Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Faqja 1 e 1
 
Zinedin Zidan i jep "vlerė" edhe kartonit tė kuq 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Zinedin Zidan i jep "vlerė" edhe kartonit tė kuq 
 
Horacio Elizondo, gjyqtari i finales botėrore midis Italisė dhe Francės, i dhuroi presidentit tė Argjentinės, Nestor Krishner, kartonin e kuq qė i tregoi nėn hundė Zidanit pėr goditjen me kokė ndaj Materacit. Ngjarja ėshtė zhvilluar nė "Casa Rosada", selinė e qeverisė amerikano-jugore, ku Kirshner ka dėgjuar me ėndje disa anekdota tė botėrorit. "Ia dhurova kartonėt qė t'i pėrdorė", - ėshtė shprehur me shaka Elizondo. Ai karton i kuq shkroi historinė e finales sė Kupės sė Botės. Ato pamje, ku gjyqtari argjentinas, Horacio Marēelo Elizondo, i tregon Zidanit kartonin, kanė bėrė xhiron e botės, ashtu siē ka bėrė xhiron e botės jehona e pasojave tė incidentit franko-italian. Njė skualifikim prej dy ndeshjesh pėr italianin, qė sipas mediave italiane lė shumė hije dyshimi dhe vendos njė precedent tė rrezikshėm. Dhe tashmė ai karton ėshtė bėrė suvenir dhe qė tė mėrkurėn ka hyrė nė dhomat e "Casa Rosada"-s, selisė sė famshme tė qeverisė argjentinase. Horacio Elizondo, qė gjykoi me korrektėsi finalen Itali-Francė, i ftuar nga presidenti Kirshner, i ka dhuruar qytetarit tė parė argjentinas edhe njė xhaketė tė zezė, njė karton tė verdhė, por mbi tė gjitha atė karton tė kuq qė Zidanit, ndoshta qė nga mbrėmja e 9 korrikut vazhdon t'i shfaqet nė ėndėrr. Nė atė karton, Elizondo ka lėnė firmėn dhe njė dedikim special. "Shpresoj qė t'i pėrdorė, - ėshtė shprehur Elizondo. - Duhet ndonjėherė karton i kuq edhe nė politikė, mė tepėr pėr tė zėnė mend sesa pėr tė ndėshkuar". Vizita e gjyqtarit qė pati nderin tė hapte dhe tė mbyllte botėrorin, duke gjykuar ndeshjen e hapjes dhe finalen, ka zgjatur pėr mė shumė se njė orė, gjatė tė cilės Kirshneri ka pyetur dhe ka qeshur gjatė me anekdodat e Elizondos nga botėrori i Gjermanisė.


Njė menaxher kinez synon tė bėjė para me gjestin e francezit
Zidan, promovues veshjesh "pa dashje"
Goditja e Zinedin Zidanit nė dėm tė Marko Materacit po provokon fantazi nga mė tė ēuditshmet. Njė menaxher i pėrgjithshėm i njė firme marrėdhėniesh publike tė specializuar nė sport, ka regjistruar pėr vetėm 196 euro njė markė veshjesh qė ka pėr imazh goditjen me kokė tė francezit ndaj Materacit. Zhao Xiaokoi po shqyrton idenė e shitjes sė tė drejtave tė njė siluete bardhezi qė rindėrton incidentin e finales, me njė vlerė 98 mijė euro. Qė gjesti do tė shkaktonte bujė, kjo u kuptua qė nė fillim, por qė tė kapėrcente kufijtė e sportit dhe tė bėhej njė imazh i klikuar dhe i pėrpunuar nė gjithfarė formash nė tėrė botėn, kjo vėrtet qė ishte e paparashikuar. Pas imazheve qė qarkullonin nė internet me fotomontazhe dhe fraza "provokuese" nga mė tė ēuditshmet qė sajoheshin nga maniakėt e internetit dhe me njė kėngė me tė dy futbollistėt si protagonistė, nuk mund tė mungonte njė tjetėr ide origjinale e destinuar pėr tė ngjallur interes. Dhe me kėtė rast, ishte ideja e njė menaxheri kinez nga njė firmė marrėdhėniesh publike, shumė e vėmendshme ndaj botės sė sportit, qė mendoi tė regjistronte si markė atė gjest midis Zidanit dhe Materacit, pėr njė shifėr prej 98 mijė eurosh. Qėllimi ėshtė qė me kėtė markė tė krijohet njė biznes veshjesh, kėpucėsh, kapelesh tė stampuara me njė siluetė bardhezi qė paraqet atė goditje me kokė. Zhao Xiaokai, nė fakt, po mendon seriozisht qė tė shesė tė drejtat e markės sė tij pėr 98 mijė euro. Edhe pse gjesti i francezit ndaj italianit ėshtė stigmatizuar nga tė gjitha anėt, vazhdon tė ngjallė interesim, por mbi tė gjitha vazhdon t'u sjellė para atyre qė e pėrdorin kėtė imazh nė mėnyra nga mė tė papriturat.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!