Triumfi italian nė botėrorin "Gjermani 2006" ngjan vetėm si kujtim i largėt pėr tifozėt e shumtė tė tyre dhe nė tė gjithė botėn. Sigurisht, ai ėshtė kthyer nė tempull, por aktualisht bėn pjesė nė ndijime nostalgjike, kėshtu siē paraqitet kombėtarja "axurre": nė dy ndeshje kualifikimi pėr EURO 2008, njė pikė!
Njeriu qė e drejtoi Italinė nė triumf, Marēelo Lipi, afro 70 ditė mė pas shėtit i qetė nė bregdetin e Viarexhios sė tij tė dashur. Ai nuk ka mė stres, lodhje psiko fizike, kritika therėse, rėndom tė pamerituara. Madje, njė grupi gazetarėsh (mes tyre dhe jo miqėsorė tė dikurshėm) ai u ofron njė drekė me "bazė peshku".
"Nėse tė ndodh tė kalosh shumė kohė me disa njerėz, sigurisht edhe grindesh, duke thėnė edhe fjalėn e fundit. Pastaj rinis gjithēka edhe mė me zjarr. Kjo ėshtė edhe deklarata e paqes me median. Sidoqoftė, mė lini ta them: as qė e pėrfytyroj se ē'do tė ndodhte nėse nuk do tė fitonim!"
- Marēelo Lipi, pse zgjodhėt tė fshiheni pėr afro dy muaj?
- Nėse jep dorėheqje, nuk ka kuptim tė shkosh majtas apo djathtas. E kuptueshme tė mbrohesh duke u fshehur disi.
- Ish komisari Guido Rosi do tė kishte dashur qė ju tė riktheheshit nė mjedisin "axurr".
- Asnjėherė nuk do ta shihja veten nė rolin e supervizorit tė skuadrave kombėtare, sepse kjo nuk ėshtė nė natyrėn e punės sime. Sidoqoftė, e falėnderoj doktor Rosin: biseda me tė mė la pėrshtypjen se po flisja me njė njeri tė mbarė, por unė ia kisha thėnė paraprakisht synimet e mia.
- Kur ndodhi, kjo?
- Pak ditė para fillimit tė botėrorit, ai dhe Albertini bėnė ēmos tė ma kthenin mendjen; mė pas respektuan zgjedhjen time. Nė fillim, kur mė propozuan mundėsinė e supervizorit tė pėrgjithshėm, iu pėrgjigja se do tė riflisnim, por e bėra pėr mirėsjellje. Mė vinte keq tė thosha "jo" menjėherė.
- Pse u larguat nga kombėtarja?
- Ja, kjo ėshtė gjėja pėr tė cilėn nuk do tė kisha kėnaqėsi tė flisja.
- I penduar...?
- Jo, nuk jam penduar. Pavarėsisht se atė "det" njerėzish qė festonin nė Romė, do ta kemi brenda nesh pėr tė gjithė jetėn dhe pavarėsisht se prej vitesh u identifikova nė njėfarė mėnyre, tani pėr mua gjithēka ėshtė paksa ndryshe.
- Janė tė shumtė ata qė dorėheqjen tuaj e lidhin me ēėshtje morale.
- Botėrori ishte diēka e imja. Atė e fitova. Pse, pra duhej tė hiqja dorė?
- Kur Groso nė Berlin shėnonte 11 metėrshin vendimtar, ju qėndruat si "mermer".
- Nė Romė, nė finalen e Ligės sė Kampioneve, tė fituar me Juven nė 1996-n, u derdha nė fushė, duke humbur edhe syzet qė i mbaja nė xhepin e tutave. Nė Berlin parapėlqeva ta mbėshtesja xhaketėn dhe syzet nė stol. Ishim tė sigurt pėr fitoren, kishim njė bindje tė patundur. Tė gjithė futbollistėt mė shikonin pėr tė goditur 11 metėrshat. Po, edhe Bufoni, jua konfirmoj. Grosos i shpjegova se do tė ishte i fundit, sepse ti tashmė je njeriu i fundeve. Kundėr Australisė na dhe 11 metėrshin nė minutat shtesė, ndėrsa kundėr Gjermanisė shėnove pas 120 minutave.
- Sekreti i sukseseve tuaja?
- Brazilianėt, duke parė se janė njerėz dhe jo robotė, nuk arritėn tė shpreheshin nė mė tė mirėn e tyre, pra fitoi skuadra qė demonstroi mė shumė kompaktėsi, mė shumė dėshirė dhe mė shumė uri.
Natyrisht, edhe njė organizim tė mirė loje. Ndryshimin e shėnoi bashkėpjesėmarrja e madhe e futbollistėve tė mi.
- A keni folur ndonjėherė me Zidanin?
- Kurrė. Ai e di pėrsosmėrisht se ka gabuar. Megjithatė, mendoj se vlerėsimi qė i demonstroi Franca ėshtė gjerėsisht i merituar. Kuptohet edhe dėshira pėr falje ndaj tij. Kėshtu bėjmė edhe ne.
- Episodi mė simpatik i pasbotėrorit?
- Isha nė barkė, nė njė mol, kur papritur nga barkat e tjera ushėtoi njė "popo popopo popo po" (melodia e himnit kombėtar).
- Njė makth, tashmė...
- Jo, por nė tonet e celularit tim do tė doja tė shkarkoja "Netė magjike" tė Xhiana Naninit. S'ia dola mbanė, por do tė riprovoj. Sidoqoftė, kuptova se s'ka asgjė mė kompaktėsuese sesa futbolli.
- Toti duket i pavendosur mbi tė ardhmen e tij nė kombėtare...
- Duhen respektuar zgjedhjet vetjake, megjithėse mendoj se ėshtė me vend tė zhvillohet dialog. Nuk arrij tė kuptoj se si mes dy personave inteligjentė, si Toti dhe Donadoni, qė flasin tė njėjtėn gjuhė, tė mos gjendet njė zgjidhje.
- Cila do tė jetė e ardhmja e trajnerit kampion bote?
- Ende ndjehem njeri i fushės. Kam pasur oferta dhe telefonata. Asnjė klub italian, tė gjithė tė huaj, por nuk kam shkuar as edhe pėr tė biseduar. Jo pėr egoizėm, por sepse tani pėr tani nuk kam ndėr mend tė rifutem nė lojė. Nuk mund t'i besosh njė klubi qė kėrkon tė zėvendėsojė trajnerin vetėm pas dy tri javėsh kampionat. Nėse kjo ėshtė filozofia e tyre, kjo mund tė ndodhė edhe me mua.
- Vazhdon antipatia juaj pėr anglishten?
- Gjėrat po pėrmirėsohen. Sidoqoftė, gjuha nuk ėshtė pengesė. Nuk pėrjashtoj asgjė. Mund tė shkoj tė punoj edhe nė Japoni.
- Sipas disave, skandali i pėrgjimeve telefonike pėrfundoi nė njė re tymi.
- Nuk jam i kėtij mendimi: kemi njė skuadėr tė pėrjashtuar nga njė kampionat, ku ka marrė pjesė pėrjetėsisht, e cila pėr dy vite nuk do tė luajė nė asnjė kupė, njė skuadėr sė cilės iu desh tė shiste thuajse tė gjithė futbollistėt e saj mė tė mirė. Skuadra tė tjera e nisėn kampionatin me ndėshkime pikėsh. Nga ana tjetėr mendoj se kėtė vit gjyqtarėt do tė pėrjetojnė njė situatė ideale pėr t'u shprehur. Do tė ndjehen mė tė kthjellėt, sepse njerėzit janė tė bindur se nuk do tė ketė mė situata tė ēuditshme.
- Juvja, nė... Rimini, Krotone...?
- Nuk ka kuptim tė mendosh Juven e Championsit. Meqė ndodhi ajo qė ndodhi, Juvja atje ndodhet me tė drejtė. Pastaj, ndryshimi pėr njė futbollist mes A-sė dhe B-sė shihet kur ai mendon pėr njė kategori mė tė ulėt dhe e lėshon veten. Nėse, pėrkundrazi, vazhdon tė punojė, siē ka bėrė gjithnjė, ndryshimet nuk vihen re. Pėr njė gjė kam bindjen e patundur: problemi i fundit nė mjedisin e Juves do tė ishte ai psikologjik, motivues dhe i vendosmėrisė.
- Njė vlerėsim pėr bardhezinjtė qė vendosėn tė qėndrojnė nė B?
- Mė pėlqeu pa masė ajo qė tha Bufoni. Ai ėshtė njė fenomen i komunikimit, sikurse Valentino Rosi: pasi fitoi katėr tituj dhe njė botėror, nuk ka nevojė tė rifitojė menjėherė. Filli mė pėlqeu.
- Si do tė pėrfundojė kampionati i ri? Vėrtet do ta fitojė Interi? - Nė njė "pole position" hipotetik shoh Interin dhe Milanin nė rreshtin e parė. Meqė ra fjala, komplimente atij qė gjeti futbollistė si Gurkuf dhe Oliveira. Megjithatė, mendoj se Interi mund tė veēohet si skuadra favorite, nė Itali dhe nė Europė.
Mendoj se me Juven nė B, titullin e fiton Interi, sepse ėshtė shumė i fortė.
- Kthehemi tek e shkuara. Ju keni fituar njė Ligė Kampionesh me Torriēelin dhe njė botėror me Zakardon. Ku ėshtė truku? Aty nuk ishte Moxhi?
- Tė fitosh me tė panjohurit, ėshtė njė kėnaqėsi e madhe e atyre qė arrijnė tė ndėrtojnė njė grup pune, ku mė tė fortėt vihen nė shėrbim tė skuadrės. Por yjet i kishim edhe ne.
- Para botėrorit ju cilėsonin tė vėshtirė dhe antipatik.
- I vėshtirė kam mbetur, ndėrsa antipatik nuk kam qenė asnjėherė, nuk e di pse mė cilėsojnė kėshtu...
- Ku do tė shkoni tė drejtoni, nė Manēester apo Liverpul?
- Nė asnjė vend, pastaj nė Liverpul deti s'ėshtė i bukur.
- Po nė Itali?
- Me Interin kam punuar njė vit, nuk shkoi edhe aq keq, por as mirė, nuk besoj se do tė mendojnė ende pėr mua.
- Zemani thotė se futbolli ėshtė njė kancer qė mjekohet me aspirina.
- Nė futboll ka shumė njerėz tė sėmurė. Ne nė kėto dy vite, me grupin e lojtarėve tė mi treguam seriozitet, bashkim e thjeshtėsi. Ky ėshtė ilaēi mė i mirė.
- Qė fėmijė bėnit tifo pėr Milanin, po tani?
- Nė zemėr kam Sampin. Pastaj Juven, kam kaluar sezone tė paharrueshme.
- Moxhi ēfarė karakteri?
- Ėshtė njė profesionist qė ka punuar shumė vite nė futboll. Viktimė apo pėrgjegjės? Nuk jam unė ai qė duhet ta gjykoj. Kam punuar dhjetė vite me tė dhe kam njė kujtim pozitiv.
- Si ia bėn njė trajner i Juves qė nuk e kupton sistemin "Moxhi"?
- Po cili ishte ky sistem i Moxhit? Nėse e kuptoni, ēdo mbrėmje haja me tė nė restorant, kėtė e konfirmoj. Tė tjerat nuk i di.
- Nė fund njė fjalė pėr Donadonin dhe cilit ia jepni "Topin e artė"?
- Donadoni ka pasur tė njėjtat probleme qė kam pasur unė para dy vitesh, ndėrsa "Topin e artė" ia jap Kanavaros.
Lipi pėr Totin
Duhen respektuar zgjedhjet vetjake, megjithėse mendoj se ėshtė me vend tė zhvillohet dialog. Nuk arrij tė kuptoj se si mes dy personave inteligjentė, si Toti dhe Donadoni, qė flasin tė njėjtėn gjuhė, tė mos gjendet njė zgjidhje. Por jam i bindur se gjithēka do tė zgjidhet dhe rėndėsi ka qė "axurrėt" tė kenė sukses para sė gjithash.
Lipi pėr Interin
Nė njė "pole position" hipotetik shoh Interin dhe Milanin nė rreshtin e parė. Meqė ra fjala, komplimente atij qė gjeti futbollistė si Gurkuf dhe Oliveira. Megjithatė, mendoj se Interi mund tė veēohet si skuadra favorite, nė Itali dhe nė Europė.
Mendoj se me Juven nė B, titullin e fiton Interi, sepse ėshtė shumė i fortė.
Lipi pėr tė ardhmen
Ende ndjehem njeri i fushės. Kam pasur oferta dhe telefonata. Asnjė klub italian, tė gjithė tė huaj, por nuk kam shkuar as edhe pėr tė biseduar. Jo pėr egoizėm, por sepse tani pėr tani nuk kam ndėr mend tė rifutem nė lojė. Nuk mund t'i besosh njė klubi qė kėrkon tė zėvendėsojė trajnerin vetėm pas dy tri javėsh kampionat. Nėse kjo ėshtė filozofia e tyre, kjo mund tė ndodhė edhe me mua.
Me Interin kam punuar njė vit, nuk shkoi edhe aq keq, por as mirė, nuk besoj se do tė mendojnė ende pėr mua.
Lipi pėr Juventusin
Nuk ka kuptim tė mendosh Juven pa Champions. Meqė ndodhi ajo qė ndodhi, Juvja atje ndodhet me tė drejtė. Pastaj, ndryshimi pėr njė futbollist mes A-sė dhe B-sė shihet, kur ai mendon pėr njė kategori mė tė ulėt dhe e lėshon veten. Nėse, pėrkundrazi, vazhdon tė punojė, siē ka bėrė gjithnjė, ndryshimet nuk vihen re. Pėr njė gjė kam bindjen e patundur: problemi i fundit nė mjedisin e Juves do tė ishte ai psikologjik, motivues dhe i vendosmėrisė.
Lipi pėr Guido Rosin
Pak ditė para fillimit tė botėrorit, ai dhe Albertini bėnė ēmos tė ma kthenin mendjen; mė pas respektuan zgjedhjen time. Nė fillim, kur mė propozuan mundėsinė e supervizorit tė pėrgjithshėm, iu pėrgjigja se do tė riflisnim, por e bėra pėr mirėsjellje. Mė vinte keq tė thosha "jo" menjėherė.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------












