
Re: Forza Azzurri - Italia fiton Boterorin 2006
Notat e futbollistėve tė kaltėr qė triumfuan nė "Gjermani 2006". 10 pėr Lipin...
Ja cilėt janė heronjtė e Italisė...!
Driten Vishe
Ja cilat kanė qenė notat pėr futbollistėt "axurrė" nė finalen e djeshme...
Xh.Bufon 9,5 I pakalueshėm. Ka shkuar nė Gjermani nga sezoni mė i errėt nė karrierėn e tij. Nė kėtė botėror ka merituar vendin e parė si portieri mė i mirė nė botė.
F.Groso 9.5 Njeriu i fatit. Nė krahun e majtė ka treguar rendiment konstant dhe nė nivele tė larta. Botėrori i tij lidhet sidomos me dy momente, penalltia e fituar nė sekondėn e fundit me Australinė dhe goli me Gjermaninė, po nė minutėn e fundit.
F.Kanavaro 10 Monumental. Nuk do tė kishte festė mė tė bukur pėr ndeshjen e 100-tė tė kapitenit. Dėmtimi i Nestės e ka shndėrruar nė njė lider tė padiskutueshėm.
Xh.Zambrota 9 Rikthehet nga njė dėmtim dhe nuk luan nė ndeshjen e parė ndaj Ganės. Kundėr Ukrainės luan ndeshjen mė tė mirė, ku shėnon dhe jep asistin pėr golin e tretė.
M.Materaci 8,5. Pėrfshirja e tij nė njėmbėdhjetėshen bazė do tė jetė njė mrekulli e vėrtetė. Ėshtė treguar vendimtar, duke shėnuar golin e parė ndaj Ēekisė dhe golin e barazimit nė finale. Dėmtimi i Nestės i ka dhėnė mundėsinė tė shprehė mė mirė aftėsitė e tij.
Xh.Gatuzo 9 Zemra e skuadrės. Nė kėtė Kupė Bote ka arritur tė tregojė ato aftėsi qė tregon nė nivel klubesh. Pėrveē faktit tė tė qenit njė lojtar me cilėsi tė mrekullueshme shkatėrruese, nė kėtė botėror ėshtė pėrmirėsuar edhe nė fazėn e ndėrtimit tė lojės.
F.Toti 7,5 Nė Gjermani ka arritur nga njė mrekulli, pas njė rikuperimi nė kohė rekord nga njė dėmtim shumė i rėndė. Pėr tė, botėrori ka nisur nė ndeshjen me Australinė, ku shėnon penalltinė e minutės sė fundit.
M.Kamoranezi 6,5 Nuk ėshtė nė perfeksion, por ka qenė i dobishėm pėr "axurrėt", duke i shtuar pak fantazi skuadrės sė Lipit. Mė shumė ka luajtur nė krahun e djathtė dhe ndonjėherė nė qendėr tė mesfushės.
S.Perrota 8,5. I kudondodhur. Nė mesfushė dhe shpeshherė njė plus nė mbrojtje. Pėr tė arritur perfeksionin nė kėtė botėror, i ka munguar vetėm goli.
A.Pirlo 9. Nėse Kanavaro ėshtė lideri i kėsaj skuadre dhe Gatuzo zemra, atėherė Pirlo ėshtė truri. Nga kėmbėt e tij janė nisur tė gjitha aksionet e italianėve. Ndaj Ganės ka shėnuar golin e parė me "axurrėt" dhe ka shėrbyer Groson nė golin ndaj Gjermanisė.
Toni 7 Nuk ėshtė shfaqur ai sulmues i frikshėm qė kemi ndjekur nė Serinė A dhe rrjetėn e ka gjetur me shumė vėshtirėsi. Pėr tė, nė kompensim ka qenė puna e tij pėr tė tėrhequr skuadrėn pėrpara dhe hapja e hapėsirave tė lira pėr shokėt e skuadrės.
Lipi 10. Pasi ka udhėhequr "axurrėt" drejt njė kualifikimi pak a shumė tė lehtė pėr nė "Gjermani 2006", rrezikoi tė prekej nga skandali i futbollit italian. Nė nivelin taktik nuk ka gabuar asnjėherė. Ka bėrė shumė zgjedhje tė menēura dhe na pėlqen tė pėrmendim rastin e ndeshjes gjysmėfinale, ku guxoi tė hedhė nė fushė katėr lojtarė sulmues. Tė tjerė trajnerė, nė minutat e fundit tė kohės shtesė, do tė kishin preferuar tė luanin me vetėm njė sulmues.
Andrea Pirlo, "njeriu i finales"
Mesfushori italian u shpall futbollisti mė i mirė nė ndeshjen finale tė "Gjermani 2006", ku "axurrėt" mundėn Francėn pas 11 metėrshave, duke fituar Kupėn e Botės. Futbollisti i Milanit ishte gjeometri i Italisė nė takimin e djeshėm, por edhe gjatė gjithė botėrorit. Me njė Toti nė hije, Pirlo ishte nismėtari i tė gjitha aksioneve tė skuadrės sė Lipit. Pėr herė tė tretė, 27 vjeēari shpallet futbollisti mė i mirė i takimit dhe ėshtė bėrė kandidati kryesor pėr tė fituar "Topin e artė" tė botėrorit. Pirlo ka luajtur 32 ndeshje me Italinė dhe ka shėnuar pesė gola (1 nė kėtė botėror). Debutimi i tij me fanellėn e kaltėr ka ardhur nė shtator tė 2002 shit nė ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------