qė edhe vetė futbollistėt kanė pėrgjegjėsitė e veta nė kėtė pėrgjegjėsi tė madhe qė duhet tė marrin pėrsipėr. Por mangėsitė nė punėn e federatės dhe tė trajnerit tė ekipit kombėtar nuk ka pse i paguajnė tė tjerėt.

Ēuditėrisht, indiferentizmi vazhdon edhe pse Sotir Nini nuk ka dhė njė pėrgjigje pėrfundimtare se me kė do tė luaj. Ēuditėrisht, indiferentizmi vazhdon edhe kur Pėrparim Hetemaj na tha para pak ditėsh se ende nuk kam dhėnė asnjė pėrgjigje pėrfundimtare nėse do tė luaj me pėrfaqėsuesen e Finlandės apo jo. Ēuditėrisht , indiferentizmi vazhdon edhe pse njė mbrojtės si Kristi Vangjeli zgjidhet nė 11-shin mė tė mirė tė kampionatit grek. Ēuditėrisht, indiferentizmi vazhdon edhe pse Sotir Nini ėshtė bėrė tani edhe objekt i revistės sė njohur gjermane “Kicker”dhe interesimi i federatės ka mbetur vetėm tek ajo bisedė telefonike me prindėrit sepse askuish nuk ka marrė pėrsipėr tė bėjė njė udhėtim nė Greqi e pėr tė folur nga afėr me tė.

Ēuditėrisht, indiferentizmi vazhdon edhe pse Panajoti Kone me lojėn dhe golin e shkėlqyer qė shėnoi, ėshtė bėrė personazhi kryesor i mediave greke.
Ēuditėrisht, indiferentizmi vazhdon edhe pse nė skenat greke ka dalė njė talent tjetėr i madh shqiptar, Renaldo Rama, i cili ka shprehur hapur dėshirėn e tij pėr tė luajtur me kombėtaren e Shqipėrisė. Nėse pėr Konenė ėshtė gjetur njė sebep, qė siē thuhet ka qenjė pėrgjigje e babait tė tij, pėrse nuk shpejtohet puna me Ramėn. Apo pritet tė ngrihet zėri atėherė kur edhe ai tė marrė njė pasaportė vendase? Duhet thėnė se fatkeqėsisht nė federatėn tonė ende nuk e kanė ndjerė, “aromėn e luleve” shqiptare, qė kanė dehur grekėt. Askush nuk ėshtė dukur deri tani nga federata pėr tė biseduar me ta.Edhe pse nė mjediset helene ka kaq shumė talentė shqiptarė ėshtė e paspjegueshme, qė nė Greqi mungojnė drejtuesit e federatės sonė tė futbollit. Njė vizė greke ėshtė e domosdoshme. Thėnia “Njė komb, njė kombėtare” nuk duhet tė mbesė vetėm e tillė. Pėr tu materializuar ajo kėrkon kuptim gjerė dhe vlerėsim tė drejtė.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Grekėt I Gėnjejnė Talentet Shqiptare" 
 
Mqs jam ne Greqi dhe jam marre me zbulimin e talenteve dhe pikerisht keto emrat e mesiperm , i kam zbuluar qe para 3-4 vjetesh mund tju njoftoj se secili ka arsyet e veta qe nuk luajne.
 Ne rastin e Panajot(Gjergji) Kones  si dhe te Sotir Ninit qe te dy e ndjejne veten se jane greke prandaj nuk kane deshiruar te luajne me Kombetaren shqiptare. Vetem pashaporta e tyre i tregonte shqiptar por tashti ata kane marrur dhe nenshtetesi greke . Kone ka luajtur dhe me U-19 te Greqise ndersa Nini do ta marre shume shpejte  pashaporten greke dhe do luaj dhe ai me U19 e Greqise. E vetmja gje qe mund te behet per NINI eshte qe ta ftojne direkt ne ekipin e Kombetares shqiptare.
Ranald Ramaper te cilin thojne ese e kane pagezuar me emrin Panajot , luan me Shpresat e Olimpiakosit ashtu si Erald Musabelliu i cili luan me te Rinjte e Panioniosit. Te dy keta lojatre jane shume te talentuar dhe duhen therritur direkt tek Shpresat e Shqiperise.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!