Sė bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka mė 1884-1885 udhėhoqi kryengritjet antiosmane tė shqiptarėve tė Kosovės, qė synonin tė rimėkėmbnin Lidhjen dhe tė vinin nė jetė idetė e saj autonomiste. Mė 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e vise tė tjera tė Kosovės kundėr dhunės ekonomike e politike tė sunduesve osmanė. Pėr veprimtarinė e tij atdhetare, mė 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri nė vitin 1896.
Mė 1896-1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Udhėhoqi qėndresėn e armatosur popuIlore qė shpėrtheu nė Kosovė nė vitin 1897 dhe themeloi "Besėlidhjen shqiptare"(1897). Nė bashkėpunim me Komitetin Shqiptar tė Stambollit tė kryesuar nga Sami Frashėri dhe atdhetarėt e tjerė brenda dhe jashtė atdheut, Haxhi Zeka organizoi mė 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejės qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe u zgjodh kryetar i Komitetit tė saj. Nė prill-maj 1899 mori masat pėr thirrjen e njė Kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare mbajtja e tė cilit u pengua nga Porta e Lartė. Pa marrė parasysh kundėrshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive tė Mėdha e tė qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e Lidhjes gjatė gjithė vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atė.
Mė 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra nė Pejė pabesisht nga njė agjent i vėnė nga qarqet shoviniste serbe, qė patėn edhe pėrkrahjen e autoritete osmane.
____________
Lot Dielli












