Oriz (varet se sa "Arancini" doni te beni , me 2 kg oriz dalin 55 Arancine ) , me mire te perdoret 1 kg
Zafferano
Salce beshamela
mocarela per te mbushur brenda arancinet
proshut ne kube
buke te grire
Perberesit per te ber salcen beshamel ne shtepi
1l qumesht
100 g gjalp
100 g miell
piper
krip sa mjafton
Shkrini gjalpin ne nje tigan dhe shtoni miellin , trazojeni deri sa te keni nje brum te dendur ..dhe me pas shtoni quemshtin engrohur me perpara dhe piperin..trazo e trazo
Ne nje tenxhere hidhni pak gjalp dhe ne te skuqni orizin .... Shtoni ujin .. pas 5 minutash shtoni edhe "zafferanon" (eshte ai pluhuri i verdh qe perdoret per ti dhene ngjyre orizit) ... Hiqeni orizin kur te kete zier ... (orizi nuk duhet te jete i lengshem) dhe lereni te ftohet
Merni pak oriz dhe shperndajeni ne te gjithe pllemen e dores .. siper hidhni nje shtrese nga salca beshamel, hidhni mocarelen e prere ne kube dhe proshuten
Me pas mblidheni doren ne menyre qe te perfitoni nje top me mbushje brenda
Keto topat futen tek nje brume shume i lenget (qe behet me uje te vaket , miell dhe kripe) dhe me pas rrotullohen ne buken e grire
Futni ne furre ne 180° per 25 minuta
ketu jane te pjekura
Ekzistojne shume mundesi per mbushje te tjera
Ketu p.sh eshte perdorur nje mbushje me mish te grire , domate dhe bizele












