Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
“DYSHTETĖSIA” GLLABĖRUESE GREKO-SHQIPTARE 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh “DYSHTETĖSIA” GLLABĖRUESE GREKO-SHQIPTARE 
 
Nė Greqi u shpall ligji pėr t’u dhėnė masivisht shtetėsinė dhe pasaporta greke qindra mijėra emigrantėve shqiptarė qė do tė quhen vorioepirotė, ose “grekė homogjenė” me prejardhje nga Shqipėria. Pra nėn pretekstin e dhėnies sė shtetėsisė njė numėr shumė i madh shqiptarėsh, qė tashmė i janė nėnshtruar etapės sė parė pėr greqizimin nėpėrmjet kthimit nė fenė ortodokse e marrjes sė emrave grekė, do tė bėhen nėnshtetas grekė, pa humbur nėnshtetėsinė e Shqipėrisė.

Nė kohėn kur ēdo shqiptar me tė drejtė do tė priste njė reagim serioz kundėrshtues nga qeveria e Shqipėrisė me habi mėsuam se qeveria jonė kishte qenė paraprakisht nė ujdi tė plotė me kėtė veprim tė qeverisė greke dhe dėgjuam vetė kryeministrin Berisha tė shqiptonte fjalėt mė tė mira pėr kėtė hap tė qeverisė sė Athinės.

Voluntarizmat dhe amatorizmat e Berishės i paguajnė shtrenjt shteti e kombi.

Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, edhe mė parė, kur ishte Presidenti i Shqipėrisė, ka bėrė veprime tė pamatura me rrjedhoja tė dėmshme kombėtare pėr shkak tė voluntarizmit tė tij tė theksuar politik dhe tė amatorizmit tė dukshėm nė fushėn e diplomacisė e tė drejtės ndėrkombėtare. Ndėr kėto veprime tė pamatura ka qenė edhe premtimi qė bėri gjatė njė vizite tė tij nė SHBA pėr t’u dhėnė nėnshtetėsinė e Republikės sė Shqipėrisė gjithė shqiptarėve qė jetonin nė vende tė tjera si nėnshtetas tė atyre vendeve, por qė nuk kishin nėnshtetėsinė e Republikės sė Shqipėrisė. Shumė shqiptarė nė Amerikė morėn nėnshtetėsinė e Shqipėrisė qė nuk u ka hyrė nė punė atyre dhe nuk i ka sjellė ndonjė dobi Shqipėrisė.

Dihet mirė se edhe nė fillim tė viteve 1990 nė botė kishte mė shumė kombas shqiptarė qė nuk kishin nėnshtetėsinė e Republikės sė Shqipėrisė. Sėpari kjo vinte pėr arsye tė dhimbshme historike, sepse mė shumė se gjysma e popullsisė shqiptare mbeti jashtė kufijve tė shtetit tė cunguar shqiptar, kur u njoh ndėrkombėtarisht ky shtet nė vitin1913 dhe u krijua pėr herė tė parė pėr shqiptarėt edhe nocioni e instituti juridiko-ndėrkombėtar e i “nėnshtetėsisė shqiptare”, krahas nocionit dhe institutit tė “kombėsisė shqiptare”. Kjo dukuri u theksua mė vonė pėr arsye tė emigrimeve tė vazhdueshme tė shqiptarėve nga shteti shqiptar dhe nga trevat etnikisht shqiptare qė mbetėn nėn robėrinė e shteteve fqinj me shqiptarėt.

Numri i shqiptarėve tė shpėrndarė nėpėr botė u shtua shumė pėr shkak tė eksodeve masive nga Shqipėria pas rėnies sė komunizmit dhe si rrjedhojė e heqjes sė autonomisė sė Kosovės nga Serbia pas vitit 1989. Tė mėrguarit e shumtė nga Shqipėria ndikuan nė uljen e numrit tė banorėve tė Shqipėrisė, por nuk ndikuan nė pakėsimin e nėnshtetasve tė Republikės sė Shqipėrisė, sepse edhe atje ku shkonin ata e ruanin kėtė nėnshtetėsi. Numri i nėnshtetasve shqiptarė pas largimeve masive megjithatė ėshtė zvogėluar se njė pjese e tyre, ende e kufizuar, kanė lėnė nėnshtetėsinė shqiptare. Kėto largime ende nuk kanė dhėnė pasojat e pakėsimit tė kombasve shqiptarė, sepse kombėsia nuk ndėrron as me largimin nga vendi, as me lėnien e nėnshtetėsisė sė atij vendi. Por me ndėrrimin e brezave kėto largime do tė ndikojnė edhe nė pakėsimin e kombasve shqiptarė, siē kanė ndikuar pėr shembull valėt e mėhershme tė emigrimeve nga trojet shqiptare drejt Turqisė apo Greqisė, ku sot jetojnė miliona turq e grekė (arvanitas) me origjinė shqiptare, apo drejt SHBA (amerikano-shqiptarėt e brezit tė tretė e tė katėrt).

Kurse largimet e reja tė shqiptarėve nga Kosova dhe vise tė tjera shqiptare tė pushtuara rrisnin numrin e atyre qė mund tė dėshironin tė fitonin nėnshtetėsinė e Shqipėrisė, pavarėsisht se jetonin nė Europė, Amerikė, Australi apo gjetkė. Prandaj duhej trajtuar me kujdes e maturi problemi i dhėnies sė njė nėnshtetėsie shqiptare gjithė atyre shqiptarėve qė banonin nė katėr anėt e botės. Por ish-Presidenti i Shqipėrisė e trajtoi kėtė ēėshtje jo me logjikė shtetėrore dhe sipas parimesh tė rrepta juridike, por sipas tundimesh emocionale e pragmatiste, mė shumė si mjet pėr vetėreklamė atdhetarizmi, madje vuri nė pėrdorim edhe terma tė pasaktė: gjithė shqiptarėve do t’u japim dyshtetėsinė.



Si do ta pėsojė Shqipėria nga “dyshtetėsia”



Tani ky termi “dyshtetėsi” po i kthehet si bumerang shtetit e kombit shqiptar, pikėrisht nė njė kohė kur Sali Berisha ėshtė kryeministėr. Pushtetarėt grekė kanė shpallur se do t’u japin nėnshtetėsinė greke tė gjithė emigrantėve “grekė homogjenė” me prejardhje nga Shqipėria, por duke ruajtur kėta edhe nėnshtetėsinė shqiptare. Kėshtu Greqia po krijon njė “dyshtetėsi masive”, qė edhe sikur tė bėhet me ato qėllime tė mira qė pėrmend qeveria greke, si thonė grekofonėt e spiunėt grekė nė Shqipėri, siē pėrbetohet fort vetė kryeministri shqiptar Berisha, pėrsėri kjo “dynėnshtetėsi greko-shqiptare”, artificiale e arbitrare pėr grekėt nga Shqipėria do tė sjellė rrjedhoja tė dėmshme dhe jo mirėsira nė marrėdhėniet shqiptaro-greke.

Kėto rrjedhoja do tė jenė shumė tė rėnda po tė mbajmė parasysh se qeveria greke po vepron me qėllime shumė djallėzore dhe sipas njė plani tė pėrpunuar mirė e me kohė pėr greqizimin hap pas hapi tė popullsisė shqiptare, sidomos nėn lumin Shkumbin dhe pėr aneksimin e mėvonshėm tė territorit tė sotėm shqiptar. Pėr kėtė i duhet Greqisė krijimi i “nėnshtetėsisė sė dyzuar shqiptaro-greke” pėr nėnshtetasit shqiptarė dhe jo pėr tė bėrė ato mirėsitė qė reklamon matrapazi i vogėl politik Vangjel Dule e llafazanė tė tjerė tė hipokrizisė grekomane nė Shqipėri, qė pėr fat tė keq gjejnė mbėshtetje politike pushtetore nga vetė kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, qė e zbukuron me zell vendimin grek, si dhe ambasadori shqiptar nė Athinė Vili Minarolli qė me gili-vili justifikuese pėr hapin e Athinės mashtron shqiptarėt.



Pak teori juridike pėr shtetėsinė e “shtėtesinė e dyfishtė”



Pėr tė mos e lėnė lexuesin nėn ndikimin e keqkuptimeve teorike mbi natyrėn dhe rrjedhojat juridike e juridiko-ndėrkombėtare tė nėnshtetėsisė e vlen tė bėjmė njė paraqitje fare tė shkurtėr teorike tė problemit, duke iu referuar “Fjalorit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare” (autorė amerikanėt Xhek C. Plano dhe Roi Olton), qė institutet e ndryshme tė marrėdhėnieve e tė drejtės ndėrkombėtare i trajton thjesht, qartė e nė mėnyrėn mė tė pėrmbledhur, pa qenė nevoja tė pėrkulemi kėshtu mbi turrat e librave profesionalė ku kėto ēėshtje analizohen me hollėsi. Nė kėtė fjalor shpjegohet se me “nėnshtetas” kuptohet “njė status ligjor i individit qė i sjell kėtij si tė drejta dhe pėrgjegjėsi(detyrime) si pjesėtar me tė drejta tė plota nė shtet”.

Edhe nė kėtė fjalor, si nė ēdo tekst tė sė drejtės ndėrkombėtare publike, shpjegohet se nėnshtetėsia fitohet qysh nė lindjen e personit, ose dhe mė vonė me anė tė natyralizimit. Kur lind njė person ai mund tė bėhet nėnshtetas i vendit ku ka lindur, sipa “parimit tė truallit” (jus soli) edhe sikur prindėrit e tij tė mos jenė nėnshtetas tė vendit ku u lindi fėmija. I sapolinduri merr nėnshtetėsinė e prindėrve sipas “parimit tė gjakut” (jus sanguinis) pavarėsisht se ku ka lindur, kur shteti i prindėrve i pėrmbahet kėtij parimi. Ka vende, si SHBA, qė ndjekin njė “parim tė pėrzier”, i quajtėn shtetas tė tyre tė gjithė ata qė lindin nė truallin e tyre, pavarėsisht nga nėnshtetėsia e prindėrve dhe tė gjithė fėmijėt e lindur nga nėnshtetas tė tyre, pavarėsisht se nė truallin e cilit shtet ėshtė lindur fėmija.

Shteti shqiptar qysh nga fillimi nė legjislacionin e tij tė brendshėm ka pranuar parimin e truallit, sipas tė cilit ėshtė nėnshtetas shqiptar ēdo fėmijė i lindur nga nėnshtetas shqiptarė pavarėsisht nga vend-lindja. Pra, edhe fėmijėt e minoritarėve grekofonė tė Shqipėrisė, pavarėsisht se ku lindin, janė nėnshtetas shqiptarė. Grekofonėt e Shqipėrisė qė kanė emigruar nė Greqi, Amerikė e gjetkė mbeten nėnshtetas shqiptarė, kurse shqiptarėt nga Kosova qė kanė emigruar nė tė njėjtat vende nuk bėhen dot nėnshtetas shqiptarė pa kaluar nėpėr njė procedurė tė caktuar. Grekėt nga Shqipėria mund tė bėhen nėnshtetas grekė dhe shqiptarėt nga Kosova mund tė bėhen nėnshtetas shqiptarė vetėm me anė tė asaj mėnyre qė nė tė drejtėn ndėrkombėtare quhet “natyralizim”, qė do tė thotė “vendosje e njė lidhje tė re juridike tė njė individi me njė shtet me tė cilin nuk ka pasur mė parė lidhje tė tillė, pėr t’u barazuar nė tė drejta e detyrime me nėnshtetasit e kėtij shteti”. Fitimi i nėnshtetėsisė me anė tė “natyralizimit” kuptohet qė ėshtė mė i vėshtire dhe kėrkon procedura mė tė ndėrlikuara.

E drejta ndėrkombėtare pėrcakton rregullat e kriteret e pėrgjithėshme lidhur me problemet e nėnshtetėsisė, kurse zgjidhja e tyre konkrete vendoset nė legjislacionet e brendėshme tė shteteve qė nga ana e tyre duhet tė mbajnė parasysh rregullat e pėrgjithėshme ndėrkombėtare pėr tė shmangur vėshtirėsitė qė mund t’u krijohen qytetarėve dhe pėr tė mėnjanuar fėrkimet qė krijohen nė raste tė ndryshme midis vetė shteteve.

Ėshtė vėnė re nė praktikėn e gjatė ndėrkombėtare se nuk mund tė ketė zgjidhje tė pėrsosur, as nga legjislacioni i brendshėm i shteteve, as nga normat dhe kriteret e tė drejtės ndėrkombėtare pėr tė shmangur plotėsisht vėshtirėsitė qė dalin, sherret qė krijohen lidhur me trajtimin e nėnshtetėsisė dhe tė situatave tė veēanta qė njihen me emrat “pashtetėsi”, “shtetėsi e dyzuar (dyfishtė), lidhur me dhėnien e heqjen e shtetėsisė, plotėsimin ose refuzimin e kėrkesave pėr natyralizim etj. Gjendja e quajtur “pashtetėsi” dhe “nėnshtetėsi e dyzuar” nuk janė gjendje normale, por anomali, nė jetėn ndėrkombėtare. Ato krijohen pėr shkak se jeta e individėve dhe veprimtaria e shteteve ėshtė shumė mė e larmishme se ēdo zgjidhje ligjore. Ato krijohen pėr shkak tė pėrplasjeve ndėrmjet normave ligjore tė legjislacioneve tė shteteve tė ndryshme dhe pamundėsisė pėr tė mėnjanuar kėto pėrplasje me rregulla tė forta ndėrkombėtare, pėrplasjeve pėr shkak tė spekulimeve qė bėjnė individėt e shtetet pėr interesa tė veēanta me rregullat e njohjes e mosnjohjes sė shtetėsisė, dhėnies e heqjes sė shtetėsisė, kėrkesave e refuzimit pėr ndėrrime shtetėsie.

Pashtetėsia e nėnshtetėsia e dyzuar nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė krijohen me dashje e qėllimisht me ligj, por duhet tė jenė objekt rregullimesh tė tilla ligjore brenda vendit e nė shkallė ndėrkombėtare qė tė parandalojnė ose mėnjanojnė anomali tė tilla. “Nėnshtetėsi e dyzuar (dyfishtė)”, sipas Fjalorit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare do tė thotė “i njėjti person ėshtė njėkohėsisht nėnshtetas i mė shumė se njė shteti”. Njė person i tillė mund tė pėrfitojė mbrojtje e privilegje nga dy shtete, por ka dhe detyrime ndaj dy shtetesh. Personit mund t’i ndodhė qė zbatimi me besnikėri i detyrimeve ndaj njėrit shtet e vė nė armiqėsi me shtetin tjetėr ndaj tė cilit ka tė njėjtat detyrime. Mė tė dukshme dhe tė rrezikshme bėhen kėto pėrplasje detyrimesh kur ėshtė fjala pėr tė kryer shėrbimin ushtarak, sidomos nė rast lufte midis kėtyre dy shteteve, sepse besnikėria ndaj njėrit e vė personin nė pozitėn e tradhtarit ndaj tjetrit.

Prandaj, nė tė drejtėn ndėrkombėtare theksohet se duhen bėrė rregullime tė tilla ligjore nė legjislacionet e shteteve qė tė shmangin dhe jo tė nxisin rastet e nėnshtetėsisė sė dyzuar. Sheteteve u rekomandohet tė arrijnė ujdira pėr tė shmangur e paksuar rastet e dyshtetėsisė. Kurse qeveritė e Greqisė e Shqipėrisė kanė mbajtur qėndrime qė bėjnė tė kundėrtėn, qė ēojnė nė shumimin e rasteve tė dyshtetėsisė, madje kjo bėhet me dhėnien e nėnshtetėsisė greke nė mėnyrė masive e selektive nga Greqia pėr nėnshtetas shqiptarė dhe me angazhim tė qeverisė shqiptare qė tė mos bėjė asnjė veprim pėr tė ndrequar kėtė anomali qė dėmton rėndė interesat e kombit e tė shtetit shqiptar dhe favorizon ambiciet ekspansioniste tė Greqisė brenda territorit tė shtetit shqiptar.



Vendimi grek duhet kundėrshtuar mbi baza dhe me logjikė politike



Prandaj kishin tė drejtė dy deputetėt shqiptarė tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi e Sabit Brokaj, kur thanė se vendimi i qeverisė greke vė nė rrezik sigurinė e Shqipėrisė. Kjo natyrisht ėshtė argument politik e jo juridik pėr tė kundėrshtuar. Por kundėrshtimi i veprimit tė Greqisė mund tė bėhet pikėrisht mbi bazė argumentesh politikė e jo juridikė, sepse nė pikėpamje juridike Greqia mund tė veprojė si t’ia dojė qejfi nė legjislacionin e vet. Ishte absurd argumenti qė pėrdori Sabri Godo se Greqia ka shkelur kushtetutėn e Shqipėrisė duke u dhėnė nėnshtetėsinė greke minoritarėve. Nuk e vlen fare tė merremi me kėrkimin e shkeljeve tė tilla qė paskan shqetėsuar Godon, sepse kushtetuta e Shqipėriė vepron vetėm nė territorin e Shqipėrisė e jo tė Grqeisė, sepse pėr Greqinė kushtetuta e Shqipėrisė vlen sa njė top letėr higjienike, aq sa vlen edhe kushtetuta e Grqeisė pėr Shqipėrinė, sikur Shqipėria tė kishte njė qeveri si ajo e Greqisė qė mbron me fanatizėm, deri nė ēmenduri interesat e ambiciet e shtetit tė vet.

Pra, i vetmi shkak pėr tė cilėn politika shqiptare duhet tė reagojė ėshtė se vendimi i Greqisė kėrcėnon rėndė sigurinė, kompaktėsinė dhe personalitetin shtetėror e kombėtar shqiptar. Kėtu nuk ka vend pėr betejė juridike, por politike.

Godo nė vend qė tė hiqet si mbrojtės i kushtetutės sė Shqipėrisė nga njė vendim qė bėjnė grekėt nė territorin e tyre duhet tė pėrgjigjet pse u bė bashkėautor me politikanėt e juristėt grekė pėr tė hartuar nė vitin 1998 njė kushtetutė greke pėr Shqipėrinė, sipas oreksit tė grekėve.

Ministrja e jashtme e Greqisė, Bakojani, e mbrojti vendimin e qeverisė greke duke thėnė se “dyshtetėsinė e lejon dhe kushtetuta e Shqipėrisė”. Pėrsėri nuk e vlen tė rrėmojmė shumė nėpėr nenet e kėsaj kushtetute qė e hartoi greku Likurezos, avokati i Karaxhiēit. Kur djersinte Likurezosi tė pėrpilonte njė kushteutė si i duhej Greqisė nė Shqipėri Godo i bėnte fresk pėr t’ia hequr lodhjen. Tani Godos i ardhka keq qė Greqia po shkel kushtetutėn qė i imponoi Shqipėrisė! Kėshtu e pėson kur kryetar komisioni pėr hartimin e kushtetutės nga grekėt shqiptarėt caktuan njė tregtar frutash e perimesh tė kohės sė komunizmit, Sabri Godon dhe njė aktor tė dėshtuar teatri, Arben Imamin, qė politikėn mė tė madhe e bėri nė vitin 1997 kur shkoi nė Grqei tė vishej gjeneral i rebelimit tė armatosur qė u bė nė Shqipri me nxitjen greke. Pse tė mos tallet zonja Bakojani e tė thotė se Greqisė ia lejon kushtetuta e Shqipėrisė qė me njė vendim tė qeverisė greke nėnshtetasit shqiptarė t’i shpallė edhe nėnshtetas grekė me kombėsi greke (homogjenė grekė)!

Godo mė mirė tė ishte fshehur gjėkundi e tė bėhej si i sėmurė se tė dilte i pari nė ekranet televizive pėr tė dhėnė “mendje juridike” se ēfarė natyre ka e ku synon vendimi i Greqisė pėr tė bėrė shqiptarėt edhe nėnshtetas grekė. Na bėri tė gajasemi Godo kur deklaroi me “urti plaku” se qeveria e Shqipėrisė duhej tė reagonte menjėherė , duhej tė kėrkonte ballafaqim me qeverinė greke, madje t’i drejtohej me ankesa edhe Europės. Po pse nuk e di Godo se ēfarė qeverie ka Shqipėria? Ku e gjeti Godo kėtė qeveri qė tė bėjė trimėri tė tilla, kur qeveria vetė ishte marrė vesh paraprakisht me Greqinė.

Ndėrsa Godo bėnte nė ekran palaēollėqe tė tilla politiko-juridike, sikur tė ishte nė pazar pėr shitje qepėsh e patatesh, kur ai drejtonte ndėrmarrjen e tregtimit tė fruta-perimeve, kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha paraqitej gjithashtu nė ekran dhe pėrshkruante me ngjyrat mė tė bukura vendimin e Greqisė, u jepte shqiptarėve garanci se Greqia kėtė po e bėnte pėr tė mirėn e shqiptarėve e tė Shqipėrisė. Hajde merre vesh, ēfarė politikanėsh ka Shqipėria. Godo i binte thumbit e Berisha patkoit. Pse tė mos talleshin nė Athinė! Pse tė mos tallej dhe kėlyshi i Janullatosit, Vangjel Dule, duke u treguar shqiptarėve pėrralla pėr mirėsitė qė vinin nga vendimi i Greqisė? Pse tė mos kacagjelej dhe njė spiun grek nė emisionin e TV “Teuta” tė Durrėsit nė bashkėbisedimet mėngjezore tė Bashkim Hoxhės me teleshikuesit, pėr t’i paraqitur shqiptarėt si torollakė qė nuk dinė tė kuptojnė se vendimi i Greqisė po i fut nė Europė, paēka se kėtė Greqia po e bėn duke i kthyer mė parė shqiptarėt nė grekė. Nė emisionin e vonė tė “Vizion Plus”mė 9 nėntor 2006 e dėgjuam historianin politikan Pėllumb Xhufi qė me njė zė tė mekur mundohej para fodullit Vangjel Dule ta theksnonte kėtė fakt se Greqia po e shpėrdoron mizorisht varfėrinė e ēoroditjen e shqiptarėve pėr t’i imponuar Shqipėrisė planet e Megaliidesė sė vjetėr, se ndihma e Greqisė pėr tė futur shqiptarėt nė Europė po kthehet nė mėsymje tė Greqisė pėr tė greqizuar mė parė shqiptarėt.

Por si Xhufi dhe kolegu i tij partiak Brokaj( tė vetmin qė e morėn guximin tė flisnin nė parlament) nuk shkonin dot mė tej se qortimet e rėnda pėr Berishėn ( kuptohet pėr qėllimet e tyre partiake, jo pėr hir tė mbrojtjes sė Shqipėrisė) dhe se propozimet e fryra nė dukje, por fyēkė brenda, qė Shqipėria tė kėrkojė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit dhe parlamenti shqiptar tė miratonte pėr inat njė rezolutė pėr ēėshtjen ēame. U ra mendja vonė se parlamenti shqiptar duhet tė mbajė qėndrime pėr ēėshtjen ēame. Edhe nė rastet kur ėshtė shtruar njė ide e tillė nė parlament ka mjaftuar njė shtrėngim dhėmbėsh nė Athinė dhe njė shfaqje diplomatėsh grekė nė lozhat e sallės sė parlamentit qė deputetėt shqiptarė tė bėhen si pula tė lagura e tė mos bėjnė asnjė veprim. Kurse kėsaj radhe ėshtė idiotėsi politike dhe juridike dhe tallje me ēėshtjen ēame qė kjo ēėshtje tė pėrdoret sa pėr njė reagim inatēor ndaj dhėnies sė nėnshtetėsisė greke minoritarėve grekofonė tė Shqipėrisė. Edhe sikur Greqia tė rrijė urtė e tė mos ngacmojė Shqipėrinė ēėshtja ēame meriton gjithė vėmendjen e politkės shqiptare e tė diplomacisė sė Tiranės.

As mekanizmat europiane as Kėshilli i Sigurimit nuk do t’ia varnin teneqenė ndonjė demarshi shqiptar pranė tyre pėr punėn e nėnshtetėsisė greke tė grekofonėve tė Shqipėrisė. Ende nuk e paskan mėsuar dy “deputetėt mė tė vendosur” tė parlamentit shqiptar. Xhufi e Brokaj, dhe “plaku dhelpėr” i politikės shqiptare se Europa e ka gati pėgjigjen qė ka dhėnė edhe herė tė tjera se “pėr ēėshtjen ēame duhet tė bisedojnė midis tyre shqiptarėt e grekėt”?! Ende nuk paskan mėsuar ata se Kėshilli i Sigurimit nuk merret me punė dhėniesh e heqiesh tė nėnshtetėsisė, pa u krijuar pėr kėtė shkak ndonjė rrezik pėr paqen e sigurinė ndėrkombėtare? Po si mund tė shkohet me ankesė nė Kėshillin e Sigurimit kur vetė kryeministri i Shqipėrisė e pėrshėndet dhe e lavdėron veprimin e Greqisė?

Edhe pse bėnė mirė qė i pėrplasėn pak kėmbėt nė emėr tė shqiptarėve dy deputetėt e partisė sė Ilir Metės dhe “plaku Godo”, qė ėndėrron tė bėhet president i Shqipėrisė, (qė e bėri pėr pak reklamė edhe njė riosh kozmopolit, drejtuesi i “Mjaftit”, Erion Velia vetėm pėer tė tėhequr ca pjesėmarrės nė njė miting tė tij kundėr Berishės), tė gjithė dėshmuan varfėri mendimi politik e juridik dhe nė fakt nuk krijuan asnjė bezdi pėr qėndrimet e qeverisė shqiptare qė praktikisht ėshtė bėrė mercenare e politikės sė qeverisė greke pėr kėtė ēėshtje. Madje dhe atė qėndrimin qė mbajtėn Xhufi e Brokaj e zhvleftėsoi pas dy ditėsh vetė kryetari i partisė sė tyre Ilir Meta. Ndonėse mėsuesi partiak i Ilir Metės, Servet Pėllumbi, sapo e kishte cilėsuar Ilirin “nevrik qė ka ditur tė bėjė njė parti tė fortė”. Iliri gjatė njė vizite nė Gjirokastėr u bė pulė e lagur pa nerv fare para grekėve dhe u shpreh se vendimi i qeverisė sė Athinės nuk duhet keqinterpretuar, se qeveritė e dy vendeve duhet tė ulen pėrsėri nė tryezė dhe kėtė vendim ta shtrijnė pėr ghjithė shqiptarėt. Kėshtu kryetar Iliri ua rrojti thatė “mjekrėn patriotike” qė kishin vėnė dy ditė mė parė zėvendėsi i tij Xhufi dhe kolegu i tij Brokaj nė parlament pėr punėn e dynėnshtetėsisė greke. Meta kohėt e fundit ėshtė munduar tė hedhė krahėve njė pelerinė nacionaliste,por si duket u kujtua se kur ishte kryeministėr i Shqipėrisė gjatė njė vizite nė Athinė kishte marrė angazhim para homologut grek Simitis se do ta shpartallonte nacionalizmin nė Shqipėri. Meta edhe tani e respekton mė shumė angazhimin qė kishte marrė nė Athinė se “mjekrėn patriotike:” qė vunė Xhufi e Brokaj.



Sfida greke duhet kundėrshtuar vendosmėrisht me logjikė e me dinjitet



Por ēfarė mund tė bėhet vallė nė njė rast si ky, nėse Shqipėria do tė kishte njė pushtet normal, qė tė mos ishte aq vajtueshėm nė vartėsi tė mbėshtetjes greke pėr t’u mbajtur nė kėmbė, sikur tė kishte njė opozitė normale qė tė mos tregonte aq gatishmėri pėr tė shkuar pas qerres sė politikės greke vetėm pėr tė bezdisur pushtetin shqiptar?

Nė rast se do tė kishim njė gjendje tė tillė nė Shqipėri veprimet e Greqisė duhej t’i prisnim me gjakftohtėsi, t’i vlerėsonim me arsye dhe t’i kundėrshtonim me qetėsi, por me vendosmėri. Sėpari nuk i duhet kontestuar e drejta Greqisė qė t’i bėjė si t’ia dojė qejfi ligjet e saj pėr nėnshtetėsinė.Grekėt le t’ia japin kujt tė duan e t’ia heqin kujt tė duan shtetėsinė nė Greqi. Kjo nuk ėshtė puna e shqiptarėve. Grekėt po deshėn le t’i bėjnė nėnshtetas grekė tė gjithė shqiptarėt qė punojnė e jetojnė nė Greqi, siē propozoi Ilir Meta nė Gjirokastėr, apo dhe shqiptarėt nė Shqipėri qė e kanė hallin vetėm tė marrin njė pasaportė pėr tė gjezdisur nėpėr Europė. Grekėt po deshėn le ta detyrojnė qeverinė e Berishės qė ēdo shqiptari nė Shqipėri kur shkon nė sportelet e policisė pėr tė nxjerrė pasaportėn ndėrkombėtare shqiptare, t’i japin gratis me zor edhe njė pasaportė vorioepirote, d. m. th. greke. Shqiptari nuk ka pėrse mėrzitet nė kėtė rast sepse pasaportėn greke mund ta grisė aty pėr aty.

Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė shqiptarėt tė kuptojnė mirė se duke marrė njė pasaportė greke bėjnė njė hap pėr t’u lidhur nė besnikėri politike e juridike me Greqinė, bėjnė njėkohėsisht njė hap drejt dobėsimit tė lidhjeve tė kėsaj natyre me Shqipėrinė. Bota kėshtu ėshtė ndėrtuar kudo dhe nuk mund tė jetė ndryshe pėr shqiptarėt nė Greqi.

Greqisė i duhet thėnė se Shqipėria kėrkon marrėveshje pėr tė ulur rastet e dyshtetėsisė dhe jo pėr t’i shtuar ato. Shqipėria duhet tė reagojė duke marrė masa pėr tė pėrshtatur ligjet e praktikat e saj me situatat qė krijohen, nė mėnyrė qė Greqia tė mos nxjerrė pėrfitime nga spekulimet qė bėn. Sėpari Shqipėria duhet tė kėrkojė sa mė shumė reciprocitet nė marrėdhėniet me Greqinė, pavarėsisht se do tė jetė Shqipėria qė do tė ndodhet nė pozita mė tė vėshtira. Duhen vendosur vizat pėr hyrjen e nėnshtetasve grekė nė Shqipėri, sepse edhe nėnshtetasit shqiptarė hyjnė me vizė nė Greqi. Sėdyti Shqipėria duhet tė miratojė dispozita qė kufizojnė sa mė shumė rastet e dyshtetėsisė.

Duhet zbatuar si nė vende tė tjera rregulli qė brenda njė afati tė caktuar tė arsyeshėm kush merr njė nėnshtetėsi tė huaj duhet tė lėrė nėnshtetėsinė shqiptare. Kjo tė vlejė pėr tė gjithė, edhe pėr shqiptarėt, edhe pėr ata “grekėt homogjenė”. Shqipėria duhet tė bėjė njė verifikim tė posaēėm pėr tė saktėsuar emrat e tė gjithė personave qė kanė ndėrruar emrin e fenė nėn trysninė greke dhe janė deklaruar vorioepirotė dhe tė shpallė listat e tyre pėr tė zhvleftėsuar ēdo spekulim qė bėjnė grekėt pėr t’i shpallur ata “grekė homogjenė” qė marrin edhe nėnshtetėsinė greke.

Trajtimin e posaēėm tė shtetasve tė huaj me kombėsi shqiptare Shqipėria mund ta bėjė pa qenė nevoja t’u jepet atyre nėnshtetėsia shqiptare, siē bėri Berisha nė periudhėn e presidencės sė tij, por duke i quajtur ata si tė huaj qė gėzojnė trajtim tė barabartė me shtetasit shqipar kur hyjnė ose qėndrojnė nė Shqipėri, pra t’u njohur regjimin nacional.Duhet kėrkuar patjetėr njohje nga Greqia tė minoritetit shqiptar nė Greqi. Pėr kėtė minoritet po mendon mė shumė diplomacia amerikane se ajo shqiptare. Ėshtė skandaloze qė diplomacia e Tiranės nė vend qė tė mbėshtesė me veprimet e saj diplomacinė amerikane bėn lėvizje qė i shėrbejnė diplomacisė greke pėr t’iu kundėrvėnė asaj amerikane. Tani duket qesharak Preē Zogaj qė doli tė mburrej para disa ditėsh se diplomacia shqiptare me mjeshtri kishte bėrė qė nė kuadėr tė miqėsisė shqiptaro-greke tė sensibilizohej diplomacia ndėrkombėtare pėr ēėshtjen ēame. Preēi tani duhet ta shohė se diplomacia e qeverisė sė tij i ėshtė kundėrvėnė haptazi vlerėsimit qė ka diplomacia amerikane pėr trajtimin e minoritetit shqiptar nė Greqi.



Pse Greqia e bėri sfidėn pikėrisht tani?



E vlen tė pėrmenden ngjarjet qė kanė ndodhur kur grekėt shpallėn vendimin pėr dyshtetėsinė. Ishin ditėt kur duhej tė merrej vendimi pėr statusin e Kosovės, kur Serbia e pėrfshiu Kosovėn si pjesė pėrbėrėse nė kushtetutėn e saj. Nė rrethana tė tilla Greqia do tė bėjė patjetėr hapa qė i shėrbejnė Serbisė duke krijuar telashe pėr Shqipėrinė.

Nė rrethana tė tilla propozimi pėr t’iu drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB pėr ēėshtjen e dyshtetėsisė sė kurdisur nga Greqia do t’i bėnte shqiptarėt qesharakė para botės, sepse Kėshilli i Sigurimit merrej me ēėshtjen e Kosovės, ndėrsa shqiptarėt do tė dukeshin si ai qė vė karrocėn para kuajve.

Vendimi grek u mor nė njė kohė kur nė Shqipėri ishte acaruar grindja politike. Greqia nė raste tė tilla hedh benzinė nė zjarrin e sherreve midis partive shqiptare. Qysh kur u bė ndėrrimi i kuajve nė karrocėn e qeverisjes shqiptare nė shtator tė vitit 2005 Greqia ka bėrė lojė tė ndyrė pėr tė nxitur shumicėn e pakicėn parlamentare nė Shqipėri nė njė garė pėr tė fituar mbėshtetjen e Greqisė. Pushtetarėt e Athinės e zvarritėn dhe bėnė tėrkuzė vizitėn e Berishės nė Athinė tė cilėn kryeministri shqiptar e kėrkonte me ēdo ēmin si shenjė tė garancisė se Athina ėshtė me tė dhe jo me opozitėn. Opozitarėt e Berishės kanė marrė shpesh “poza patriotizmi” duke i kėrkuar Berishės tė bėnte gjeste mė atdhetare ndaj disa veprimeve tė pahishme tė grekėve si ata nė Himarė, Kosinė tė Pėrmetit, ku grekėt vodhėn edhe eshtrat e tė vdekurve. Berisha ka pasur si shqetėsim kryesor tė mos binte nė kėtė kurth, tė mos bėnte asgjė qė t’i japė shkas Athinės tė zemėrohet me tė dhe t’ia shkelė syrin me dashuri opozitės socialiste. Nė kėtė vėshtrim mbase Berisha ka bėrė mirė. Por gjithėsesi grekėt nga kjo kanė pėrfituar shumė, sepse Berisha u ka bėrė lėshim pas lėshimesh.

Kjo ndodhi edhe me ujdinė pėr dyshtetėsinė. Bakojani u mburr se gjithēka ėshtė bėrė nė marrėveshje me qeverinė shqiptare. Berisha e ka pranuar kėtė me kėnaqėsi duke shprehur vlerėsime tė larta pėr vendimin grek. Tani del qartė fare se ujdia ėshtė pėrfunduar gjatė vizitės sė Berishės nė Athinė. Berisha u kujdes qė nė sytė e shqiptaėve ta mbante fshehur arritjen e kėsaj ujdie, sikurse ka mbajtur ujdinė pėr tė lejuar varrezat pushtuese greke nė Shqipėri, ujdinė pėr tė mos hetuar krimin e Kosinės tė bėrė nga priftėrinjtė e Janullatosit dhe agjentura greke, pėr tė toleruar provokimet greke nė Himarė etj. Para se tė shkonte pėr vizitė zyrtare nė Athinė Berisha vizitoi Turqinė dhe prej andej shkoi tek grekėt, me sa duket kėtė itinerar e ndoqi sa pėr t’i thėnė opinionit publik shqiptar se nuk ėshtė dhe aq vasal ndaj Greqisė. Por vendimi i fundit qė shpalli Athina duke implikuar nė tė shumė haptazi Berishėn dėshmon se nė Turqi Berisha paska shkuar vetėm pėr tė bėrė “kakarisjen diplomatike” pėr “vezėn diplomatike” qė do ta lėshonte nė “furrikun grek”.



Odiseja e “vezės sė artė” shqiptare nė “furrikun grek”



Ishet paralajmėruar shumė herėt, qysh para 13 vitesh, se kėtė “vezė tė artė diplomatike” pėr Greqinė, lejimin e miratimit tė greqizimit tė shqiptarėve, “gjeli i politikės shqiptare”, Sali Berisha, do ta lėshonte nė “furrikun grek”.

Greqia e ka kėrkuar me kėmbėngulje tė madhe kėtė “veze gjeli” nga qeveria shqiptare, aq sa nė fillim tė vitit 2006 njė deputet minoritar grek me emrin Vangjel Tavo, omonist-socialist jo nga PBDNJ e Dules, nga ekrani i njė televizioni shqiptar e kėrcėnoi kryeministrin e Shqipėrisė: Sali Berisha mbaje fjalėn qė i ke dhėnė Greqisė pėr tė lejuar shqiptarėt ta zgjedhin vetė kombėsinė”. Pėr t’i dhėnė kohė tė pėrgatitej pėr mbajtjen e fjalės qeveritare dhėnė Athinės grekėt e shtynė vizitėn e Berishės nė Athinė pėr muaj tė tėrė. Edhe tani pas 13 vitesh “kuislingėzimi grek” tė politikės e tė qeverisjes nė Shqipėri, Berisha nuk e kishte aq tė lehtė tė bėntė pėr Greqinė atė qė nuk e bėri dot bashkė me Aleksandėr Meksin, Pjetėr Arbnorin, Eduard Selamin, Azem Hajdarin, Ali Spahinė, Tritan Shehun, Zef Brozin e shumė tė tjerė drejtues politik tė PD-sė dhe deputetė omonistė nė prill tė vitit 1993 kur u hodh poshtė nė parlament me votat e Abdi Baletės, Shefqet Hoxhės dhe Uran Butkės dispozita djallėzore qė u lejonte nėnshtetasve shqiptarė tė zgjidhnin vetė kombėsinė qė donin t’i pėrkisnin, qė i mundėsonte Greqisė me marifetet qė di ajo qė qindra mijė shqiptarė t’i shpallte grekė edhe pa u dhėnė nėnshtetėsinė greke.

Greqia kurrė nuk hoqi dorė nga ai plan. Berisha i provoi me shumė dhimbje dhe zemėrimin e Akilit grek edhe dinakėrinė e Odiseut grek pėr atė dėshtim, derisa mė nė fund ia shembėn pushtetin rebelėt e armatosur qė i kurdisi dhe i ndėrseu Grqeia nė fillim tė vitit 1997. Berisha e pagoi me njė robėrim tė ri paqsor politik e shpirtėror grek dėshtimin e atėhershėm, sepse iu nėnshtrua plotėsisht platformės sė Nikolas Geixhit nga viti 2000 e kėndej dhe filloi tė plotėsonte ēdo dėshirė greke qė tė rikthehej nė pushtet. Grekėt asnjėherė nuk hoqėn dorė nga kėrkesa e tyre kryesore qė nuk e arritėn nė vitin 1993, nga hapja e rrugės qė shqiptarėt tė kthehen nė grekė. Kjo duket ka qenė kėrkesa kryesore pėrderisa Vangjel Tavo publikisht kėrcėnoi Berishėn se qė tė qėndronte nė “tavėn politike” greke duhej tė mbante premtimin e dhėnė Athinės qė shqiptarėt tė bėheshin me dėshirė grekė.

Vangjel Tavo po luante nė teatrin politik shqiptar rolin e “Akilit grek”. Por sėrish mė i suksesshėm doli “Odiseu grek” qė nuk e dimė se si e kishte emrin aktorial qė e zgjidhi “rrethimin Trojės” shqiptare ku Sali Priami i lodhur ishte gati tė pranonte hyrjen e”Kalit tė Drunjtė”. “Odiseu grek” e shpėtoi Berishėn nga halli, nuk kėrkoi mė (hė pėr hė se mė vonė nuk i dihet) njė dispozitė ligjore si ajo qė propozoi Makariadhi nė prill tė vitit 1993. Grekėt u treguan kėtė radhė mė elastikė, kėrkuan nga Berisha vetėm njė pėlqim pėr vendimin e njėanshėm qė do tė merrte Greqia pėr t’u dhėnė “grekėve homogjenė” nga Shqipėria nėnshtetėsinė greke. Grekėt i kėrkuan Berishės si nder vetėm njė mirėkuptim tė “pabezdisshėm” pėr Shqipėrinė, tė premtonte se kėtyre”grekėvė homogjenė” qė bėhen nėnshtetas grekė, nuk do t’u hiqet shtetėsia shqiptare.

Kjo ishte vėrtetė njė “dhuratė greke” qė mė sa duket Berisha e ēmon shumė pėr vete, por qė Shqipėrisė do t’i kushtojnė tej mase. Berisha hė pėr hė ka shpėtuar nga sikleti. Grekėt morėn atė qė deshėn. Berisha nuk u detyrua tė bėjė atė qė s’donte, dispozitėn ligjore tė dėshtuar nė vitin1993. Pėr tė miratuar njė dispozitė tė tillė Berishės do t’i duhej tė ndryshonte atė kushtetutėn greko-socialiste tė Likurezos, Cacos, Janullatosit, Godos e Imamit, tė cilėn Berisha e mbron me fanatizėm megjithėse PD votoi kundėr saj.

Grekėt edhe tani e thanė se pėr tė mos pasur shqiptarėt asnjė shqetėsim nga vendimi qė mori Greqia pėr dyshtetėsinė, mjafton tė bėhet “njė ndryshim i vockėl” nė kushtetutėn shqiptare. Ne nė Shqipėri nuk mund ta kuptojmė menjėherė se ku duhet bėrė e si duhet bėrė ky ”ndryshim i vockėl” nė kushtetutė, por grekėt e dinė pėr bukuri, sepse e kanė bėrė vetė kushtetutėn tonė. Godo dhe Imami kanė qenė thjesht jallanė shahitė nė krye tė Komisionit kushtetues kur punonte Likurezos. Por Berisha do ta kishte shumė tė vėshtirė t’i hynte punės pėr atė “ndryshimin e vockėl” qė e pėrmendin grekėt, edhe pse pėr shef kabineti ka pikėrisht Imamin dhe kėshilltar mė tė afėrt nė prapaskenė ka Godon qė e mban nė rrethin e kandidatėve pėr president republike.

Pėr tė bėrė atė “ndryshimin e vockėl” qė thonė grekėt, Berishės do t’i duhej tė hapte shishen e shejtanėve tė polemikave me socialistėt nė vitin 1998 rreth asaj dispozitės qė thoshte se “minoritarėve u lejohet tė shprehin lirisht pėrkatėsinė e tyre kombėtare”. Nė vitin1998 PD e Berisha iu vėrsulėn keq Partisė Socialiste se me kėtė dispozitė po shisnin Shqipėrinė, po shkatėrronin kompaktėsinė kombėtare. Po tė hapej tani ky diskutim socialistėt mund tė zbaviteshin shumė duke cituar atė propagandė pėdėiste tė atėhershme.

Pėr tė shpėtuar nga kujtimet rreth atij tė mallkuar “amendamenti Makariadhi” qė u rrėzua nė vitin 1993 dhe atyre debateve me socialistėt nė vitin 1998 Berisha i ka munduar shumė disa vjet sharlatanėt e propagandės sė tij qė tė paraqisnin krejt ndryshe ato qė kishin ndodhur dhe tė largonin prej tij pėrgjegjėsinė qė nuk u tregua i zoti nė vitin 1993 tė mbante fjalėn qė u kishte dhėnė grekėve (bashkė me Meksin). Njėri nga sharlatanėt mė tė besuar propagandistikė tė Berishės, Mero Baze, duke pėrdorur pseudonimin “Kastriot Myftaraj” nė muajt e fundit tė vitit 2004 tentoi nėpėrmjet gazetės “Tema” tė krijonte nė opinionin e lexuesve pėrshtypjen se grekėt asnjėherė nuk kishin dashur qė nė Shqipėri tė miratohej dispozita qė shqiptarėt tė ndėrronin kombėsinė, se grekėt nuk donin qė tė bėnin edhe mė shqiptarė grekė, pasi mjaft i kishin arvanitasit, por gjithė kjo histori kishte qenė e kurdisr nga Abdi Baleta nė bashkėpunim me grekėt e socialistėt shqiptarė vetėm pėr tė bezdisur Sali Berishėn.

Mirėpo kėrcėnimi i Tavos nė fillim tė vitit 2006 dhe vendimi i Greqisė pėr tė bėrė nėnshtetas grekė “minoritarėt homogjenė” nga Shqipėria qė kanė shkuar nė Greqi provojnė edhe njė herė se Greqia e kishte synim parėsor tė hapte rrugėn ligjore pėr tė bėrė shqiptarėt grekė. Kėsaj here grekėt u treguan mė dinakė. Nuk tentuan mė rrugėn e vėshtirė tė miratimit tė njė dispozite nė legjislacionin shqiptar, por e zgjidhėn punėn me njė ligj grek, qė jo vetėm nuk kudėrshtohet nga qeveria e Sali Berishės, por lavdėrohet nga kryeministri i Shqipėrisė dhe paraqitet si nder qė po ia bėn Greqia Shqipėrisė, si njė ndihmė qė Greqia po u jep shqiptarėve tė hyjnė nė Bashkimin Europian si “nėnshtetas grekė”.



Shqiptarėt mund tė hyjnė nė Europė vetėm nėpėrmjet greqizimit



Ligji grek u shpall pikėrisht nė kohėn kur Bashkimi Europian njoftoi se do tė ngrinte pėr disa vjet bisedimet pėr pranime tė reja, duke bllokuar kėshtu punėn pėr pranimin e vendeve qė emėrtohen tashmė si Ballkani Perėndimor, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Dhe pikėrisht nė kėtė kohė kur shqiptarėt i mbyt pezmatimi se nuk po realizohet ėndrra e tyre e madhe e anėtarsimit nė BE, tė cilėn shqiptarėt e kuptojnė mė shumė si mundėsi pėr tė lėvizur mė lirisht nė Europė, sepse u telendisėn dhe i ropėn nga paratė ambasadat e huaja, duke ua shitur vizat kontrabandė, nė skenė del “shpėtimi grek”.

Greqia njoftoi se i ka gati pasaportat e saj pėr shqiptarėt qė do tė quhen “grekė homogjenė nga Shqipėria” dhe kėta me tė shtėnė nė dorė atė pasaportė magjike mund tė lėvizin lirshėm nėpėr Europė si grekė. Pėllumb Xhufi po i thoshte me dėshpėrim Vangjel Dules nė studion e “Vizion Plus” se pėr njė pasaportė tė tillė shqiptarėt, qė tashmė kanė ndėrruar nė numėr tė madh fenė dhe emrat do tė ishin tė gatshėm tė vetėquheshin “vorio-epirotė” , “grekė homogjenė”nga Shqipėria. Grekėt ka vite qė kanė bėrė pėrgatitje, qysh kur sajuan atė emėrtimin “grek homogjen nga Shqipėria” dhe prodhuan e shpėrndanė njė dokument identifikimi tė veēantė pėr kėta grekė, ndryshe nga emigrantėt e tjerė shqiptarė.

Nė Shqipėri kanė qenė gjithsej 60 000 grekofonė. Kjo shifėr tashmė ėshtė dhjetėfishuar nė Greqi nėpėrmjet shpėrndarjes se dokumenteve “grekė homogjenė nga Shqipėria”. Kjo shifėr mund tė rritet me shpejtėsi, sidomos tani qė Sali Berisha, kryeministri i Shqipėrisė, po i bėn aq lėvdata tė pamata ligjit qė ka miratuar Greqia, pra po inkurajon me tė madhe shqiptarėt qė janė nė Greqi tė vetėdeklarohen “grekė homogjenė nga Shqipėria”.


Greqizimi i shqiptarėve po inkurajohet si skemat piramidale



Si tė mos inkurajohen shqiptarėt pėr tė bėrė kėtė hap qė i ēon kundėr personalitetit tė tyre kombėtar, kundėr dinjitetit tė tyre individual e kombėtar, kur kryeministri i shtetit tė tyre deklaron se marrja e njė pasaporte greke duke u shpallur i kombėsisė greke, nuk paska asgjė tė keqe , se tė deklarohesh vorioepirot, tė bėhesh ligjėrisht nėnshtetas grek me prejardhje greke nga Shqipėria nuk tė shkombėtarizuaka, nuk tė bėka tė humbasėsh kombėsinė.

A i nxiti pa pikė pėrgjegjėsie Berisha shqiptarėt tė vinin paratė e tyre nė firmat piramidale, duke u thėnė se ata qė grumbullonin paratė ishin thjesht kontraktues tė ndershėm, qė vepronin sipas dispozitave tė Kodit Civil pėr huamarrjen e huadhėnien? A nuk u tha ai shqiptarėve atėherė se paratė qė qarkullonin nė skemat piramidale ishin mė tė pastrat nė botė?. Kaq donin shqiptarėt e pastėrvitur dhe qė nuk e vrisnin mendjen qė tė qetėsonin vetėdijen e tyre tė turbullaur nga njė fitim i shpejtė qė tė vinin pasuritė nė firmat piramidale dhe tė rrėnoheshin. Tani shumė nga kėta shqiptarė me ēiltėrsinė e tė mashtruarit ose me hipokrizinė e matrapazit justifikohen me fjalėt qetėsuese e siguruese qė kishte thėnė atėherė Presidenti Berisha.

Nuk mendon vallė Berisha se duke lavdėruar ligjin grek qė do tė shkombėtarizojė shqiptarėt nė numėr tė madh pėr njė pasaportė greke mund tė prodhojė pasoja edhe mė tė rėnda sa tė ēojnė deri nė luftė civile pėr ndarjen e Shqipėrisė, sepse grekėt kėtė synojnė ta bėjnė Shqipėrinė vend tė banuar nga grekė nė sytė e botės dhe tė fusin njė sherr tė tmerrshėm midis shqiptarėsh pėr ta kthyer Shqipėrinė nė “Qipro tė dytė”? Para disa vitesh propagandistė sharlatanė tė Berishės iu vėrsulėn Fatos Nanos pse pėrmendi nė njė mėnyrė tė mjegulluar rrezikun qė Shqipėria tė kthehej nė Qipro. Po tani nuk i shohim kėta propagandistė tė shqetėsohen pėr rrezikun e qipriotėzimit tė Shqipėrisė qė krijon politika e Berishės. Po Berishės nuk i shkon vallė nė mendje se njė ditė shqiptarėt tė mashtruar, tė zhgėnjyer, tė tėrhequr nė ngjarje vėllavrasėse mund ta mallkojnė kryeministrin e tanishėm qė ua lavdėron kaq shumė kėtė ligj grek?!



“Grekėt homogjenė “ tė Shqipėrisė do t’ia shohin sherrin “kujdesit” tė Greqisė



Minoritarėt grekofonė tė Shqipėrisė janė nė kulmin e gėzimit. Thonė se Greqia u vonua shumė nė plotėsimin e kėsaj kėrkese tė tyre. Mbase kanė tė drejtė se ata e ndjejnė veten mė mirė nė Greqi dhe u ka ardhur inat se i kanė shėrbyer aq shumė politikės greke dhe nuk kanė marrė gjithė shpėrblimet qė pretendonin. Por me siguri shumė prej tyre as nuk e kuptojnė se Greqia kėtė ligj nuk e bėri pėr tė shpėrblyer ata, por e bėri prė t’i keqpėrdorur edhe mė shumė pėr veprimtari armiqsore kundėr Shqipėrisė, e bėri kėtė ligj qė tashmė tė shndėrrojė nė vorioepirotė ose “grekė homogjenė nga Shqipėria” njė numėr shumė tė madh mėrgimtarėsh shqiptarė tė cilėve gjatė 15 viteve u ka ndėrruar fenė e emrat, i ka pėrpunuar intensivisht pėr t’u krijuar “ndėrgjegjen e grekut homogjen” nga Shqipėria. Kur Greqia tė rrisė shumė numrin e “minoritarėve homogjenė “ do lėrė pas dore minoritarėt grekofonė tė Dropullit e tė Vurgut tė Sarandės.

Po tė ishte e sinqertė Greqia ndaj kėtyre njerėzve qė do t’i bėjė nėnshtetas grekė do t’u shpjegonte vetė atyre se rregullat e nėnshtetėsisė e kėrkojė qė para se tė bėhen nėnshtetas grekė ata duhet tė heqin dorė nga nėnshtetėsia shqiptare, duke miratuar njė kėrkesė tė tillė sipas rregullave tė shtetit shqiptar. Kurse Greqia u thotė atyre se ata duhet tė vazhdojnė tė mbeten tė dyzuar, nėnshtetas grekė e shqiptarė, madje bėn presion mbi Shqipėrinė tė ruajė nėnshtetėsinė e tyre. Greqia e shpall hapur se i do nėnshtetasit e saj tė rinj tė dyzuar, shpall me arrogancė se “grekėt homogjenė “ nė Shqipėri nuk duhet tė braktisin zonat e tyre, sepse Greqia ka pretendime pėr kėto zona. Greqia tentoi tė mbushte varret pushtuese greke me eshtra shqiptare. Tani pėrpiqet tė mbushė radhėt e tė gjallėve me “grekė homogjenė” tė sajuar, me shqiptarė tė konvertuar nė “vorioepirotė” dhe nėnshtetas greko-shqiptarė tė dyzuar.



Karamanlisi e Berisha po krijojnė “zgjedhėsit e dyzuar” greko-shqiptarė



Greqia po kėrkon tė krijojė kėshtu njė ushtri tė madhe njerėzish me pėrkatėsi tė dyzuar qė t’i pėrdorė ata si forcė elektorale si nė Greqi dhe nė Shqipėri. Fjala popullore “kėrkon tė nxjerrė dy lėkura nga i njėjti dash” nė Greqi tani po kthehet nė politikė shtetėrore pėr tė pėrdorur tė njėjtėt njerėz qė tė ndikojnė nė rezultatet zgjedhore si nė Greqi dhe nė Shqipėri.

Fatos Nano u mor vesh me PASOK-un qė emigrantėt shqiptarė me bindje tė majta nė Greqi tė ishin njėkohėsisht anėtarė tė PS-sė dhe tė PASOK-ut. U krijua kėshtu “dyanėtarsia partiake shqiptaro-greke”. Qeveria e “Nea Demokracisė”, Karamanlisi e Berisha, po ia kalojnė tė majtės, po krijojnė zgjedhėsin e dyzuar greko-shqiptar. Kjo do tė jetė me rrjedhoja shumė mė tė rėnda. Kur ka dhėnė pėlqimin pėr kėtė ligj grek tė paktėn Berisha tė kishte shkėputur nga grekėt njė premtim se mė nė fund do ta njohin praninė e minoritetit shqiptar nė Greqi. Pushtetarėt grekė jo vetėm nuk bėjnė kėtė por thirrėn ambasadorin amerikan nė Athinė pėr ta kėrcėnuar qė SHBA tė heqė dorė nga pėrmendja e njė minoriteti shqiptar nė Greqi, se aty paska vetėm emigrantė nga Shqipėria. Berisha duhet t’i thotė Bakojanit se edhe “grekėt nė Shqipėri bij argatėsh janė, madje argatėsh sarakaēenė tė greqizuar nė gjuhė, jo grekėsh etnikė.



Shtetet qė krijojnė ”nėnshtetėsinė e pėrbashkėt” shkojnė drejt shkrirjes



Kur SHBA po tregojnė interesim tė shtuar pėr tė ndikuar qė Greqia tė pranojė realitetin e njė minoriteti shqiptar nė Greqi ėshtė e pafalshme qė qeveria e Shqipėrisė tė dalė hapur nė mbėshtetje tė planeve minuese tė Greqisė kundėr kompaktėsisė sė kombit shqiptar. E kemi dėgjuar disa herė kryeministrin Berisha tė thotė se “Shqipėria do tė bėjė ēdo gjė pėr tė hyrė nė BE e nė NATO”. Si nėnshtetas shqiptarė qė nuk synojmė tė marrim atė pasaportėn greke qė e lavdėron aq shumė Berisha, kemi tė drejtėn tė pyesim: mos vallė kryeministri ligjin grek tė bashkimit tė Shqipėrisė me Greqinė nėpėrmjet nėnshtetėsisė (shtetėsisė sė dyzuar) e quan si rrugė tė integrimit tė Shqipėrisė nė Europė e NATO?! Nėse e mendon kėshtu pėrsėri kemi tė drejtėn tė themi se ky nuk ėshtė integrim i Shqiprisė nė BE e NATO, por ėshtė gllabėrim i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve nga Greqia.

Kur dy shtete vendosin tė krijojnė njė nėnshtetėsi tė pėrbashkėt masive do tė thotė se ata shkojnė drejt shkrirjes, qė nė ēdo rast ėshtė gllabėrim i njėri prej tjetrit (i mė tė dobėtit nga mė i forti). A e di kryeministri i Shqipėrisė se qysh nga koha e krijimit e njohjes sė shtetit tė pavarur grek ky shtet ka trefishuar territorin e tij dhe oreksi grek pėr pushtime e asimilime tė reja nė Ballkan nuk ėshtė shuar aspak. Udhėtarja e palodhur angleze Edit Durham qysh para gati njė shekulli na e ka shpjeguar kėtė qė bėn Greqia tani me “dyshtetėsinė e grekėve homogjenė”. Ajo ka lėnė tė shkruara fjalėt qė i kishte thėnė “Kondulis, pushtuesi grek i Korēės” se: Oreksi vjen duke ngrėnė. Ne tashmė kemi ngrėnė, por duhet tė hamė gjithnjė e mė tepėr... Bishat hanė kur kanė uri. Kondulis donte tė hante pėr grykėsinė e tij”.

Nuk e sheh kryeministri i sotėm i Shqipėrisė se pikėrisht kėshtu mendojnė e veprojnė pushtetarėt grekė tani? Apo e sheh dhe ėshtė rob i njė detyrimi tė madh qė atė kėnaqėsi qė nuk ia dha dot ish-kryeministrit Micotaqis pėr tė pėrmbushur programin e parashtruar prej tij nė “Deklaratėn e 14 korrikut 1993”, ka vendosur t’ia japė bijės sė Micotaqisit, zonjės Dora Bakojani, qė tani ėshtė ministre e jashtme e Greqisė?! Nėse bėhen ato qė po kėrkojnė grekėt duke krijuar “ushtrinė e dyshtetėsisė” me mercenarė shqiptarė pėr tė gllabėruar Shqipėrinė, Dora Bakojani mund tė hyjė nė historinė e Greqisė si politikanja e udhėheqėsja mė e suksesshme e atij vendi. Kurse Berisha tė jetė i sigurtė se do tė hyjė nė historinė e Shqipėrisė si kryeministri mė i keq i kėtij vendi.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!