Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Kush ėshtė mė i miri nė botė? 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kush ėshtė mė i miri nė botė? 
 
Kėtu kemi renditur 20 lojtarėt mė vendimtarė tė planetit. Nga dragonjtė e vjetėr si Ronaldo dhe Sheva, spektakolarėt Ronaldinjo dhe Henri, deri te talentet si Kristiano Ronaldo dhe Mesi.

Kush ėshtė lojtari mė i mirė i planetit? Nėse alienėt do tė zbrisnin nga Marsi dhe tė na pyesnin se kush ėshtė mė i forti nė kėtė sport fantastik e tė pashoq me topin qė ėshtė futbolli, si do tė pėrgjigjeshim? Nė tė kaluarėn e afėrt ka pasur mbretėr tė padiskutueshėm. Ishte epoka e Platinisė. Edhe epoka e Maradonės. Edhe ajo e Van Bastenit. Pastaj erdhi radha e Ronaldos. Pak mė vonė ajo e Zidanit. Tė gjithė lojtarė absolutė qė mbeten nė histori. Tani nuk ka njė dominues absolut nė skenėn botėrore. Megjithatė, nė imagjinatėn kolektive ėshtė ndoshta njė emėr qė pak mė tepėr se tė gjithė mishėron spektaklin e futbollit: Ronaldinjo. Por tė jesh mė zbavitėsi, do tė thotė tė jesh mė i zoti? Pastaj, mė e rėndėsishme ėshtė tė jesh mė i zoti nė planin e aftėsive individuale apo mė e rėndėsishme ėshtė tė jesh vendimtar? Dhe ndoshta fitues, sepse pėrtej njohjeve individuale nė sportin nė skuadėr, vlen mė tepėr tė fitosh, tė ngresh kupa dhe tė koleksionosh kampionate dhe trofe ndėrkombėtarė. Po ju, kė do tė blinit po tė donit njė dinasti futbollistike triumfuese?

DRAGONJTĖ E VJETĖR - Nė futbollin modern vlen tė fitosh shpejt. Pėr tė mbajtur vendin e punės, nė fakt. Si trajner. Si drejtues. Nė disa raste edhe si padron, nėse nuk do qė tė ironizohesh nga tifozėt rivalė dhe tė pėrēmohesh nga tifozėt e tu. Nė kėto raste, lojtarėt e sprovuar mund tė jetė zgjedhja mė e saktė. Kemi Ronaldon. Nuk ėshtė mė "Fenomeni" i dikurshėmn, por edhe pse 30 vjeē, di ta fusė golin nė mėnyrė konstante. Milani ka vėnė bast pėr tė. Tė shohim nėse investimi do tė shpėrblehet. Kemi Shevēenkon. Dihet qė me Ēelsin ka probleme ambientimi. Dhe tė qenit "i pėrkėdheluri" i Abramoviēit, nuk e ka ndihmuar aspak nė njė skuadėr plot me kapterė tė parė. Por golat e shėnuar me Milanin nė shumė vite, flasin qartė. Po ashtu edhe rezultatet me Ukrainėn modeste nė botėrorin e fundit. Ai qėndron nė elitė. Te Ēelsi luan edhe Balak, 29 vjeē, kapiten dhe yll i Gjermanisė. Nė atdhe ka fituar gjithēka, me kombėtaren ka fituar njė vend tė dytė dhe tė tretė nė botėror. Me "Blutė" nuk vezullon, por ngelet njė mesfushor cilėsor, me lexim perfekt tė lojės dhe me fizik tė fortė dhe tė padorėzueshėm. Njė tjetėr regjisor trekuartist qė teknikėn e ka dhunti, ėshtė Deko i Barcelonės. Ditėlindja '77, nė kulmin e pjekurisė sportive, dhuron gjeometri dhe ndonjė gol "blaugranave", si dhe vendin e katėrt Portugalisė nė Gjermani 2006. Mes mesfushorėve qė nuk tė lėnė kurrė tė marrėsh frymė, ėshtė Lampard. Shpirti i Ēelsit (i mbushur me kampionė, por jo me trofe), mesfushor nė tėrė fushėn, me njė gjuajtje bombė qė e bėjnė sulmues tė fshehtė. Shtylla kurrizore e Anglisė. Pėr momentin, krenaria e Afrikės ėshtė 29-vjeēari Drogba, sulmues i Ēelsit, qė nė kontinentin e vet preferohet mė tepėr se Esien apo Eto, i sapokthyer nga njė dėmtim i gjatė. Pyka e Bregut tė Fildishtė ėshtė mishėrimi njerėzor i fuqisė. Aftėsi atletike, gola dhe menēuri; njė nga sulmuesit mė tė frikshėm tė panoramės ndėrkombėtare. Nė Angli luan edhe njė prej sulmuesve mė tė fortė tė planetit, Tierri Henri. 30 vjeē nė gusht, xhevahiri i Arsenalit ka tėrhequr pas vetes njė skuadėr tė mbushur me tė rinj deri nė finale tė Ligės sė Kampioneve, tė humbur ndaj Barcelonės. Henri, kampion bote me Francėn, ishte terminali ofensiv i gjelave nė botėrorin e fundit, tė humbur me penallti kundėr Italisė. Elegancė dhe lėvizjet prej gepardi janė karakteristikat e veēanta tė ish-juventinit.

HERONJTĖ E RINJ - Fantastikė pėr tė sotmen, tė jashtėzakonshėm pėr tė ardhmen. E nisim nga Ronaldinjo. Simboli i "Selesaos" braziliane ka fituar gjithēka qė 26 vjeē: titullin botėror me kombėtaren, Ligėn e Kampioneve me Barēėn dhe Ligėn spanjolle. Ai ndėrthur si askush tjetėr ekuacionin top-zbavitje. Me buzėqeshje tė veēantė, por me lojė qė pėr fantazi do tė krahasohej edhe me Zhyl Vernin. Ngre peshė stadiumet me driblime dhe pasime hipnotizuese: njė artist i topit. Mė pak superlativ, por solid si shkėmb, s'ka si tė mos pėrmendet edhe Xherrard, bashkėmoshatar i brazilianit, kapiteni dhe fytyra e Liverpulit. Kampion Europe nė finalen e Stambollit kundėr Milanit nė kullėn e komandės sė njė skuadre tė mirė, por jo tė jashtėzakonshme. I aftė tė luajė nė tė gjitha pozicionet e mesfushės: i shkathėt, ideator dhe dinamit me tė djathtėn. Mes tė rinjve premtues ėshtė Mesi, mė i riu nga tė gjithė, datėlindja '87, sipas disave, Maradona i ardhshėm. Sulmues vrasės, driblues i shpejtė, me lėvizje balerini dhe pozicional. Te Barcelona eklipsohet pjesėrisht (pėr momentin) nga ylli Ronaldinjo. Por e ardhmja ėshtė e tij. Pastaj kemi edhe portugezin Kristiano Ronaldo. Racė e pastėr, padyshim drejt zhdukjes nė futbollin modern. Shėnjestron kundėrshtarin dhe arratiset drejt portės. Di tė shėnojė kur duhet, jo mė kot ėshtė shėnuesi mė i mirė nė Premier Ligė. Tė befason me shpejtėsinė e rrufeshme, me ritmin e kėmbėve dhe me fizikun elegant qė shoqėron teknikėn e lindur. I pakapshėm nga radarėt, por midis kampionėve qė po konfirmohen nuk mund tė mungojė spanjolli Fernando Torrez. Qendėrsulmues efikas, me kapacitet tė shkėlqyer teknik. Ėshtė simboli i njė klubi "modest" si Atletiko Madrid, ekuivalenti i skuadrės pėr holandezin Van Nistėlroi, stacioni i fundit ofensiv i fqinjėve tė Realit. S'duhet harruar Runi, e tashmja dhe e ardhmja e "Djajve tė kuq". Kompakt, i fuqishėm, i aftė tė luajė si pykė e parė dhe e dytė, ėshtė e vetmja siguri nė paravijė pėr Anglinė. Pėrfaqėsues tė talenteve gjejmė edhe nė kmapionatin italian. Spikat dyshja e sulmit interist, Ibrahimoviē-Adriano. Suedezi i krahasuar me Van Bastenin pėr mėnyrėn e veēantė si kombinon shtatlartėsinė me shkathtėsinė, po pėrjeton njė periudhė magjike. Klasin e ka tė lindur, temperamenti i mjafton dhe i tepron, dhe tani po gjen vazhdimėsi nė zonėn gol qė dikur i mungonte. Me potencial tė pakufishėm. Adriano duket se ėshtė kthyer nė rolin e "Perandorit". I pajisur me fuqi fizike dhe tė majtė tritoli, po rifiton besimin. Kur ėshtė nė maksimumin e gjendjes fizike, mund ta dominojė i vetėm ndeshjen. Dunga i konfirmoi besimin duke e kthyer te Brazili. Meqė ra fjala te Brazili, s'mund tė mungojė nė kėtė galeri Kaka, protagonisti i Milanit. Zotėron vizion loje, tė djathtė tė kalibruar, vrapim felini dhe finalizim elegant.

KAMPIONĖT E BOTĖS - Janė edhe ata, kampionėt e botės nėn qiellin berlinez. Fillojmė nga Bufon. Portieri mė i mirė nė panoramėn ndėrkombėtare. I fortė mes shtyllave, nė dalje, me personalitet motivues dhe i aftė tė ekzaltohet nė ndeshjet mė tė rėndėsishme. Qėndroi te Juventusi, pavarėsisht rėnies nė Serinė B. Po nė kėtė repart gjejmė Kanavaron. Fituesi nė fuqi i "Topit tė artė", ka gjetur shtėpinė te Reali i Madridit. Mbrojtės shpėrthyes qė e ka art ndėrhyrjen me njė kohė pėrparėsi. Moderni i mbrojtėsve tė dikurshėm, me taktikė manuali qė e bėjnė interpretuesin ideal tė lojės moderne nė zonė. Kalojmė te kapitulli mesfushė. Pirlo ėshtė regjisori mė i besueshėm nė Europė. Ish-fantazisti, i pajisur me kėmbė magjike, gjeometri euklidi, me kokėn gjithmonė lart dhe me pasime tė telekomanduara. I frikshėm nga goditjet e lira. Sulmuesi mė i mirė i italisė ėshtė Toti. Teknikė dhe fantazi, driblim qė e trullos kundėrshtarin, fizik sulmuesi dhe mund tė luajė nė tė gjitha rolet ofensive. Po pėrjeton rilindjen nė manovrėn me njė sulmues tė Spaletit te Roma, skuadra e vendlindjes, tek e cila ėshtė simbol dhe kapiten. Ėshtė shėnuesi mė i mirė (nė aktivitet) italian nė Serinė A, duke kryesuar edhe tabelėn e shėnuesve nė kėtė kampionat.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!