Gjermani, kualifikim "in extremis"
Gjermania ka arritur tė rrėmbejė njė fitore nė minutat e fundit dhe ka mundur Poloninė me rezultatin 1-0, falė njė goli nė minutat shtesė me autor Oliver Noivill, duke siguruar kualifikimin nė grupin A. Pritėsit, tė cilėt shpresonin nė njė fitore tė dytė radhazi, kanė pasur disa raste pėr shėnim dhe kanė goditur traversėn dy herė me anė tė Miroslav Kloses dhe Mikael Balakut, nė pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė shėnuar. Nė momentet kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ka qenė Oliver Noivill ai qė u ka dhuruar gjermanėve fitoren e dytė radhazi, duke e vendosur Gjermaninė nė krye tė grupit A me gjashtė pikė. Polonia, e cila ka luajtur nė 15 minuatat e fundit me dhjetė lojtarė, ka luftuar deri nė fund me komshinjtė e saj, por ka dalė e dėshpėruar nga njė ndeshje, e cila do tė vendoste shumė pėr ata. Polakėt, tė cilėt humbėn nė ndeshjen e parė 2-0 ndaj Ekuadorit, luftuan shumė, por asnjėherė nuk kanė arritur tė rrezikojnė seriozisht portėn kundėrshtare. Ishte njė ndeshje qė nuk duhej humbur, me dy tifozėritė qė kanė qenė tepėr aktive gjatė gjithė ndeshjes. Polonia nuk i kishte mundur gjermanėt nė 14 ndeshje nė 85 vjet.
Megjithatė, Gjermania ėshtė prezantuar shumė mė mirė. Miroslav Klose, i cili shėnoi dy herė nė fitoren 4-2 ndaj Ekuadorit, duhej tė kishte shėnuar golin e tretė kur goditi njė top me kokė jashtė portės, pas njė krosi tė mbrojtėsit shtatshkurtėr Filip Lahm nė minutėn e 21-tė. Lukas Podolski, i lindur nė Poloni, ka goditur topin nė tė njėjtin vend pas njė tjetėr krosi tė Lahmit. Polonia, e dėshpėruar pėr tė evituar njė tjetėr eliminim nė raundin e parė, tregoi shumė agresivitet nė fushė, por nė sulmet e saj ėshtė vėrejtur njė mungesė kualiteti dhe kėshtu rrallėherė e ka vėnė nė vėshtirėsi portėn e vendėsve. Pas njė fillimi tė ngadaltė tė ndeshjes, Balaku, i cili nuk luajti nė ndeshjen e parė, e rimori veten duke dhėnė pasime tė sakta pėr sulmuesit dhe duke e tėrhequr akoma mė shumė mbrojtjen e polakėve. Pėr miqtė, fundi i lojės ka rezultuar mė i vėshtirė, pasi Radoslav Sobolevski ėshtė dėnuar me kartonin e dytė tė verdhė, duke e lėnė skuadrėn me dhjetė lojtarė nė 15 minutat e fundit tė ndeshjes. Portieri i Polonisė, Artur Boruc, ka kryer dy pritje tė mrekullueshme, duke i mohuar golin Lahmit dhe Oliver Noivill nė fund tė njė ndeshjeje shumė tė tensionuar. Por nuk ka mundur tė bėjė asgjė pėr tė mohuar golin nė minutat shtesė, i cila ka vendosur shumė pėr tė dyja skuadrat nė kėtė ndeshje. Gjermania tashmė ėshtė nė krye tė grupit A dhe e ka siguruar kualifikimin, ndėrsa Polonia duhet tė largohet pėr tė dytėn herė nga botėrori qė nė raundin e parė.
Gjermani - Poloni 1-0
Nė Dortmund
Shėnues: Noivil 91'
Gjermania: Lehman, Friedrish, (Odonkor 63'), Metzelder, Mertesaker, Lahm, Shnaider, Frings, Balak, Shvainstaiger, (Borovski 77'), Podolski, (Noivil 71'), Klose. Tr: Klinsman
Polonia: Boruc, Baszczinski, Bak, Bosacki, Zevlakov, (Dudka 83'), Krzinovek, (Levandovski 77'), Radomski, Sobolevski, Jelen, (Brozek 90'), Zuravski, Smolarek. Tr: Janas
Gjyqtar: Luis Medina (Spanjė)
Kartonė tė verdhė: Balak, Odonkor, Metzelder / Bourc, Krzinovek, Sobolevski
Karton i kuq: Sobolevski
Shikues: 65.000
Filip Lahm, "njeriu i ndeshjes"
Filip Lahm ėshtė zgjedhur futbollisti mė i mirė i ndeshjes Gjermani-Poloni, nė tė cilėn skuadra e Klinsmanit fitoi falė golit tė shėnuar nė minutat e fundit nga Oliver Noivill. Komisioni teknik i FIFA-s vlesėroi futbollistin e Bajernit, i cili ishte njė nga pikat mė tė forta tė Gjermanisė nė ndeshjen e djeshme. Goli i shėnuar ndaj Kosta Rikės nė takim hapės dhe paraqitja e tij nė takimin e sotėm tregoi se futbolli gjerman ka gjetur njė tė ardhme tė sigurt te Filip Lahm.
Driten Vishe
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------















