4. Historia, autori dhe gjuha e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve
Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve na vjen nga manastiri orthodoks i Shėn Jon Vlladimirit, nė fshatin Shijon tė Elbasanit. Hyri nė pronėsinė e shkencėtarit elbasanas Lef Nosi para ose gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lef Nosi luajti njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e Kongresit tė Elbasanit nė gusht tė vitit 1909, gjatė tė cilit u themelua Shkolla Normale. Mė vonė u bė drejtor i kėsaj shkolle dhe botoi njė organ shtypi me emrin Tomorri nga 25 marsi 1910. Nė vitet e qeverisė sė pėrkohshme tė Ismail Qemal bėj Vlorės (1844-1919), ai punoi si Ministėr i Postave. Nė vitin 1919 u zgjodh anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqės sė Parisit, i drejtuar nga Msgr. Luigj Bumēi (1872-1945). Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nosi ishte kryetar i lėvizjes anti-komuniste Balli Kombėtar dhe nė vitin 1943 u bė kryetar i kuvendit shqiptar dhe anėtar i Kėshillit tė Shtetit gjatė kohės sė pushtimit gjerman. Pas pushtimit komunist, u dėnua me vdejkje dhe u vra.
Thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekėn e dytė tė Shqipėrisė, pas bibliotekės sė Mid'hat bėj Frashėrit (1880-1949), njė figure tjetėr tė qėndresės anti-komuniste. Tė dy bibliotekat u bėnė themelet e Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės ku dorėshkrimi ynė pėrfundoi nė fillim. Me 9 janar 1949, gazeta Zėri i Popullit shpalli zbulimin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve, tė quajtur Anonimi i Elbasanit. Dorėshkrimi u transkribua dhe u botua fillimisht nga historiani Injac Zamputi13 dhe u trajtua nė dy artikuj shkencorė nga Dhimitėr Shuteriqi14 dhe nga Mahir Domi15.
Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve pėrmban 59 faqe tekstesh biblike, duke pėrfshirė pėrkthime (kryesisht nga Shėn Mateu dhe Shėn Gjoni) dhe prozė origjinale mbi mundimin e Krishtit. Nė pėrgjithėsi, dorėshkrimi len pėrshtypjen si tė ishte njė pėrpjekje fillestare e pėrkthimit tė teksteve biblike, se njė pėrkthim pėrfundimtar i Dhiatės sė Re.
Ėshtė spekuluar shumė mbi autorin e Dorėshkrimit Elbasanas. Tė dhėnat historike dhe gjuhėsore qė kemi nė dispozicion na sjellin nė pėrfundim se autori quhej Gregori i Durrėsit (greqisht: Grźgorios ho Dyrrakhķu) , i njohur gjithashtu si Gregori i Voskopojės. Gregori ishte njė prift orthodoks i cili u emėrua Metropoliti i Durrėsit nė vitin 1768 dhe vdiq para majit tė vitit 1772. Dihet se Gregori kreu pėrkthime tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re me njė alfabet qė e shpiku vetė. Mendohet se Gregori erdhi nė Voskopojė para vitit 1730. Mahir Domi mendon se ishte nė Voskopojė qė nga themelimi i shtypshkronjes nė 1730 deri nė vitin 1744 kur u themelua Akademia e Re16. Nė vitin 1741 botoi veprėn e parė 'Jeta e Shėn Nikodemi' 17. Autori ynė duhet tė mos ngatėrrohet me njė Gregor tjetėr, Gregori Konstantinidhi ose Gregori Tipografos, i cili punonte edhe ai nė Voskopojė nė atė kohė.
Nė vitin 1744, Gregori ynė u zgjodh zėvendėsrektori i Akademisė sė Re dhe i botoi dy libra. Mė vonė banoi nė manastirin e lartėpėrmendur tė Shėn Jon Vlladimirit (ca. 1746-1772), me gjithė se nuk ka gjurmė pėrkatėse mbi tė atje. Metropolia e Durrėsit e kishte selinė jo nė Durrės vetė por nė manastirtin e Shėn Jon Vlladimirit, kėshtu qė ka tė ngjarė se Gregori jetoi dhe vdiq atje. Pėr Gregorin thuhet se ishte ndėr personat mė tė kulturuar tė kohės nė Shqipėrinė e Jugut. Pėr fat tė keq ne dimė fare pak mbi tė.
Burimi mė i mirė mbi Gregorin gjėndet nė veprėn Nea Hellas ź hellźnikon theatron (Athens 1872) e shkrimtarit bashkėkohor grek Geōrgios Zabiras (1744-1804) i cili banonte nė Budapesht. Nė njė shėnim tė vitit 1761, Zabiras thotė:
"Gregori i Durrėsit, nxėnės i Ioannes Ch., shkroi akolluthinė e tė shtatė shenjtorėve, d.m.th. Kiril, Klemens, Metodi, dhe Naum... e cila u botua nė Voskopojė; [njė traktat] mbi ditėt, muajt, dhe vitet; njė kanon uratash pėr Shėn Naumin, shkrime tė ndryshme; dhe pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr dhe Dhiatėn e Re dhe i shkroi nė shkronja shqipe qė i shpiku vetė18."
Pėr vitin 1767, Zabiras shton kėshtu:
"Gregori, Metropoliti i Durrėsit qė nė vitin 1767 ka vėnė nėnshkrimin si pjesėmarrės i njė Sinodhi nė Konstantinopol mbi martesat, shkroi disa shėnime mbi kohėn qė i botoi nė fund tė njė ekspozeje mbi epistolarėt e Koridhaleut nė vitin 1768 nė Hallė tė Saksonisė19."
Njė informatė tjetėr qė pėrputhet me shėnimet e Zabiras-it ėshtė njė letėr qė shkencėtari grek Joaqim Martiniani (Iōakeim Martinianos) ja dėrgonte kolegut tė tij shqiptar Ilo Mitkė Qafėzezi (1889-1964). Nė kėtė letėr shkruan:
"Sidozot Kavalioti, po ashtu edhe akademikėt e tjerė tė Voskopojės, tė cilėt janė marrė edhe me gjuhėn shqipe, kanė patur pėr mėsonjės ierodhaskalin Gregor, i cili pasi dha mėsim lart nga 30 vjet nė Voskopojė, u zgjodh Metropolit i Durrėsit mė 1748 [siē]. Ky pat lėnė shumė lėndė shqipe tė pabotuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit tė Elbasanit 20..."
Kjo informatė mjafton, sipas mendimit tim, pėr ta pandehur Gregorin si autorin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Megjithatė, Dhimitėr Shuteriqi ka propozuar njė autor tjetėr. Nė pėrpjekjen e tij pėr ta deshifruar tekstin nė kapakun e dorėshkrimit me alfabetin tjetėr tė lartėpėrmendur, Shuteriqi lexon emrat Theodoros Bogomilos dhe Papa Totasi. Duke qenė se puna shkencore e profesorit Shuteriqi kishte njė ndikim tė madh nė Shqipėri, kėta dy emra kanė hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare dhe u futėn nė tekstet mėsimore shqiptare si fakte dhe jo si hipotezė. Edhe pse nuk ka tė dhėna shkencore pėr ta kundėrshtuar teorinė e Shuteriqit, nuk ka tė dhėna nė favor tė kėsaj teorie. Leximi i alfabetit nė kapakun duhet shikuar si njė tentativė dhe jo si njė deshifrim pėrfundimtar.
Po ta pranojmė autorsinė e Gregorit tė Durrėsit dhe saktėsinė e tė dhėnave tė Zabiras-it, atėherė mund ta datojmė Dorėshkrimin Elbasanas nė vitin 1761. Gregori do tė kishte jetuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit pesėmbėdhjetė vjet. Shtatė vjet pas pėrkthimit, do tė ishte emėruar Metropolit i Durrėsit (1768). Megjithatė, mundet se dorėshkrimi ynė ishte vetėm njė pėrpjekje fillestare pėr njė pėrkthim mė tė gjėrė tė Biblės tė cilėn nuk e kemi zbuluar akoma. Atėherė dorėshkrimi ynė do tė ishtė akoma mė i vjetėr.
Pėrpjekje tė pavarura pėr ta datuar dorėshkrimin nga pikėpamja gjuhėsore kanė qenė tė vėshtira duke qenė se na mungojnė tekste krishtere nga kjo periudhė si krahasim. Por nuk ka tė dhėna gjuhėsore qė flasin kundėr mesit tė shekullit tetėmbėdhjetė si periudha e hartimit tė dorėshkrimit.
Dialekti, ose mė mirė nėn-dialekti i dorėshkrimit, ėshtė njė ēėshtje tjetėr kontradiktore. Ėshtė e qartė se pėrkthimet janė bėrė nė njė dialekt geg jugor, si dialekti i Elbasanit, por pėrmbajnė edhe disa elemente tė toskėrishtes qė nuk ekzistojnė nė dialektin e sotėm tė Elbasanit.
Tiparet gege tė dorėshkrimit shihen nė mungesėn e rotacizmit: urdhėn, sėmunė, tė lutuna, shkruam, pam, mbuluam, mbushun, ikun, nė infinitivin me thanė, nė kohėn e ardhme kini me gjetun. Njė tipar i dialektit tė Elbasanit ėshtė fjala njėme (tani). Nė anėn tjetėr shkruhet kudo nė dorėshkrim ėshtė tosk dhe jo ėshtė geg. Tiparet e tjera toske janė pėr shembull tė jeē, tė diē dhe nuku. Shuteriqi mori pėrzierjen e dialekteve si vėrtetim i dialektit kalimtar tė Shpatit. Pėr fat tė keq, dimė fare pak mbi dialektet e Shqipėrisė sė Mesme para shekullit nėntėmbėdhjetė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė qartė. Megjithatė, mua mė duket e vėshtirė tė mund tė caktohet njė dialekt shqiptar qė tė pėrputhet me gjuhėn e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Ka mė shumė tė ngjarė se teksti ynė u hartua, me ose pa dijeni, nė njė pėrzjerje dialektesh.
Edhe nga pikėpamja gjuhėsore, Gregori i Durrėsit do tė ishte i besueshėm si autor. I lindur dhe i rritur nė Shqipėrinė e Jugut (Berat dhe Voskopojė), ai duket tė ketė kaluar pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ndoshta pėrpiqtej tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme.
Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas. Ka shumė pak fjalė tė huaja. Mospėrdorimi i fjalėve tė huaja na sjell nė pėrfundim nė njė anė se autori nuk pranonte islamizimin e plotė tė vendit dhe nė anėn tjetėr se donte tė pėrdorte njė gjuhė tė pastėr nė alfabetin e tij origjinal. Nė tė gjithė dorėshkrimin ka vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke:
Fjalėt latine
02.10 letėrorėtė = shkrimtarė, < lat. litterator
06.06 mort = mort, vdekja, < lat. mors, mortis
19.10 letėr = shkrim, < lat. littera
Fjalėt turke
02.10 sarajet = pallatet, < turq. saray
04.08 kabil = e mundur, < turq. kabil
14.07 dushmanėvet = dushmanėve, armiqve, < turq. düşman
28.09 sheher = qytet, < turq. şehir
39.03 sahat = sahat, orė, < turq. saat
44.14 paha = ēmim, < turq. paha
53.02 qorrit = qorr, i verbėr, < turq. kör.
Mė e habitshme ėshtė se ky tekst i pėrkthyer nga greqishtja e Dhiatės sė Re ka vetėm njėzet e njė fjalė greke:
Fjalėt greke
02.04 apostojtė = apostujt, < greq. apostolos
02.09 upeshkėpintė = kryepeshkopėt, < greq. episkopos
02.17 mb
* dhisnjėnė = pengojnė, < greq. empodizō
03.07 ergjand- = monedha argjendi. Njė neologjizėm nga greq. argyria
03.18 profitėvet = profetėve, < greq. profźtźs
04.01 nomi = ligji, < greq. nomos
05.06 dhidhaskale = mėsues, < greq. didaskalos
07.15 parigori = ngushėllim, < greq. parźgoria
13.11 dhaskali = mėsues, < greq. daskalos
16.18 kustodhit = rojet, < greq. kustōdia
26.01 stadhion = stad, < greq. stadion
29.02 iğemoni = igumeni, guvernatori, < greq. hźgemōn
33.01 adhit = ferrit, < greq. haidu
35.01 laust = popull, < greq. laos
41.07 kranio = kafkė, < greq. kranion
42.02 kalamt = kallam, shkop, < greq. kalamos
43.09 angjelli = ėngjelli, < greq. aggelos
44.13 korvanat = thesar, < greq. korban < hebreishtja
46.19 χlamidhė = rrobė, < greq. khlamys, khlamydos
48.01 kliron = short, < greq. klźros
51.14 marturi = dėshmori, < greq. martyria.
Duket qartė se, sipas mundėsive, ėshtė shmangur terminologjia greke e Dhiatės sė Re pėr tė pėrdorur fjalė shqipe. Kjo pėrpjekje pėr tė mos pėrdorur fjalė tė huaja del akoma mė qartė nė faqen 28, radhėn 9, ku autori shkruan fjalėn e lartėpėrmendur sheher dhe pastaj e zėvendėson me fjalėn shqipe qutet.
____________
Lot Dielli