Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Edukimi dhe identiteti seksual! 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Edukimi dhe identiteti seksual! 
 
Pse duhet ky Udhėzues?

Udhezuesi Mbi Identitetin Seksual ju ofron:
 informacion bazė qė ju nevojitet pėr mirėqėnien tuaj seksuale.
 ndihmė qė tė kuptoni pėrvojat qė keni pasur.
 kėshilla pėr tė rritur besimin nė aftėsitė tuaja seksuale.
 mundėsi tė tjera qė ju mund t’i zbuloni nė veten tuaj.
Mbi Identitetin Seksual ėshtė shkruar nė formėn e njė udhėzuesi apo guide udhėtimi. Ai bėn fjalė pėr shėndetin tuaj seksual dhe ju pėrgatit pėr kėtė lloj udhėtimi nė fushėn e njohurive mbi seksin. Ky udhėzues do t’ju ndihmojė qė tė merrni vendime mbi bazėn e alternativave tė mbėshtetura nė informacionin e nevojshėm.

Pėrpara nisjes
Identiteti seksual merr vlera tė ndryshme rėndėsie nė rrjedhėn e jetės. Ju mund tė mos jeni gjithmonė aktivė nga ana seksuale ose mund tė mos doni tė jeni tė tillė. Mbi Identitetin Seksual ėshtė hartuar pėr njerėzit si individė. Ju mund tė keni njė partner tė regullt seksual, ju mund tė keni njė bashkėshort ose bashkėshorte, fėmijė ose mund tė jeni i vetėm. Cilado qoftė piknisja, pėrvoja juaj ėshtė individuale, dhe nėnkupton qė ju tashmė e keni filluar udhėtimin. Ju mund tė mos tė dini, nė fakt, se ku po shkoni deri sa tė mbėrrini atje, por edhe vetė eksplorimi mund tė jetė njė kėnaqėsi mė vete. Dashuria, emocionet, ndjenjat dhe pasiguritė, qė tė gjitha luajnė rolin e tyre nė kėtė drejtim. Jo tė gjithė ndjejnė tė njėjtėn gjė dhe njeriu e fiton pjekurinė nė faza tė ndryshme si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana seksuale. Edhe ndikimet e jashtme mund tė kenė njė efekt tė fuqishėm mbi identitetin tuaj seksual i cili, nga ana e tij, mund tė ndikojė mbi mėnyrėn se si e vlerėsoni ju vetveten.

Kalendari i Ngjarjeve
Puberteti
Puberteti ėshtė njė fazė e jetės sė cdo njeriu, vajzė dhe djalė qė pėrfshin moshėn nga 8 deri nė 18 vjeē. Ky ndryshim pėrbėn kalimin nė vajzėri ose djalėri. Si rezultat i kėtij procesi organet seksuale rriten dhe zhvillohen, trupi bėhet i gatshėm dhe i aftė pėr tė riprodhuar. Gjatė pubertetit trupi ndryshon me shpejtėsi dhe ky mund tė jetė njė udhėtim shqetėsues, por edhe i kėndshėm. Kėto ndryshime mund t’ju bėjnė tė ndjeheni krenarė dhe tė lumtur, por ato mund t’ju bėjnė tė ndjeheni konfuzė dhe nė njė pozicion tė vėshtirė, ose tė gjitha sė bashku. Shpesh mjetet e informimit ose reklamat, shokėt/shoqet, pjestarėt e familjes apo moshatarėt pėrpiqen tė ndikojnė nė mėnyrėn se si duhet tė dukeni, se si duhet tė silleni dhe se ndaj cilėve persona duhet tė tėrhiqeni. Megjithatė tė gjitha kėto janė ēėshtje pėr tė cilat ju duhet tė vendosni vetė, ndėrkohė qė ka shumė rrugė pėr tė ndjekur.

Menstruacionet
Femrat lindin me mijėra vezė nė dy ovaret ose vezoret e tyre (shih Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės). Pas pubertetit, ēdo muaj nga vezoret ēlirohet njė vezė. Ky proces quhet ovulacion, dhe ndodh rreth 14 ditė pėrpara fillimit tė periodave. Nėqoftėse veza nuk pllenohet nga sperma (shih Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės) ajo vdes. Ēdo muaj mitra bėhet gati pėr njė shtatėzani tė mundshme dhe veshja e saj e brendshme trashet dhe zbutet.

Kur trupi e di se pllenimi nuk do tė ndodhė, veshja e brendshme e mitrės dhe veza dalin nga trupi nėpėrmjet vaginės nė formėn e atyre qė njihen ‘perioda’ ose ‘menstruacione’. Veza nuk dallohet mbasi ėshtė shumė e vogėl. Cikli menstrual fillon nga dita e parė e ‘periodave’ dhe zgjat deri nė ditėn pėrpara fillimit tė periodave tė ardhshme. Cikli ndryshon dhe mund tė jetė nga 21 deri nė 40 ditė. Pėr tė mbledhur gjakun qė del gjatė menstruacioneve mund tė pėrdorni ‘picetat sanitare’ ose tamponėt. Pėr tė parashikuar ditėn e menstruacioneve mund tė mbani njė ditar, por nuk duhet harruar se jo tė gjitha gratė kanė perioda tė regullta. Ndryshimet hormonale pėrpara ose gjatė menstruacioneve mund tė ndikojnė mbi gjendjen tuaj shpirtėrore: ju mund tė ndjeheni energjike dhe tė ndjeni nevojėn pėr marrėdhėnie seksuale gjatė periudhės sė ovulacionit dhe/ose mund tė jeni nė gjendje shpirtėrore tė zymtė, nervoze madje, pėrpara ardhjes sė periodave, mund t’ju vijė edhe pėr tė qarė. Gjinjtė mund t’ju dhėmbin ose mund t’ju zbadhohen pak dhe mund t’ju dalin puērra nė fytyrė. Gratė lėshojnė vezė nė kėtė mėnyrė deri sa ato arrijnė nė njė pikė tė jetės qė njihet si menopauzė. Kjo zakonisht ndodh nė moshėn midis 45 dhe 50 ose mė shumė vjec. Gratė e kėtyre moshave nuk kanė mė menstruacione dhe nuk mund tė mbeten shtatėzanė. Nėqoftėse ju keni dhimbje tė mėdha gjatė periodave ose nėse keni shqetėsime tė tjera duhet tė kėshilloheni me mjekun ose me Shoqatėn e Planifikimit Familjar (SHPF).

Ndryshime qė prekin si djemtė dhe vajzat gjatė pubertetit.

Nė kėtė periudhė tė jetės ndodhin kėto ndyshime:
 Shtati, pesha trupore dhe muskujt zhvillohen.
 Organet seksuale rriten.
 Organizmi bėhet pjellor.
 Trashet zėri.
 Gjėndrat e lėkurės bėhen mė aktive dhe dalin puērra.
 Zhvillohen gjėndrat e djersės.
 Fillojnė tė dalin qime nėn sqetulla dhe midis kėmbėve.
 Mund tė pėrjetoni ndryshime tė menjėhershme tė gjendjes shpirtėrore.
 Mund tė fillojė njė tėrheqje apo largim nga pjestarė tė grupit me identitet seksual tė ndryshėm ose tė njėjtė.

Ndryshime qe prekin vajzat:
 Gjinjtė zhvillohen dhe gjate kėtij procesi ju mund tė ndjeni dhimbje.
 Thithat fillojnė tė zmadhohen.
 Vithet fillojnė tė rrumbullakosen.
 Organet seksuale zhvillohen dhe vezoret brenda fillojnė tė prodhojnė vezė ose qeliza vezore.
 Mė vonė gjatė pubertetit fillojnė menstruacionet (periodat).

Ndryshime qė prekin djemtė:
 Gjoksi dhe shpatullat zhvillohen.
 Fillojnė tė dalin qime nė fytyrė dhe ndoshta nė gjoks.
 Penisi dhe testikulat zmadhohen dhe fillojnė tė prodhojnė spermė.
 Penisi mund tė ngrihet, pra tė forcohet, papritur.
 Mund tė pėrjetoni pėr herė tė parė exhakulacionin ose derdhjen e spermės, tė lėngut qė del nga penisi (kjo mund tė ndodhė edhe kur jeni duke fjetur).

Fakte baze lokale
Nė Shqipėri tashmė ka njė qėndrim tė hapur dhe aprovues ndaj ēėshtjeve tė planifikimit familjar dhe seksualitetit. Para vitit 1992, vit qė u miratua nga qeveria vendimi pėr shėrbimet e planifikimit familjar, kėto koncepte kanė qėnė tabu dhe tė ndaluara pėr tu propaganduar. Sot ėshtė rritur mjaft interesi i publikut pėr shumė probleme tė shėndetit seksual e riprodhues. Dėshira veēanėrisht e tė rinjve dhe grave pėr pėrdorimin e metodave kontraceptive ėshtė nė rritje. Rezultatet e anketimeve mbi futjen e edukatės seksuale nė shkollė tregojnė qė rreth 86% e prindėrve dhe 95% e mėsuesve e mirepresin ate. Pėrdorimi i metodave kontraceptive ėshtė ende i ulėt. Megjithese 40% e nevojave te grave te moshes riprodhuese ne shkalle kombetare janė tė mbuluara me kontraceptivė, vetėm 12% e tyre pėrdorin kėto metoda. Kjo vjen jo vetėm pėr shkak tė informimit te ulet, por edhe pėr shkak tė infrastrukturės ende tė pakėt tė shėrbimeve tė planifikimit familjar veēanėrisht nė zonat fshatare. Aborti nė Shqipėri ėshtė lejuar nė vitin 1991, dhe nė vitin 1995 u miratua ligji mbi ndėrprerjen e shtatėzanise. Sipas kėtij ligji, aborti bėhet me kėrkesėn e gruas deri nė javėn e 12 tė shtatėzanisė. Legalizimi i abortit ndonse ka reflektuar dukshėm uljen e vdekshemrise amtare, ngelet nė shifra tė larta duke u pėrdorur ende si metodė e planifikimit familjar. Pas hapjes sė Shqipėrisė nė vitet 90, zhvillimit masiv tė emigracionit, ka njė rritje tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme (SST) si sifilizi, gonorreja, klamidia, trikomonia. Nė vitin 1993 u regjistrua i infektuari i pare me HIV ne Shqipėri. Ne 1999 numerohen 39 raste te infektuarish dhe numri i tyre pritet te jete ne rritje. Homoseksualiteti nė Shqipėri, pavaresisht se kėto vitet e fundit nuk dėnohet me ligj dhe ka tendenca tė trajtohet si njė ēėshtje dhe e drejtė individuale, vazhdon tė paragjykohet nga shumė njerėz.

Ēfarė duhet tė merrni me vete:
Kur jeni tė pėrgatitur keni mė shumė mundėsi pėr tė zgjedhur, mė shumė liri dhe kėnaqėsi. Nėqoftėse dėshironi tė jeni aktivė nga ana seksuale, marrėdhėniet seksuale duhet t’i shihni si kėnaqėsi, por njėkohėsisht atyre duhet t’u kushtoni vėmendje serioze. Nėse doni qė tė shmangni shtazaninė dhe infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale, duhet tė pėrdorni metodat mbrojtėse kontraceptive. Nė vazhdim ėshtė njė listė mjetesh kontraceptive qė mund t’i pėrdorni pėr tė shmangur shtatzaninė. Disa prej tyre sigurojnė mbrojtje edhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale. Nėse keni pyetje, shqetėsime ose vėshtirėsi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistė nė Shqatėn e Planifikimit Familjar ose me mjekun.

Mjetet kontraceptive pėr meshkujt:
Prezervativi: ėshtė prej llastiku; shumica e prezervativėve janė tė lyer me njė lėng lubrifikues qė e asgjėson spermėn.
Pėrdorimi: vendoset mbi penisin e ngrehur ose tė forcuar pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale.
Avantazhet: zakonisht gjendet dhe pėrdoret lehtė, nuk ka efekte anėsore, siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe nga virusi – HIV (shih HIV).
Disavantazhet: nuk ėshtė plotėsisht i efektshėm si kontraceptiv, mund tė ndėrpresė aktin seksual.

Mjetet kontraceptive pėr femrat:
Mjete kontraceptive qė merren nga goja:
Pilula ose tableta qė pėrmbajnė hormone tė cilat e ndalojnė procesin e lėshimit tė vezėve nga vezoret ēdo muaj.
Pėrdorimi: zakonisht merren pėr 21 ditė, periudhė qė ndiqet nga njė ndėrprerje prej 7 ditėsh.
Avantazhet: tė lehta pėr t’u pėrdorur, mund tė pakėsojnė dhimbjet menstruale dhe mund tė parandalojnė disa prej formave tė kancerit tė cerviksit (qafės sė mitrės).
Disavantazhet: duhen marrė ēdo ditė; nuk ofrojnė mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV; gratė qė marrin pilula dhe pijnė duhan janė mė shumė tė ekspozuara ndaj rrezikut tė zhvillimit tė trombozės (mpiksja e gjakut nė pjesė tė ndryshme tė trupit) dhe tė sėmundjeve tė zemrės.
Pajisje qė futet nė uterus: njė copė plastike e vogėl nė formė rethore me njė tel bakri pėrreth. Pėrdorimi: futet nė uterusin (mitrėn) e gruas nga njė mjek specialist.
Avantazhet: mbrojtje afatgjatė nga shtatzania.
Disavantazhet: mund tė shtojė rrezikun e sėmundjeve infektive, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV dhe nuk rekomandohet pėr gratė qė nuk kanė lindur ende fėmijė.
Diafragma: njė mbulesė e butė prej llastiku qė vendoset mbi cerviks, pjesėn hyrėse tė mitrės, pėr tė penguar spermėn qė tė hyjė nė mitėr.
Pėrdorimi: futet nė vaginė pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale dhe lihet atje pėr disa orė.
Avantazhet: nuk ka efekte anėsore pėr gratė qė e pėrdorin, mund tė sigurojė mbrojtje nga kanceri i cerviksit dhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale; pasi vendoset ajo nuk ndikon mbi procesin e marrdhėnieve seksuale.
Disavantazhet: duhet planifikuar disa orė pėrpara pėrdorimit, duhet tė pėrdoret bashkė me lėndė qė asgjėsojnė spermėn, duhet mesuar se si pėrdoret, duhet vendosur nga njė mjek specialist, mund tė dėmtohet nga pėrdorimi, duhet kontrolluar rregullisht nėse ėshtė nė vendin e duhur.
Prezervativi femėror: njė tub plastik i lyer me njė lėng lubrifikues, i mbyllur nė njėrėn anė dhe qė e vesh tėrėsisht vaginėn.
Pėrdorimi: vendoset me kujdes dhe nė mėnyrė tė sigurt nė vaginė.
Avantazhet: siguron mbrojtje nga disa prej infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale.
Disavantazhet: mund tė ndėrpresė aktivitetin seksual, duhet mėsuar se si pėrdoret.
Injeksioni: ashtu si edhe pilulat, injeksionet pėrmbajnė hormone.
Pėrdorimi: njė injeksion ēdo tre muaj, dy muaj ose ēdo muaj, pėr tė penguar ovulacionin.
Avantazhet: pasi bėhet injeksioni nuk ka nevojė pėr tė ndėrmarrė asnjė veprim deri nė marrjen e injeksionit tjetėr.
Disavantazhet: duhet bėrė nga personel mjeksor, mund tė shkaktojė ērregullime ose ndėrprerje tė ciklit menstrual, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.

Metoda tė tjera
Moskryerja e marrdhėnieve nė periudha tė caktuara:
Si veprohet: ēifti kryen marrdhėnie seksuale nė kohėn qė gruaja ka mė pak gjasa tė mbetet shtatzanė, domethėnė, nė ditėt pėrpara dhe pas menstruacioneve.
Avantazhet: nuk ka efekte fizike anėsore.
Disavantazhet: ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohen menstruacionet dhe ovulacioni, vecanėrisht nė moshė tė re, nuk sigurohet mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe nga virusi HIV.
Tėrheqja
Si pėrdoret: mashkulli e tėrheq penisin nga vagina e partneres sė tij pėrpara se tė derdhė spermėn.
Avantazhet: nuk ka efekte fizike anėsore.
Disavantazhet: nuk ėshtė njė mėnyrė e sigurt dhe e efektshme mbrojtėse, mbasi sperma mund tė jetė e pranishme edhe nė lėngun qė penisi lėshon pėrpara se tė derdhė spermėn. Kjo metodė nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.

Mjetet emergjente tė kontracepsionit
Mjekėt specialistė ose klinikat e planifikimit familjar mund t’ju sigurojnė pilula qė pėrdoren si mjete emergjente kontracepsioni. Kėto pilula mund tė pėrdoren deri nė 72 orė pas kryerjes sė marrdhėnieve seksuale pa mjete mbrojtėse. Me fjalė tė tjera njė pajisje qė futet nė uterus mund tė futet nė vaginė deri nė 5 ditė pas kryerjes sė marrdhėnieve seksuale pa mjete mbrojtėse.

Sterilizimi
Kjo mėnyrė realizohet nėpėrmjet vasektomisė pėr burrat, domethėnė mbylljes sė kanaleve tė spermės nėpėrmjet njė nderhyrjeje kirurgjikale; dhe sterilizimit pėr gratė, pra ndėrhyrjes mjeksore pėr tė ndaluar prodhimin e vezėve nė vezore. Kėto janė opsione mjeksore qė mund tė ndiqen pėr arsye shėndetsore ose si njė mjet permanent kontracepsioni. Nėse njerėzit i zgjedhin kėto metoda si mjete kontracepsioni, ata mund ta bėjnė njė gjė tė tillė nė atė fazė tė jetės kur ata janė tė bindur qė nuk duan mė tė bėjnė fėmijė. Kėto metoda nė vetvete janė ndėrhyrje kirurgjikale me pasoja tė pėrhershme dhe ju nuk duhet tė mendoni t’i ndėrmerrni ato pa marrė kėshilla tė specializuara nga mjeku ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar. Vini re: Jo tė gjitha kėto metoda mund tė jenė tė realizueshme nė Shqipėri. Pyesni mjekun ose nė Shoqatėn e Planifikimit Familjar.

Eksplorimi i trupit tuaj
Asnjė prej nesh nuk mund ta thotė me saktėsi se sa tė kėnaqshme do tė jenė kontaktet e ndryshme seksuale qė do tė kemi ose se ēfarė rezultati do tė kenė ato. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe kur ėshtė fjala pėr partnerėt tanė, marrdhėniet seksuale qė kryejmė dhe kėnaqėsinė qė marrim. Kėto pėrvoja kėrkojnė njė eksplorim dhe njohje tė thellė tė trupit tuaj nga ju dhe/ose tė trupit tė tė tjerėve. Njė mėnyrė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund tė zhvillojė njohuritė tuaja nė tė kuptuarit e trupit, tė ndjesive dhe tė mėnyrės se si reagon ai. Masturbimi ėshtė njė nga mėnyrat e kėtij eksplorimi. Tė masturbosh do tė thotė tė luash me organet e tua seksuale, t’u bėsh atyre masazh ose t’i fėrkosh me duar pėr tė pėrftuar kėnaqėsi seksuale. Masturbimi ėshtė njė fomė e shprehjes seksuale dhe mund tė ēlirojė tensionet seksuale. Nė disa kultura njerėzve u thuhet se masturbimi tė dėmton, por pėr kėtė nuk ka prova mjeksore. Pra, pavarėsisht nga ēfarė mund t’ju thuhet pėr kėtė ēėshtje, nga masturbimi nuk ju vjen asnjė dėm. Natyrisht, ju nuk keni pse tė masturboni nėqoftėse nuk doni ta bėni njė gjė tė tillė.

Bashkudhėtarėt tuaj
Marrdhėniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrdhėnie heteroseksuale ose tė drejtpėrdrejta. Ndėrsa marrdhėniet midis partnerėve tė tė njėjtit seks quhen marrdhėnie homoseksuale. Meshkujt homoseksualė kanė tėrheqje seksuale ndaj meshkujve tė tjerė. Ndėrsa femrat lesbike kanė tėrheqje seksuale ndaj femrave tė tjera. Disa njerėz e dinė qė janė homoseksualė qė nė moshė tė vogėl dhe janė shumė tė qetė pėr kėtė fakt. Disa tė tjerė mund tė mos e dinė kėtė, ndėrsa shumė tė tjerė i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanė frikė ose turp qė janė ndryshe nga tė tjerėt. Megjithėse shumė njerėz nė ditėt tona besojnė se preferencat seksuale tė njerėzve janė njė ēėshtje personale, jeta mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr njė homoseksual pėr shkak tė paragjykimeve qė shumė njerėz kanė pėr homoseksualitetin. Madje, nė disa vėnde homoseksualiteti ėshtė ende i paligjshėm. Homoseksualėt janė si gjithė tė tjerėt pėrsa i pėrket zotėrimit tė atij lloji tė identitetit seksual qė u pėrshtatet atyre mė mirė. Kjo ndryshon nga njėri individ tek tjetri dhe nga njėra marrdhėnie tek tjetra. Preferencat seksuale tė njeriut mund tė ndryshojnė. Disa njerėz janė aktivė nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe me gratė. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizėm.

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerėzve me seks tė kundėrt ose tė njėjtė, zakonisht pėrfshijnė prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Pėrvojat seksuale mund tė kenė tė bėjnė sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrdhėniet pozitive midis dy partnerėve mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė marrdhėniet e tyre seksuale dhe nė ndjenjat intime mes tyre. Disa njerėz besojnė se nuk ka kuptim tė ketė marrdhėnie seksuale po tė mos tė egzistojė dashuria midis dy partnerėve. Por ka tė tjerė qė nuk kanė njė partner tė rregullt dhe vazhdojnė tė kenė marrdhėnie seksuale aktive. Marrdhėniet seksuale dhe dashuria nuk janė saktėsisht e njėjta gjė. Megjithatė, pėr shumė njerėz dashuria dhe marrdhėniet seksuale shkojnė sė bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnė marrdhėniet seksuale ose si njė aktivitet i natyrshėm qė ėshtė eksitues dhe pa rreziqe, ose si njė aktivitet i dėmshėm, anormal dhe i rrezikshėm. Vendimi pėr tė patur marrdhėnie seksuale ėshtė njė vendim i madh dhe ėshtė e rėndėsishme tė kuptohen pasojat e njė vendimi tė tillė. Mund tė jetė njė mrekulli, por ju mund tė ndjeheni fajtorė dhe tė zhgėnjyer mė pas, nėse mendoni se nuk morėt vendimin e duhur dhe nėse nuk ndjeheshit tė gatshėm pėr tė hyrė nė marrdhėnie tė tilla. Njerėz tė ndryshėm vendosin tė fillojnė aktivitetin seksual pėr arsye tė ndryshme: nga kurioziteti, nga tė qėnit nėn presionin e partnerit tė tyre, sepse duan tė kėnaqin partnerin tjetėr, ose sepse shokėt/shoqet e tyre e bėjnė njė gjė tė tillė. Disa tė tjerė vendosin qė tė presin derisa tė martohen ose ta njohin mirė partnerin. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim qė njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk ėshtė gjithmonė njė vendim i lehtė pėr t’u marrė. Por mos harroni se mund tė thoni edhe “jo”. Dhe, pavarėsisht nėse thoni “po” ose “jo”, mendoni si pėr pasojat e mundshme, ashtu edhe pėr kėnaqėsinė.

Zgjedhja e destinacionit
Pika fillestare e udhėtimit tuaj nė botėn e seksit ėshtė vetvetja, lejimi i vetvetes pėr tė eksploruar ndjesitė tuaja seksuale dhe pėr t’u kėnaqur me to. Mėnyra mė e kėnaqshme pėr tė arritur rezultatin optimal ėshtė nėpėrmjet njė komunikimi sa mė tė mirė. Nė kėtė drejtim ndihmon shprehja e dėshirave qė keni.
 Ju mund tė dėshironi tė bėni diēka qė partneri i juaj nuk e ka bėrė ndonjė herė mė parė.
 Ju mund tė dėshironi tė kryeni marrdhėnie seksuale mė rrallė ose mė shpesh se sa partneri juaj.
 Ju mund tė dėshironi tė keni njė fėmijė.
 Ju mund tė mos dėshironi tė keni njė fėmijė.
 Ju mund tė dini po aq sa edhe partneri juaj pėr kryerjen e marrdhėnieve seksuale tė sigurta/ pa rreziqe.
 Ju mund tė dini mė shumė se partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė sigurta/ pa rreziqe.
 Ju mund tė keni mė shumė ose mė pak pėrvojė se sa partneri juaj.
 Ju mund tė doni tė realizoni me partnerin tuaj skena pėr tė cilat fantazoni.
Kėto dallime mund tė trajtohen duke komunikuar me partnerin tuaj dhe duke diskutuar me tė nevojat dhe dėshirat reciproke. Kjo mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr t’u realizuar qė nė fillim. Nuk ka ndonjė rrugė tė drejtė ose tė gabuar pėr tė kryer marrdhėniet seksuale, nė njė kohė qė egzistojnė shumė mėnyra pėr tė shprehur ndjenjat pėr njėri tjetrin. Vetė trupi juaj do t’ju tregojė atė qė ju dėshironi. Nganjėherė mjaftojnė vetėm puthjet.

Dėshirat tuaja seksuale mund tė pėrfshijnė masturbimin reciprok, seksin gojor (qė nėnkupton pėrkėdheljen e organeve gjenitale tė partnerit tuaj me buzėt ose gjuhėn tuaj), tė qėnit i ashper ose i butė me njėri-tjetrin, kryerjen e marrdhėnieve seksuale depėrtuese (vaginale ose anale) ose kryerjen e marrdhėnieve seksuale jodepėrtuese. Format e marrdhėnieve qė mund tė kryeni me partnerin/partneren tuaj janė po aq pa fund sa edhe imagjinata juaj.

Marrdhėniet seksuale vaginale.
Kėto lloj marrdhėniesh pėrbėjnė, ndoshta, aktivitetin seksual qė praktikohet mė shumė nga ēiftet heteroseksuale. Kjo formė e marrdhėnieve seksuale depėrtuese, ku organi gjenital mashkullor, penisi, depėrton nė organin gjenital femėror, vaginėn, pėrbėn njė nga mėnyrat e mbetjes shtatzanė. Kur penisi hyn nė vaginė, njėri ose tė dy partnerėt lėvizin vithet nė mėnyrė qė penisi tė lėvizė para e mbrapa me ndryshime nė ritėm. Ky proces mund tė zgjasė nga disa minuta nė rreth njė orė. Kjo zakonisht pėrfundon me arritjen e njė kulmi eksitimi seksual qė quhet orgazėm. Kryerja e marrdhėnieve seksuale mund tė ketė vėshtirėsi, vecanėrisht nėqoftėse ajo kryhet pėr herė tė parė, apo nėqoftėse njėri ose tė dy dy partnerėt nuk janė tė qetė. Puthjet dhe pėrkėdheljet eksitojnė si femrėn dhe mashkullin. Penisi i shumicės sė burrave ngrihet, dhe ata shumė shpejt bėhen gati pėr tė kryer marrdhėnie seksuale. Gratė mund tė kenė nevojė tė eksitohen derisa vagina tė hapet pėr tė lejuar qė penisi tė hyjė lehtėsisht dhe pa dhimbje. Kur gruaja ėshtė seksualisht e eksituar, trupi i saj prodhon njė lėng natyral lubrifikues qė ndihmon depėrtimin. Ka mėnyra tė ndryshme dhe pa fund pėr tė kryer marrdhėnie seksuale depėrtuese, kėshtu qė njeriu duhet tė jetė i pėrgatitur pėr njė udhėtim me shumė surpriza nė zona tė panjohura dhe pėr gjetjen e atyre mėnyrave qė i pėrshtaten mė mirė secilit prej partnerėve.

Orgazma
Marrdhėniet seksuale konsistojnė nė eksitimin e parnerėve qė i kryejnė ato. Ato mund tė pėrfshijnė edhe orgazmėn, e cila krijon ndjenjen e njė kėnaqėsie tė madhe si pėr burrat, ashtu edhe pėr gratė. Realizimi i orgazmės me njė partner mund tė kėrkojė praktikė dhe komunikim tė mirė. Eshtė e rėndėsishme tė kuptohet se nuk quhet dėshtim nėse partneri apo partnerja juaj nuk e arrin orgazmėn nė tė njėjtėn kohė me ju, ose nėse ju vetė nuk e realizoni atė. Kur penisi dhe njė organ i vogėl shumė i ndjeshėm mbi vaginėn, i quajtur klitoris, eksitohen nė mėnyrė tė mjaftueshme, atėhere mund tė ndodhė orgazma. Orgazma konsiston nė njė numėr kontraktimesh muskulare qė ndodhin nė organet seksuale. Kėto kontraktime ndjehen nė formėn e dridhjeve, tė cilat pėrhapen nė tė gjithė trupin duke shkaktuar njė ndjenjė kėnaqėsie intensive, qė pasohet nga njė ndjenjė ēliruese. Nė momentin e kulmit tė eksitimit tė mashkulit, nga penisi i tij del sperma. (Megjithatė meshkujt mund tė realizojnė orgazma edhe pa derdhje tė spermės.) Pothuajse ēdo femėr mund ta arrijė orgazmėn vetėm nėpėrmjet stimulimit tė organit tė ndjeshėm klitoris. Shumė tė pakta janė ato femra qė mund ta arrijnė atė pa eksitimin e klitorisit. Gratė realizojnė orgazma edhe nėpėrmjet stimulimit vaginal.

Njėri nga partnerėt mund ta arrijė orgazmėn pėrpara tjetrit, ndėrkohė qė orgazma mund tė mos ndodhė sa herė qė kryhen marrdhėnie seksuale. Truri luan njė rol po aq tė madh nė jetėn tonė seksuale sa edhe trupi. Kjo shpjegon edhe rolin qė luajnė mendimet, ndjenjat, fantazitė dhe dėshirat tona nė eksitimin tonė seksual.

Vėndet problematike
Tė gjithė mund tė hasim nė vėshtirėsi nė momente te caktuara, nganjėherė pėr shkak tė gabimeve qė bėjmė, nganjėherė sepse gjėrat nuk shkojnė sipas planit ose ngaqė nuk kuptojmė atė qė duam tė realizojmė.

Kėshtu mund tė ndodhė qė, po tė shprehemi nė mėnyrė tė figurshme, ju te vizitoni:
 Vende qė ju nuk kishit nė plan t’i vizitonit
 Vende nė tė cilat ju nuk e kuptonit njėri-tjetrin
 Vende ku ju nuk e keni zgjedhur vetė partnerin
 Vende ku ju keni frikė tė shkoni, ose ku situata mund tė dalė jashtė kontrollit tuaj.

Pasoja qė duhen marrė parasysh:

Siguria juaj
Prirja pėr tė qėnė i/e sigurt nganjėherė mund tė duket monotone dhe e mėrzitshme, por siguria mund t’ju ndihmojė qė tė mos mbeteni shtatzanė, ose tė mos lini dikė tjetėr shtatzanė. Ajo mund t’ju ndihmojė qė tė mos sėmureni dhe qė tė ruani miqėsitė dhe shoqėritė qė doni. Eshtė mirė qė tė ndjehesh i/e sigurt, vecanėrisht kur je nė njė vend qė nuk ke qėnė ndonjėherė mė parė. Ka raste kur kėrkohet, madje edhe pritet, qė ju tė kryeni marrdhėnie seksuale me njė person qė ju nuk dėshironi. Personi nė fjalė mund tė jetė shumė kėrkues e madje edhe i dhunshėm. Ju mund tė mos e njihni atė. Por edhe mund ta njihni mirė dhe madje mund tė keni lidhje me tė. Shpesh njerėz tė tillė janė nė pozita tė pushtetshme dhe mund tė pėrpiqen tė ushtrojnė presion ndaj jush, t’ju kėrcėnojnė ose t’ju japin edhe para ose shpėrblime tė ndryshme pėr t’ju bėrė qė tė kryeni marrdhėnie seksuale me ta. Ky quhet abuzim. Ajo qė ata/ato bėjnė pėrkundrejt jush mund tė jetė e paligjėshme, por mund tė jetė edhe e rrezikėshme. Nėqoftėse keni probleme tė tilla, duhet t’i drejtoheni pėr kėshilla njė personi tek i cili keni shumė besim se do t’ju ndihmojė. Ky person mund tė jetė dikush brėnda ose jashtė familjes suaj. Duhet tė keni parasysh se pėr kėtė ju nuk keni asnjė faj. Marrdhėniet seksuale nuk duhet tė bazohen nė imponimin me dhunė dhe as nė marrje apo dhėnie parash. Ato mbėshteten tek besimi dhe kėnaqėsia reciproke. Tė thuash “po” mund tė ketė kuptimin tė pranosh, por tė thuash “jo”, gjithmonė do tė thotė jo.

Rreziqet gjatė“udhėtimit”
Dy rrugėt qė mund tė garantojnė shmangjen e njė shtatzanie tė padėshiruar, ose tė infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale, pėrfshirė dhe virusin – HIV, janė ose duke mos kryer marrdhėnie seksuale me asnjė njeri ose duke kryer marrdhėnie seksuale tė sigurta. Marrdhėnie seksuale tėrėsisht tė sigurta nuk egzistojnė. Ju mund tė kryeni marrdhėnie seksuale mė tė sigurta duke pėrdorur prezervativė. Infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale janė sėmundje qė mund tė merren nėpėrmjet kontakteve seksuale. Infeksionet mė tė zakonshme qė transmetohen nė rrugė seksuale janė lythet gjenitale, herpesi gjenital, klamidia, sifilisi, gonorea, trikomonioza dhe virusi HIV.

Femra duhet tė kėrkojė ndihmė mjeksore nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat e mėposhtme:
 Sekrecione vaginale me njė ngjyrė, erė ose sasi jo tė zakonshme
 Dhimbje dhe djegie gjatė urinimit
 Dhimbje dhe kruarje pėrreth vaginės
 Dhimbje gjatė kryerjes sė marrdhėnieve seksuale
 Skuqje/flluska pėrreth vaginės.

Mashkulli duhet tė kėrkojė ndihmė mjeksore nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat e mėposhtme:
 Sekrecione nga penisi me njė ngjyrė, erė ose sasi jo tė zakonshme.
 Djegie gjatė dhe menjėherė pas urinimit.
 Skuqje, lyth ose flluska nė ose rreth penisit.
 Pulla tė kuqe ose puērra nė zonėn gjenitale ose nė pjesė tė tjera tė trupit.
Cfarė ndodh nėqoftėse ju nuk kėrkoni kėshilla:
 Ju mund tė sėmureni rėndė, tė bėheni tė paaftė dhe infertilė.
Shumica e infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale mund tė kurohen. Shoqata e Planifikimit Familjar ose mjeku do t’ju kėshillojnė pėr analizat qė duhen bėrė pėr kėto infeksione. Nganjėherė nuk ka shenja tė dukshme tė kėtyre infeksioneve. Njė rast i tillė ėshtė pėrshembull infektimi nga klamidia. Prandaj ėshtė gjithmonė mė mirė qė ta mbroni veten dhe natyrisht partnerin tuaj, duke pėrdorur prezervativė.

Virusi HIV/SIDA
Virusi HIV- Human Immuno-deficiency Virus (virusi i mungesės sė imunitetit tė njeriut) ėshtė njė virus qė shkatėron sistemin tuaj tė imunizimit. SIDA – Sindroma e Mungesės sė Imunitetit tė Fituar – ėshtė gjendja qė pason kur trupi ėshtė i infektuar me virusin HIV dhe trupi nuk ėshtė nė gjėndje tė luftojė njė numėr infeksionesh dhe sėmundjesh ndaj tė cilave ekspozohet. Virusi HIV nuk mund tė depėrtojė nėpėrmjet lėkurės sė pa dėmtuar dhe as nėpėrmjet barrierės qė ofron njė prezervativ. Ai nuk mund tė jetojė gjatė, jashtė trupit tė njeriut. Virusi nuk mund tė transmetohet nėpėrmjet kontakteve tė tilla si puthja, masturbimi, shtrėngimi i duarve, prekja e ndenjėses sė banjės dhe pėrdorimi i lugėve, pirunėve dhe thikave tė njėjta me personat e infektuar. Ai nuk mund tė merret as nėpėrmjet pickimit tė insekteve. Ka dy rrugė kryesore tė transmetimit tė kėtij virusi nga njė person nė njė tjetėr. Njė rrugė ėshtė kur sperma ose lėngu vaginal i njė personi tė infektuar hyn nė trupin e njė personi tjetėr gjatė marrdhėnieve seksuale depėrtuese (vaginale ose anale). Rruga tjetėr ėshtė ajo e kalimit tė virusit nga gjaku nė gjak, domethėnė kur gjaku i njė personi tė infektuar depėrton nė trupin e njė personi tjetėr. Pėr kėtė arėsye pėrdoruesit e drogės, tė cilėt pėrdorin tė njėjtat shiringa tė infektuara pėr tė injektuar drogėn, janė nė rrezik ashtu si edhe njerėzit tė cilėt bėjnė transfuzion gjaku me pajisje jo tė sterilizuara siē duhet. Gratė qė janė tė infektuara me kėtė virus ia kalojnė atė fėmijėve tė tyre tė ardhshėm gjatė barrės, nė lindje ose nėpėrmjet qumėshtit tė gjirit. Kur virusi HIV hyn nė trupin e njė personi, ai cilėsohet si HIV pozitiv. Njeriu mund tė jetė HIV pozitiv pa e ditur se ėshtė i tillė. Shenja dhe simptoma tė mundshme tė virusit HIV/SIDA-s janė: rreth 10 % humbje nė peshė, ethe pėr mė shumė se njė muaj, lodhje, dhe djersitje natėn. Njerėzit mund tė jenė tė infektuar, domethėnė tė jenė HIV pozitiv, pėr shumė vjet pėrpara se tek ata tė zhvillohet sėmundja e SIDA-s. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i pėrket grupeve tė caktuara njerėzish. Ai ėshtė thjesht njė sėmundje qė transmetohet si rezultat i sjelljeve qė bartin rreziqe. Virusi pėrbėn njė sėmundje qė mund tė na prekė tė gjithėve, por nuk ėshtė i pashmangėshėm. Nėse jeni tė shqetėsuar dhe kėrkoni mė shumė informacion, shikoni listėn e kontakteve bashkangjitur kėsaj broshure.

Pyetje qė bėhen shpesh:
A mund tė mbetesh shtatėzanė kur kryen marrdhėnie seksuale pėr herė tė parė?
Po, nėqoftėse partnerėt janė fertilė(pjellore) dhe nuk pėrdorin mjete kontraceptive.
A mund tė mbetesh shtatzanė kur kryen marrdhėnie seksuale gjatė periodave?
Po, ashtu sic mund tė mbeteni shtatzanė edhe kur :
a) kryeni marrdhėnie seksuale nė kėmbė,
b) kur bėni banjė pas kryerjes sė marrdhėnieve,
c) kur nuk bėni banjė pas kryerjes sė marrdhėnieve.
A mund tė infektohesh nėqoftėse nuk kryen “marrdhėnie tė plota”?
Po.
A janė marrdhėniet seksuale anale vetėm pėr meshkujt homoseksualė?
Jo, shumė heteroseksualė pėlqejnė tė kryejnė marrdhėnie seksuale anale, por nė disa vende ato janė tė paligjėshme.
Si arrijnė tė kryejnė marrdhėnie seksuale femrat lesbike pa penis?
Siē bėjnė gjithė tė tjerėt me pjesėt e tjera tė trupit.
A mund tė mbarohet sperma?
Jo. Ēdo testikul prodhon rreth 200 milionė spermatozoide cdo ditė.

ĒFARE DUHET TE DINI
Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se ēfarė janė organet seksuale dhe riprodhuese, tė dihen emrat e pjesėve tė ndryshme tė tyre dhe si funksionojnė ato. Nė vazhdim po bėjmė njė udhėtim tė shkurtėr nėpėr kėto pjesė tė trupit.

Trupi i femrės
Vezorja: ka dy vezore, secila me madhėsi sa njė bajame, tė cilat prodhojnė vezė.
Mitra (uterusi): ka pėrmasat dhe formėn e njė dardhe tė kthyer me bishtin poshtė. Ajo pėrbėhet nga muskuj dhe zmadhohet kur nė tė rritet bebja.
Tubat falopianė (brirėt e mitrės): janė dy dhe lidhin vezoren me mitrėn.
Fshikėza e urinės: qese e pėrbėrė nga inde muskulorė dhe fibrozė e cila mban urinėn.
Uretra: tubi qė bart urinėn nga fshikėza.
Vagina: njė tub rreth 8 cm i gjatė, nga cerviksi (qafa e mitrės) deri tek vulva, vrima midis kėmbėve. Vagina ėshtė shumė elastike dhe pėrshtatet perreth penisit tė mashkullit, ose pėrreth bebes gjatė lindjes.
Anusi: vrima nė fund tė zorrės sė trashė, e cila mbahet e mbyllur nga dy muskuj.
Qafa e mitrės (cerviksi): normalisht ėshtė e mbyllur dhe ka vetėm njė vrimė tė vogėl, nėpėrmjet sė cilės del gjaku gjatė periodave.
Klitorisi (kathica ose thepi): njė organ i ndjeshėm nė pjesėn e sipėrme tė organeve gjenitale femėrore, tė cilit i duket vetėm pjesa e sipėrme. Gjatė eksitimit seksual, klitorisi zmadhohet dhe forcohet dhe mund tė jetė fokusi i orgazmės (shih: orgazma)

Trupi i mashkullit
Penisi: organ qė pėrbėhet nga njė ind i ngjashėm me njė sfungjer, i cili kur eksitohet, mbushet me gjak qė e bėn atė tė ngrihet dhe forcohet. Gjatėsia mesatare e penisit, kur ai ėshtė i ngrehur, ėshtė rreth 12 deri 19 cm.
Uretra: tubi qė bart urinėn nga fshikėza dhe spermėn (pėrfshirė spermatozoidet) pėrmes penisit.
Koka e penisit: ka formėn e njė helmete.
Lafsha (paralėkura): lekura qė mbulon kokėn e penisit; ajo duhet tėrhequr pėr pastrim pėr tė shmangur infeksionet.
Rrethprerja (ose bėrja synet): prerja e lafshės ėshtė njė procedurė qė kryhet tek djemtė nė moshėn e fėmijėrisė, si pjesė e njė tradite kulturore, njė praktike fetare ose pėr arsye mjeksore. Spermatozoidet: qeliza tė vogla nė formėn e embrioneve tė bretkosave qė, kur bashkohen me njė vezė nga vezoret e femrės, pllenohen dhe formojnė njė qelizė tė re, qė njihet si fetus.
Sperma: lėngu ku notojnė spermatozoidet.
Spermatozoidet nevojiten pėr ta bėrė vezėn e femrės pjellore pėr tė bėrė fėmijėn. Spermatozoidet derdhen me spermėn nėpėrmjet uretrės. Uretra zakonisht bart urinė, por gjatė derdhjes sė spermės urina nuk mund tė hyjė tek spermatozoidet. Njė lugė kafeje me spermė pėrmban mesatarisht deri nė 300 milionė spermatozoide.
Testikulat: organe tė buta e tė rrumbullakta qė prodhojnė spermatozoidet.
Skrotum: cipa nė formė qeseje, brenda tė cilės janė testikulat.

Virgjėria
Njė grua, njė vajzė a njė djalė janė tė virgjėr kur nuk kanė kryer marrdhėnie seksuale. Gratė kanė njė membranė pėrreth vrimės vaginale, qė quhet himen. Prania e membranės nuk ėshtė njė shenjė e virgjėrisė. Ajo mund tė ēahet edhe si rezultat i ushtrimeve gjimnastikore, veprimtarive sportive ose nga pėrdorimi i tamponėve. Disa njerėz besojnė se cipa pėrreth vrimės vaginale ėshtė e vetmja provė e virgjėrisė. Njė besim i tillė mund tė shkaktojė shumė trishtim dhe ankth pėr vajzat e reja qė nuk e kanė membranėn, por qė nė fakt janė tė virgjėra. Kryerja e marrdhėnieve seksuale depėrtuese pėr herė tė parė, mund tė jetė njė pėrvojė e frikshme. Kur njėri ose tė dy partnerėt janė tė virgjėr, nevoja pėr butėsi dhe mirkuptim ėshtė shumė e rėndėsishme. Cipa vaginale nuk ėshtė njė mur qė duhet shėmbur. Pėr tė provuar se virgjėria ka marrė fund nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė i pranishėm gjaku. Kryerja e marrdhėnieve seksuale depėrtuese pėr herė tė parė mund tė jetė e dhimbshme si pėr mashkullin, ashtu edhe pėr femrėn. Femra mund tė mbetet shtatzanė qė gjatė kryerjes sė marrdhėnies seksuale tė parė.

Shtatzania
Qė njė vezė tė bėhet pjellore ajo duhet tė hyjė nė kontakt me spermatozoidet e mashkullit. Nė ēastet kur mashkulli arrin orgazmėn, sperma udhėton nga testikulat nėpėr penis dhe derdhet nga penisi nė pjesėn e sipėrme tė vaginės. Sperma udhėton drejt mitrės duke u takuar me vezėn, zakonisht nė tė ashtuquajturit brirėt e mitrės ose tubat falopianė. Nėqoftėse njė spermatozoid bashkohet me njė vezė, gruaja mbetet shtatzanė. Veza pastaj zbret nė mitėr ku vendoset dhe fillon tė zhvillohet. Pas rreth 9 muajsh lind fėmija. Shėnjat e para tė shtazanisė pėrfshijnė: ndalimin e periodave, zmadhimin e gjinjve dhe zbutjen e tyre, tė vjella, njė shije metalike nė gojė, lodhje dhe marrje mendsh. Shtazania mund tė konfirmohet me anė tė njė prove tė thjeshtė qė mund ta bėni nė Shoqatėn e Planifikimit Familjar ose nė njė klinikė.

Aborti
Aborti ėshtė procedura e ndėrprerjes sė njė shtatzanie tė padėshiruar. Pėr tė kryer kėtė ose ekstraktohet pėrmbajtja e mitrės, ose gruas i jepet mjekim pėr tė shkaktuar abortin.
Shtazania mund tė mos jetė gjithmonė njė lajm i mirėpritur. Kur femra mbetet me barrė pa dashur, situata mund tė jetė shumė shqetėsuese. Disa njerėz besojnė nė mite, sipas tė cilave, duke pirė sasi tė mėdha alkooli, ose duke bėrė banja me ujė tė nxehtė mund tė abortosh nė mėnyrė spontane. Kėto nuk janė metoda tė ndėrprerjes sė barrės, por mėnyra tė dėmtimit tė shėndetit tuaj. Pėr hir tė shėndetit tuaj, ėshtė e rėndėsishme tė veproni me shpejtėsi dhe tė vendosni nėse doni tė abortoni apo jo. Ky ėshtė njė vendim personal, por femra mund tė dėshirojė tė konsultohet me tė afėrm ose tė kėrkojė kėshilla profesionale. Cilido qoftė vendimi juaj, kėrkoni kėshilla nga mjeku dhe/ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar, tė cilėt janė nė gjėndje t’ju japin kėshilla.
Nėqoftėse vendosni tė zgjidhni rrugėn e abortit, merrni masa sa mė parė, mbasi procedura mund tė kėrkojė kohė. Do t’ju duhet tė veproni nė mėnyrė sa mė tė sigurtė, duke u siguruar nė mėnyrė absolute qė aborti tė bėhet nė njė spital a klinikė tė njohur. Ēfarėdo qė ju thuhet pėr tė kundėrtėn, duhet ta dini se nuk ka siguri. Tė abortoni nėpėr ‘rrugica’, do tė thotė tė rrezikoni shėndetin tuaj.

Cfarė duhet tė keni me vete:
 Ditarin e periodave/tė marrjes sė tabletave
 Mbrojtje sanitare
 Prezervativė dhe spermicide
 Mjete tė tjera kontraceptive
 Adresa pėr tė kontaktuar nė rast nevoje
 Harta qė tregojnė shėrbime tė nevojshme
 Vaj pėr masazh
 Qirinj aromatikė
 Shami
 Diēka tė mirė pėr tė pirė
 Diēka tė shijshme pėr tė ngrėnė
 Diēka tė kėndshme pėr tė lexuar.

Fjalė dhe Shprehje tė vlefshme pėr t’u pėrdorur nė lidhje me raportet seksuale:
 Po dhe jo!
 Jo tani/ndoshta mė vonė/njė herė tjetėr.
 Ku mund tė blej prezervativė?
 Kam nevojė pėr njė mjek me tė cilin tė bisedoj nė mirėbesim
 Kam humbur fare! A jam i/e sigurte?
 Ne nuk na pėlqejnė tė njėjtat gjėra
 Po avancon shumė shpejt
 Mė pėlqejnė vajzat/djemtė
 Dua tė pres edhe pak mė gjatė
 Mė duhet tė shkoj tani
 Dua tė rri kėtu
 Kėshtu (nuk) ėshtė mirė
 Nuk mė pėlqen kėshtu
 Mjaft tė lutem!
 Mos ndalo!
 Vazhdo! Jepi!
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!