Pas gati njė viti, Luan Krasniqi tė shtunėn (sot) do tė kthehet nė ringun profesionist. Kundėrshtari i tij i kategorisė sė rėndė do tė jetė amerikani Brian Minto nė duelin qė do tė zhvillohet nė Shtutgart tė Gjermanisė. Minto, me njė bilanc impresiv prej 27 fitoresh (16 me nokaut) dhe njė humbje qė e ka pėsuar me vendim tė pėrgjysmuar tė gjyqtarėve para tre vjetėsh, paraqitet tė jetė njė sfidė e madhe nė kthim pėr shqiptarin. Palestra Hans Martin Schlayer nuk ėshtė e panjohur pėr Krasniqin. Ai aty ėshtė paraqitur nė katėr duele tė fituara, duke fituar edhe takimin e fundit me David Bosticen, mė 29 prill tė vitit tė kaluar.
Luan Krasniqi, nėpėrmjet linjės telefonike nga Shtutgarti, i ka shfaqur bindjet e tij pėr duelin, kundėrshtarin dhe vazhdimin e luftės pėr titullin e botės tė versionit ĖBO, qė ėshtė qėllimi i tij kryesor.
Kryqėzimi i dorezave tė shtunėn (sot) nė mbrėmje ndėrmjet kosovarit me shtetėsi gjermane dhe amerikanit ėshtė i vlefshėm pėr titullin e kampionit nė versionin ĖBO Interkontinental (Ėorld Boxing International). Para sė gjithash, titulli ėshtė i rėndėsishėm se hap rrugėn e sfidimit tė titullit tė botės tė vetė kėtij versioni, pasi shėnon ngritje nė rang-listėn e kėsaj federate dhe e fut fituesin nė rrethin e ngushtė tė sfiduesve tė obliguar tė kėtij titulli. Ish kampioni i Europės dhe sfiduesi i titullit tė botės nė versionin ĖBO, nga Juniku i Kosovės, nuk e vlerėson tė lehtė pėrballjen me amerikanin.
"Tė gjithė thonė se ėshtė njė kundėrshtar i lehtė, por Minto nuk ėshtė fare kundėrshtar i lehtė. Nuk ėshtė punė e lehtė dueli i sė shtunės, ndonėse jam i pėrgatitur maksimalisht, pasi kam zhvilluar stėrvitje tė vazhdueshme edhe me sparing partnerė, tė rėndėsishėm pėr kėtė sfidė,"- tha Krasniqi.
Pėr titujt e versionit ĖBO kjo federatė zhvillon duele pėr t'u ofruar mundėsinė boksierėve qė tė sfidojnė pastaj vetė titullin botėror tė kėtij versioni. Po a ėshtė edhe dueli i sė shtunės njė njė shans qė i jepet Krasniqit pėr tė sfiduar mė pas titullin botėror? Vetė Krasniqi nuk jep asgjė konkrete lidhur me kėtė, megjithatė ai mendon se mundėsitė e tij si boksier pėr tė sfiduar kėtė titull pas duelit tė sė shtunės janė mė tė mėdha.
"Para sė gjithash, mendoj mė shumė pėr duelin e sė shtunės. Faktin nėse pas kėtij dueli do tė mė jepet shansi pėr tė sfiduar titullin e botės e di mė mirė menaxheri im. Nė bazė tė rrjedhave tė deritashme, kampioni i versionit ĖBO, Shanon Briggs, e ka braktisur titullin dhe nė radhė ėshtė Sulltan Ibrahimov. Nė rast fitoreje, mendoj se mė hapet rruga pėr ta sfiduar edhe njė herė titullin ĖBO. Por, e thashė edhe mė lart, qė mė parė mė duhet tė mendoj pėr Minton dhe duelin e sė shtunės (sot),"- tha boksieri 35 vjeēar Luan Krasniqi. Ndėrsa vetė Minto, nė deklaratat pėr media nė takimin e tyre zyrtar pak ditė mė parė nė Shtutgart, kishte thėnė se vetėm me nokaut mund tė shpresojė nė fitore ndaj Krasniqit, megjithatė duhen pritur 12 raundet e parashikuara nga ky duel pėr tė shpallur nė fund fituesin.
Ēfarė ėshtė titulli ĖBO Interkontinental?
Titulli ĖBO Interkontinenal, pėr tė cilin do tė luftojnė Krasniqi dhe Minto, herėn e fundit ka qenė pronė e rusit Aleksandėr Dimitrenko (24 fitore), i cili e ka mbrojtur pesė herė. Dimitrenko dhe Krasniqi kanė tė njėtin menaxher e pikėrisht Klaus Peter Kohl. Meqenėse mbrojtja e titullit nga Dimitrenko nuk ėshtė shfaqur me interes, ai ka hequr dorė nga titulli. Ukrainasi do tė paraqitet nė paraduel tė luftės sė Krasniqit, kundėr Danny Batchelder.
Dueli pėr titullin ĖBO tė kategorisė sė rėndė ndėrmjet kampionit aktual Shanon Briggs (48 fitore, prej tė cilave 42 me nokaut, 4 humbje, 1 barazim), dhe sfiduesit tė parė, Sulltan Ibrahimov (20 fitore, 1 barazim) ishte parashikuar tė mbahej mė 10 mars nė Nju Jork, por ishte anuluar pėr shkak tė njė sėmundjeje tė Brigsit, sipas versionit zyrtar tė dhėnė nga ĖBO s. Ndonėse zyrtarisht nga ĖBO ja nuk ėshtė caktuar asnjė datė e re, nė media ėshtė njoftuar pėr mundėsinė qė boksierėt tė ndeshen mė 2 qershor nė Moskė.
Luan Krasniqi
Datėlindja: 10.5.1971
Vendlindja: Junik, Kosovė
Rezidenca: Rottweil, Gjermani
Gjatėsia: 192 cm
Bilanci: 29 fitore, 2 humbje, 1 barazim
Profesionist prej vitit 1997
Sukseset nė ring: Kampion i Europės (EBU)
Renditja nė ĖBO: Vendi i 6-tė
Renditja nė versionet e tjera: IBF 15, ĖBC nuk ėshtė i ranguar, ĖBA nuk ėshtė ndėr 15 tė parėt
Trajner: Torsten Schmitz
Menaxher: Klaus Peter Kohl
Brian Matthew Minto
Datėlindja: 27.1.1975
Vendlindja: SHBA
Rezidenca: Butler, SHBA
Gjatėsia: 180 cm
Bilanci: 27 fitore (16 me nokaut), 1 humbje
Profesionist prej vitit 2002
Sukseset nė profesionizėm: Kampion i shtetit Virgjinia nė SHBA
Renditja nė ĖBO: Vendi i 15-tė
Renditja nė versionet e tjera: IBF nuk ėshtė ndėr 15 tė parėt, ĖBC 35, ĖBA nuk ėshtė ndėr 15 tė parėt
Trajner: Tommy Yankello
Menaxher: Pat Nelson
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
















