(Per brumin ku do te tretet majaja )
2 luge uje te vaket
2 luge miell
12 g mają birre
Per brumin normal
500 g miell
150 ml qumesht te vaket
100 ml uje
10 g kripe
Per kondimentin
leng domateje
mocarel
rigon
barzilok
80 g tonno (nje lloj peshku )
4 sardele
ullinj te zinj
dy veze te ziera te prera ne feta te holla
Ne nje tas hidhni dy luge uje te vaket , dy luge miell dhe 12 g mają birre .Trazojini mire dhe lereni ne nje vend me temperattur ambienti deri sa te kete dyfishuar volumin e tij ( duhen pak a shume gati 3 ore)
Pasi te kene kaluar keto 3 ore , filloni te zini brumin e pizzes... Hidhni te gjithe perberesit ne nje ene , dhe filloni te ngjeshni brumin ... Pasi te keni nje brume normal , shtoni edhe brumin qe ka majan brenda dhe vazhdoni te ngjeshni akoma. Vendoseni brumin ne nje tas te madh dhe lereni te vij deri sa te kete dyfishuar volumin . Tasit hidhini nje pecete te lagur (te jete e bute) siper ne menyre qe te mos thahet siperfaqa e brumit.
[img]
Ngjesheni akoma edhe pak brumin dhe pastaj shtrojeni ne tepsi
Lereni akoma te vij per 40 minuta , dhe hidhini siper kondimentin lengun e domates, mocarelen e prere ne kube , tonnon e copetuar ,ullinjte, sardelet e copetuara dhe rigon
[img]
Vereni ne furre , 200° per 15 minuta , hiqeni nga furri dhe shtoni edhe vezet e ziera te prera ne feta dhe piqeni akoma ne furre per 5-7 minuta .
[img]
[img]














