| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Commercialbank Grand Prix of Qatar
Loris Kapirosi duket se ėshtė i gatshėm qė sė bashku me Ducatin e tij tė pėrballet nė kėtė sfidė tė re tė sezonit 2007. "Pėr mua ky do tė jetė sezoni i 18 tė i kampionatit botėror tė motoēiklizmit, megjithatė ėshtė shumė emocionues. Pres me padurim qė tė rikthehem nė pistė dhe tė zhvilloj njė garė tė vėrtetė. Besoj se ky do tė jetė njė sezon shumė interesant, ku do tė ndodhin shumė gjėra interesante. Ky do tė jetė sezoni im i fundit pa fėmijė, pasi nė sezonin e ardhshėm ka shumė mundėsi qė tė jem baba, thotė Kapirosi, i cili mė pas shton se ndihet si rivali i tretė pėr titullin menjėherė pas Rosit dhe Pedrozės. Ndihem i nderuar. Gjithsesi, kėto ndryshime tė reja mund tė sjellin gjėra tė papritura. Ndonjė parashikim? Duam ta shohim Ducatin nė podium, ky ėshtė objektivi ynė."
Melandri: Eshtė momenti pėr tė treguar kush jemi
Edhe Marko Melandri shprehet shumė optimist nė prag tė sezonit tė ri 2007 tė kampionatit botėror tė motoēiklizmit. "Ndihem shumė mirė, kemi zhvilluar testime ēdo 5 ditė dhe tani ka ardhur momenti qė gjithēka tė jetė reale. Klima nė Katar ėshtė perfekte dhe pista mė pėlqen shumė, tani do tė shohim se cili ka punuar mė mirė, ka deklaruar Melandri, i cili pėr sezonin e ri ka shtuar. - Do tė jetė kampionati i surprizave, edhe pse pretendentėt do tė jenė tė njėjtėt. Shoh qė janė nė formė shumė tė mirė Valentino Rosi dhe Daniel Pedroza, edhe pse dua tė shtoj kėtu se Heideni nuk do tė dorėzohet lehtė. Pėr sa mė pėrket mua, mund tė them se gjatė provave zyrtare ndoshta duhet tė qėndroj nė mbrojtje, ndėrsa nė garė gjėrat ndryshojnė."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 10 Mars 2007 11:48
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Valentino Rosi, mė i shpejti nė provat e lira
Valentino Rosi ka promovuar nė Lozail motorin e tij tė Yamaha M1, nė provat e lira. "Doktori" ka qenė dje mė i shpejti nė sesionin e parė tė provave tė lira, pėrpara shokut tė tij tė skuadrės, Kolin Eduards, duke e filluar nė mėnyrėn mė tė mirė kėtė fundjavė, e cila do tė startojė garėn e parė tė kėtij sezoni 2007 tė kampionatit botėror tė motoēiklizmit. "Kjo ditė provash ishte shumė pozitive. Nė kėtė pistė jemi paraqitur mirė edhe gjatė testimeve dimėrore nė dimėr, megjithėse testimet mė tė mira i kemi zhvilluar nė Jerez. Nė krahasim me muajin e kaluar, jemi pėrmirėsuar ndjeshėm. Ishim shumė tė shpejtė dhe tė gjithė tė tjerėt i lamė shumė prapa," ka deklaruar Rosi.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 10 Mars 2007 11:49
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Rosi e Jamaha komandojne ne Katar!
Jamaha eshte skuadra per t'u mundur: ky eshte perfundimi i dy seancave te provave te lira, te enjten ne Lozail. Rodi e Eduards ishin pilotet me te shpejte ne pisten e Katarit per Jamahan, qe duket se edhe fale sponsorizimit te FIAT-it po rikthehet serish ne majat qe i takon. Pas kohes rekord te teksanit ne mengjes, me rreth 0"600 me poshte se rekordi i pistes qe ishte vendosur nga Rosi ne sezonin 2006, ne seancen e dyte te provave te lira me i miri ne piste ishte Valentino Rosi, qe uli edhe me shume rekordin e pistes se Lozailit. "Doktori" dha nje kohe prej 1'56"464, duke lene pas me 0"315 shokun e tij te skuadres, Eduards. Pas Jamahave eshte krijuar nje zbrazetire, pasi Kejsi Stoner, ne vendin e trete me Dukatin, eshte mjaft larg. Australiani i ri, qe kete vit debuton me Dukatin, u konfirmuar shume i shpejte qe ne provat e para, duke mbetur 0"508 pas Rosit. Pas tij vijne Xhon Hopkins me Suzukin (0"517 pas Vales), ndersa Honda private e Karlos Cekes renditet ne vendin e peste, duke lene pas motoret e tjere te kompanise se fuqishme japoneze. Pilotet zyrtare te Hondes paten veshtiresi ne diten e pare te Cmimit te Madh te Katarit. Dani Pedrosa, spanjolli qe shihet nga te gjithe si rivali kryesor i Rosit per titullin boteror, eshte vetem i gjashti me 0"526 larg italianit. Por edhe me keq shkojne gjerat per kampionin e botes ne fuqi, Niki Heiden. Amerikani eshte vetem i 15-ti me thuajse 1 sekonde e gjysem vonese nga Jamaha. Pak me mire se ai, por gjithsesi me mjaft voneze, Loris Kapirosi me Dukatin e dyte, i teti pas Marko Melandrit. Behet fjale vetem per prova te lira, megjithate mesazhi i Jamahas eshte mjaft i qarte.
Spanja "ben ligjin" ne 250cc
Ne klasin 250cc dominon Aprilia me Hektor Barberan ne pole position provizor, para Horge Lorencos dhe Alvaro Bautistes, per nje treshe spanjollesh. Koha e katert me e mire per sanmarinezin Alekd de Anxhelis. Italiani me i mire eshte Andrea Doviciozo, i gjashti me Honden e tij, 1"288 larg Barberas. Roberto Lokateli eshte i dhjeti, Marko Simonceli i 12-ti, mjaft te distancuar nga spanjolli.
Aprilia, fantastike ne 125cc
Nderkaq, verdikti i pare i rendesishem i te enjtes ne Katar erdhi nga kualifikuesja e pare e klasit 125cc, i dominuar teresisht nga Aprilia. Po, sepse shtate motoret te skuadres italiane u renditen ne tete vendet e para. Pole positioni provizor i takoi hungarezit Gabor Tamlacsi, qe la pas italianin Matia Pasini di dhe spanjollin Serxhio Gadea. I pesti Rafaele De Roza, i shtati Simone Korsi.
Rezultatet e te enjtes ne Katarit
Klasi MotoGP - Provat e lira
1.Rosi Jamaha 1'56"464
2.Eduards Jamaha 1'56"779
3.Stoner Dukati 1'56"839
4.Hopkins Suzuki 1'56"972
5.Ceka Honda 1'56"981
6.Pedrosa Honda 1'56"990
7.Melandri Honda 1'57"112
8.Kapirosi Dukati 1'57"247
9.Elias Honda 1'57"382
10.Nakano Honda 1'57"574
---------------------------------
15.Heiden Honda 1'57"922
Klasi 250cc - Kualifikuesja e pare
1.Barbera Aprilia 2'00"070
2.Lorenco Aprilia 2'00"243
3.Bautista Aprilia 2'00"310
4.De Anxhelis Aprilia 2'00"696
5.Luthi Aprilia 2'01"166
Klasi 125cc - Kualifikuesja e pare
1.Talmacsi Aprilia 2'06"557
2.Pasini Aprilia 2'07"123
3.Gadea Aprilia 2'07"274
4.Faubel Aprilia 2'07"576
5.De Roza Aprilia 2'07"824
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 10 Mars 2007 15:29
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
Rosi, pole position nr. 46 ne Losail!
10 Mars Valentino Rosi dhuron qe tani spektakel. Doktori fitoi pole positionin ne Cmimin e Madh te Katarit pas nje dueli emocionues me Dukatin e Kejsi Stonerit, qe tregon vlerat e tij fenomenale, duke lene pas vetes shokun e skuadres, Loris Kapirosi, vetem i shtati. Por italiani i Jamahas shkelqeu me gomat e kualifikueses duke thyer edhe nje here rekordin e pistes se Lozail. Koha e trete per Jamahan tjeter te Kolin Eduardsit. Gjithsesi, per Valentinon eshte nje pole position i vecante, sepse jo vetem qe eshte e para per te ne Katar, ne kualifikuesen e pare te sezonit te hakmarrjes, por edhe pole positioni numer 46 per te ne karriere, pra numri i tij i dashur. Shenja te mira qe tregojne edhe nje here se ky vit ka nisur shume mire per Rosin. Ne vendin e katert spanjolli Toni Elias, ne vendin e peste Daniel Pedrosa me Honden e pare zyrtare. Ndersa kampioni i botes, Niki Heiden eshte vetem ne vendin e nente, duke lene pas Marko Melandrin me Honda Gresinin, dukshem ne veshtiresi ne Lozail.
Vale: Nje rezultat fantastik!
Kenaqesi e pamase per Valentino Rosin, i cili do te niset nga vendi i pare ne Cmimin e Madh te Katarit, sot ne oren 13:00. Eshte nje pole position vertet shume i bukur, u shpreh Doktori i Jamahas. E nisem kete sezon me kemben e mbare. Kemi punuar shume gjate ketij dimri dhe tani frytet po shihen. Ne cerekoreshin e fundit te kualifikueses u zhvillua nje beteje e zjarrte, vazhdoi me tej Rosi, qe u rendit i pari per vetem pese te mijetat e sekondes ndaj australianit te Dukatit, Kejsi Stoner. Te gjithe jane shume te shpejte. Ne ritmin e gares nuk jemi keq, por duhet te bejme ende disa rregullime, sepse gomat tona jane te shpejta vetem ne fillim e me pas konsumohen shume shpejt. Duhet te shohim se cfare taktike do te zgjedhim, sepse do te jete nje beteje e bukur, ndoshta me Kolin Eduardsin, qe eshte pak me i shpejte se une si ritem gare.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 10 Mars 2007 15:43
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 71
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Commercialbank Grand Prix Of Qatar
Stoner beri nje gare te shkelqyer dhe e meritoj vendin e pare tek Moto GP
|
|
#5 10 Mars 2007 18:15
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kuriozitete Dhe Ēudirat E Moto Gp Sė Nė Katar
Niki Heiden ėshtė renditur mes 5 vendeve tė para nė tri garat e mėpasshme tė Katarit. Nė 2004 n u rendit i treti me rekord xhiroje, nė 2005 n u rendit i dyti menjėherė pas Valentino Rosit. Megjithatė pėr herė tė parė, ai nė kėtė sezon do tė jetė amerikani i parė qė fillon kampionatin nė mbrojtje tė titullit kampion qė nga koha e Edi Lausonit, i cili e ka bėrė tė njėjtėn gjė nė vitin 1985.
Valentino Rosi ėshtė fituesi i dy garave tė mėpasme nė Katar, pasi pėrpara tri sezonesh nė kėtė pistė ėshtė rrėzuar. Nisej i fundit dhe po shkonte drejt limiteve. Gjithashtu Rosi nuk fiton mė gara qė nga 4 garat e fundit tė sezonit tė kaluar. Nėse nuk do tė fitojė as nė garėn e sotme, atėherė kjo do tė ishte periudha e tij mė e gjatė pa fituar njė garė nė klasin Moto Gp. Pra qė nga koha kur debutoi nė vitin 2000 nė pistėn e Doningtonit. Ky ishte "poli" i parė qė Rosi merr nė pistėn e Katarit.
Me vendin e tretė qė arriti nė sezonin e kaluar Kapirosi nė Katar, regjistroi podiumin e parė nė kėtė pistė. Nė tė vėrtetė, Lorisi ėshtė tėrhequr pėr probleme mekanike nė vitin 2004 dhe u rendit vetėm i 10 ti nė sezonin 2005, pasi u nis nga "poli".
Rezultati mė i mirė i Marko Melandrit nė Katar ėshtė vendi i dytė qė ka arritur, pasi u mund nga Valentino Rosi gjatė gjithė garės.
Nėse Daniel Pedroza do tė arrinte tė ngjitej nė podiumin e Katarit sot, atėherė do tė ishte piloti mė i ri, nė moshėn 21 vjeē e 162 ditė, qė arrin kuotėn e 50 podiumeve. Rekordin paraardhės e mban Valentino Rosi, i cili ka arritur podiumin e tij tė 50 tė nė Ēmimin e Madh tė Francės nė vitin 2001, kur ishte 22 vjeē e 93 ditė.
Keni Robert do tė fillojė sezonin e tij tė 12 tė nė klasin Moto Gp, me njė skuadėr sėrish tė ndryshme. I vogėl ai ka pilotuar Yamahan 500cc me 2 kohė, motorin me tre cilindra 20-kohėsh Petronas, atė me 4 cilindra 2-kohėsh Suzuki, 4 cilindra 4-kohėsh Suzuki dhe 5 cilindra 4-kohėsh KR211V.
Nė 38 garat qė kur Kolin Eduards u rendit i dyti nė Katar nė vitin 2004, amerikani nuk ka marrė pikė vetėm njė herė, nė Ēmimin e Madh tė Australisė, nė sezonin e kaluar kur binte shi.
"Poli" qė mori Stoner vitin e kaluar nė Katar, e bėri pilotin e dytė mė tė ri qė nisej nga vendi i parė nė kategorinė mė tė madhe tė motoēiklizmit. Rekordin e mban Fredi Spenser qė bėri tė njėjtėn gjė nė Jarama tė vitit 1982. Nė atė kohė ai ishte 20 ditė mė i ri se Stoneri.
Xhon Hopkins nuk ka pasur asnjėherė fat nė Katar, ashtu ka ndodhur edhe nė dy sezonet e fundit. Nė 2005 n u rendit nė vendin e 17 tė, pasi u detyrua tė futej nė bokse pėr tė ndryshuar gomėn, ndėrsa vitin e kaluar mbeti viktimė i njė problemi mekanik.
Karlos Ēeka ka fituar 3 "pole position" e nė karrierė. Njė ndėr kėto e ka arritur nė Katar nė vitin 2004.
Deri tani janė vetėm tre pilotė qė kanė zhvilluar tė gjitha garat e Moto Gp sė qė nga formula e re qė u vendos nė 2004 n: Valentino Rosi, Karlos Ēeka dhe Shinija Nakano.
Rendi de Pine asnjėherė nuk e ka pėrfunduar garėn e Katarit, nė 2004 n nė klasin 250cc u rrėzua, u tėrhoq pėr probleme mekanike nė 2005 n dhe rrėzohet nė sezonin e kaluar.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 11 Mars 2007 11:10
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Rosi: Yamaha ime ishte si "scooter" pėr Ducatit
"U argėtova shumė, edhe pse do tė mė pėlqente tė luftoja deri nė kthesėn e fundit," ka thėnė Valentino Rosi njė ditė pas garės sė Katarit. Kėtė herė ai nuk ia doli mbanė tė fitonte, gjithsesi ky fakt nuk ia heq aspak buzėqeshjen. "Stoneri ishte me tė vėrtetė si rraketė. Megjithatė, edhe motori ynė M1 ishte i shpejtė, pasi Honda e Pedrozės mė kalonte vetėm nė vijėn e drejtė. Ducati? Ishte i frikshėm. Mendoja se do tė kisha probleme me karburantin, por ia dolėm mbanė ta pėrfundonim garėn.
Njė duel i pabarabartė?
Kur dublonim trup me trup ishim tė barabartė, por ai qėndronte i qetė, pasi nė pjesėn e drejtė mė parakalonte qetė. Ne? Duhet tė punojmė akoma. Na mungon pak fuqia, por edhe nga gomat mund tė marrim mė shumė.
Atėherė mund t'i themi bravo Stonerit?
Nuk gaboi nė asnjė moment. Eshtė me tė vėrtetė njė pilot me klas, pasi zhvilloi njė garė perfekte. Nė atė moment po mendoja se ēfarė mund tė bėja pėr ta parakaluar? E vetmja pėrgjigje qė gjeta ishte, asgjė, nė kėtė garė do tė renditem i dyti. U mundova vetėm ta pengoja disi. Doja tė kisha disa duele trup me trup, por ai nuk mė jepte asnjė mundėsi. Mė vjen mirė qė isha i fundit, i cili ngrita flamurin e bardhė.
Valentino duket qartė se ka klas edhe kur humbet. Kėtė herė e merr me shaka: "Vendosa ta marr Yamahan time M1, ta ēoj nė Mizano, ku ėshtė njė teknik i mirė i skuterėve pėr fėmijė. Ndoshta me ndonjė modifikim nė marmitė do t'ia dalim mbanė." Pėr Valentinon duket se sporti ėshtė ende njė argėtim. Megjithatė, "Doktori" nuk e lė kėtė garė pa i bėrė njė analizė: "Nė pjesėn e drejtė po tė mos qėndroja menjėherė pas atij qė ēante ajrin, humbisja edhe 10 km/h. Njė diferencė tė tillė nė shpejtėsi kishim kohė qė nuk e shihnim." Nė tė vėrtetė, Ducati duket shumė i fortė. "Ducati fitoi me Beilisin nė garėn e fundit tė motorėve 1000cc dhe tani fiton sėrish nė garėn e parė me motorėt 800cc. Gjendja nuk ka ndryshuar, ndoshta nuk kanė ndryshuar motorin. Mendoja se gomat Bridgestone do tė kishin probleme nė fundin e garės, por nuk ndodhi kėshtu."
PROPULSORI
Yamaha s'ka "frymėn" e Ducatit
Ducati synon te fuqia, duke sakrifikuar stabilitetin e motorit. Ducati ka zgjedhur njė fazaturė motori me pjata me dhėmbėza tė parregullt qė synon rritjen e fuqisė dhe akselerimit. Pėrkundrazi, Yamaha ka motor "big bang" me pjata tė rregullta, mė pak e fuqishme por mė e zhdėrvjellėt dhe e balancuar nė kthesė.
GOMAT
Superioriteti i Bridgestone
Bridgestone hyri para 7 vitesh nė klasėn mbretėreshė dhe gjithmonė ka qenė pas Michelin-it. Vuan nė pistat e rrėshqitshme, por testet dhe gara Superbike e bėnė asfaltin e Katarit thuajse perfekt. Nxehtėsia ishte plus pėr Bridgestone qė u paraqit shumė mirė jo vetėm me Stonerin, por edhe me Hopkinsin dhe Kapirosin.
BENZINA
Reduktimi i konsumit penalizoi Rosin
Duke parė shpejtėsinė e ulėt nė vijė tė drejtė, Yamaha ndoshta bėri njė zgjedhje tė kujdesshme: karburant qė jep mė pak shpejtėsi, por edhe motor skorbut qė konsumon mė tepėr gomėn e parė. Rosi kujtonte se probleme konsumi kishte Ducati, por me sa duket nuk ka asnjė problem me rregulloren e re pėr 21 litra.
KOKA
Humbi titullin 2006, tani ėshtė dobėt
Rosin jemi mėsuar ta shohim qė shkėputet 2-3 xhirot e fundit: presion, parakalim dhe shkėputje nga ndjekėsi. Kjo ishte taktika edhe nė Katar, por gjeti njė kockė tė fortė si australiani, edhe sepse humbja e vjetshme e zhveshi pesarezin nga statusi "i pamposhtshėm" qė thyente rivalėt para se tė luftonin me tė.
STRATEGJIA
Rosi vonoi shumė pėr tė sulmuar
Suksesi i Stonerit nuk ishte surprizė. Para 2 vitesh fitoi nė 250 cc dhe vjet mori "pole position". Rosi e vonoi sulmin, duke mos besuar qė paketa Stoner-Ducati-Bridgestone do tė ishte kaq e fortė. Rosi priti fundin, me shpresėn qė Stoneri tė gabojė nga mungesa e pėrvojės. Tentoi 3 xhiro nga fundi, por Stoneri i mbylli derėn.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 12 Mars 2007 19:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Stoner fiton, Ducati tremb Rosin...
Kejzi Stoner ėshtė fituesi i Ēmimit tė Madh tė Katarit, duke regjistruar fitoren e parė nė klasin mė tė madh tė kampionatit botėrorė tė motoēiklizmit nė debutimin me Ducatin. Piloti australian ka futur kėshtu veten e tij nė librin e historisė sė garave me motorė pasi ėshtė piloti i parė i cili fiton njė garė nė Moto Gp me motorėt 800cc. Stoneri u nise nga vendi i dytė i nisjes, po shumė shpejtė i mori vendin e parė Valentino Rosit pėr tė mos ja dorėzuar mė. Shumė shpejt u krijua njė grup kryesues i garės i cili pėrbėhej nga tre pilotė, Stoner, Rosi dhe Pedroza megjithėse ky i fundit me kalimin e xhirove nuk arriti tė mbante mė ritmin e dy tė parėve. Gjithsesi, ajo qė tė binte nė sy ishte diferenca midis tri motorėve, Ducati, Yamaha dhe Honda. Fuqia e "Desmosedici" t GP7 ishte me me tė vėrtetė monstruoze. Nė xhiron e fundit Stoner u shkėput ndjeshėm duke mos i dhėnė asnjė mundėsi Rosit pėr tė arritur fitoren e tretė radhazi nė Lozail. Megjithatė ėshtėpėr t'u thekduar gjithashtu dhe pjekuria e Stonerit, i cili e pėrballoi mjaft mirė presionin e "Doktorit" dhe pėr mė shumė duke e lėnė atė shumė prapa nė vijėn e finishit. Nė vendin e tretė e pėrfundoi garėn Daniel Pedroza i cili pas njė gabimi qė bėri nė njėrėn nga kthesat e pistės sė Lozailit e humbir ritmin e Rosit dhe Stonerit. Ai gabim i kushtoi shumė pasi gjatė gjithė atyre xhirove tė mbetura ai u detyrua tė duronte presionin e Xhon Hopkinsit me Suzuki i cili u rendit i katėrti. Marko Melandri dhe Kolin Eduards mbyllėn renditjen e gjashtė pilotėve tėparė. Prapa tyre ishte Kris Vermulen, i cili la prapa kampionin e botės nė fuwi Niki Heiden.
Menjėherė pas pėrefundimit tė garės Kejzi Stoner u shpreh shumė i kėnaqur dhe tregoi se ishte me tė vėrtetė nė "qiellin e shtatė" pas fitores sė parė nė klasin Moto Gp. "Ishim me tė vėrtetė perfekt. Mendoj se ishte vendimi im i duhur pėr tė kaluar te Ducati. Mund tė them vetėm se ky ėshtė fillimi i njė sezoni tė madh. Gjatė provave kishim disa probleme nė pika tė ndryshme tė pistės, por i zgjidhėm shumė shpejtė. Skuadra bėri njė punė tė mrekullueshme dhe ne ia dolėm mbanė tė fitonim," ka pėrfunduar Stoner. I kėnaqur me rezultatin ka qenė edhe Valentino Rosi i cili u rendit nė vendin e dytė nė garėn e parė tė kėtij sezoni. Nė tė vėrtetė diferenca e shpejtėsisė mes Ducatit tė Stonerit dhe Yamahas sė tij ishte e dukshme. "Unė pilotoja njė FIAT, ndėrsa Stoneri njė Alfa Romeo..., ka thėnė duke qeshur "Doktori". Ishte njė garė shumė e bukur, unė dhashė maksimumin dhe mund tė them me sinqeritet se ishte e pamundur tė arrija Stonerin nė fund tė garės. Megjithatė duhet tė shtoj se motori dhe gomat e bėn detyrėn e tyre." Dukej se gjithēka u vendos nga pjesa e drejtė e pistės dhe nga zgjedhja e gomave. Bridgestone t qė pėndorte Ducati nė kėtė garė ishin shumė mė tė mira se Michelin t qė kishte Rosi te Yamaha e tij. Megjithatė nuk mund tė fheshim kėtu edhe fuqinė mė tė vogėl tė Yamahas nė krahasim me Ducatin. Mė pas ish kampioni i botės sė Moto Gp s ka folur pėr garėn e ardhshme nė Jerez de la Frontera. "Atje pjesėt e drejta tė pistės janė mė tė shkurtra. Mund tė them qė Pedroza ėshtė i rrezikshėm atje, por edhe motori ynė ka dhėnė rezultatet tė mira nė Jerez."
Marko Melandri
"Isha i vendosur qė tė mos e ulja aspak gazin. Qė nė xhirot e para kishte shumė duele nė pisėt, umundova tė qėndroja i qetė por nuk ia dola mbanė. Mė parakalonin pothuajse tė gjithė nė pjseėpn e drejtė dhe unė detyrohesha tė frenoja mė vonė. Nuk e di po e prisja me padurim pėrefundimin e garės. Megjithatė kur serbatori filloi tė zbrazej dhe goma tė arriti temperaturėn ideale, duke e bėrė motorin mė tė qėndrueshėm. Nė ato momente u mundova tė jepja maksimumin dhe tė merrja atė qė kisha mundėsi. Ne kemi nevoj tė fitojmė por pėr momentin jemi ende shumė larg. Po punojmė me tė vėrtetė shumė por duhet qė dikush tė na ndihmojė sepse kėshtu vetėm si jemi nuk ia dalim dot mbanė. Edhe po tė kishim paketėn ashtu si Repsoli nuk do tė kishim fituar, megjithatė nuk e prisja qė njė motor satelit i Hondės zyrtare tė formohej me kaq vonesė. Motori ynė xhiron me 16.500 xhiro/min pėr momentin ndėrsa motorėt e tjerė xhirojnė me 19.000 xhiro/min.
Loris Kapirosi
Motori ynė nė kėtė pistė ishte mė i shpejti, mė vjen keqpėr veten qė nuk mė shkuan gjėrat mirė, por garat kėshtu funksionojnė. Gjithsesi, dua tė theksoj se Ducati arriti tė fitojė, ky fakt pėr ne si skuadėr ėshtė njė hap shumė i madh pėpara, ndėrsa pėrmua personalisht ėshtė njė moment i frytėzuar keq. Ky ėshtė njė kampionat i gjatė dhe padyshim qė nė vazhdimėsi gjėrat do tė vėshtirėsohen, por ne duhet tė punojmė shumė nė kėtė mėnyrė pasi jemi nė rrugėn e duhur. Gomat tona nė kėtė pistė ishin nė gjendje shumė tė mirė. Megjithėse dua tė them se gjithēkafunksionoi mirėpėr ne nė garėn e Katarit. Edhe ne do tė kemi momente tė vėshtira dhe kėtė gjė e them padyshim. Pėrsa i pėrket Stonerit mund tė them se ėshtė njė pilot shumė i talentuar dhe i fortė. Por kampionati ėshtė ende i gjatė dhe dua tė shtoj se edhe unė personalisht duhet tė jap maksimumin tim."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 12 Mars 2007 19:12
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lorenco konfirmohet si dominues edhe nė katar
Klasi 250cc
Kampioni i botės nė fuqi i klasit 250cc, Horge Lorenco ka fituar garėn e pare pėr sezonin 2007 tė nė Lozail tė Katarit. 19 vjeēari ka treguar qė nė garėn e pare se edhe nė kėtė sezon do tė jetė ndėr pretendentėt kryesorė pėr fitimin e titullit kampion. Kjo ėshtė fitorja e 13 tė pėr Lorencon nė karrierėn si pilot. Nėn drejtimin e Aprilias tė skuderisė Fortuna, ai ka kaluar i pari finishin duke lėnė prapa Aleks de Anxhelisit me 1"2 dhe spanjollin tjetėr Hektor Barbera, edhe kėta tė dy pilotonin nga njė Aprilia. Qė nė kthesat e para ka dale jashtė gare njė ndėr protagonists, pikėrishtė kaponezi Hiroshi Aojama me KTM dhe Alvaro Bautista, i cili e debutoi nė kklasin 250cc si kampioni nė fuqi i klasit 125cc.
Klasi 125cc
Fotofinishi i jep Faubelit fitoren
Nė garėn e parė tė sezonit 2007 tė pėr klasin 125cc, ka qenė Hektor Faubel ai qė ka dominuar dhe fituar. Piloti 23 vjeēarė nga Spanja ka regjistruar dje fitoren e tretė nė karrierė dhe tė parėn pėr kėtė sezon. Piloti i Aprialias sė skuadrės Aspar ka dominuar qė nė fillim Ēmimin e Madh tė Katarit pėr klasin 125cc, duke lėnė prapa shokun e tij tė skuadrės Gabor Talmaksin, por vetėm pak tė mijtat e sekondit. Ka qenė njė fotofinish ai i kėtij klasi. Nė venidn e tretė ėshtė renditur piloti Ēek Lukas Pesek me Derbi me 17" diferencė nga dy piloted e kreut. Matia Pasini, njė ndėr piloted pretendent pėr fitimin e kėsaj gare qė nė fillim pati njė problem me tubat e serbatorit dhe u detyrua tė futej nė bokse sa po gara kishte filluar.
Moto GP
1. K.Stoner Ducati
2. V.Rosi Yamaha
3. D.Pedroza Honda
4. Xh.Hopkins Suzuki
5. M.Melandri Honda
6. K.Eduards Yamaha
7. K.Vermulen Suzuki
8. N.Heiden Honda
9. A.Barrosh Honda
10.Sh.Nakano Honda
Pilot
1. K.Stoner 25 pik[
2. V.Rosi 20
3. D.Pedroza 16
4. Xh.Hopkins 13
5. M.Melandri 11
6. K.Eduards 10
7. K.Vermulen 9
8. N.Heiden 8
9. A.Barrosh 7
10.Sh.nakano 6
250cc
1. H.Lorenco Aprilia
2. A. de Anxhelis Aprilia
3. H.Barbera Aprilia
4. T.Luti Aprilia
5. A.Doviciozo Honda
6. R.Lokateli Gilera
7. J.Takahashi Honda
8. J.Simon Honda
9. M.Simonēeli Gilera
10. Sh.Aojama Honda
Pilot
1. H.Lorenco 25 pik[
2. A.de Anxhelis 20
3. H.Barbera 16
4. T.Luti 13
5. A.Doviciozo 11
6. R.Lokateli 10
7. J.Takahashi 9
8. J.Simon 8
9. M.Simonēeli 7
10. Sh.Aojama 6
125cc
1. H.Faubel Aprilia
2. G.Talmaksi Aprilia
3. L.Pesek Derbi
4. R. de Roza Aprilia
5. S.Korsi Aprilia
6. T.Kojama KTM
7. P.Espargaro Aprilia
8. E.Rabat Honda
9. P.Nieto Aprilia
10. A.Masbu Honda
Pilot
1. H.Faubel 25 pik[
2. G.Talmaksi 20
3. L.Pesek 16
4. R. de Roza 13
5. S.Korsi 11
6. T.Kojama 10
7. P.Espargaro 9
8. E.Rabat 8
9. P.Nieto 7
10. A.Masbu 6
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 12 Mars 2007 19:13
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|