E ARDHMJA NUK EKZISTON PA KRISHTIN
Tė gjithė presim njė tė ardhme mė tė mirė dhe pėrpiqemi qė t’ia arrijmė qėllimit. Presim qė ky vit tė jetė mė i mirė se viti qė shkoi, sepse jemi pėrpjekur shumė qė tė shijojmė njė tė ardhme sa mė tė mirė. Por me gjithė pėrpjekjet tona nė luftėn e pėrditshme pėr njė jetė sa mė tė mirė, besoj tė gjithė mund tė dėshmojmė se parvjet ishte mė mirė se vjet.
Ėshtė e vėrtetė se ia arritėm qėllimit tė ngremė mirqėnien e jetės njė shkallė mė lart, por nga ana tjetėr cilėsia e saj ėshtė mė e dobėt. Fjalė tė tilla si, divorce, droga, vjedhje, vrasje janė bėrė tė zakonshme nė jetėn tonė tė pėrditshme dhe asnjeri nuk pret qė vitin tjetėr ato tė zvogėlohen, aq mė tepėr qė ato tė zhduken. Tė gjithė jetojmė me frikėn e sė nesėrmes dhe me ndjenjėn e pasigurisė, e cila duket qartė nė fytyrat e njerėzve. Tė gjitha kėto qė jetojmė pėrditė dhe qė na sjellin zhgėnjim, ne njerėzit duhet ti kemi parasysh dhe tė kėrkojmė mėnyrėn pėr tė ndėrtuar tė ardhmen tonė nė themel tė sigurtė, qė tė kemi rezultatin e duhur pėr veten tonė dhe pėr fėmijėt tanė.
E ardhmja jonė nuk do tė bėhet e mirė me urrejtje, tė kėqija, mėndjemadhėsi, padrejtėsi, tė cilat rriten vazhdimisht nė zemrat e njerėzve, por me dashuri. Prandaj kemi nevojė pėr njė ndryshim rrėnjėsor nė jetėn tonė dhe kėtė ndryshim mund ta bėjė vetėm Jezus Krishti. Kėshillat e njerėzve nuk mund tė ndryshojnė jetėn e ēdo njeriu. Ēdo vit ne urojmė lumturi, gėzim, dashuri, paqe dhe ēdo vit vėrtetohet se kėto urime janė tė kota. Pa Krishtin njeriu nuk mund tė shijojė lumturinė, paqen, gėzimin, dashurinė.Vetėm nėse Jezus Krishti do tė vijė nė jetėn e njeriut, atėherė ai mund tė bėhet me tė vėrtetė i lumtur. Perėndia ėshtė dashuri, dhe ēdo njeri qė jeton me Perėndinė shijon dashurinė e tij. Le tė kthehemi te Perėndia qė tė na ndryshojė jetėn tonė. Fjala e Perėndisė nėpėrmjet Apostullit Pal na thotė: ’’Sepse edhe ne dikur ishim tė pamendė, rebelė, endacakė, robėr tė lakmive tė ndryshme dhe tė qejfeve, duke jetuar nė ligėsi dhe nė smirė, tė urryer dhe duke e urryer njėri-tjetrin. Por kur u shfaq mirėsia e Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, dhe dashuria e tij pėr njerėzit, Ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij, me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė, tė cilėn e derdhi me mbushėlli mbi ne me anė tė Jezus Krishtit, Shpėtimtarit tonė, qė ne tė shfajsuar me anė tė hirit tė tij, tė bėhemi trashgimtarė tė jetės sė pėrjetshme, sipas shpresės qė kemi’’. Titit 3:3-7.
Fjala e Perėndisė, Ungjilli i Jezus Krishtit i tregon njeriut mėnyrėn sesi tė ndėrtojė tė ardhmen me siguri. Vetė Jezus Krishti tha: ’’Prandaj, ai qė i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė praktikė, mund tė krahasohet prej meje me njė njeri tė zgjuar, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi shkėmb. Ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; por ajo nuk u shėmb, sepse ishte themeluar mbi shkėmb. Pėrkundrazi ai qė i dėgjon kėto fjalė dhe nuk i vė nė praktikė, do tė krahasohet me njė njeri budalla, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi rėrė. Mė pas ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; ajo u shėmb dhe rrėnimi i saj qe i madh’’. Mateu 7:24-27.
Si pėrfundim vetėm me Jezus Krishtin mund tė urojmė njė tė ardhme mė tė mirė dhe njė vit tė sigurtė nė jetėn tonė.
Nga Kosta Kondhili












