Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikėve, erdhi nė vėmendjen e studiuesve para njė shekulli. Ai u shfaq pikėrisht nė pėrmbyllje tė epokės sė Rilindjes Kombėtare, qė me tė drejtė ėshtė quajtur shekulli i "kultit tė epopesė".
Letėrsia shqiptare lindi e u zhvillua pėr njė kohė tė gjatė si letėrsi heronjsh. Ata qė nuk e dinin se ekzistonte nė formėn tradicionale gojore eposi i kreshnikėve u pėrpoqėn tė krijojnė vetė "epope imagjinare" dhe ti paraqitnin si trashėgime orale. Mė pas pati pėrpjekje pėr rikrijimin e njė epopeje integrale, sipas modeleve tė poemave antike.
Nė eposin shqiptar, si nė ēdo epos tjetėr, koha vjen e shkon sipas njė kalendari tė ndryshėm nga kalendari njerėzor, qė tė kujton mendėsinė e "Epit tė Gilgameshit", ku njė ditė nė kohėn e hyjnive ėshtė sa njėmijė vjet nė kohėn e njerėzve. Heronjtė mitologjikė tė eposit shqiptar mbeten tė vdekur nė mejdan pėr njėqind vjet dhe kur zgjohen thonė: "paskam marrė nji sy gjumė". Kur Muji mendohet, "sheh barin kah rritet". Nė epos ka vetėm tė shkuar tė largėt dhe tė papėrcaktuar. Koha nė pėrfytyrimin mitologjik nuk i bindet orės njerėzore.
Hershmėrinė e thellė tė eposit shqiptar e dėshmojnė dy tipare tė rėndėsishme tė figurave mitologjike tė ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njėra anė, dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e ēėshtjes sė autoktonisė - gjegjėsisht aloktonisė - sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale. Ato bashkėjetojnė e ndeshen, fitojnė e mposhten, kėrkojnė parėsinė dhe e mbrojnė atė. Cikli i Artridėve pėrmbyllet me dilemėn tragjike tė Orestit, qė duhet tė thyejė njė traditė e tė themelojė njė tė re: tė mbrojė tė drejtėn e atėsisė kundėr asaj tė mėmėsisė. Heronjtė e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtė" qė kėshillon flijimin e nuses nė urė tė kujton patriarkun, nė epos nuk ka patriark. Pėr herė tė parė nė epos babai shfaqet me figurėn e Mujit, nė raport me Omerin (ose "shtatė Omerat"). Nė njėrėn prej kėngėve Omeri duhet tė lirojė "babė e axhė" nga burgu i krajlit. Kėngėn rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky ėshtė rasti i vetėm kur shfaqet njė hije patriarku. Figurė qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej zanave. Pas Omerit nuk ka mė kreshnikė. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashėgohet.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Zakonisht ėshtė thėnė se nė kėtė kėngė maten fuqitė tokėsore me ato detare ("njė bajloz i zi ka dalė prej detit"). Janė gjurmuar e gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit nga bajlozi "tim pėr tim", ashtu siē ishin ligjet e administratės sė perandorisė. Nė fakt, burimi themelor i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė shpėtuar njė epokė nga morali i trashėguar prej qėmoti se njeriu mund tė flijohej i gjallė - siē ndodh me nusen e murosur nė baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, qė kėrkon natė pėr natė "ka 'i dash t'pjekun", natė pėr natė "ka 'i vashė tė re". Mundja e bajlozit shėnon fundin e asaj konvente qė e pėrligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik tė popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė njė hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore, gjysmėtokėsore - Persefoni e kalon gjysmėn e vitit nėn tokė dhe gjysmėn mbi tokė- ktonike dhe uranike - qiellore), nė eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike tė botės shqiptare janė tokėsore. Nė folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė epin dhe pėrrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "tė bukurėn e dheut" (tė kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike tė vendit dalin e bėhen bashkė figura tė tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato tė lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike tė eposit shqiptar pėrkon me atė stad tė mendimit, kur nė letėrsinė antike helene "perėnditė zbritėn nga Olimpi", por, megjithatė, mbetėn figura tė rėndėsishme tė ndėrgjegjes sė besimit. Kjo ėshtė mė e vonėt se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, mė e hershme se ajo kohė kur perėnditė greke u bėnė pėr t'u pėrqeshur nė komeditė e Aristofanit.
"Dy kalendarėt" e kohės (jashtėkohėsisė) nė epos dhe nė historinė e jetės njerėzore lidhen me dallimet ndėrmjet pėrfytyrimit mitologjik pėr kohėn nė mendėsinė e lashtė dhe nė mendėsinė moderne. Njė prej fakteve folklorikė interesantė pėr kėtė ėshtė pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas, qė shihet si tipar universal i eposit. Nė eposin shqiptar, pėr tė treguar largėsi, zakonisht thuhet "nantė konaqe larg" ose "nantė vjet udhė". Kjo ngjan me idiomėn letrare tė eposit tė shumerėve, ku largėsia tregohet jo me njėsi tė hapėsirės, por me njėsi tė kohės: "Mė zuri shqiponja me kthetra tė hekurta,/ Dhe katėr orė nė lartėsi mė ngriti". Ose: "Shkuan mė tej, dy herė nga njėzet orė,/ Derisa nga larg dalluan njė cep toke". Pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas ka lidhje me atė shkallė tė zhvillimit mendor tė botės njerėzore, kur ende procesi i lėvizjes prej sė shkuarės nė tė ardhmen pėrfytyrohej si njėdimensional. Nė kėtė pėrmasė njėsoheshin deri nė padallim koha dhe hapėsira.
Kėto mendėsi tė njė stadi tė lashtė antik pėrbėjnė argumente artistikė parėsorė pėr debatin mbi burimin kohor tė eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikėve pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antikė dhe atyre europianė tė periudhės mesjetare. Por ka mė shumė tipare tė eposeve antikė se tė atyre mesjetarė. Ekzistojnė njė varg argumentesh folklorikė nė favor tė njė pėrcaktimi kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė periudhėn e kalimit prej ilirėve tek shqiptarėt, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhės sė fundme tė romanizimit nė pėrballjen me dyndjet sllave.
Nė shkencėn sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve tė eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv tė shqiptarėve, dikur nga shekulli i 18-tė e kėndej. Disa nga dijetarėt vendės janė bashkuar nė mendimin se eposi shqiptar ėshtė "i periudhės bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohėn e krijimit tė "Digenis Akritas" tek grekėt. Kėto pikėpamje, herė hapur e herė tėrthorazi, herė me qėllime tė caktuara e herė nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtėzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose tė atij bizantin, e vonojnė mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.
____________















