Pasaporta e Armando Qaramės
Datėlindja: 05.01.1977
Vendlindja: Tiranė
Vendbanimi: Athinė
Gjendja civile: I martuar, me njė fėmijė
Nr. i makinės: 3 (nė varėsi tė renditjes nė kampionat)
Tituj kampion nė Greqi: 2 (2002, 2003)
Renditja mė e mirė nė europian: vendi i 3 tė
Renditja mė e mirė nė botėror: vendi i 22 tė
Armando Qerama ėshtė emri i njė tjetėr shqiptari, i cili lakohet prej vitesh nė Greqi. Ai ėshtė dy herė kampioni i garave KART nė shtetin fqinj dhe pėrfaqėsues i tyre nė kampionatet botėrore dhe europiane tė kėtij sporti. Pasioni i tij pėr garat e shpejtėsisė ka filluar qė nė Shqipėri kur ishte fare i vogėl. Vetė Armando pohon se ishte me "fat" qė shtėpinė e tij tė lindjes nė Tiranė, e kishte fare pranė njė parku autobusėsh. "Isha me fat, pasi kaloja shumė orė brenda kėtij parku, laja autobusėt, ndihmoja shoferėt dhe mekanikėt vetėm pėr tė marrė njė "shpėrblim". Ky shpėrblim ishte njė xhiro disa metėrshe me autobus brenda parkut, - thotė ai. Pasioni im pėr makinat arriti njė ditė deri nė njė ēmenduri. Sė bashku me vėllain tim mė tė vogėl shkuam natėn nė parkun e autobusėve dhe pasi "korruptuam" rojėn me gjysmė litri raki, u futėm brenda dhe morėm njėrin prej autobusėve. Dola xhiro gjatė gjithė natės. Kur po afronte mėngjesi, vendosa tė kthehesha dhe tė fusja autobusin nė park, po te dera e hyrjes na mbaroi karburanti dhe u detyrova ta lija aty. Tė nesėrmen drejtuesit e parkut kishin nxjerrė njė lajmėrim, nė tė cilin ndalohej rreptėsisht hyrja ime nė atė park," - tregon Armando, ndėrsa qesh pėr kėtė "shaka pa kripė" qė i kishte bėrė pėr pasionin e tij mė tė madh.
Emigrimi dhe vazhdimi i ėndrrės "sė ēmendur"
Nė vitin 1992, edhe ai si shumė tė rinj tė tjerė vendosi tė largohej nė emigrim sė bashku me familjen. Ky vendim padyshim qė u mor pėr njė jetė mė tė mirė dhe jo pėr tė zgjuar ėndrrat e tij. Nė fakt rezultoi njė vendim i drejtė pėr tė. Emigrimi e detyroi tė futej nė punė fare i vogėl dhe si fillim puna e tij ishte e rėndomtė, pra njė punė krahu sė bashku me babain e tij.
Nė vitin 1997, ai fillon punė si punonjės i njė "Luna Parku" tė lėvizshėm italian. "Me kėtė punė tė re qė bėja, lėviznim shumė, nėpėr vende tė ndryshme tė Europės. Njė ndėr kėto vende ishte edhe ishulli grek Kreta. Aty "Luna Parku" u vendos shumė pranė njė kartodromi dhe pas miqėsisė qė zumė me punonjėsit e saj, filluam tė shkėmbenim xhetona, pra ne u jepnim atyre pėr tė hyrė nė "Luna Park", ndėrsa ata na jepnin pėr tė hyrė nė kartodrom dhe pėr t'u argėtuar me makinat, edhe pse ato nuk ishin profesionale," - tregon Armando.
Dashuria pėr garat solli zhvlerėsimin e parasė
"Kur u ktheva nė Athinė, pas rreth 10 vitesh punė, arrita pėr herė tė parė tė blej makinėn time personale, njė FIAT GT. Nė atė kohė sapo isha fejuar dhe sė bashku me nusen fillova tė bėja gara shpejtėsie nė rrugė nė vende tė caktuara, ku dhe vetė grekėt provonin dhe vinin nė garė makinat e tyre sportive. Aksidentet ishin shumė tė shpeshta dhe kthimi i makinės nė gjendjen e mėparshme kėrkonte shumė para, por kjo gjė nuk mė shqetėsonte aspak. Rėndėsi pėr mua kishte praktikimi i kėtyre garave tė ēmendura, edhe pse isha vetėm 21 vjeē. Arriti njė pikė kur edhe nusja ime (Lela) mė kėrkoi tė hiqja dorė. Grindjet me tė ishin aq tė shpeshta, saqė mė tha "o mua ose garat e tua tė ēmendura", tregon Armando duke qeshur.
Lidhja e parė me garat profesioniste KART
"Duhej tė gjenim njė kompromis, pra unė doja tė garoja akoma, por tė paktėn tė gjeja diēka mė pak tė rrezikshme, ndoshta tė garoja nė njė pistė. I telefonova pronarit tė kartodromit nė Kretė dhe i kėrkova njė zgjidhje, ai mė drejtoi te skuadra greke PRT (Polikronidhis Racing TEAM), ku unė vazhdoj tė jem aktualisht. Bisedova me Sokrati Polikronidhi dhe i kėrkova tė mė provonte pėr tė garuar. Pas disa kėrkesash tė shpeshta tė miat, ai mė dha mundėsinė tė provoja njė makinė garash KART. Edhe pse mė kėshilloi tė kisha kujdes, pasi ishte shumė mė e shpejtė dhe mė e rrezikshme se makina qė kisha provuar nė Kretė, unė nuk e dėgjova dhe qė nė kthesėn e parė dola jashtė dhe u pėrplasa. U ktheva nė bokse, i kėrkova tė ma rregullonin makinėn sa mė shpejt dhe tė futesha sėrish nė pistė, isha i paduruar pėr t'u treguar atyre njerėzve se kisha diēka dhe qė ata duhej tė mė besonin. Ishte viti 2002, pas provave tė shumta qė kisha zhvilluar (tri herė nė javė), ata mė besuan dhe mė futėn nė 4 gara tė kampionatit dhe ndėr pesė pilotėt qė kjo skuadėr kishte, unė luftoja gjithnjė me tė katėrtin.
Largimi i kampionit pėr t'i hapur vend Armandos
"I biri i pronarit tim, Jorgo, ishte tri herė rresht kampioni i Greqisė, nė vitin 2002 ai vendosi tė "varte skafandrėn nė gozhdė" pėr tė ma lėnė mua vendin. Ai u bė trajneri im dhe unė gjithė atė besim qė mė dhanė, ua shpėrbleva duke u shpallur kampion i Greqisė, edhe pse nuk fitova asnjė garė, por duke u renditur i 3 ti dhe i 4 ti nė tė gjitha garat e kampionatit. Njė vit mė pas, qė nė garėn e parė theva rekordin e pistės dhe arrita tė fitoja pėr herė tė parė njė garė. Si pėrfundim fitova 5 nga 6 garat e sezonit dhe u shpalla sėrish kampion i Greqisė pėr sezonin 2003. Tri vitet pasardhėse ishin me tė vėrtetė "tė errėta" pėr mua. Problemet e shumta tė makinės nė ēdo garė tė ēdo sezoni nuk mė lejuan tė ngjitesha mė shumė se vendi i tretė nė sezonet 2004, 2005 dhe 2006.
Pjesėmarrja nė botėror e europian dhe gara me Alonson
Nė vitin 2002, si kampioni i Greqisė shkova nė Afrikėn e Jugut pėr tė pėrfaqėsuar kėtė shtet nė kampionatin botėror. Pėrgatitja e njė gare botėrori ishte shokuese, aq sa mė shtoi edhe mė shumė emocionet qė kisha. Gjatė provave kualifikuese pėr garėn finale tė botėrorit, pėsova njė aksident nga njė pilot tjetėr dhe gjithēka pėr mua dhe pėr Greqinė nė atė botėror pėrfundoi aty. Nė vitin pasardhės, nė 2004 n, shkova sėrish nė kampionatin botėror qė kėtė herė zhvillohej nė Sharmen Sheik. Arrita tė kualifikohesha pėr garėn finale, u nisa i 28 ti dhe e pėrfundova i 11 ti, njė rezultat qė u festua nė Greqi. Mė pas, po nė kėtė vit shkova edhe nė europian, i cili u zhvillua nė Itali, aty u rendita i 3 ti. Edhe nė vitin 2005 u rendita sėrish nė vendin e 3 tė nė europian. Nė vitin 2006 shkova sėrish nė botėror dhe nga 106 pjesėmarrės arrita tė renditesha i 22 ti.
Nė vitin 2002, pas kampionatit botėror zhvillova edhe kampionatin europian. Nė njė nga garat e kėtij kampionati, pasi janė disa, nė pistė ishte dhe kampioni i botės sė Formulės 1, Fernando Alonso. Nė atė kohė nuk e njihnin pothuajse fare, megjithėse tė gjithėve u bėri habi qė njė pilot, i cili u nis i 30 ti, arriti ta pėrfundonte garėn nė vendin e dytė dhe mė pas u shpall kampion. Ndėrsa unė nė atė garė u nisa i 34 ti dhe e pėrfundova nė vendin e 18 tė."
Gjithēka ėshtė me vetėfinancim
Pėr ēdo garė dhe pėr ēdo pjesė tė makinės, Armando paguan ashtu siē mban me rrogė dhe trajnerin e tij. "Gomat e makinės i ndėrroj njė herė nė javė (4x150 euro), ndėrsa motori i makinės ndėrrohet njė herė nė muaj (1x1500 euro). Ēdo sezon nė kampionatin grek mė kushton rreth 10 mijė euro, ndėrsa nė kampionatin europian 20 mijė euro. Kampionati botėror paguhet nga shteti grek, nėse del i pari," - tregon ai.
Makina
Motori: Rock
Kubikėt: 125cc
Kuaj fuqi: 32
Amortizatorė: Nuk ka
Lartėsia nga toka: 2 cm
Shasia: Tony Kart (firma mė e njohur italiane nė kėtė kategori garash)
Gomat: Bridgestone
Pesha: 106 bashkė me pilotin
Endi Tufa













