| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Letėrsia Shqiptare
Nė fillimet e letėrsisė shqiptare janė veprat e Marin Barletit ("Historia e Skėnder-beut", 1508) dhe tė humanistėve tė tjerė, tė botuara latinisht. Libri i parė shqip ėshtė "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut. Letėrsia e vjetėr pėrfaqėsohet nga vepra fetare, por qė ishin shpre-hje e qėndresės kundėr sundimit osman. Autorėt mė tė rėndėsishėm ishin Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani dhe te arbėreshėt e Italisė Lekė Matrėnga e Jul Variboba. Nė shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letėrsia orientale, por nė veprat e poetėve mė tė shquar kishte edhe tema laike e nota shoqėrore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).
Letėrsia e re kombėtare nis afėr mesit tė shek. XIX lidhur me lėvizjen e gjerė pėr glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letėrsia e Rilindjes Kombėtare. Ajo pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė tė mbisundoi romantizmi, bashkėkohės me romantizmin europian. U lėvrua sidomos poezia. Kjo ishte njė letėrsi me frymė demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i tė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. Te arbėreshėt e Italisė u shquan Jeronim De Rada me poemėn "Kėngėt e Milosaos" (1836) e njė varg veprash tė mėdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemėn "Kėnga e Sprasme e Balės", Franēesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombėtar i kėsaj periudhe ėshtė Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsia" (1886), i "Historisė sė Skėnderbeut" nė vargje dhe i shumė krijimeve tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė poeti lirik e satirik Andon Zako Ēajupi ("Baba Tomori", 1902), poetėt Ndre Mjeda, Aleksandėr Stavėr Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes sė Pavarėsisėi (1912) letėrsia e zhvilloi mė tej frymėn atdhetare tė Rilindjes Kombėtare dhe nė vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqėrore. Pėrfaqėsues i shquar i rrymės demo-kratike ėshtė Fan Noli, figurė politike por edhe poet, publicist e pėrkthyes. Lirik i njohur i kohės ėshtė Lasgush Poradeci. Nga ana tjetėr njė figurė qendrore e letėrsisė dhe e publiēistikės ishte At Gjergj Fishta. Ndėr prozatorėt janė romancierėt Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stėrmilli. Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes sė masave mė tė varfėra dhe me theks tė fortė tė revoltės shoqėrore e shėnon krijimtaria nė poezi dhe nė prozė e Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndėrkohė ishte njė kritik letrar me veprimtari shumė tė zgjeruar publiēistike qė ndikoi jo pak nė kėtė letėrsi.
Njė etapė cilėsisht e re nė letėrsinė shqiptare zė fill nė vitet e Luftės ANĒ dhe mori zhvillim tė plotė pas Ēlirimit si letėrsi e realizmit socialist. Nė shtypin ilegal, si shprehje e qėndresės antifashiste, u lėvrua njė letėrsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombėtar" (1944) e Shefqet Musarajt ėshtė krijimi mė i shquar i kėsaj kohe.
Pas Ēlirimit pothuajse e tėrė letėrsia ishte e kontrolluar nga ēensura e shtetit. Hapėsirat nė cilat shtrihej letėrsia e asaj kohe ishin tė ngushta dhe plot rezik pėr autorėt. Shumė prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Petro Marko e tė tjerė u dėnuan nga Partia nė fuqi. Shkrimtarė tė tjerė si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot tė tjerė shkruanin tė vertetat e tyre tė fshehura pas njė sensi tė dyzuar. Megjithatė edhe gjatė periudhės sė Socializmit lindi dhe u zhvillua njė letėrsi e mirėfilltė e cila edhe pse nėn ēensurė, krijoi dhe u konfirmua. Nė vitet e fundit tė agonisė socialiste edhe letėrsia filloi tė shfaqej mė hapur dhe tė mbante njė qėndrim kritik herė hapur e herė tė nėnkuptuar. Pas diktaturės letėrsia shqiptare pati njėfarė mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarėve solli njė frymė tė re realiste sidomos nė poezi. Liria nė shkrim solli njė dyndje veprash letrare, por vetėm pak prej tyre ishin tė njė niveli tė pėlqyeshėm. Peshėn mė tė madhe e mbajtėn akoma shkrimtarėt e periudhės sė Pas Luftės. Shkrimtarė si Diana Ēuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, e plotė tė tjerė vezulluan nė kėtė periudhė. Nė poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndėr mė tė rinjtė Etvin Hatibi.
Vlen tė pėrmendet qė periudha e Post Diktaturės pati vlera tė veēanta sidomos pėrsa i pėrket ribotimit tė veprave qė ēensura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar. U botuan tė plota veprat e rilindėsve, e Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe tė dėnuara gjatė sundimit komunist tė shkrimtarėve Petro Marko, Pjetėr Arbnori, Fatos Lubonja, Kasėm Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Visar Zhiti e shumė tė tjerė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 15 Tetor 2005 20:10
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Letėrsia Shqiptare
Letėrsia e Vjetėr
Letėrsia e vjetėr shqiptare lindi dhe u zhvillua nė mesjetė, kur vendi ynė nėn zgjedhėn osmane, nė kushtet e shoqėrisė feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe pėrmbajtja e saj ėshtė kryesisht fetare. Tė nisur nisur nga qėllime atdhetare, shkrimtarėt e kėsaj periudhe shkruan edhe vepra mėsimore e didaktike, si:
"Fjalori latinisht-shqip i F.Bardhit , "Gramatika e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.
Atė qė s'mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qenies sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta.
Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė "Meshari i Gjon Buzukut, botuar mė 1555. Ky ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė "Historia e Skėnderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari", nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh., Voskopoja gjatė viteve 1720-1770
Ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė biblotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanė kryesisht karakter fetar ose mėsimor, janė fjalore disagjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr, qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhėt e tjera.
Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte letėrsia arbėreshe, prodhim i shqipėtarėve tė emigruar nė Itali para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė rradhė tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e saj.
Marin Barleti
Historiani i shquar Marin Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy". Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht. F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė se vepra e Barletit "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė rradhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės. Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.
Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė njė nga idetė e mėdha tė veprės. Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti.
Duke folur pėr qėndresėn e shqiptarėve gjatė shekullit XV, Barleti ka vėnė nė qendėr tė veprės sė vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla; ajo ėshtė dhėnė me tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e humanizmit e tė konceptit humanist pėr njeriun dhe luftėtarin e lirisė.
Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli luftėtar e trim , tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta dhe me lirinė.
Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe njerėzore, madhėshtor dhe legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e heroi , skalitur si me daltė nga pena e Barletit.
Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.
Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
Me librin e tij Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.
Gjon Buzuku
Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit. Gjon Buzuku ishte njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė, qė, me sa duket, punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprėn e tij ndoshta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit. Siē na thotė vetė, veprėn e filloi mė 20 mars 1554
Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.
Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo , ndoshta ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.
Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket , e kanė pasur nėpėr duar.
Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė rrugė.
Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr t'i vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e kuptoi dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime fetare por edhe atdhetare.
I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės qe besimtarėt shqiptare shkrimin e shenjtė ta merrnin drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai desh tė bėnte dicka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm se me punėn e tij do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm pėr tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie <<
U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė, nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglojinė
>>
Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės: Gjithė popullsinė e krishtene, ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga tė gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , nė gjuhėn shqipe.
Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj Meshari ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 190 , kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem Cabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė traditė tė mėparshme tė shkrimit tė shqipes kishėtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa duket e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim njė traditė pėr autorė qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje nė shqip njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte lėvruar si gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli mbane veē tė tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės pupullore si dhe mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin traditės sė shkrimit tė shqipes para tij.
Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore, por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.
Pjetėr Budi
Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė. Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.
Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė. Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.
Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.
Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj. Ndėr tė tjera shkruan: "Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė
pėr t'u ēliruar. Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve
Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė. Grushti qė do tė marrė Turqia kėtu, do tė jetė ndihmė edhe pėr polakėt .
Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera. Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua. I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, iu vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe. Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e degjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė. Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit". Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė e "leterotetė (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė
Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare. Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.
Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:
"Ku janė ata pleq bujarė,
qė qenė pėrpara ne,
e ata trima sqimatarė,
tė shpejtė si rrufe?
Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.
Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "
aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė .
Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 15 Tetor 2005 20:10
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Letėrsia Shqiptare
Letėrsia e Bejtexhinjve
Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.
Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.
Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.
Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.
Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.
Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
Pa opinga, zbathė e zhveshė;
vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
si katilėt rrinė tue qeshė.
Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.
Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.
Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.
Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
Shkrimtarėt
Nezim Frakulla
Sulejman Naibi
Hasan Zyko Kamberi
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 15 Tetor 2005 20:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Letėrsia Shqiptare
Letėrsia e Rilindjes
Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit shqiptar dhe ėndėrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e tė lulėzuar.
Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi i "Historisė sė Skėnderbeut dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e karakter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.
Sami Frashėri
Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie.
Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj.
Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim.
Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: "Abetare e gjuhės shqipe(1886), "Shkronjėtore e gjuhės shqipe(gramatikė e shqipes,1886) dhe "Shkronja(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati.
Naum Veqilharxhi
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, ėshtė pionieri i lėvizjes sonė kulturore patriotike tė shekullit XIX. Ai ėshtė ideologu i parė i Rilindjes nė Shqipėri, njė nga ata qė u hapėn udhėn ideve tė reja politike e kulturore kombėtare.
N.Veqilharxhi lindi mė 1797 nė Vithkuq tė Korēės. Ai pati mėrguar nė Rumani. I ndikuar nga idetė e lėvizjes kombėtare tė popujve tė Ballkanit, mori pjesė nė revolucionin rumun tė vitit 1821 kundėr Turqisė, revolucion qė pati karakter jo vetėm ēlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vėmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipėrisė nė ato ēaste historike shtronte para popullit tė tij kėrkesa tė reja. Nė vitet `40 tė shekullit XIX lėvizjet ēlirimtare nė Shqipėri kishin marrė hov, por atyre u mungonte njė program kombėtar dhe njė platformė ideologjike e pėrpunuar. Veqilharxhi ka meritė se nė shkrimet e tij formuloi i pari kėrkesat themelore tė Rilindjes.
Punėn e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e njė alfabeti origjinal tė gjuhės shqipe, tė pėrbėrė prej 33 shkronjash. Me kėtė alfabet hartoi dhe libra pėr mėsimin e shqipes. Tė parin libėr, qė ėshtė e para abetare pėr mėsimin e gjuhės shqipe, Veqilharxhi e botoi mė 1844 me titullin "Evėtar. Njė vit mė vonė, mė 1845, e botoi tė pėrpunuar e tė zgjeruar, me titullin "Fare i ri evėtar shqip pėr djelm nismėtar, tė shoqėruar me njė parathėnie pėr djemtė e rinj shqiptarė. Kėta libra tė Veqilharxhit u pritėn me entuziazėm nga patriotėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Shumė njerėz mėsuan tė shkruanin me alfabetin e tij. Kėrkesat e lėvizjes sonė kombėtare, Veqilharxhi i paraqiti nė tri shkrime tė tij: Nė parathėnien e botimit tė dytė tė Evėtarit, nė njė letėr dėrguar nipit tė tij dhe sidomos nė njė "Enqiklikė(letėr qarkore).
"Enqiklikėn ai ua drejtoi mė 1846 bashkadhetarėve tė tij. Ky dokument ėshtė konsideruar si manifesti i parė i lėvizjes sonė kombėtare, si njė program pune pėr tė. Ai flet me dhembje pėr gjendjen tepėr tė prapambetur tė popullit shqiptar. Kėtė e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme tė tė huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lėnien pas dore tė lėvrimit tė gjuhės sonė kombėtare. Ata shqiptarė qė shkolloheshin nėpėr vende dhe shkolla tė huaja, shpesh mėrgonin larg atdheut nė vend qė tė ishin "mirėbėrės, etėr e mėsonjės tė atheut e tė kombit tonė.
Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresėn dhe u bėn thirrje bashkatdhetarėve tė mbushen me hov e guxim. Me njė stil tė shkathėt, tė figurshėm, e plot optimizėm ai shkruan: "Le tė hedhim farėn e mirė dhe me siguri vetė natyra e shenjtė e ngjarjeve do tė ndihmojnė pėr gjallėrimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemėt e bukura dhe shumė tė ėmbla tė sė cilės do t'i korrė padyshim brezi i ardhmė qė do tė bekojė ata bujq dhe ata mbjellės tė mirė. Cila ėshtė kjo "farė e mirė dhe pemėt e ėmbla qė do tė japė ajo? Veqilharxhi mendon se, qė tė dalim nga gjendja e rėndė, duhet tė shkruajmė gjuhėn tonė e tė pėrhapim arsimin shqip, tė pėrhapim farėn e diturisė, e cila do tė sjellė gjithė tė mirat mė pas. Padituria ėshtė fatkeqėsi, mendon autori, njė e keqe e madhe, qė barazohet me skllavėrinė. "Ato kombe qė kanė mbetur nė padije, u shėmbėllejnė thjesht skllevėrve. Njė komb mund tė dalė nga mjerimi dhe prapambetja, kur tė fillojė tė lėvrojė gjuhėn kombėtare. Gjuhėn tonė ne duhet ta shkruajmė me "shkronja tė veēanta kombėtare, na mėson Veqilharxhi. Kėshtu, shpreson ai, edhe ne do tė vihemi nė rradhėn e kombeve tė qytetėruara.
Nė kėtė mėnyrė e formulonte ai njėrėn prej kėrkesave tė mėdha tė lėvizjes sonė kombėtare, duke u nisur nga parimi i drejtė se njė popull mund tė kulturohet vetėm me anė tė gjuhės sė vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol tė madh gjatė Rilindjes. Rilindėsit e njihnin si paraardhės dhe ushqenin pėr tė njė nderim tė madh. Me idetė e tij iluministe dhe me veprimtarinė e tij nė dobi tė kombit e tė gjuhės shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinė dhe respektin e bashkatdhetarėve patriotė, por edhe mėrinė e armiqve tė Shqipėrisė, veēanėrisht te grekomanėve. Mė 1846, ai u helmua nga agjentėt e Patriarkanės, duke qenė kėshtu jo vetėm i pari ideolog, por edhe i pari dėshmor i Rilindjes Kombėtare.
Naim Frashėri
Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.
****************************
Naim Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres.
Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit.
Dashuria pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e kohės.
Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr ēlirim kombėtar.
Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė, nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj.
Naimi ėshtė bilbili i gjuhės shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės shqiptare.
Jeronim De Rada
Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij. Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare. Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe
Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtarepėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.
Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet `30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re, e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-`49, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870. Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.
Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.
Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi dhe "kultin e ndjenjės, qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.
Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.
Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.
Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qė i zbuloi atij shpirtin e popullit tė vet. Po nė kėtė kohė ai njohu njė vajzė tė varfėr, tė bijėn e njė bariu, qė e afroi me njerėzit e thjeshtė dhe i frymėzoi vjersha tė ngrohta dhe tė ndiera. Njė botė mė e gjerė u hap para De Radės sė ri mė 1834, kur i ati e dėrgoi tė studionte pėr drejtėsi nė Napoli, qendėr e madhe kulturore-politike e Italisė sė Jugut. Aty i riu arbėresh u njoh me lėvizjen letraree politike tė kohės, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parė e botuar "Kėngėt e Milosaos, qė shėnonte agimin e njė periudhe tė re pėr letėrsinė kombėtare. Kjo vepėr hodhi kushtrimin pėr ēlirimin e atdheut tė stėrgjyshėrve:
"Erdhi dita e Arbėrit!
Vepra "Kėngėt e Milosaos u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve. Qė nga ajo kohė fillon pėr De Radėn njė rrugė e re: rruga e pėrpjekjeve aktive pėr t'i dhėnė dritė atdheut tė tė parėve. Po atė vit ai u shtrėngua tė ndėrpriste studimet dhe tė kthehej nė fshat, pėr shkak tė kolerės qė kishte rėnė nė Napoli. Pa shkuar asnjė vit poeti mori pjesė nė njė komplot pėr tė pėrmbysur regjimin absolutist tė Burbonėve. Komploti dėshtoi dhe poeti, pėr t'i shpėtuar burgosjes ose dėnimit me vdekje, u detyrua tė jetonte gjashtė muaj si komit.
Edhe mė vonė, kur ai bėnte praktikėn si avokat nė Napoli, policia e gjurmonte si njeri tė dyshimtė. Mė nė fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punė dhe u shtrėngua tė hynte si mėsues privat nė njė familje fisnike tė Napolit.
Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve. Censura burbone, duke kuptuar idetė liridashėse tė librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatė, poeti vazhdoi rrugėn e krijimtarisė, duke plotėsuar "Milosaon me kėngė tė tjera, duke botuar, pėr herė tė dytė poemėn "Serafina Topia dhe tragjedinė "Numidėt(italisht). Nė kėtė periudhė De Rada u bė i njohur edhe jashtė kufijve tė Italisė. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare tė vitit 1848 e gjetėn De Radėn duke mbrojtur aktivisht pikėpamjet pėrparimtare pėrmes gazetės sė tij "Arbėreshi i Italisė. Shpėrthimi i reaksionit tė egėr e detyroi atė tė mbyllte gazetėn e tė tėrhiqej nė fshatin e lindjes "pėr tė pritur kohė mė tė mira. Megjithatė, poeti, nėpėrmjet punės sė vet, nuk e reshti veprimtarinė politike. Nė kėtė kohė ai iu kushtua mė tepėr ēėshtjes kombėtare shqiptare. Mė 1849, pas pėrpjekjeve aktive tė De Radės, nė kolegjin e Shėn-Adrianit u vendos mėsimi i shqipes dhe poeti u bė mėsues is saj., po pas tre vjetėsh u pushua nga puna pėr idetė e tij pėrparimtare.
Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe(1866) etj. Mė 1878 poeti ngriti hapur zėrin nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit, duke protestuar me forcė kundėr cėnimit tė terėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Ai tashmė ishte lidhur ngushtė me lėvizjen kombėtare dhe atdheun e tė parėve dhe militonte nė dobi tė kėsaj ēėshtjeje edhe nėpėrmjet publiēistikės. Kėshtu, mė 1883-`87 De Rada nxorri revistėn e parė shqiptare "Flamuri i Arbrit, qė u bė tribinė atdhetarizimi dhe mbrojtėse e interesave tona kombėtare ndaj synimeve grabitqare tė shovinistėve fqinjė dhe tė imperializmit austriak e italian, duke shtruar kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė. Vitet e fundit tė jetės qenė tė rėnda e tė mundimshme. Fatkeqėsitė e rėnda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtėn poetin, pėrkundėrazi ai u bė mė i zjarrtė se kurrė nė veprimtarinė e tij poetike e krijuese. Nė kėtė kohė ai pėrfundoi poemėn e gjatė "Skėnderbeu i pafat, poemėn "Gjon Huniadi variantin e fundit tė "Serafina Topisė, me titull "Njė pasqyrė e jetės njerėzore. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.
Nė kėtė periudhė ai ishte pėrsėri mėsues i shqipes nė Shėn-Adrian. Vdiq me 1903, nė moshėn nėntėdhjetėvjeēare, nė njė dhomė tė shkretė, pa dritė, pa zjarr, pa bukė, duke lėnė pas pikėllimin e gjithanshėm tė arbėreshėve.
Pashko Vasa
Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, ėshtė njė ndėr udhėheqėsit mė tė hershėm e mė tė njohur tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai ka hyrė nė historinė e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi nė Shkodėr mė 1825. Mėsoi disa gjuhė tė huaja si autodidakt dhe fitoi njė kulturė shumė tė gjerė pėr kohėn. Rreth vitit 1847 shkoi nė Itali dhe mori pjesė me armė nė dorė nė revolucionin e Venedikut kundėr pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftėsi ushtarake. Pas dėshtimit tė kėsaj lėvizjeje, P.Vasa u vendos nė Stamboll. Nė Turqi P.Vasa u ngrit nė shkallėn e lartė tė hiearkisė shtetėrore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, mė 1892 nė Bejrut, ishte guvernatori i pėrgjithshėm i Libanit. Gjatė gjithė jetės sė tij P.Vasa s'ka rreshtur sė menduari pėr Shqipėrinė dhe ka dėshiruar ta shohė tė lirė, tė pavarur, e tė kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon nė vitet `60 nė Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin. Mori pjesė nė pėrpjekjet pėr oragnizimin e shoqėrive patriotike e kulturore, pėr krijimin e njė alfabeti tė shqipes dhe bashkė me Samiun ishte ndėr themeluesit e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe njė nga frymėzuesit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe mbrojti me forcė ēėshtjen kombėtare nė Stamboll dhe nė qarqet diplomatike jashtė perandorisė.
Veprimtarinė letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht nė vitet `50-`60 tė shekullit XIX. Gjithė krijimtaria e tij lidhet ngushtė me atdheun, me historinė dhe lashtėsinė e popullit shqiptar, me mbrojtjen e tė drejtave tė tij si komb. "A mos ėshtė krim ta duash vendin tėnd? - shkruante ai. - Ajo qė ėshtė njė cilėsi, njė virtyt pėr tė tjerėt, nuk mund tė jetė tjetėr gjė pėr ne. Shkroi poezi, prozė artistike, publiēistikė dhe libra gjuhe.
Veprat mė tė rėndėsishme tė P.Vasės janė: pėrmbledhja me vjersha "Trėndafila dhe gjemba(1873), ku flet me zjarr e mall pėr vendlindjen dhe dėshiron lirinė e Shqipėrisė. Mė 1879 botoi frėngjisht trajtesėn: "E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nė tė cilėn argumenton lashtėsinė e popullit shqiptar, tregon vetitė e tij dhe mbron tė drejtat kombėtare. Botoi mė 1890 romanin "Bardha e Temalit tė shkruar frėngjisht, ku pėrshkruan zakone e doke tė jetės shqiptare nė sfondin e luftės pėr ēlirim kombėtar. Shkroi edhe njė "Gramatikė tė shqipes pėr tė huajt(1887). Por kryet e vendit nė krijimtarinė e tij e zė vjersha "O moj Shqypni
Kjo vjershė lindi nė ditėt e stuhishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe qarkulloi gojė mė gojė, ngandonjėherė edhe si kėngė. Nė tė ndihet jehona e ngjarjeve dramatike qė kalonte vendi ynė, kur shqiptarėt mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitė e shovinistėve fqinjė dhe nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit. Vjersha sintetizon nė mėnyrė poetike gjithė idetė e mėdha tė lėvizjes kombėtare dhe me patosin kushtues, shėrben si njė manifest poetik i saj.
Vjersha ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e antitezės. Pėr nga brendia ajo pėrmban dy pjesė, dy tablo tė Shqipėrisė. Nė tė parėn, si gjithė rilindėsit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton tė kaluarėn, kurse nė pjesėn e dytė pėrshkruhet me ngjyra rrėngjethėse gjendja e mjerė e atdheut tė robėruar.
Vjersha fillon me ton elegjiak, me njė pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipėrisė, qė e kanė "qit me krye n'hi, qė s'e ka mė forcėn dhe lavdinė e mėparshme.
Me njė ndjenjė krenarie, poeti na jep pėrfytyrimin e dikurshėm, tė Shqipėrisė si njė zonjė e rėndė, plot begati, trimėri e dinjitet e, mbi tė gjitha, plot vlera njerėzore:
me armė tė bardha, me pushkė ltina,
me burra trima, me gra tė dlira,
ti ndėr gjithė shoqet ke kenė ma e mira.
Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinė e sė kaluarės, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarė bėnin tė dridhej qiell e dhč, tė dridhej armiku otoman gjer thellė nė strofkullėn e tij. Kėto vlera frymėzonin respekt tė pakufijshėm tė tė gjithė burrave ndaj Shqipėrisė, duke pasur pėr nder ta quanin "nėnė. Poeti, si mjaft rilindės tė tjerė, krijon raportin nėnė-bir dhe e pėrdor si mjet themelor simbolin e figurės sė nėnės. Edhe mė pas, thirrjet qė u drejton bashkatdhetarėve, ua drejton nė emėr tė kėsaj lidhjeje, nė emėr tė detyrės qė ka ēdo bir ndaj nėnės, ndaj atdheut.
Toni elegjiak rishfaqet nė fillim tė pjesės sė dytė, pėrzier me mllef tė papėrmbajtur, kur i drejtohet zemėrcoptuar Shqipėrisė:
Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem pėrdhe!
Poeti zbulon edhe shkaqet e kėsaj gjendjeje: shqiptarėt kanė harruar "besėn e tė parėve dhe janė pėrēarė nė Fč tė ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lėvizjes kombėtare, autori u drejtohet bashkatdhetarėve:
Po jeni vllazėn t'gjithė, more t'mjerė
Megjithėse toni elegjiak ndihet edhe nė vargje tė tjera tė pjesės sė dytė, poeti nuk bie nė dėshpėrim, madje me kėtė mėnyrė ai kėrkon tė prekė nė sedėr gjithė shqipėtarėt. Kujt i bėn zemra tė shohė tė poshtėruar, tė coptuar e tė dobėt nėnėn e dashur. Me besim tė patundur nė forcėn dhe shpirtin patriotik dhe luftarak tė tyre, poeti i jep tone burrėrore vargut dhe ngre zėrin pėr luftė tė armatosur, si e vetmja rrugė pėr ta shpėtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Ėshtė nder qė jetėn t'ia falėsh Shqipėrisė.
Vjersha qė nis me njė pasthirrme tronditėse, elegjiake, mbyllet me njė apostrofė kushtruese:
Coniu, shqiptarė, prej gjumit, ēoniu,
tė gjithė si vllazėn n'njė besė shtrėngoniu,
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!
Vetėm njė atdhetarizėm i flaktė mund te krijonte vargje me njė forcė tė tillė, vargje qė shpallėn parrullėn e madhe rilindase se kombi ėshtė mbi ēdo fč, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janė gjithēka. P.Vasa ėshtė njė nga tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr t'u bashkuar pa dallim feje.
Vėrtet nė pikpamje tė kompozicionit vjersha pėrbėhet prej dy pjesėsh dhe theksi vihet mė tepėr tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe sė ardhmes. Ajo u shkrua e frymėzuar nga aspiratat pėr ta parė Shqipėrinė tė lirė, tė pėrparuar e plot dinjitet. Vjersha "O moj Shqypni ėshtė njė nga krijimet mė tė frymėzuara tė poezisė shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehės, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesė emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ėmbėl e bėnė atė aq ndikues tek masat. Vargu dhjetėrrokėsh (pesėrrokėsh i dyzuar) i jep poezisė njė ritėm marshi, nė pėrputhje me pėrmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithė idetė e lėvizjes kombėtare: krenarinė pėr tė kaluarėn, dashurinė pėr vendin, urrejtjen pėr robėrinė, thirrjen pėr bashkim, vjersha "O moj Shqypni u bė njė nga kryeveprat poetike tė Rilindjes.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 15 Tetor 2005 20:13
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4471
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe
Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste 'Bashkimi'' nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Prandaj mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipnisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur dhe te gjithė erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė Shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve qoftė ndaj grekėrve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.
Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar moslemanė shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipninė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke. Tri herė turku ja dogji shtėpinė dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i prerė kokėn At Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri njė lajmėrim me titull 'Mallkimi i shkronjave shqipe''. Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė shkolluar.
Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet 'Shkolla Normale nė Elbasan'' njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Europjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipni dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar 'Pėrparimi'' u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipnis. Mė 18 Nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, 'Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para''. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipnin qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.
Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipni dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Nė Gjinokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.
Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė moslemane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė ''Mahfeli'' me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare 'Mahfeti'' me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.
Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėrė, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.
Gazeta atdhetare 'Shkreptina'' e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipnis. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr 'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri.
Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipnisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
____________
Lot Dielli
|
|
#5 15 Nėntor 2006 10:52
|
|
 |
arixhiu
Rregjistruar

Postime: 46
Rregjistruar: Janar 2006
Pėrdorues #: 1423
Gjuha Sitit: English
|
 Re: Kongresi I Manastirit Dhe Alfabeti I Gjuhes Shqipe
Bukur bukur.
Gjej rastin si emigrant te permend me keto vargje te mrekullueshme qe postoi tina nje gje te kene parasysh Shqiptaret jashte. Nuk gaboj kur them se shume Shqiptare iu vjen turp te thone se jane Shqiptare.
Me vjen keq, turp duhet te iu vije te tjereve qe jane perzierje surrugatesh jo Shqiptareve.
|
|
#6 30 Nėntor 2006 17:51
|
|
 |
erlehta
Rregjistruar

Postime: 98
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 24
Pėrdorues #: 124
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Letėrsia Shqiptare
"Ku janė ata pleq bujarė,
qė qenė pėrpara ne,
e ata trima sqimatarė,
tė shpejtė si rrufe?
Keto vargje jane vertete te bukura...
P.s Me kujtohet qe profesori im i letersise Kopi cdo ore na i permendte keto vargje.
|
|
#7 27 Dhjetor 2006 20:09
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
| |