Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e saj tė thellė historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesė e trevave tė lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė Bizantit, pasi kishte bėrė e ēbėrė gjatė shekujve, despotate e principata tė pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi shtetin e Skėnderbeut, i cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer nė mburojė tė krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian, Shqipėria e cfilitur nga luftėrat, pas vdekjes sė heroit tė rezistencės sė saj, Gjergj Kastriot-Skėnderbeut (1468), kishte rėnė nė fund tė shek.XV nėn zgjedhėn e Perandorisė sė Sulltanėve.
Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės shqiptare, qė ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u ndėrprenė. Pasoja e parė e pushtimit ishte hemoragjia e elitės intelektuale nė Perėndim. Prej saj u shquan figura, qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), qė botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė Skėnderbeut, e cila u pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės, ose M. Beēikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame. Por ky ndryshim drastik i strukturės fetare nuk pengoi qė Shqipėria tė ishte pėrherė njė nga provincat mė tė paqeta tė Perandorisė dhe as qė kultura shqiptare tė mbijetonte edhe nė kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn trysninė e islamit e tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendėse.
____________















