Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Mihal Grameno 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Mihal Grameno 
 
Mihal Gramenoja ėshtė nga ata shkrimtarė tė vitėve tė fundit tė Rilindjes qė luftuan pėr ēėshtjen kombėtare dhe me pushkė. Atdhetar i flaktė, ai solli nė shkrimet e tij mbresa tė drejtpėrdrejta nga lufta e popullit tonė pėr pavarėsi dhe, mė vonė, pėr demokraci e pėrparim
Lindi mė 1871 nė Korēė, nė njė familje me ndjenja atdhetare. Nė vendlindje mori

edhe mėsimet e para. Ende i vogėl, pėr nevoja ekonomike mori udhėn e kurbetit, nė Rumani. Aty u lidh me lėvizjen atdhetare e mė 1889 u zgjodh sekretar i shoqėrisė "Drita". Me vullnet dhe kėmbėngulje punoi pėr tė zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj nė shtypin e kohės.
Mė 1907 ishte antar i ēetės sė &Ccedilerēiz Topullit dhe luftoi pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut. Xhonturqit e burgosėn disa herė.
Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe mė 1912 nė Shpalljen e Pavarėsisė. Pas kėtij viti mbrojti me forcė shtetin shqiptar.
Gjatė viteve 1915-1919 jetoi nė Amerikė, ku bėri punė tė palodhur nė lėvizjen e atdhetarėve shqiptarė tė atjeshėm. Pėrfaqėsoi shqiptarėt e Amerikės nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė vitet 1921-1924, si publiēist mbrojti idealet demokratike. Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit, i sėmurė, e i dėshpėruar, u tėrhoq nga lėvizja shoqėrore. Vdiq nė Korēė mė 1931. Veprimtaria letrare e Mihal Gramenos kap njė ēerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja ėshtė njė ndėr novelistėt e parė tė letėrsisė sonė. Novelat e tij u hapėn rrugėn romaneve tė para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atė vit "E puthura" dhe "Varri i Pagėzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton ēėshtjen e pabarazisė shoqėrore si burim fatkeqėsish nė jetė. "Varri i pagėzimit" paraqet luftėn e pamėshirshme qė bėri kleri reaksionar grek kundėr mėsimit tė gjuhės shqipe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zė vend tė veēantė nė krijimtarinė e Mihal Gramenos. Nė pjesėn e parė flet pėr ēetat kryengritėse, pėr luftimet dhe punėn propaganduese tė ēezės sė &Ccedilerēiz Topullit, bėn portrete tė qėlluara luftėtarėsh e njerėzish tė thjeshtė tė popullit. Nė prozėn e Mihal Gramenos nuk mungojnė edhe pjesė me nivel tė kėnaqshėm artistik, pėrshkrime dhe dialogje tė gjalla.
Mihal Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike nė vargje: komedinė "Mallkimi i gjuhės shqipe" (1905) dhe dramėn "Vdekja e Pirros" (1906). Komedia "Mallkimi i gjuhės shqipe" trajton luftėn e atdhetarėve shqiptarė kundėr klerit reaksionar grek dhe elementėve grekomanė. Tek "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me tė pabesė. Veprat dramatike tė Mihal Gramenos vuajnė nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatė sė bashku me veprat dramtike tė &Ccedilajupit e tė Fan Nolit, ato i ēelėn rrugėn dramaturgjisė shqiptare.
Mihal Gramenoja shkroi edhe vjersha tė cilat i botoi mė 1912, tė pėrmbledhura nė librin me titull "Kėngėtore shqipe - Plagėt". Bien nė sy vjershat atdhetare qė i kushtohen lėvizjes kryengritėse. Disa prej tyre, si: "Pėr Mėmėdhenė", "Uratė pėr liri", "Lamtumirė", me patosin kushtrues, u pėrhapėn mjaft dhe u kėnduan edhe si kėngė:
Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė,
vraponi, burra, se s'ka me pritė!
Tė vdesim sot me besa-besė
pranė flamurit tė kuq qė u ngrit.
Poezia atdhetare e Mihal Gramenos u bėri jehonė tė drejtpėrdrejtė ngjarjeve tė vrullshme qė do tė sillnin Pavarėsinė e Shqipėrisė.
Mihal Gramenoja ėshtė nga publiēistėt nė zė tė Rilindjes e tė periudhės qė pasoi. Ai ėshtė cilėsuar si njė nga pamfletistėt mė tė njohur tė sė kaluarės. Shkrimet e tij publiēistike u vunė drejtpėrdrejtė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndėrprerje, dy nga gazetat mė pėrparimtare tė traditės. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetėr tė kohės. Nė shkrimet e tij Gramenoja del si pėrfaqėsues i anės mė tė vendosur e mė demokratike tė lėvizjes sonė kombėtare.
Ai goditi ashpėr jo vetėm pushtuesin osman, por dhe armiqtė e tjerė tė ēėshtjes kombėtare: klerin reaksionar grek e grekomanėt, pseudoatdhetarėt, feudalė tė mėdhenj e borgjezė tė pasur, tė cilėt i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetėr, ka besim vetėm tek vegjėlia, te populli dhe te roli i tij nė fatet e kombit. Mė 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakėt, dhe kjo opingė ėshtė shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar". Nė fillim tė viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike tė MihalGramenos. Nė gazetėn "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mėdha politike tė kohės.
Njė nga dokumentet mė tė shquara tė gazetarisė e tė lėvizjes demokratike tė atyre viteve ėshtė artikulli "Bashkim dhe pėrparim". Shkrimet publiēistike tė Mihal Gramenos shquhen pėr frymėn popullore, pėr patosin luftarak, ironinė e sarkazėm therėse. MihalGrameno mbetet nė letėrsinė shqiptare, nė radhė tė parė, si publiēist.
Shkrimet e tij dhanė ndihmesė nė krijimin e novelės e tė dramės. Ėshtė ndėr autorėt e parė qė solli nė letėrsi nė mėnyrė tė gjerė, personazhe nga shtresat e varfėra tė shoqėrisė shqiptare.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!