Pas vizitės sė kryeprokurorit Sollaku nė Londėr, Scotland Yard nis ekzekutimin e fletė-arresteve
Nga Londra
Muhamed Veliu
Duket se viti 2007 nuk do tė jetė aspak i mbarė pėr ata shqiptarė qė kanė llogari tė hapura me drejtėsinė e vendit tė tyre dhe qė fshihen nė Britaninė e Madhe. Nė harkun kohor tė dy javėve, skuadra e ekstradimeve nė Scotland Yard ka mundur me sukses tė identifikojė e arrestojė dy shtetas shqiptarė, qė kėrkoheshin nga Interpol-Tirana. Siē edhe gazeta "Shqip" paralajmėroi disa kohė mė parė nė faqet e saj, kjo "furtunė" arrestimesh ndodh pasi kryeprokurori Theodhori Sollaku i dorėzoi homologut tė tij britanik njėqind fletarreste pėr shtetasit shqiptarė, qė besohet se nėn identitete tė rreme fshihen nė Angli.
Mėsohet se skuadra e ekstradimeve nė Scotland Yard ka nisur njė operacion, ku nė qendėr tė tij janė vėnė shtetasit shqiptarė qė i fshihen drejtėsisė nė Britani. Nė kėtė operacion po marrin pjesė dhe dy oficerė shqiptarė, tė ardhur nga Tirana pėr tė koordinuar veprimet me kolegėt e tyre anglezė. Ky fakt i ėshtė pohuar gazetės "Shqip" nga burime tė komunitetit shqiptar nė Londėr. Gjatė njė operacioni policor nė veri tė kryeqytetit britanik, ku kėrkohej njė eksponent i bandės sė Tan Kateshit, krahas oficerėve tė Scotland Yard ishin dhe dy shqiptarė. Ata intervistuan personat shqiptarė qė ndodheshin nė adresėn, ku mendohej se strehohej i kėrkuari nga Elbasani. Njė zėdhėnėse e Prokurorisė Britanike, pyetur rreth ēėshtjes sė ekstradimeve pėr shtetasit shqiptarė, deklaroi se "edhe nė ato raste kur ata kanė kėrkuar azil me identitete tė rreme dhe kanė mundur tė pėrfitojnė leje qėndrimi nė Angli, do tė jenė subjekt identifikimi pėrmes fotove dhe shenjave tė gishtave, duke u ekstraduar pėr llogari tė drejtėsisė shqiptare".
Duket se pas vizitės nė Londėr, fundvitin e shkuar nga kryeprokurori Theodhori Sollaku, viti 2007 nuk do tė jetė aspak i mbarė pėr shqiptarėt e kėrkuar, tė cilėt qė prej shumė vitesh e kanė bėrė gjumin e qetė, duke u fshehur nė shtetin ishullor. Qė nė ditėt e para tė muajit janar, skuadra e ekstradimeve ka arrestuar nė Londėr Afrim Sinanin, dėnuar me 20 vjet burg pėr vrasje, si dhe Edmond Kallmin, i kėrkuar pėr vrasjen e Adriana Besit. Nė zyrat qendrore tė Scotland Yard ndodhet njė njėsi e veēantė qė merret me ekstradimet. Pasi marrin nga Interpol-Tirana apo Prokuroria e Pėrgjithshme "skedat e kuqe" pėr shqiptarėt "wanted" fillimisht bėhet krahasimi i shenjave tė gishtave nė kompjuterin e pėrgjithshėm kombėtar tė policisė me ato tė ardhura nga Interpoli.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
















