Si e ka pėrjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme tė shpalljes sė Pavarėsisė kombėtare
Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit
Ismail Qemalit i kėrkova flamurin qė mė fali Aleandro Kastrioti
Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, pėr historinė e flamurit qė u ngrit nga plaku Ismail Qemali, mė 28 Nėntor tė vitit 1912.
Ai thotė shprehimisht: E zgjata ca historinė e ngritjes sė flamurit, sepse vitet e fundit kanė qarkulluar variante krejt tė pavėrteta dhe unė dėshiroj qė ngjarja e saktė tė pėrshkruhet e tė mbetet njėherė e pėrgjithmonė. Ja se ēfarė shkruan Eqerem Bej Vlora nė librin e tij.
Kthimi nė Vlorė
Me tu kthyer nga Kuēi, unė shkova menjėherė nė shtėpinė e tim kushėriri, Xhemilit, pėr tė takuar Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohshme, shtėpia ishte kopje e zvogėluar e haramllėkut nuk kishte katėr, por tri kate. Pėrmes derės ndėrmjetėse hyra nė katin pėrdhes ku ishin shkallėt e mėdha. Oborri, sallat poshtė e lartė , shkallėt ishin mbushur plot nga njerėz me fytyra, sjellje e veshje qė nuk i kisha parė kurrė nė Vlorė. Tė gjithė bisedonin me zė tė lartė dhe kur mėrziteshin nė njė vend, lėviznin lirshėm dhe pateklif sikur tė ishin nė shtėpinė e tyre. Nė katin e sipėrm ishte njė sallon i madh i paijsur me mobilje tė bukura tė stilit bidermajer, dera e tė cilit ishte krejt e hapur. Pėrpara saj njerėzit ngjesheshin e shtyheshin pėr tė dėgjuar seē thuhej brenda. Unė ndalova pėr disa ēaste pėr tė pėrshėndetur njė mori tė njohurish dhe pastaj hyra nė sallon. Ismail beu po rrinte nė njė divan me njė pamje tė ligėshtuar, sa mua mu dhimbs. Kisha tre vjet pa e parė dhe tani mu duk mė i plakur dhe i drobitur. Ai vuante nė kėtė mjedis tė ri dhe tė huaj pėr tė. Pėr vite me radhė Ismail beu kishte qenė nėnpunės i lartė i administratės turke dhe vali, poste kėto, kur largėsia me tė lartit dhe tė ultit mbahej vetiu. Kėshtu, ai kishte rėnė nė njė kaos kontrastesh shoqėrore, tė cilit nuk po ja gjente dot anėn. Unė iu afrova i putha dorėn me nderim dhe u ula pranė tij. Tė paktėn divanin, njerėzit qė mbushnin hapsirėn kishin pasur mirėsinė tja linin. Ai mė bėri pyetje tė zakonshme: si ia ēoja, ku ishte im atė a kishte hequr keq nė Kuē me kėtė mot tė keq e kėshtu me radhė. Pastaj unė u ngrita pėr tė ikur. Por, ai mė mbajti dhe mė pyeti me zė tė ulėt: dua tė tė bėj njė vizitė. Ėshtė edhe te ty si kėtu? Unė iu pėrgjigja se po tė donte tė vinte tek unė, do tė vija ta merrja vetė. Jo, -tha ai. Xhemioli mė ka thėnė se dera ndėrmjetėse ėshtė ende. Unė vij vetė. Sidoqoftė edhe tek unė nuk ishte mė mirė. Por falė manisė sime pėr protokoll, falė karakterit tė paafruar dhe tė mbyllur, largėsia sidoqoftė ruhej. Po pėrse tė shkaktohej kjo rrėmujė e kjo gjullurdi nė njė shtėpi private, mund tė pyesė ndokush. Nga koha atėrore dhe stėrgjyshore Ismail beu kishte mėsuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllėku i shtėpive tė bejlerėve, quhej nė shqip zapana. Kėshtu edhe Ismail beut nuk i pėlqente tė rrinte nė bashki. Dhe njerėziut, qė me punė a pa punė, duhej tė takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma nė banesėn e tij private. Ditėt qė pasuan, unė takova zyrtarėt e lartė tė qeverisė sė re , tė emėruar mė 4. 12. 1912, nga i pėrnderuari kryeministri Ismail beu dhe nėnkryeministri fort i nderuari dom Nikollė Kaēorri. Anėtarėt e qeverisė sė re ishin miq dhe tė njohur tė mirė, e mė duhej tė shtoj, se nė rrethanat e atėhershme vėshtirė tė bėhej ndonjė zgjedhje mė e mirė. Dhe nėse kjo nuk u pėrgjigjej aspak kėrkesave tė kohės, nuk ishte faji i saj. Pozita e ēdo qeverie pėrparimtare pas shkatėrrimit tė sundimit osman nuk mund tė ishte e lehtė; vetėm njė orė e fortė diktatoriale do tė kishte mundur mbase tia dilte mbanė qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia pėr tė qenė i tillė? Nė qeverinė e Ismail Qemal beut dhe tė babaxhanit Don Nikollė Kaēorri nuk kishte vend pėr tiranė mesjetarė, ajo pėrbėhej krejtėsisht nga njerėz tė arsyeshėm. Kėshilli i Ministrave mblidhej nė shtėpinė e Ismail beut, por se ku i kishin selitė ministrat e tij, unė nuk e mora vesh kurrė edhe pse, them se e njihja shumė mirė atė ēerdhe mjerane , qė quhej asokohe Vlorė. Mė mirė nga tė tjerėt e kishte- kėtė e kam parė vetė - ministri i Postėtelegrafės: ai ishte zot i njė ministrie tė tėrė, i Zyrės Posttelegrafike tė Vlorės. Asambleja kombėtare qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, mė 28. 11. 1912, u shpėrnda mė 7. 12. 1912, pasi zgjodhi mė parė, nė kėmbė tė saj, njė Kėshill Pleqsh, (senat) me 18 anėtarė.
Gjatė kohės qė qėndroja nė Kuē isha zgjedhur (nė mungesė) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorės. Dy nga ministrat ishin miqtė e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerėz mė tė ndryshėm, madje mė tė pėrkundėrt nga karakteri. Ndėrkohė qė Myfit beu i merrte me tė pėrqeshur tė gjitha kėto: mangėsitė e qeverisė sė pėrkohshme, papjekurinė e popullit shqiptar, madje tėrė kėto fyerje qė na kishin pllakosur, Abdi beu, pėrkundėr, pikėllohej dhe dėshpėrohej sa sthuhej kur ishte i detyruar ta paguante me njė apo dy javė vonesė marrjen e rrogave nė shtetin e ri shqiptar. Po ku e mėsuan shqiptarėt, pyesnim mė shpesh me tallje, konceptin e rrogės mujore? Problemi i financave, qė unė do ta quaja me emrin e tij tė vėrtetė: vėshtirėsitė pėr tė siguruar paratė e nevojshme pėr tė mbajtur aparatin shtetėror dhe kėto mori tė shpėrngulurish mė dukeshin tė pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina tė pasura. Por tė ardhurat nga doganat nuk vileshin mė pėr shkak tė bllokadės detare greke dhe me afėrsisht 6000 -7000 napolonat qė qeveria e pėrkohshme mund tė siguronte nė muaj, Abdi beu duhej tė bėnte ēudira, duke pėrmendur kėtu se asnjė nga bejlerėt nuk mori kurrė asnjė grosh si rrogė apo si dėmshpėrblim. Myfit beu, ministri i Brendshėm, banoi disa javė tek unė, pastaj mori me qera njė shtėpizė tė kėndshme prapa avllisė sonė, ku jetoi gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Vlorė. Stili nė tė cilin ai e drejtoi Ministrinė e Brendshme, tė kujtonte paksa kohėn e Dagobertit, Mbretit tė mirė tė Frankove: pakėz atėror, pakėz kalorsiak, por edhe pakėz despotik.
Pas njė jave
Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopėsht, duke brohoritur rroftė, rroftė edhe pse shumė prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ēpo bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė: Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se ētė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parė shqiponjėn e zezė mu pėrgjigjėn krenarisht : Tek ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri. Por natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po ēmund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do ti tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!
Qeveria
Kryetar Shteti, kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zėvendėskryeministėr: dom Nikollė Kaēorri
Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministėr i Drejtėsisė: Dr. Petro Poga
Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
Ministėr i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministėr i Luftės: Gjeneral Mehmet pashė Dralla
Ministėr i Punėve Botėrore: Mitat Dume Frashėri
Ministėr i Postėtelegrafės: Lef Nosi
____________
"All the power on earth can't change destiny"
Download Forum
-----------------------------------------














