|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Pėrgėzimet e Nolit pėr Enver Hoxhėn
Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, peshkopi Fan S. Noli i dėrgonte pėrshėndetje Enver Hoxhės, atėherė gjenerallejtėnant, duke i dhėnė atij mbėshtetjen e plotė. Pas luftės, Noli angazhohet nė sqarimin e pozitės delikate tė Shqipėrisė
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (1)
Nė fejtonin qė fillon sot do tė prezentohet letrat qė Fan S. Noli ia ka dėrguar Enver Hoxhės nė vitet e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Letrat janė marrė nga libri qė pėrmban oratori, autobiografi, letėrkėmbim dhe intervista tė ndryshme tė Fan S. Nolit. Libri Noli - Vepra 6 ėshtė botuar nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, nė vitin 1996. Janė kėto letra qė zbulojnė raportin e Nolit dhe Enver Hoxhės e partizanėve nė Shqipėri, nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore si dhe pas luftės. Nė letra zbulohet nė njė formė tjetėr vija e rrjedhės sė ngjarjeve nė Shqipėrinė e pasluftės. Letrat e viteve nė pėrfundim tė luftės
Kryeministrit Enver Hoxha
TIRANĖ, SHQIPĖRI
Shqipėtarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe unė bashkė me ta kemi ndjekur me emocion tė thellė luftėn tuaj heroike dhe jemi gėzuar aq sa nuk shprehet me fjalė pėr sukseset tuaja tė
shkėlqyera. Ne e ndiejmė veten krenarė pėr ju sepse ju jeni i vetmi udhėheqės ushtarak nė kėtė luftė, i cili ia doli ta ēlirojė vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmėn e ndonjė ushtrie ēlirimtare mike: ju jeni gjithashtu njė nga tė paktat qeveri qė mund tė qėndrojė me kėmbėt e veta, e pambėshtetur nga ushtri mike tė pushtimit. Pėr mė tepėr, ne e miratojmė me gjithė zemėr politikėn tuaj tė bashkėpunimit tė ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshallin Tito, nėn udhėheqjen frymėzuese tė tė cilit ne shpresojmė tė kemi njė Federatė tė gjithė popujve tė Ballkanit, duke vendosur kėshtu njė paqe tė qėn-drueshme nė gadishullin tonė tė shqetėsuar. Ju lutem tu transmetoni pėrshėndetjet e mia tė pėrzemėrta gjithė kolegėve tuaj qė kanė marrė pjesė nė kryqėzatėn tuaj aq tė vėshtirė e aq me zotėsi dhe gjithė popullit shqiptar qė qėndroi i patundur e me besnikėri pėrkrah jush. Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.
Peshkopi F. S. Noli
* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhės
Me kėnaqėsi tė madhe mora mesazhin tuaj tė nxehtė dhe bujar, si dhe letrėn e mikut tim tė mirė dhe kolegut tuaj Sejfulla Malėshova. Kam dėshirė tė madhe tė jem aty me juve, po sot pėr sot nuk munt, pse udhėtimet janė tė kufizuara, pėrveē qė ka edhe pengesa tė tjera... Mundet tė ju bėj njė vititė pas Pashkėve, kėshtu do tė takoj pėrsėri me miqtė e mij tė vjetėr. Kam shumė arsye qė me pengojnė tė vė kandidaturėn nė Shqipėri. Ju siguroj se ju kini pėrkrahjen time tė plotė dhe munt tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale qė populli tė votojė pėr Frontin. Bashkė me kėtė, ju lutem tė drejtoheni tek unė pėr ēdo gjė qė unė munt tė bėj pėr kėtė ēėshtje. Si juve ashtu dhe kolegėve tuaj ju uroj suk-sese, sikundėr e meritoni, nė zgjedhjen pėr Asamblenė Kushtetonjėse.
Perėndia qoftė me juve. Peshkop Fan Noli, mė 13.X.1945
* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhės
Faik Konitza pat shfaqur dėshirėn e fundit qė tė varroset nė vendlindjen e tij. Stop. Lutemi na njoftoni kohėn mė tė pėrshtatshme qė tė bėni nderimet e pranimit tė trupit tė luftėtarit tė parė pėr Indipendencėn e Shqipėrisė. Stop. Miqtė dhe adhuruesit e tij do tė kujdesen kėtu pėr pėrcjelljen e trupit tė tij stop. Do tė jenė jashtėzakonisht tė lumtur shqiptarėt e kėtushėm po ti dėrgoni ditėn e pamvarėsisė njė pėrshėndetje tė shkurtėr /Stop/
Imzot Noli
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
/23 mars 1946/
Nė njė shėnim New York Herald Tribune, mė 23 mars shkruan se pėrkundėr kėrkesės sė Shqipėrisė tė paraqitur nė fqinji i saj jugosllav, i ndihmuar nga Ēekosllovakia dhe i shtyrė nga sovjetėt, Philip Noel Baker, Ministėr Shteti britanik, kapi rastin nė mbledhjen e kėshillit tė UNRRA-s pėr tė lajmėrua delegacionin sovjetik nė kėtė mėnyrė ruske qė Kėshilli i Sigurimit nuk do tė shqyrtojė njė karkesė tė njėllojtė pėr anėtarėsi nė UNO sepse ka punė tė tjera me rėndėsi dhe probabilisht nuk do tė veprojė deri nė shtator. Nė lidhje me kėtė pėshpėritet se Anglia do ta tėrheqė njohjen e dhėnė mė parė Shqipėrisė. Peshkop Fan Noli
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
Mė 23 mars 1946
Marrė vesh nga bisedime qė kam patur me funksionarė tė Departamentit tė Shtetit qė pranimi i traktateve tė konkluduara nga regjimi i kaluar ėshtė njė konditė e domos-doshme pėr njohjen e Qeverisė shqiptare nga ana e Shteteve tė Bashkuara. Unė besoj qė tani ēdo vonesė do tė prejudikojė ēėshtjen tonė nė njė kohė kritike. Duke marrė parasysh bisedimin e afėrt nė UNO tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsi dhe agjitacionin intensiv grek mbi Epirin e Veri-ut, unė sugjeroj qė tė pranohen menjėherė traktatet nė fjalė. Ky pranim do tė sjellė automatikisht njohjen amerikane, do tė zhdukė pengesat pėr pranimin nė UNO dhe do tė na lehtėsojė punėn e mbrojtjes me suk-ses tė integritetit tokėsor tė Shqipėrisė.
Peshkop Fan Noli
C/C Ross C. Hurrey 1034 Washington
BLDG.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 11 Mars 2007 15:19
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Noli informon pėr shtyrjen e pranimit tė Shqipėrisė nė OKB
Rezoluta speciale e delegatit amerikan, Stettinius, qė e shtyu diskutimin e ēėshtjes sė anėtarėsisė gjer nė gusht, u pranua unanimisht nga Kėshilli i Sigurimit nė mbledhjen e 17 majit /stop/
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (2)
Mesazh Enver Hoxhės
Nga bashkėfjalimet me zyrtarė tė Sekretariatit tė Kombeve tė Bashkuara (UNO) nė New York nė lidhje pėr paraqitjen pėr diskutim tė anėtarėsisė sė Shqipėrisė pėrpara Kėshillit tė Sigurimit qė do tė bėhet nga fundi i majit ose mė 2 qershor 46: Simbas bisedės, pranimi i anėtarėsisė do tė efektohet nė Asamblenė e Pėrgjithshme nga rekomandimi qė do tė bėjė Kėshilli I Sigurimit. Ky rekomandim do bėhet me votė afirmative nga shtatė anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit, duke pėrfshirė pesė anėtarėt permanentė: Shtetet e Bashkuara, Britanin e Madhe, Bashkimin Sovjetik, Francėn dhe Kinėn. Njė delegacion shqiptar pranė Sekretariatit tė Kombeve tė Bashkuara nė New-York, do ta ndihmonte me tė tepėrt. Lutem bėni viza te Ministri iShteteve tė Bashkuar nė Tiranė dhe mė lajmėroni pėrfundimet e arrijtura Shtoj me keqardhje se zyrtarė tė Departa-mentit tė Shtetit janė nė pritje pėr heshtjen tuaj tė gjatė nė lidhje me ēėshtjen e traktat-eve midis Shteteve tė Bashkuar dhe regjim-it tė mėparshėm tė Shqipėrisė. Nė disa qarqe heshtja e juaj prej shumė muajsh interpretohet si njė akt mosbesimi (defi-ance). Ata ankohen gjithashtu se anėtarė tė ndryshėm tė Misionit amerikan janė ndalu-ar tė lėvizin dhe kjo me fjalė tė tjera kon-siderohet si kundėrshtim. Nė lidhje me kėtė flitet qė si protestė pėr kėto masa, Misioni diplomatik amerikan qė ndodhet nė Tiranė do tė tėrhiqet. Ju sug-jeroj pėrēapje tė menjėhershme pėr tė ndrequr situatėn dhe pėr tė pėrmirėsuar relatat me Shtetet e Bashkuara, tė cilat unė i konsideroj tė mira pėr zgjidhjen e proble-meve tuaja ndėrkombėtare.
Peshkop Fan Noli, 26 Blagden St. Boston 16 mars.
***
Mesazh Enver Hoxhės
Mė 20 prill 1946
Nga bashkėfjalimi me kryetarin e delega cionit britanik nė New-York unė nxjerr se nė qoftė se mosmarrėveshjet do tė rregullohen dhe relatat diplomatike do tė rifillojnė, Qeveria britanike do ta pėrkrahė pranimin e Shqipėrisė nė UNO. Kini mirėsinė tė mė jepni informata tė hollėsishme mbi kėtė gjė.
Peshkop Fan Noli, Blegden St. Boston 16 mars.
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
Mė 13 maj 1946
Kryetari i delegacionit amerikan, Eduard Stettinius, nė njė projektrezolutė qė i dėrgoi dje sekretarit tė pėrgjithshėm, Lie, dhe qė qarkulloi ndėrmjet delegatėve, propozonte qė Kėshilli i Sigurimit ta vonojė debatin mbi pranimin e Shqipėrisė gjer nė mbledhjen e pėrgjithshme nė gusht, nė tė cilėn do tė shtrohen tė gjitha konditat e pranimit. Stettinius kėrkoj qė mocioni i tij tė dalė nė agjendėn e bisedimit nė mbledhjen e Kėshillit, javėn qė vjen.
Peshkop Fan Noli.
***
Telegram Enver Hoxhės
Mė 19 maj 1946
Rezoluta speciale e delegatit amerikan, Stet tinius, qė e shtyu diskutimin e ēėshtjes sė anėtarėsisė gjer nė gusht, u pranua unan-imisht nga Kėshilli i Sigurimit nė mbledhjen e 17 majit. /stop/. Vėnia e Shqipėrisė nė ran-gun formal tė antarėsisė mbetet e varuar. /stop/. Delegati i Bashkimit Sovjektik, Gromiko, nė votimin e kėsaj rezolute tha se ai e konsideronte tė panevojshme meqenėse, simbas pikėpamjes sė tij, ajo i dyfishon rreg-ullat e anėtarėsisė sė pėrgjithshme qė janė aprovuar nga Kėshilli. /stop/. Delegati polak, Lange, i kujtoi Kėshillit se Polonia do ta pėrkrahė ēėshtjen e Shqipėrisė ashtu siē bėri nė Londėr, sė pari pėr shkak se populli Shqip-tar luftoi trimėrisht kundėr fashizmit dhe sė dyti, pėr shkak pse pranimi i Shqipėrisė... (ėshtė mbėshtetur nga aleatja Jugosllavi? /stop/ Shpresoj se vonesa prej dy muajsh mund tė ketė pėrfundime tė mira. /stop/. Kjo gjė mund tju japė rast tė rregulloni pikėpam-jet me Shtetet e Bashkuara dhe me Britan-inė, duke fituar kėshtu pėrkrahjen e tyre. /stop/. Kjo gjė mund tju japė kohė gjithashtu tė dėrgoni delegacionin prej Shqipėrisė nė New York. /stop/. Do ta ēmoj shumė ēdo infor-matė mbi zhvillimin e mėtejmė.
Peshkop Fan Noli, 26 Bladgen St. Boston 16 mars.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 11 Mars 2007 15:20
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Nė letrat dhe telegramet e Nolit, dėrguar Enver Hoxhės nė vitin 1946, dominon shqetėsimi i tij pėr shtyrjen e pranimit tė Shqipėrisė nė organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr pėrfaqėsimin sa mė tė mire tė Shqipėrisė nė New York. Dhe, natyrisht, Noli asnjėherė nuk harron tė angazhohet edhe pėr fatet individuale tė shqiptarėve
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (3)
Telegram Enver Hoxhės
1946
Dy shqiptarė, tė quajtur Dr.Ali Kuēi dhe Stavro Skėndi kanė ardhur, tė hėnėn e fundit nė Shtetet e Bashkuara /stop/. Lutem na kėshilloni mi besimin dhe besnikėrinė ndaj kėtyre personave /stop/. Me tė arritur kėtu, Dr.Ali Kuēi mori lidhje me grupin e gangsterėve tė Shqipėrisė sė Lirė /stop/. Shqiptarėt e kėtushėm ankohen pėr taksat e rėnda qė janė vėnė pėr tė gjithė rrobat e pėrdorura qė dėrgohen prej Shteteve tė Bashkuar nė tafėrmit dhe nė miqtė e tyre nė Shqipėri /stop/. Lutem jini nė dijeni, se po tė jetė kėshtu, dėrgesa e teshave prej kėtej do tė pakėsohet ose do tė ndalohet krejtėsisht meqenė se asnjėri prej kėtej nuk dėshiron tė krijojė vėshtirėsira financiare pėr tafėrmit dhe miqtė e tij nė Shqipėri /stop/. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale /stop/. Kini mirėsinė tė na informoni mi gjendjen ekzakte /stop/. Na telegrafoni me anė tė Dielli 30 Huntington Are Boston.
Peshkop Fan Noli
* * *
Kryeministrit Enver Hoxha
Tiranė Shqipėri 1946
Pata njė bisedim me kryetarin vepronjės tė delegacionit tė Shteteve tė Bashkuara zotin Herschel Johnson mė parė ambasador nė Suedi /stop/. Pyetjes sime bruske nė qoftė se Qeveria e Shteteve tė Bashkura do tė mbėshtetė kėrkesėn shqiptare pėr anėtarėsi nė Kombet e Bashkuara ay i dha njė pėrgjegje evazive dhe qė nuk do tė angazhohen /stop/. Gjatė zhvillimit tė bisedimeve, ay pėrmendi reputacionin e traktateve nga qeveria juaj, e cila mė dha rastin mua tė shpjegoj pikėpamjen tuaj nė bazė tė rezolucionit tė dalė nga Kongresi i Pėrmetit /stop/. Nė fund unė tėrhoqa vėrejtjen e tij mbi absurditetin e pretendimeve greke mbi Epirin e Veriut /stop/. Unė pėrfitoj nga ky rast tju kujtoj pėrsėri nė qoftė se ju jeni apo jo tė pėrgatitur tė merrni nė tė ardhmen e afėrm eshtrat e Faik Konicės me qenė se ay mbahet nė qeli kėtu shpenzimet tė paguara... /stop/ Lutemi pėrgjigjuni mbi kėtė pikė para 4 korrikut kur mblidhet Kukvendi vjetor i Vatrės /stop/. Pėrgjigjja juaj do ti japė mundėsi Kuvendit tė vendosė pėr njė rrugė ose pėr tjetrėn.
Peshkop Fan Noli
26 Blagden AT
Boston Mass
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
1946
Ju falėnderoj pėr telegramin qė merret me pėrgjigjen tuaj Britanisė sė Madhe. Shpresoj se njė pėrhapje e tillė duhet tė bėhet pėr tė pėrmirėsuar marėdhėnjet edhe me Shtetet e Bashkuara. Nuk ka dhe nuk duhet humbur kohė. Kryetari i delegacionit tė Meksikės mė tha sot se ēėshtja e anėtarėsisė sė Shqipėrisė mund tė dalė pėr diskutimin menjėherė porsa tė adaptohen rregullat e procedures mbi pranimin e antarėsive nga Kėshilli i Sigurimit nė dy javėt e ardhshme. Po ju dėrgoj me postėn ajrore njė kopje tė memorandumit qė shpėrndava midis anėtarėve. Munt ta rishqyrtoj me gjithė qef nė qoftė se mė dėrgoni informata tė tjera.
Peshkop Fan Noli
26 Blagden St.
Boston 16 mars.
* * *
Kryeministrit Enver Hoxha
Tiranė 1946
Sekretari i pėrgjithshėm i Konferenės sė shėndetėsisė mė shkruan njė letėr nė tė cilėn mė thotė se dėshiron tė ketė sa mė pare emrat e delegatėve tuaj dhe datėn aproksimative tė mbritjes tyre nė New York /stop/. Ju sugjeroj qė njė nga delegatėt tuaj tė jetė ministri juaj nė Moskė, Kostantin Tashko, I cili ėshtė i familiarizuar me qytetin e New Jorkut, ku ka shėrbyer nė tė kaluarėn si kryekonsull /stop/.
Peshkopi Fan Noli
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 11 Mars 2007 15:20
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Dėshira e fundit e Faik Konicės ishte qė tė prehet nė atdheun e tij. Fan Noli i dėrgon letėr Enver Hoxhės pėr tė kėrkuar nga ai qė tė plotėsohet dėshira e fundit e Konicės
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (4)
Kryeministrit tė Shqipėrisė gjeneral Enver Hoxhės Tiranė, Shqipėri Boston janar 28, 1948
Zoti kryeministėr, Z.Filip Nini (Konstandin Dhimitri) lindur nė katundin e Luarasit tė Kolonjės dhe tani banonjės nė Boston, Massachusetts, Amerikė, fėmija e tė cilit banojnė nė Korēė, si ushtar i vjetėr i Kishės Kombėtare, u paraqit nė kėtė zyrė dhe mė kėrkoi tju jap informacionet pasonjėse: Filip Nini ka ardhur nė Amerikė mė 1922 dhe punoi si ēirak nė njė dyqan tė vogėl si kėpucėfshirės nė Taunton Mas. Pastaj erdhi nė Boston Mass, si punėtor nė njė fabrikė tė hekurit, mė vonė zuri punė nė njė restorant tė vogėl, si pjatalarės dhe tani punon nė njė restorant popullor si ndihmės gjellbėrės, me njė rrogė prej 35,00 dollarė nė javė. Me kėtė rrogė e cila ėshtė tepėr e vogėl kėtu na shkaku i shtrenjtėsisė sė madhe rron me njė varfėri tė madhe qė tė mund tė pėrmbanjė familjen nė Korēė. Tani mėsojmė se ndodht nė gjyq, qė e ka humbur davanė pėr gjysmėn e shtėpisė gjoja si fajdexhi dhe davaxhiu i pakėnaqur I ka apeluar davanė dhe kėron ti rrėmbejė dhe gjysmėn tjetėr tė shtėpisė qė zotėron e shoqja nė Korēė. Nė kėtė gjyq, avokati I davaxhiut e ka pėrshkruar Filipin si njė kapitalist qė merr me qindra dollarė nė muaj. Kėto tė gjitha nuk kanė ndonjė bazė vėrtetėsie dhe ju shkruaj kėtė letėr qė tu shuguronj se Filipi ėshtė punėtor i varfėr, I cili shembet nė punė pėr tė fituar njė cope bukė pėr veten dhe fėmijėn. Nė kėto duhet tė shtoj se ka njė rekord tė gjatė si patriot qė kur erdhi nė Amerikė si gjithė Luarasillnjtė e kanė pasur patriotizmėn si njė traditė. Me shpresė informata do tė hedhin dritė mbi ēėshtjen e tij dhe do tė ndihmojė gjykatėn e Korēės ta shikojė Filip Ninin si njė punėtor tė pėrunjur dhe ti jepet e rejta pėrbrenda ligjės, mbetem
Uronjėsi juaj me Zotin
Peshkop F.S.Noli
* * *
Kryeministrit Enver Hoxha
8 nėntor 1945 Tiranė, Shqipėri
Dėshira e fundit e Faik Konicės ishte qė tė prehej nė atdhe, nė Shqipėri. Kini mirėsinė tė na njoftoni kur do tė ishte e pėrshtatshme qė tė silleshin eshtrat e tij me nderimet pėrkatėse si kampion i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Tė gjitha shpenzimet do tė pėr ballohen nga miqtė dhe adhuruesit e tij nė ėktė vend. Shqiparėt e kėtij vendi do ta vlerėsonin njė pėrshėndetje tė shkurtėr nga ju pėr ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
F.S.Noli
* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhės
Dr.Omer Nishani Tiranė, shkurt 1946
Nė emėr tė mbledhjes sė pėrvitshme tė kishave orthodhokse shqiptare nė Amerikė tė mbajtur mė 24 shkurt nė Boston, unė dėshrioj tju dėrgoj pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta dhe tju shpreh admirimin tonė pėr punėn e shkėlqyer tė rindėrtimit qė po bėni.
Peshkop Fan S.Noli
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
21.3.1946
Marr vesh nga bisedime qė kam patur me funksionarė tė Departamentit tė Shtetit qė pranimi i traktateve tė konkluduara nga regjimi i kaluar ėshtė njė konditė e domosdoshme pėr njohjen e Qeverisė shqiptare nga SHBA. Unė besoj qė tani ēdo vonesė do tė prejudikojė ēėshtjen tonė nė njė kohė kritike. Duke marrė parasysh bisedimin e afėrt nė UNO tė kėrkesės tė Shqipėrisė pėr anėtarėsi dhe agjitacionin e interesit grek mbi Epirin e Veriut, unė sugjeroj qė tė pranohen menjėherė traktatt nė fjalė. Ky pranim do tė sjellė automatikisht njohjen amerikane, do tė zhdukė pengesat pėr pranimin nė UNO dhe do tė na lehtėsojė punėn e mbrojtjes me sukses tė integritetit tokėsor tė Shqipėrisė.
Peshkop Fan Noli
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 11 Mars 2007 15:21
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Shqipėria, zyrtarisht, nuk pranohet nė organizatat botėrore pėr shkak se ėshtė nė luftė me Greqinė. Amerika nuk e pėrkrah pranimin e Shqipėrisė, sepse kjo nuk I respekton traktatet qė ka me SHBA-nė
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (5)
Mesazh Enver Hoxhės
25.03.1946
Misioni diplomatik bullgar ka qė nga tetori i kaluar qė po funksionon nė Uashington, megjithėse qeveria bullgare nuk ėshtė njohur zyrtarisht prej SHBA. Nė rast se vonohet edhe mė njohja e Shqipėrisė, sugjeroj tė pėrdorni kėtė procedent pėr tė kėrkuar viza pėr njė mision tė njėllojtė kėtu dhe pėr arsye specifike qė tė paraqit ēėshtjen shqiptare para UNO-s.
Peshkop Fan Noli
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
27 mars 1946
Sipas New-York-Times datė 25 mars Shqipėrisė i u mohua pranimi nė UNRRA me 23 vota kunėr 6. Disa na shtetet votuan kundėr pse Shqipria nuk ėshtė anėtare e UNO-s. Delegati grek u ngrit kundėr pranimit tė Shqipėrisė duke thėnė se Shqipėria ėshtė akoma nė luftė me Greqinė dhe disa delegatė thanė se nuk mund tė pranohet njė vėnt qė ėshtė akoma nė luftė me njė nga antarėt e Kombeve tė Bashkuara. Ndihmės-Sekretar i Shtetit, Bill Clayton, tha se Amerika ėshtė kundėr pranimit tė Shqipėrisė vetėm pse Amerika nuk e ka njohur Shqipėrinė nga shkaku se Shqipėria nuk siguron qė ka nėrment tė respektojė traktatet me Amerikėn. Ne kemi frikė qė kėrkesa shqiptare pėr pranimin nė UNO do tė ketė po kėtė fat veēse po tė merret vendim qė tė fitohet pėrkrahja e Amerikės duke I dhėnė asaj sadisfaksion tė plotė nė ēėshtjen e traktateve.
Peshkop Fan Noli
* * *
10.04.1946
Mesazh Enver Hoxhės
Nga bashkėfjalimet me zyrtarė tė Sekretarit tė UNO-s nė Nju-Jork, diskutimi i anėtarėsisė sė Shqipėrisė pėrpara Kėshillit tė Sigurimit do tė bėhet nga fundi I majit ose mė 2 qershor 1946. Kjo do tė ketė efekt nė Asamblenė e Pėrgjithshme nga rekomandimi qė do tė bėjė Kėshilli i Sigurimit. Njė delegacion shqiptar pranė sekretariatit tė UNO-s nė Nju Jork do tė ndihmonte tepėr. Zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit janė nė pritje lidhur me traktatet pėr tė cilat ju heshtni...
Peshkop Fan Noli
* * *
1.04.1946
Mesazh Enver Hoxhės
Me gjithė protestat tona tė pėrsėritura, Komiteti pėr Marrėdhėniet e Jashtme i Senatit amerikan votoi pėr njė rezolucion qė ti akordohet Shqipėria e Jugut Greqisė. Ne kemi prirje tė besojmė se kjo ėshtė e lidhur me refuzimin nga Shqipėria nė Atlantik City pėrpara Kėshillit tė UNRRA-s dhe nė Uashington.
Fan Noli
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
20.04.1946
Nga bashkėfjalimi me kryetarin e delegacionit britanik nė Nju Jork unė nxjerr /konkluzionin/ se nė qoftė se marrėveshjet do tė rregullohen dhe relatat diplomatike do tė rifillojnė, qeveria britanike do ta pėrkrahė pranimin e Shqipėrisė nė UNO.
Peshkop Fan Noli
* * *
Mesazh Enver Hoxhės
27.04.1946
Njė letėr qė mora tani nga Departamenti i Shtetit nė Uashington thotė se SHBA e kundėrshtuan pjesėmarrjen e Shqipėrisė si anėtare e UNRRA-s se Shqipėria sėshtė anėtare e Kombeve tė bashkuara dhe ka refuzuar tė pranojė detyrimet e traktateve tė mėparshme. Nga ana tjetėr, nga bashkėfjalimet me delegatė nė Nju-Jork kuptoj qė nuk ka asnjė shpresė pranimi nė anėtarėsinė e Kombeve tė Bashkuara pėrpara se tė ndreqen marrėdhėniet diplomatike me SHBA-a Britaninė.
Peshkop Fan Noli
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 11 Mars 2007 15:21
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisnja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (6)
* * *
Shkėlqėsisė Tij Gjeneral Enver Hoxhės Kryeministit tė Shqipėrisė nė Tiranė
39 shtator 1946
Zoti Kryeministėr: Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė Diellin, 18 Shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa akuzata dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk mund ti pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, duke goditur delegatin e saj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse tju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur. Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisnja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė New York, i blatova ndihmėn time, dijen time, dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet. Po ay mė shikonte shtrembėr me mosbesimin instinktif tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay as i pėrfillte fare. Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė polli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mėndjet tė atyre qė u kishte besim, ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat van mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z.Behar Shtylla po kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket qė Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmė nė veprimin diplomatik. E kėshillov Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari I Pėrgjithshėm Z.Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anėn e profesorit Laugier, njė zyrtari tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė Ndihmės Sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim ēdo ēap qė I kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe e bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky mirėpriti delegatėt dhe ua regulloi pjekjen me Trygve Lie-nė. Bashkėfjalimi u zvarns pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste Shqip, Behari ia kthente Frėngjisht, edhe njė dragoman I Sekretariatit ia kthente Trygve Liesė Inglisht, meqenė qė ky nuk dinte as Frėngjisht as Shqip. Nga ky muhabet me dy tėrxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Unė isha nė prakun e derės sė tij, gati qė tI shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim. Bėri vetėm njė pėrjashtim, kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin Amerikan. Pėr ēudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe I vazhdoi bashkėfjalimet me anė dy dragomanėsh edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Liesė e mėsova disa javė pas ngjarjes, se Kolloneli nuk mi tregonte sekretet dipllomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla dipllomatike nuk duhen marrė si senet, po ay veshin shurdhėr. Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkonte nė Washington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė Gushtit, dy muaj mė vonė. Kur mori pyetjt nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranonjė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa netė. Ditėn Kolloneli mi ndreqte, dyke insistuar jo vetėm nė esencėn, po edhe nė retorikėn e kulluar. Kur ardhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetėruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti paqes me Italinė prej Kėshillės sė Ministrave tė Jashtėm nė Paris. Kolloneli refuzoi tju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 11 Mars 2007 15:22
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisnja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re
Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (7)
Nė funt tė gushtit Kolloneli shkoi nė Washington dhe kur u kthye nė New York, mė siguroi se rilidhja e marrėdhėnieve midis Kryqit tė Kuq Amerikan dhe Kryqit tė Kuq Shqiptar ishte punė e mbaruar. Siē u muar vesh pastaj, Kolloneli u bė prapė viktima e naivitetit dhe e padijes sė gjuhės. Puna jo vetėm nuk ishte ndrequr, po ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalės, i lidhi ndihmat e mbledhura kėtu dhe nuk i la tė shkojnė nė Shqipėri. Sa pėr ēėshtjen e bashkimit, ju lutem tė kėndoni njė komunikatė qė botoi Vatra nė Diellin, mė datėn 25 shtator, tė mbyllur kėtu brėnda. Nga kjo do tė merrni vesh qė Vatra ka bėrė njė propozim pėr tretjen e plotė tė dy organizatave, dhe nuk ka marrė ndonjė pėrgjigjė nga Shqipėria e Lirė. Kėtė gjė e di fare mirė Kolloneli po nuk e pėrmendi nė Lamtumirėn. Veē kėsaj, ky proponim i Vatrės ėshtė akoma i hapur, dhe negociatat nuk janė prerė. Pėrse ahere Kolloneli i deklaroi luftė Vatrės edhe mua pa pritur pėrfundimin e kėtyre bisedimeve. Mė nė funt, rolli i nėrmjetarit ėshtė ti pajtojnė tė dy anėt jo ta pėrkrahė njėrėn anė dhe tI deklaronjė luftėn anės tjetėr, siē bėri Kolloneli. Tani vinj nė konkluzjen: Nga budallallėkėt e Kollonelit nuk do ta ndryshoj qėndrimin tim pėrpara Shqipėrisė dhe guvernės suaj nė theori. Po nė praktikė puna ndryshon. Nė doni bashėkpunimin tim, duhet tė dėrgoni njė njeri, i cili tė mė ketė besim dhe I cili tė dijė tė pakėn shqip qė tė merremi vesh. Sa pėr tė huajt, duhet tė dijė tė pakėn Inglisht, meqenėqė kėtej nuk shkon shumė frėngjishtja. Nga ana tjetėr nuk duhet tė mė impononi zevzekė tė kėtushmė si bashkėpunėtorė, tė cilėt ju nuk mund ti njihni. Dy fjalė pėr marėdhėniet me Amerikėn, tė cilat janė kyēi i problemeve tuaj kėtu. U lodha dyke ju pėrsėritur qė duhet ti pranoni traktatet nė parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje formulle pa rėndėsi praktike. Passi tė lithni marėdhėnje dipllomatike me Amerikėn, ahere ēėshtja e Kryqit tė Kuq Amerikan do tė zgjidhet vetvetiu me pak durim, dhe vetėm ahere do tė hapet udha pėr tė nisur njė fushatė serioze. Njė fjalė pėr tė mbaruar. Kolloneli kur mė hapi luftėn, nofta kishte harruar qė ishte delegat i Shqipėrisė. Po milei kujtojnė qė ay flet nė emrin e guvernės. Tani, nė qoftėse nuk jini nė njė mendje me Kollonelin, duhet ta kėshilloni ti marrė prapė akuzat qė mė ka bėrė. Nė mos i marrtė prapė, do tė jem I shtrėnguar tė konkludonj qė guverna e aprovon luftėn qė mė deklaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika pėr fat tė keq. Dhe ahere bashkėpunimi ynė merr funt nė praktikė. Kam shpresė qė episodi i kollonelit ėshtė vetėm makthi i njė nate tė keqe, dhe qė kurrė nuk kini patur qėllim tu bini me shkelmė miqve tuaj.
Me tė fala vėllazėrore,
Juaji me besė
Peshkop F.S.Noli
26 Blagden Street
Boston, 16 mass
30 shtator 1946
* * *
Kryeministrit Hoxha, Tiranė
Siē pritej, pėrfaqėsuesit amerikanė dhe anglezė shprehėn pakėnaqėsi pėr pėrgjigjet e delegacionit pėr ēėshtjet lidhur me traktatet dhe me incidentin e anijeve tė luftės. Komiteti i anėtarėsisė mblidhet pėrsėri javėn tjetėr pėr tė bėrė raportin. Komentet e Nju Jork Tajms-it e ēmojnė kėtė, se duket ka tė ngjarė qė ose gjashtė-shtatė nga nėntė kėrkesat do tė pranohen si rezultat I njė trambe, ose ndryshe praktikisht tė gjitha, me pėrjashtim tė Afganistanit, mund tė hidhen poshtė. Ka tė dhėna, por nuk ka ndonjė pohim tė pėrcaktuar, se Britania e Madhe dhe ndoshta Shtetet e Bashkuara do ta kunėrshtojnė Shqipėrinė e papėrmendur.
Peshkop Fan Noli
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#7 11 Mars 2007 15:23
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
NOLI thote...
"Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisnja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re"
Noli ka qene tip gjak nxehte dhe rrembehej e i thoshte gjerat tak fak sic i vinin ne moment.
Tjeter ..ai nuk pati fatin te jetoje ndonje dite nen regjimin komunist.
Ai kujtonte se Enveri vertet pret keshilla e mesime nga NOLI.
Ai kujtonte se ne Shqiperine e Enver Hoxhes vertet ishin te interesuar te integrojne Shqiperine ne boten demokratike perendimore.
Me gjaknxehtesine e plakut te sinqerte e atdhetar ai shan kollonelin(TUK JAKOVEN) mirpo Noli nuk e di se ne rregjimin komunist vendoste NJISHI dhe gjith te tjeret ishin "rrot e vide" e NJISHIT.
Asnji nuk kishte kompetence te diskutonte gjysem fjale me autoritetet amerikane pa miratimin e Enver Hoxhes. Noli kujtonte se nuk do Kolloneli.
Ne fakt i vetmi qe ja vari teneqen NOLIT te ngrate ishte TUKU por ai pikerisht TUKUT i hedh te shara.
Enveri fshinte prapanicen me letrat e Nolit e Noli kujtonte se ja lexojne e ja vleresojne keshillat ata te "Gubernes partizane te Enver Hoxhes".
Gabonte qyqari.
Ne Partine Komuniste Shqiptare kishte qe nga 1942 qe beheshin intriga e vrasje mbas shpine dhe Enveri ishte kryesori i ketyre filmave me dhe pa ze..
Vite me vone NOLI heshti e nuk i shkroi me Gjeneral HOXHES.
Ai e kuptoi kush ishte krokodili Enver Hoxha dhe u pendua po ish vone. Kolloneli qe ky e shau ish i vetmi ne Byro qe fliste me Admirim per xha Nolin. Edhe kolloneli vdiq burgjeve..
Edhe ata dy miq qe kish ne Shqiperi te cilet i njihte personalisht..fluturuan..NOLI ngeli me gisht ne goje..
Mikun e tij personal Sejfullah Maleshoven..Enveri ja degdisi mocaleve te Myzeqese..Kurse mikun tjeter Koco Tashkon ja kalbi burgjeve.
Historianet Enveriste kane luajtur me NOLIN.
Nji periudhe ata duke kuptuar ( nuhatje tip PUTO) se Enveri nuk pelqen qe vec Skenderbeut te flitej me superlativa per ndonji figure tjeter filluan te gjurmojne pika te erreta per CDO FIGURE HISTORIKE.
Me qense Noli gezonte popullaritet ne Shqiperi si Atdhetar , si revolucionar,si Poet, si perkthyes, si historian e dijetar ishte e nevojshme qe atij ti behej nji "nxirje" e lehte.
Per kete Arben Putot germuan e "zbuluan" se NOLI nuk paska qene aq anti-zogist i kulluar sepse ne vitet e luftes dyte boterore ai kish dhene shenja afrimi me SATRAPIN ZOG.
Kaq mjaftonte sa per ti cfryre pak Lavdine e NOLIT dhe mos te kishte me konkurent ne Qiellin shqiptar pervecse ENVERIT.
Kohet ndryshuan.. erdhen vitet 90...
Revolucionarlleku i NOLIT qe dikur ne Kohen enveriste quhej ane pozitive e Nolit u gjykua nen driten e re te kendveshtrimit historik.
Revolucioni i Nolit qe ne koh te Enverit konsiderohej si i mire por jo aq i plote sepse nuk arriti ne Diktature proletariati tani u hodh totalisht poshte si nji MINUS i NOLIT dhe nji ngjarje e padeshirueshme e historise tone.
Hedhja poshte e NOLIT te 24-es ishte njekohesisht dhe nji zbardhje per Ahmet Zogun.
Pra Ahmet Zogu ishte LEGAL dhe Noli gaboi qe beri revolucion duke permbysur nji qeveri te dale nga VOTIMET me revolta te dhunshme.
Ne fakt kjo teze eshte e drejte.
Nji vend do stabilitet dhe revolucionet vetem e lodhin dhe e dobesojne nji shtet.
Kte teze e perkrahte ne kohe te tije dhe Faik Konica.
Mirpo dardha ka bishtin prapa.
PS ( Partia punes) nuk mund te pajtohej me statusin e Partise opozitare mbas 1992-it.
Ajo donte riardhje ne Pushtet.
Riardhja me Votime ishte jo fort e Sigurte.
Duheshin gjetur menyra te ndryshme.
PS ka koka qe e udheheqin e jo gomere si PD-ja.
Duhej pregatitur revanshi bolshevik.
Duhej sulmuar BERISHA ne cdo pike.
Duhej pregatitur ne popull slogani se kur populli vuan i lejohet "revolucioni me dhune".
Revolucion Enverist nuk mund te publikohej e Reklamohej por nji variant tjeter..nji tip revolucioni si i 24-es i cili u fillua ne VLORE.
Noli e filloj ne Vlore..dhe ne ne Vlore do e fillojme..
Pikerisht ata qe e nxirosen NOLIN ne koh te Enverit si jo revolucionar konseguent.. po ata nxorren qitapet dhe filluan ti bien Borise se sa i Mire ka qene NOLI.. dhe se ENVERI ska qene kunder AMERIKES..ja shikoni se si i ngrati Enver jep e merr me xhaxha NOLIN per te lidhur Shqiperine me AMERIKEN...
"Donte enveri ine te lidhc i ziu me Amerike po nuku donin ata te flamosurė"..e keshtu tjerrin ata propoganden..
Me kete rast godasin.. me lezet Zogun..hedhin tym se ..eh mir ja beri Enveri TUKUT qe e kalbi ne burg se..ja dhe Noli nuku e donte se ish i trashe..se e majta eshte me tradita ne Shqiperi dhe se tere figurat e mira te menjgjera kane qene.. etj etj.
Kesaj fryme te djallezuar i sherbejne dhe keto historite qe dalin nga historianet e bllokut PUTO-ist.
E njejta loje eshte bere dhe me Migjenin.. etj..
Edhe keto dite historite me spiunin e tyre Avdyl Banushin aty synojne..
Amerika pra na ka borxhe e.. ne jeshem ne rregull po reaksioni na sulmonte prandaj ato burgosje-pushkatime-internime nuku i benim nga qefi po na detyronin reaksioni ballisto-ZOGIST i diaspores. Ja ki Zogu qe shikoni ne Tirane na ka hedhur bomba e na ka vrare..
Cdo liber qe nxjerrin socialistet ka qellim.
Dhe ne koh te Berishes PUTOIstet shkruan e ben propogande sa plasen.. e Berisha skishte njerez per keto pune dhe as donte te lodhej per keto pune..
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#8 11 Mars 2007 15:24
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.
Fan S. Noli
(1882-1965)
Fan Noli ishte artist dhe dijetar, perfaqesues e shquar i letersise demokratike, qe u zhvillua ne shqiperi fill pas Rilindjes.
Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vonese.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e filozofise. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greke.
Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share, si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne shqip librat fetar etj. Nderkohe bashkepunonte me gazeta, mbante ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.
Pas shpalljes se pavarsise, Noli perkrahu qeverine e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi ne Shqiperi per te paren here me 1913. Pastaj shkoj perseri ne ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Ne kete kohe ai shkroi vjershat e tij te para, qe ishin dhe shqiperimet e para artistike.
Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut" .Ne Shqiperi erdhi serisht ne fillim te viteve 1920. Gjeti nje levizje mjafte te gjere per sigurimin e pavarsise kombetare. Si deputet ne Keshillin Kombetar, mbrojti platformen e Kongresit te Lushnjes dhe u be udheheqsi i krahut demokratik kunder feudaleve, qe kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti nje rol te dores se pare ne organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik te Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit ne te cilin u caktua kryetar i qeverise. Por revolucioni nuk u cua deri ne fund per arsye se Noli me shoke u treguan shume te bute
. Revolucioni u thye nga bashkeveprimi i reaksionit te brendshem dhe me forca te huaja.
Me 24 Dhjetor 1924 Noli mori rugen e mergimit politik dhe nuk u kthye me ne Shqiperi.
U vendos perkohesisht ne Vjene. Regjimi zogist e denoj me vdekje ne mungese.
Ne periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloi nje pune te dendur krijuese: shkroi vjersha, perktheu ne shqip disa kryevepra te letersise botrore, botoj artikuj te mprehte per mbrojtjen e Revolucjonit Demokratik te Qershorit per denoncimin e regjimit zogist dhe te reaksionit nderkombetar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos perfundimisht ne ShBA. Aty ushtroj profesionin e peshkopit te kishes ortodokse Shqiptare.
Me 1947 botoi perpunimin qe i beri "Historise se Skenderbeut", nxori ne drite nje botim anglisht dhe me 1949 nje variant te dyte shqip te saj.
Me1948 botoj vellimin me vjersha "Album".
Me 1960 dha nje "Autobiografi" ne anglisht, mjaft terheqese.
Me 1961-1963 botoj dy vjershat e fundit dhe perketheu ne shqip disa vjersha te poeteve te njohur.
Me 20 Nentor 1963 vajti ne Florida.
Me 13Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut te tij te dashur, qe e deshi me zjar te pashuar.
Fan Noli eshte varosur ne Forest Hill Cemetiry, ne Boston.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#9 11 Mars 2007 15:25
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Theofan Stilian Noli: Jeta Dhe Veprat E Tij
JETA E TIJ (PJESA I)
1882
6 janar
Lindi nė ngulimin shqiptar tė Ibrik-Tepese (Qytezė) nė kazanė e Uzun Qoprys tė Turqisė evropiane, Fan S. Noli. Ai u edukua nė njė familje me ndjenja atdhetare e qė ruanin me fanatizem gjuhėn, traditat e zakonet shqiptare.
1890
Noli ndjek shkollen gjashtėvjeēare greke te fshatit, tė cilen e mbaron nė katėr vjet, ndėrsa klasėn e shtatė nė qytetin Keshan.
1896
Fillon mesimet nė gjimnazin grek tė Edrenesė. Krahas tyre merr mėsime private pėr muziken bizantine. Gjatė pushimeve verore kthehet nė Ibrik-Tepe, ku merret me punėt e «rėndomta» tė bujqėsise. Ne vjeshtėn e vitit 1900 mbaron gjimnazin.
1900
Noli largohet pėrfundimisht nga vendlindja. Shkon nė Athine pėr tė vijuar studimet e larta, ,po nuk ia arrin qėllimit. Provon gjatė kėsaj kohe disa punė, si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler, aktor. Pati rast tė interpretojė edhe Hamletin.
1903
Mars
Fillon punėn si mesues nė shkollėn fillore greke te Shibin-el-Komit (Egjipt). Kėtu pati rast tė mėsoje arabishten e tė njihet me Spiro Dinėn, «pionier aktiv i Rilindjes», qė i vuri nė dispozicion biblioteken e tij tė pasur. Nė moshėn njėzetenjėvjecare, Fan Noli u njoh me perpjekjet e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr clirimin nga zgjedha osmane e problemet, qė e shqetėsonin atė.
Korrik-Gusht
Noli boton tė parat skica letrare nė revisten demokratike greke «Numas» me emrin e mbiemrin e tij tė hershem Theofan Mavromati.
1905
Mars
Njė kėrkesė mė e leverdisshme e bėn Nolin tė largohet nga Shibin-el-Komi nė Fajum (Egjipt) me tė njėjrtėn. detyrė.
15 Shtator
I lidhur me rrethet atdhetare shqiptare dhe nėn ndikimin e tyre, Noli nis bashkepunimin me gazetėn «Drita»- tė Shahin Kolonjės, nė tė cilėn boton njė numėr artikujsh polemizues greqisht nė pergjigje te sulmeve tė shtypit reaksionar grek. Kėta artikuj si «Budallallėqe turko-greke», «Ēetat e andarteve», «Mendime tė kripura», «Budallallėqe» etj. ngjallėn reaksion tė fortė nė qarqet shoviniste greke. Bashkėpunon me gazetėn «Drita» deri nė fillim tė vitit 1908
1906
Prill
Nė Fajum ai u njoh e u miqesua me Thanas Tashkon e Jani Vruhon, atdhetarė tė njohur tė Lėvizjes Kombėtare. Ai pranon propozimin e tyre tė shkojė, si organizator pėr themelimin e shoqerive atdhetare nė SHBA. Perkthen kėtu greqisht veprėn e Sami Frashėrit. «Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė bėhet ?»
31 Maj
Noli arrin nė Nju-Jork e prej kėndej shkon ne Bufalė, qėndėr e shoqerise atdhetare «Mall' i mėmėdheut», e themeluar prej Petro Nini Luarasit. Punon pėrkohėsisht punėtor nė njė sharrė.
4 Korrik
Pėrpara bashkatdhetarėve tė kėsaj shoqerie mban ligjeratėn e parė tė zjarrtė e shfaq besimin se populli shqiptar ka mjaft fuqi sa tė heqe nga qafa zgjedhėn e turqėve e tė fanariotėve. Ligjeratėn e boton gazeta «Kombi», qė porsa kishte filluar tė botohej nė Boston, Mass. Ajo ishte e para gazetė e atdhetarėve shqiptarė nė SHBA.
Korrik
Ftohet tė punojė si redaktori i gazetes «Kombi» nga drejtori i saj, Sotir Peci. Punon nė kėtė gazetė deri nė maj tė vitit 1907. Artikujt e tij tė shumtė nėnshkruhen me pseudonimet Ali Baba Qyteza, ABQ etj.
4 dhe 11 Gusht
Noli boton dy artikuj radhazi nė «Kombi» («Detyra e parė» e «Populli dhe udheheqėsi»).
18 Gusht
Nė artikullin «Hannibal ante portas» botuar nė «Kombi», Noli u bėn thirrje atdhetarėve shqiptarė qė tė bashkohen pėrpara rreziqeve tė shumta qė i kanosen atdheut.
29 Gusht
Boton njė artikull me rėndėsi nė faqet e «Kombit», me anėn e tė cilit shtron probleme tė mprehta qė shqetėsonin Lėvizjen Kombėtare, si mungesėn e njė programi tė njėsuar e tė veprimeve te bashkėrenduara tė tė gjitha forcave atdhetare. Ai fton atdhetarėt e njohur qė tė bashkojne pėrpjekjet e tyre pėr krijimin e njė alfabeti tė njėsuar.
Shtator
Nė artikullin «Jo lundrethyerit» («Albania», nr.9), Noli shpreh pakėnaqėsine e tij pėr tė metat qė viheshin re nė Lėvizjen Kombėtare dhe bėn thirrje pėr kryengritje tė armatosur kundėr pushtuesit osman.
1907
Noli boton dramėn ne tri akte «Israilitė dhe filistinė».
6 Janar
Nė Boston themelohet prej Fan S. Nolit shoqeria atdhetare «Besa-Besen».
25 Janar
Boton nė «Kombi» poezinė e parė «Fryn, moj erė».
10 Shkurt
Nė vazhdim tė turneut pėr tė ngritur degėt e shoqerisė «Besa-Besen», Noli flet pėrpara punėtoreve tė Natikut e mban njė nga ligjeratat e tij panegjirike mė tė frymėzuara, qė pėrshkohet nga patosi pėr atdheun, gjuhėn e kombin shqiptar.
28 Shkurt 7 Mars
Me artikullin «Grekėt dhe shqiptarėt» - «Ali Pasha dhe Thermopylet», nėnshkruar me gėrmat e para tė pseudonimit Ali Baba Qyteza (ABQ) dhe botuar nė dy numra tė gazetės «Kombi», Noli i jep fund karrierės sė mirefilltė gazetareske dhe jep doreheqjen si redaktor i saj.
Korrik
Shoqeron pėr afro tre muaj atdhetarin e shquar Bajo Topullin tė ardhur nė SHBA pėr tė mbledhur ndihma pėr kryengritjen e armatosur qė kishte filluar nė Jug tė Shqipėrisė.
1908
9 Shkurt
Dėshira e lufta e atdhetarėve shqiptarė nė SHBA pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur ngjalli njė reaksion tė fortė tek shovinistėt grekė. Kisha greke nė SHBA pėr tė gjunjėzuar shqiptarėt ortodoksė, nuk pranoi tė kryente ēdo lloj riti fetar pėr ta. Ne kėto rrethana politike, Fan Noli mori pėrsiper misionin pėr themelimin e Kishės Shqiptare nė SHBA.
22 Mars
Noli jep meshėn e parė nė gjuhėn shqipe nė Boston e themelon Kishėn Ortodokse Shqipe, ngjarje politike me rendėsi kombėtare, qė ai e perdori si tribunė pėr bashkimin dhe edukimin atdhetar tė shqiptarėve.
Mars
Shtypi shqiptar («Kombi», «Drita», «Albania») botojnė njė «Lajmėrim» tė Fan S. Nolit nė emėr tė Kishės Shqipe. Nė kėte thirrje, ai tregonte udhėt e bashkimit tė popullit shqiptar, dėnonte dasitė fetare e ndėrhyrjen e krerėve fetare tė huaj, qė ishin armiq tė betuar tė popullit shqiptar.
6 Maj
Mban njė Ligjeratė mbi Skėnderbeun (botuar nė «Albania», 1907, nr. 3.)
21, 28 Gusht
Me fitoren e revolucionit xhonturk, boton nė «Kombi» artikullin «Vigjėloni», nėnshkruar me pseudonimin «Pesimisti». Kėtu ai parashtron tė varin program qė njohim prej tij, program qė kėrkonte autonominė e Shqipėrise.
13 Tetor
Noli pėrshėndet drejtuesit e klubit «Bashkimi» tė Manastirit qė e ftojnė tė marrė pjesė nė punimet e Kongresit tė Manastirit, si de1egat i shqiptarėve tė Amerikės. Pėr arsye tė justifikueshme, ai nuk mundi tė thotė fjalėn e tij nė kėtė kongres.
27 Tetor
Nė njė letėr drejtuar klubit «Bashkimi» Fan Noli shfaqte dėshiren qė nė pranverėn e 1909-ės tė vendosej nė Shqipėri, nė rast se xhonturqit do tė pajtoheshin me themelimin e njė kishe kombėtare.
Dhjetor
Nis botimin pėr nevojat e Kishės Shqipe te librave me karakter fetar, si «Shėrbesat e javės sė madhe» (Boston, 1908) «Libra e sherbesave tė shenjta» (Brukse1, 1909), .«Libra e tė kremteve tė mėdha» (Brukse1, 1911) etj. M'u nxi shpirti nga kėto kthime, shkruante Noli me 1908, se janė jo vetėm tė vėshtira e tė zorshme, po edhe tė merzitura fort».
1909
15 Shkurt
Boton numrin e parė tė gazetės «Dielli», si organ i shoqėrise «Besa-Besen», qė mė 1912 kthehet nė organ i Federatės Panshqiptare «Vatra». Noli e drejtoi dhe e redaktoi «Diellin» nga 15 shkurti 1909 deri 22 tetor 1909; nga tetori 1910 deri nė korrik tė vitit 1911 dhe nga dhjetori 1915 deri nė korrik 1916, kohė nė tė cilėn «Dielli» ishte bėre gazetė e pėrditshme.
1910
Maj
Nė njė fjalim politik tė mbajtur nė shoqerine «Besa- -Besen» e tė botuar nė «Dielli» (20 e 27 maj, Noli fton bashkatdhetarėt qė tė pėrkrahin kryengritjen e Kosovės dhe u bėn homazhe 1uftėtarėve tė Isa Bo1etinit e tė Idriz Seferit, pėr guximin e treguar nė betejat e Cernalevės e nė grykėn e Kaēanikut.
1911
4 Qershor
Nė mitingun e madh tė organizuar nga shoqeria «Besa--Besen» pėr tė pėrkrahur kryengritjen e vitit 1911, mban njė fjalim tjetėr tė rėndėsishėm (botuar nė «Die1li» me 16 qershor) tė frymėzuar nga vrulli revolucionar qė kishte shperthyer nė Shqipėri dhe shfaq mendimin se shqiptarėt duhej t'u benin ballė vetėm pėr vetėm tė gjith armiqve tė tyre.
10 Gusht
Noli niset pėr njė turne tė gjatė nė disa vende te Evropės. Ai viziton me radhe kolonitė shqiptare tė Kishinievit e tė Odeses, tė Bukureshtit e tė Brailes, si dhe tė Sofjes. Meshat nė gjuhėn shqipe e predikimet politike u pritėn me njė gezim tė papershkueshėm. Kthehet nė SHBA me 15 dhjetor.
*1912*
31 Mars
Noli punoi pa ndėrprerje pėr tė bashkuar tė gjitha shoqeritė atdhetare nė njė federatė tė vetme gjatė mė shumė se pesė vjetėve. Ne kete ditė themelohet nė Boston, Federata Panshqiptare «Vatra» qė do tė luante njė rol me rėndesi para dhe pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore pėr mbrojtjen e interesave e tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Qershor
Pas disa vjet pėrpjekjesh, pa u shkėputur nga puna, mbaron shkėlqyeshėm Universitetin e Harvardit nė Boston, Massachusetts.
Nėntor
Duke parė rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrise nga vazhdimi i Luftes I Ballkanike, «Vatra» e nis me mision Nolin nė Evropė.
6 Dhjetor
Nga Londra, Fan Noli pėrshendet Ismail Qemalin, kryetarin e qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqiperisė: « Ju pėrgėzoj pėr veprėn tuaj patriotike. Rroftė Shqiperia! Rroftė kabineti i ri».
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#10 11 Mars 2007 15:27
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|