Frenk Rajkard ėshtė rikthyer nga pushimet me shumė dėshirė pėr tė punuar dhe gjatė "relaksit" ndoqi me vėmendje botėrorin e zhvilluar nė Gjermani. Trajneri i Barcelonės tha: "S'ka qenė njė turne i madh." Tė hėnėn e ardhshme fillon sezoni i ri dhe holandezi ėshtė i entuziazmuar si tė ishte dita e parė e punės. Gjatė javėve tė fundit, trajneri katalanas ka vėzhguar futbollistėt e tij pėrmes televizorit, por duke filluar nga java e ardhshme do t'i ketė tė gjithė nė rresht pėr njė. Ja cila ka qenė analiza qė trajneri kampion Europe i ka bėrė Kupės sė Botės 2006...
Munguan ndeshjet e mėdha. Sipas kėndvėshtrimit tė Frenk Rajkardit, Kupa e Botės duhet tė jepte mė shumė. "Nė aspektin e futbollit nuk ishte njė turne i madh, me ndeshje tė mėdha. Gjithsesi, ishte interesant deri nė fund dhe kjo ėshtė ajo qė u pėlqen tifozėve, - tha holandezi, i cili mė pas shpjegoi mungesėn e futbollit spektakolar. - Duhet tė mendoni edhe pėr rėndėsinė qė ka njė botėror i futbollit modern. Ka shumė tension dhe presion mbi futbollistėt. Duhet tė japin gjithmonė maksimumin, por ndonjėherė nuk arrijnė tė bėjnė asgjė nga ato qė kanė nė mundėsitė e tyre."
Italia e meritoi. Rajkardi ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė karrierės sė tij si futbollist me fanellėn e Milanit nė Itali. Pėr suksesin e "axurrėve" tė Lipit, ai pohon: "Kur njė vend i tėrė e meriton, jam i lumtur pėr rezultatin pėrfundimtar tė Kupės sė Botės. Nuk ka tė bėjė aspak e kaluara ime nė Itali, gėzohem teksa shoh vende tė mėdha qė fitojnė, duke marrė frytet e investimeve kolosale qė kanė bėrė. Disa mund ta konsiderojnė edhe si njė surprizė, por Italia e meritoi plotėsisht suksesin."
Incidenti "Zidan". Trajneri holandez foli gjithashtu pėr episodin e finales, kur dhjetė minuta nga fundi Zidani goditi me kokė Materacin. "Eshtė e vėshtirė tė kuptosh arsyen e njė veprimi tė tillė, pėr tė cilin edhe vetė Zidani e pranoi se nuk ishte mėnyra e duhur pėr tė mbyllur njė karrierė tė lavdishme si tė tijėn, - tha Rajkardi. - Por nga ana tjetėr, "yjet" e futbollit janė qenie njerėzore dhe mund tė reagojnė nė mėnyra nga mė tė ndryshmet. Sigurisht, ajo qė bėri "Zizu" ėshtė e dėnueshme, por kjo nuk mund tė ndikojė nė karrierėn e tij. Ai ka qenė futbollisti mė i mirė i viteve tė fundit dhe dua ta kujtoj vetėm pėr kėtė."
E ardhmja. Gjithsesi, botėrori mbaroi dhe tani Rajkardit i duhet tė punojė pėr sezonin e ri qė e "detyron" Barcelonėn tė mbrojė titullin nė Spanjė dhe nė Europė. Dje trajneri holandez ėshtė takuar pėr rreth njė orė e 30 minuta me drejtori teknik, Txiki Begeristain, pėr tė projektuar skuadrėn e sė ardhmes. Pėr gazetarėt, Rajkardi tha: "E kam thėnė gjithmonė qė kam njė skuadėr tė fortė, por gjithashtu jemi duke punuar me Txikin pėr tė parė mundėsinė e marrjes sė ndonjė pėrforcimi. Kėtė sezon do ta fillojmė me filozofinė e atij tė kaluarit: gjithmonė nė fushė pėr tė fituar. Do tė jemi gati nė derbin ndaj Espanjolit pėr Superkupė.
Trajneri Kike Sanēez Flores pranon...
Valencia "tundohet" nga Kristiano Ronaldo
Trajneri i Valencias, Kike Sanēez Flores, ka pėrgėzuar lėvizjet qė po bėjnė drejtuesit e tij nė merkato dhe ėshtė shprehur se do tė ishte i lumtur nėse do tė kishte nė radhėt e skuadrės edhe Kristiano Ronaldon. "Nė rast se do tė ekzistojė mundėsia qė Kristiano tė luajė me ne nė sezonin e ardhshėm, jam i sigurt se drejtuesit e klubit do tė bėjnė maksimumin pėr ta marrė, tha trajneri spanjoll gjatė njė konference pėr shtyp. - Unė dhe i gjithė ambienti pėrreth skuadrės do tė lumturohej nėse do tė vinte ky kampion i sė ardhmes, por nuk mund tė flas mė shumė, pasi ėshtė njė futbollist qė i pėrket Manēesterit. Mua si trajner nuk mė shqetėsojnė futbollistėt qė janė nė qendėr tė vėmendjes, e rėndėsishme ėshtė qė nė fushėn e lojės tė tregojnė se mund tė bėjnė diferencėn. Kemi njė skuadėr tė fortė dhe Kristiano Ronaldo ndoshta do tė dukej si njė luks i tepėrt, por unė si trajner nuk mund t'i refuzoj kurrsesi shėrbimet e njė talenti tė tillė." Trajneri i Valencias pranon se nuk ėshtė larg edhe marrėveshja me mbrojtėsin e Ēelsit, Asier Del Horno: "Mė duket njė futbollist mjaft i mirė, por ėshtė njė zgjedhje qė i pėrket drejtorit teknik Karboni. Ai ka vetėm tre muaj qė ėshtė larguar nga futbolli dhe jam i bindur se ėshtė njeriu i duhur pėr tė gjetur njė mbrojtės tė aftė anėsor. Del Horno mė pėlqen, por mė pėlqen edhe Moreti qė vjet bėri njė sezon tė mrekullueshėm." Ndėrsa nė fund, Floresi tha: "Dua tė pėrgėnjeshtroj spekullimet mbi Aimarin. Unė nuk e kam kėrkuar asnjėherė largimin e tij, pasi Pablo s'pėrbėn njė problem pėr mua."
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------












