Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Autoritetet greke tė Qiprios rrėzojnė murin ndarės tė Nikozi 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Autoritetet greke tė Qiprios rrėzojnė murin ndarės tė Nikozi 
 
Autoritetet greke tė Qiprios rrėzojnė murin ndarės tė Nikozisė

09-03-2007
    

Qipriotėt grekė rrėzuan murin qė pėr dekada tė tėra ka ndarė kryeqytetin e fundit tė pėrēarė tė Evropės.

Buldozerėt tė enjten nė mbrėmje nė qendėr tė pjesės sė vjetėr tė kryeqytetit tė Qipros, Nicosia, pėr tė shembur murin qė ndante zonėn greke nga pjesa e kontrolluar nga turqit. Punimet e panjoftuara filluan gjatė natės. Prej mėse njė viti, kur pala turke ndėrtoi njė urė qė u jepte mundėsi trupave tė saj tė patrullonin njė rrugė pranė murit, tė dyja palėt kanė pasur mosmarrėveshje pėr rihapjen e pikėkalimit.

Ministri i Jashtėm Grek i Qipros, Jorgo Lilikas, i cili bėri njė vizitė nė kėtė pikėkalim, tha pėr shtypin se trupat turke duhet tė largohen nga zona: "Qeveria ka vendosur tė sheshojė murin mbrojtės nga ana jonė. Kjo ishte e vetmja pikė mbrojtjeje qė kishim nė qytet, prandaj presim qė pas kėtij vendimi tė njėanshėm tė qeverisė, tė merret vendimi pėr tėrheqjen e ushtrisė turke nga zona, nė mėnyrė qė pikėkalimi tė hapet pėr qytetarėt," tha ministri Lilikas.

Fjalėve tė tij u bėri jehonė Presidenti grek i Qipros Tasos Papadhopullos, i cili tha se kalimi i njerėzve nė pjesėn veriore tė pushtuar tė qytetit nuk do tė fillonte para forcat e armatosura tė tėrhiqen nga zona: "Sapo ata tė bien dakord pėr tė tėrhequr trupat e tyre, ne do tė heqim brenda disa orėsh kontrollin e pikėkalimit, prandaj tani presim tė shohim nėse trupat turke do tė tėrhiqen, dhe nėse kalimi do tė hapet apo jo," tha Presidenti Papadhopullos.

Pesė pikėkalime tė tjera janė hapur qė nga prilli 2003, duke u dhėnė mundėsi qipriotėve grekė dhe turq tė vizitojnė anėn tjetėr pėr herė tė parė nė 3 dekada. Qė nga ajo kohė, tė dyja palėt janė angazhuar nė bisedime me Forcėn Paqeruajtėse tė Kombeve tė Bashkuara nė Qipro lidhur me masat qė duheshin marrė pėr tė hapur rrugėn.

Zėdhėnėsi i Kombeve tė Bashkuara Brian Kelli i tha Zėrit tė Amerikės se shpreson qė hapi i marrė nga pala greke e Qipros do tė ēonte nė hapjen e pikėkalimit: "Shembja e murit gjatė natės sė mbrėmshme ėshtė njė hap shumė i mirė nė pėrpjekjet si pėr hapjen e pikėkalimit, ashtu edhe pėr krijimin e njė atmosfere pozitive ku mund tė gjendet njė zgjidhje e pėrbashkėt. Ne nė Kombet e Bashkuara kemi bėrė pėrgatitjet dhe jemi tė gatshėm qė, sapo palėt tė kenė rėnė dakord mbi mėnyrėn se si do tė vazhdojė procesi, tė angazhohemi pėr sigurinė nė zonė me mbėshtetjen financiare tė Bashkimit Evropian," tha zoti Kelli.

Muajin e kaluar ushtria turke hoqi njė urė kėmbėsorėsh nė anėn e saj tė rrugės Ledra, e cila lejonte kalimin e patrullave ushtarake. Nė atė kohė, zyrtarėt turq tė Qipros thanė se prisnin qė qipriotėt grekė tė pėrgjigjeshin ndaj kėtij gjesti, duke shembur njė mur mbrojtės nė anėn e tyre tė rrugės Ledra.

Qiproja u nda pas pushtimit turk tė vitit 1974, qė pasoi njė grusht shteti tė frymėzuar nga Greqia. Kombet e Bashkuara vazhdojnė tė punojnė me tė dyja palėt pėr t’i gjetur njė zgjidhje ndarjes 33-vjeēare tė ishullit.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Autoritetet greke tė Qiprios rrėzojnė murin ndarės tė Ni 
 
Qipriotėt grekė kanė shembur njė segment tė murit qė ndan kryeqytetin e ishullit, Nikosia. Linja e gjelbėr, ka ndarė grekėt nga turqit e ishullit qė nga 1974-a, kur trupat turke pushtuan pjesėn veriore. Puna nė rrugėn Ledra, filloi nė orėt e natės, kur errėsira kishte rėnė dhe nuk u dha asnjė paralajmėrim pėr aksionin e menduar mė parė. Gjithsesi, autoritetet greko-qipriote, thanė se trupat turke duhet tė tėrhiqen para se njerėzit tė fillojnė tė kalojnė lirisht nė tė dyja anėt e qytetit tė ndarė. Rruga Ledra, njė zonė e mbushur me dyqane, do tė jetė pika e gjashtė e kalimit nė tė dyja anėt e qytetit. Lėvizja gjithsesi ėshtė mirėpritur nga Kryeministri turko-qipriot, Ferdi Sabit Soyer, i cili e quajti atė "njė zhvillim pozitiv". Shefi i misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Majkėll Myller, gjithashtu e pėrgėzoi iniciativėn, duke e cilėsuar atė njė kontribut pozitiv me njė domethėnie tė madhe. Rruga u bllokua pėr kalimtarėt nė mėnyrė qė tė lejoheshin mjetet e rėnda qė tė shembnin murin. Njė turmė e vogėl njerėzish, qėndruan nė vėzhgim tė aksionit dhe nuk i kursyen duartrokitjet dhe as lotėt kur prishja e murit filloi. "Kjo ėshtė njė dėshmi e vullnetit tė mirė nga ana jonė, pėr tė kontribuar pozitivisht pėr hapjen e rrugės Ledra", tha zėdhėnėsi i qeverisė, Kristodoulos Pashardes. Zona ka qenė nė fakt njė rrugė e zhurmshme nė qendėr tė lagjes tregtare tė Nikosias, por pėr mė shumė se 40 vjet ajo ka qenė e bllokuar nga mure tė larta dhe njė platformė vrojtimi pėr tėrė rripin e demilitarizuar qė ndante veriun nga jugu. Nė dhjetor, autoritetet turko-qipriote ēmontuan njė urė kalimtarėsh tė polemizuar nė rrugėn Ledra, urė kjo qė ishte ndėrtuar nė vitin 2005. Kjo zemėroi greko-qipriotėt, sipas tė cilėve kjo kapėrcente kufijtė e zonės sė sigurt tė OKB-sė qė ndan tė dyja pjesėt e ishullit. Zona e gjelbėr, ose ndryshe e sigurt, monitorohet nga trupat e Kombeve tė Bashkuara dhe ėshtė e rrethuar me tela me gjemba dhe gjenden aty disa godina, nė dritaret e tė cilave vihen re thasėt me rėrė. Qipro, u copėtua pas pushtimit turk nė vitin 1974, qė pasoi njė grusht shteti tė greko-qipriotėve, tė mbėshtetur nga junta ushtarake qė sundonte asokohe nė Greqi. Korrespondentėt thonė se tani do tė duhet akoma edhe disa kohė qė rruga tė hapet plotėsisht. Nė fakt, grekėt dhe turqit e Qipros, kanė pasur mundėsi tė kapėrcejnė vijėn e gjelbėr qė i ka mbajtur ata tė ndarė qė nga 2003-shi, por muri nė rrugėn Ledra, ka qenė njė emblemė e fuqishme e historisė sė dhunshme tė ishullit mesdhetar dhe ndarjes sė tij. Gjithsesi, Turqia nuk pritet tė bėjė ndonjė lėshim nė Qipro, veēanėrisht para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė kėtij viti, por ndėrkohė, Bashkimi Evropian e ka pėrshėndetur shembjen e murit si njė vendim kurajoz. "Hapja kaq e shumėpritur e pikės sė kalimit ėshtė njė hap i madh simbolik pėrpara drejt afrimit tė komuniteteve nė Nikosia. Kjo do tė inkurajonte pėrpjekjet e nevojshme qė synojnė tė arrijnė njė marrėveshje tė dyanshme pėr problemin e Qipros", tha komisioneri pėr zgjerimin nė Bashkimin Evropian, Olli Rehn. Problemi i Qipros, nė fakt, po pengon aspiratėn e Turqisė pėr anėtarėsim nė BE dhe ėshtė gjithashtu edhe njė burim tensioni me Greqinė fqinje, rivalin historik tė saj. Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, e ka mirėpritur gjithashtu vendimin. "Ne shpresojmė qė edhe ana tjetėr tė reagojė", tha ai para gazetarėve, nė Bruksel. Edhe Britania e Madhe, koloni e tė cilės ka qenė ishulli i Qipros dikur, tha se shpresonte se lėvizja do tė ēonte drejt negociatave tė reja pėr paqe. Greko-qipriotėt votuan kundėr njė plani tė Kombeve tė Bashkuara pėr ribashkimin, pak para anėtarėsimit nė BE nė 2004-ėn. Tė dyja anėt kanė qenė nėn presion nga komuniteti ndėrkombėtar pėrgjatė dy vjetėve tė shkuara, nė mėnyrė qė tė arrihej njė akord paqeje.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!