Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Albanologjia dhe gjuha shqipe 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Albanologjia dhe gjuha shqipe 
 
Ėshtė kėnaqėsi qė njė shqiptar ėshtė profesor i shqipes nė Institutin e Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme e Indoeuropiane tė Universitetit tė Mynihut, siē e lexuam nga shkrimi i djeshėm dhe intervista me prof. Bardhyl Demiraj. Madje i takon tė jetė: njė shqiptar, Martin Camaj, e ideoi dhe i dha trajta nė vitet ‘60, ‘70 e ‘80 tė shekullit tė kaluar asaj qė quhet “Lehrstuhl für die Albanologie”. Pėr tė qenė mė tė saktė, duhet thėnė se Camaj i dha qysh herėt njė status “ideal”, tė cilin sot kjo profesurė nuk e ka mė: dikur, nė varrimin e tij, e pata thėnė se Camaj ishte njė Akademi shqiptare nė mėrgim, njė akademi alternative qė mundohej tė mbushte gjithė atė zbrazėti qė linin mistifikimet, gėnjeshtrat dhe heshtjet e Akademisė sė RPSSH dhe tė Krahinės Autonome tė Kosovės. Kėtė punė ai e pat nisur qė nė Romė me revistėn “Shźjzat” qė e drejtoi sė bashku me Ernest Koliqin, njė enciklopedi e vėrtetė e botės shqiptare. Kėshtu pra edhe nė Mynih Camaj, veē mėsimdhėnies, hartoi e botoi jo vetėm monografi gjuhėsore si “Ndėrtimi i shumėsit nė shqipe” ose “Gramatikė e shqipes” (ku e trajton kėtė gjuhė nė tė tri shtyllat e saj: toskėrishte, gegėnishte, arbėreshe), punime dialektologjike si ato pėr tė folmet arbėreshe, por ishte nxitės e bashkėditor i serisė sė famshme “Albanische Forschungen”, mu nė vazhdėn e mėsuesve e kolegėve tė tij Georg Stadtmüller ose Alois Schmaus dhe nė bashkėpunim me historianin Peter Bartl dhe gjuhėtarėt mė tė rinj se ai Walter Breu, Hans-Jürgen Sasse, Elvira Glaser etj. Nė serinė “Albanische Forschungen” dolėn vepra themelore pėr albanologjinė si studimet e Statdmüllerit dhe Bartlit pėr historinė e hershme tė Shqipėrisė, ato tė Haeblerit, Boretskyit ose Sasses pėr lėmenj tė gjuhės dhe dialekteve, deri dhe kujtimet e Eqerem bej Vlorės, siē i njohim tani edhe nė pėrkthimin shqip.
Pra albanologjia e Camajt ishte diēka tjetėr nga mėsimi i gjuhės shqipe sot nė kuadrin e Gjuhėsisė Indoeuropiane. Kjo sepse aty pėrfshihej edhe historia, edhe etnografia, edhe politologjia – gjithēka pėrfshinin dijet humane pėr shqipen dhe Shqipėrinė. Ishte personaliteti i tij poliedrik dhe situata politike e kohės. Kjo nuk mund t’u heqė asnjė grimė meritave tė Wilfried Fiedlerit ose Bardhyl Demirajt si gjuhėtar i njė kalibri tė lartė, e njohės tė shkėlqyer tė shqipes tė dy, mirėpo fakt ėshtė se albanologjia sot nė Mynih nė tė vėrtetė... nuk ekziston.
Jam i shtrėnguar ta bėj kėtė saktėsim, jo sepse vetė kam dhėnė mėsim shqipen pėr 5 vjet gjatė viteve ‘90 nė atė Institut (e theksoj shqip nė Institutin e Gjuhėsisė Indoeuropiane dhe jo albanologji nė ndonjė Institut tė imagjinuar Albanologjie) dhe e njoh gjendjen nga afėr, por sepse ndėrkohė, qysh nga vitet ‘90 e kėndej kanė ndodhur disa ndryshime qė duhen thėnė kėtu hapur:
Me vdekjen e Camajt dhe daljen nė pension tė Peter Bartlit seria “Albanische Forschungen” praktikisht pushoi sė ekzistuari. Edhe hapja e kufijve krijoi njė situatė tjetėr: ndėrsa pritej njė intensifikim i studimeve shqiptare, nė tė vėrtetė ndodhi e kundėrta; botimet u rralluan, interesi i studentėve ose doktorantėve eventualė erdhi duke rėnė, emigrantėt e shumtė shqiptarė e kosovarė ishin tė interesuar thjesht pėr mbijetesė materiale, e shumta pėr ndonjė degė teknike, derisa nė vitet 1998/1999 qeveria e Bajernit po merrte vendimin pėr ta suprimuar profesurėn e albanologjisė. Atėherė... u ngrit njė valė protestash, letrash tė indinjuara shqiptarėsh etj. Sikurse ndodh shpesh me pėrfaqėsuesit e kombit tonė nė mėrgim, kur e kanė kulturėn pranė nuk i afrohen (ende s’kemi asnjė katedėr pėr shqipen nė gjithė SHBA!), kur dėgjojnė se po ua heqin, atėherė fillojnė e protestojnė me tė madhe. Sidoqoftė, nė fund autoritetet u tėrhoqėn dhe u vendos qė profesura tė vazhdojė.
Ndėrkaq, largimi i Bartlit nga Instituti i Historisė mesjetare pėr fat tė keq solli pas vendimin pėr ta mbyllur Institutin e Shqipėrisė qė ai e kishte ngritur me aq mund ndėr dhjetėvjeēarė; po kėshtu u vendos tė largohej nga Mynihu biblioteka e pasur dhe e vyer albanologjike qė historiani i shquar e kish shtuar pak e nga pak. Fati i mirė e do tani qė kėsaj biblioteke t’i bėhet vend nė Universitetin e Vjenės ku ka marrė vitet e fundit emėrimin si profesor historiani i ri zviceran Oliver-Jens Schmitt, njohės i themeltė i Shqipėrisė, autor i monografisė rreth 700-faqėshe “Arbėria venedike”, e cila sė shpejti sheh dritėn e botimit edhe tek ne.
Njė minus tjetėr pėr Mynihun si ish-qendėr albanologjie ishte edhe vendimi pėr tė transferuar nė qytetin e Regensburgut Institutin e Studimeve Juglindore, ku pėr dhjetėvjeēarė ėshtė hulumtuar areali i Ballkanit e posaēėrisht Shqipėria, sidomos nė kėndvėshtrimin historik-sociologjik-politik, nėpėrmjet qindra artikujsh por edhe monografish.
Ja pra, kėto janė faktet. Mėsojmė se edhe sot interesi i shqiptarėve ose tė tjerėve nė ato vende nuk ėshtė ai qė duhet tė jetė pėr gjuhėn shqipe. Studentėt janė tė pakėt, rastėsorė, vinė aty pėr tė marrė disa leksione pėr gjuhėn e pastaj treten – sikurse ndodhte edhe nė vitet ’90.
Prof. Demiraj ka barrėn e njė trashėgime, e cila gjatė viteve ka ndėrruar fytyrėn. Ai nuk mundet e nuk ka pse “tė mbulojė” njė albanologji qė nuk ėshtė. Do tė ishte meritė e madhe, edhe vetėm sikur ta bėnte shqipen tėrheqėse pėr tė rinjtė – nė kuadrin e gjuhėve ballkanike, mė gjerė atyre indoeuropiane, sikurse ėshtė kjo gjuhė per se - ta kthente Mynihun pėrsėri nė qendėr simpoziumesh e konferencash pėr albanologjinė, natyrisht duke mos pėrjashtuar edhe qėndrimet alternative.
Mė anė tjetėr, nė njė qendėr dijeje qė ėshtė krijuar si alternativė nga gjuhėtari dhe shkrimtari i mėrgimit Camaj, Demiraj nuk ka pse tė pėrsėrisė qėndrime “zyrtare” tė Tiranės me njė autoritet nga jashtė ose nga lart. Neve na vjen keq kur e quan gegėnishten nė intervistėn e tij thjesht njė dialekt, pra nė nivelin e dialektit tė Mokrės ose atij tė Ēamėrisė, kur e dimė mjaft mirė se ėshtė njė variant letrar shekullor dhe se i Pari i asaj profesure qė ai mban nė Mynih shkriu njė jetė tė tėrė pėr t’i mbrojtur vlerat dhe diskriminin qė i erdhi nga dheu mėmė.
Edhe pėr qendrėn e supozuar tė albanologjisė nė Tiranė nuk duhet t’i vijė keq, nėse shkrihet dhe ndryshon, nė formė e nė lėndė, sepse kėshtu siē ėshtė, ėshtė thjesht njė vazhdim i gjuhėsisė marksiste nė kohėn e tranzicionit. Ne shpresojmė qė njė ditė nė Tiranė tė krijohet vėrtet njė Qendėr Albanologjie, ku mėsimdhėnia do tė ishte elementi i parė, sikurse e pat realizuar edhe Camaj nė Mynih.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!