Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Hasan Prishtina 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Hasan Prishtina 
 
Patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut, pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi nė Vushtrri nė njė familje patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve.

Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" u zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi.

Mori pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės 1920 dhe nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundėrshtar i vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e "Zonės neutrale"tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė pėrgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez tė Qershorit tė vitit 1924 , luftoi pėr vėnien nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė vitit 1924 nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" shkoi nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė ku protestoi kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė Kosovė.

Pas dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė Atdheut. Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundėr tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe zgjedhės shoviniste serbomadhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i &Ccedillirimit tė Kosovės" i cili veproi jashtė vendit krahas Komitetit tė &Ccedillirimit Nacional. Hasan Prishtina luftėn ēlirimtare nė Kosovė u pėrpoq ta lidhė e ta bashkėrendojė me luftėn e popujve tė shtypur ballkanikė. Disa herė u bė nismėtar i bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė gjė qė do tė arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonisė sė njėrit ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht 1933 u vra nė Selanik me atentat nga agjentėt e A. Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912 qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!