Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Scanderbeg (operė) 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Scanderbeg (operė) 
 
Opera me 5 akte “Scanderbeg”. Ėshtė njė operė romantike e shkruar nga kompozitorėt francezė Franēois Francoeur dhe Franēois Rebel pėr sezonin e vjeshtės sė Operės sė Parisit nė vitin 1735.

Ndryshe nga veprat e tjera qė pėrpiqen ta tregojnė nė mėnyrė sa mė heroike pėrplasjen mes Perandorisė Osmane dhe shqiptarėve, libretistėt Antoine Houdar de la Motte dhe Jean Louis Ignace de la Serre e kanė dhėnė pėrmes njė historie dashurie tė heroit shqiptar dhe Serviljes, princeshės sė Serbisė, tė cilėn e lakmon edhe vetė Sulltan Murati. Njė dashuri e vėshtirė, por qė ka njė fund tė lumtur.

Sipas Alma Mile, premiera e operės ishte me datė 27 tetor 1735. Sipas Van Christo, premiera e operės ishte me datė 22 tetor 1763 nė prezencėn e mbretit Louis XV and Mbretėreshės Marie Charlotte Leszczynska e Francės nė Fontainebleu. Ka mundėsi qė premiera e vitit 1763 tė jetė njė pėrpunim i versionit tė parė tė luajtur nė vitin 1735.

[redaktoni] Premiera nė Shqipėri

Opera u dha pėr herė tė parė nė Shqipėri me datė 31 gusht 2006. Opera ishte njė bashkėpunim i Akademisė sė Arteve me Departamentin e Muzikės Antike nė Konservatorin e Leēes, qė ofroi edhe partiturat, me mbėshtetjen e Qendrės sė Muzikės Baroke nė Versajė dhe Konservatorin Kombėtar tė Tuluzės. Nė rolet kryesore interpretojnė tenori Jean Franēois Lombard, nė rolin e Skėnderbeut, sopranoja Anna Aurigi nė rolin e sulltanes Roksanė, sopranoja Azusa Saito nė rolin e Serviljes, ndėrsa perandori turk interpretohet nga baritoni Antonio Guirao Valverde. Njė rol tė rėndėsishėm nė vepėr luan edhe kori i Akademisė sė Arteve nėn drejtimin e mjeshtres Suzana Turku, por edhe orkestra e Konservatorit tė Leēes nė bashkėpunim me atė tė Akademisė, nėn drejtimin e dirigjentit Jerome Correas. Balerinėt janė studentė tė Akademisė sė Arteve, koreografia mban firmėn e Assunta Fanulit dhe Blerina Tufės ndėrsa regjia ėshtė e Merita Martinos.


Alma Mile e vlerėsoi kėshtu premierėn nė Shqipėri tė kėsaj opere: "Njė listė shumė e gjatė bashkėpunėtorėsh pėr shfaqjen e tė hėnės mbrėma, ku pėrveē idesė qė njė muzikant i oborrit mbretėror nė Francė shkroi njė vepėr pėr heroin tonė kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeun, nuk kishte shumė pėr tė admiruar. Libreti ishte i ēuditshėm. Nė vepėr Skėnderbeu dashurohej me njė princeshė serbe e joshej nga njė sulltane turke. Muzika e interpretuar nga orkestra e Konservatorit tė Leēes nėn drejtimin e dirigjentit Jerome Correas ishte interesante, luhej me instrumenta antikė, fyej, oboe e organo. Ndėrsa e dėgjoje, fare mirė mund tė imagjonoje njė oborr mbretėror dhe njė publik qė shijonte muzikėn nė modė tė kohės. Ndėrsa interpretimi i kėngėtarėve linte shumė pėr tė dėshėruar. Skėnderbeu, i sjellė nga tenori Jean Franēois Lombard, i veshur me kostum popullor shqiptar edhe pse ndodhej nė oborret e sulltanit (sipas libretit) nuk pėrcillte asnjė lloj emocioni. Interpertimi i tij vokal, pa folur pėr atė aktorial qė mungonte tėrėsisht, ishte aq i vakėt saqė zor e kuptoje qė bėhej fjalė pėr njė tė ri “tė fortė, sypatrembur” qė po bėnte plane pėr tu arratisur nga sarajet e sulltanit. Deri diku i arrirė interpretimi i sopranos Anna Aurigi nė rolin e sulltanes Roksanė dhe sopranos Azusa Saito nė rolin e Serviljes. Mund tė konsiderohet i mirė interpretimi i baritonit Antonio Guirao Valverde nė rolin sulltan Muratit, ndėrsa interpretimet e tjera ishin thuajse amatoreske, duke pėrfshirė kėtu edhe koreografinė dhe kėrcimin e balerinėve tė AA-sė. Elementi mė pozitiv ishte kori i Akademisė sė Arteve nėn drejtimin e mjeshtres Suzana Turku, qė u shfaq unik dhe i kombinuar nė zėra. Vepra ishte menduar pa skenografi dhe mungonte loja skenike. Madje kėngėtarėt mbanin partiturat nė duar kur interpretonin. Kėngėtarėt italianė qė u ngjitėn nė skenė ishin tė gjithė tė rinj, ndoshta ende tė padiplomuar dhe vepra nuk shkonte mė tej se njė shfaqje studentėsh
 



Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!