Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Lidhje E Prizerenit 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Lidhje E Prizerenit 
 
Lidhje e Prizerenit        E-mail
VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E DELEGACIONIT TĖ LIDHJES SHQIPTARE NĖ PRANVERĖN E VITIT 1879

 lidhja e prizerenit.jpg

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit tė veprimeve me armė nė dorė pėrdori nė shkallė tė gjerė edhe veprimet diplomatike. Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim zė veprimtaria diplomatike qė zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nėpėr kryeqytetet e fuqive pjesėmarrėse tė Kongresit tė Berlinit, nė muajt prill—qershor tė vitit 1879.
Pėr shkak tė qėndresės sė vendosur dhe tė organizuar tė popullit shqiptar, deri nė praverėn e vitit 1879, nuk kishte qenė e mundur tė zbatoheshin vendimet e Kongresit tė Berlinit. Sido-mos i mprehtė ishte bėrė protalemi nė Jug, nė lidhje me pėrcaktimin e vijės sė re kufitare greko-turke qė kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetėsuar thellėsisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithė vilajetan e Janinės, nė tė cilėn popullsia shqiptare pėrbėnte pjesėn mė tė madhe dhe mė kompakte tė banorėve tė saj. „...nė sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak nė Athinė, Konti Dubski, ushqehet dėshira pėr t'i dhėnė njė shtrirje sa mė tė madhe"1 vijės kufitare tė rekomanduar. Aneksimi i Shqipėrisė sė Jugut shihej si njė „garanci e sigurt pėr tė ardhmen (e helenizmit)".

Pėrballė kėtij rreziku edhe nė Jug, ashtu si nė krahinat e tjera tė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e Lidhjes, po zhvillohej njė veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme pėr tė kundėrshtuar me armė shovinistėt grekė, bile edhe vetė Portėn, nė rast se ajo do tė bėnte qoftė edhe njė lėshim tė vogėl lidhur me territoret shqiptare. Nė protestat, thirrjet, memorandumet qė iu drejtuan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, shprehej vendosmėria e paepur e mbarė popullit shqiptarė pėr tė bėrė ēdo sakrificė dhe pėr tė mbrojtur deri nė vdekje kombėsinė dhe trevat e tij jugore.

Duke vlerėsuar situatėn e krijuar, konsulli francez nė Selanik raportonte se „ ... shqiptarėt janė shumė tė acaruar dhe i shpallin me krenari qėllimet e tyre pėr tė kundėrshtuar ēdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisėdo t’i duhet tė pėrballojė njė rezistencė shumė serioze nė qoftė se ngul kėmbė nė pretendimet e sotme".2 Porta e Lartė, e interesuar pėr tė ruajtur tė pa prekura territoret e Perandorisė, megjithėse hyri nė bisedime me Greqinė, nuk donte tė merreshin si pikėnisje linjat e rekomanduara nė protokollin e 13-tė tė Kongresit tė Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante tė detyrueshme dhe vijėn Kalamas—Selemvria, tė rekomanduar prej tij, e konsideronte tė papranueshme. Por, e paaftė pėr t'i bėrė ballė presionit tė Fuqive dhe pėr t'iu kundėrvėnė atyre, pėrpiqej tė pėrdorte si argument qėndresėn e fuqishme tė shqiptarėve. Ndėrsa qeveria greke ngulte kėmbė nė zbatimin e linjės sė rekomanduar.

Nė kėto kushte bisedimet e komisionit greko-turk qė u zhvilluan nė Prevezė nė muajt shkurt—mars, e qė u zvaritėn ditė tė tėra, nuk mund tė jepnin e nuk dhanė asnjė rezultat.
Qarqet sunduese greke tė ndodhura pėrballė qėndresės sė vendosur tė Lidhjes Shqiptare dhe tė pakėnaqura nga rezultati i bisedimeve kėrkuan ndėrmjetėsimin e Fuqive nėnshkruese tė Traktatit me qėllim qė tė siguronin pėrkrahjen e tyre pėr aneksimin e tokave qė aspironin.
Nė gjendjen e krijuar Lidhja ndėrmori hapa tė rinj dhe zhvilloi njė veprimtari diplomatike intensive pėr tė ndikuar aktivisht nė favor tė ēėshtjes shqiptare pranė Fuqive tė Mėdha, dhe pėr tė krijuar njė opinion publik botėror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtė e Shqipėrisė.

Nė mars tė 1879-ės, mbledhja e Komitetit tė Lidhjes i Prevezės vendosi tė dėrgonte njė delegacion nė Evropė, pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhėheqėsi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashėri, delegacioni nė muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet e pesė Fuqive tė Mėdha, nėnshkruese tė Traktatit tė Berlinit (Romėn, Parisin, Londrėn, Berlinin e Vjenėn) si edhe Stambollin. Si pėrfaqėsues i mbarė popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmėri pranė kabineteve evropiane tė drejtat legjitime tė shqiptarėve, tėrėsinė territoriale e paprekshmėrinė e Shqipėrisė dhe u deklaroi atyre se tė gjithė shqiptarėt, tė bashkuar si njė trup i vetėm do tė luftonin nė rast se Evropa do tė lejonte aneksimin e njė pjese tė vendit tė tyre nga ana e Greqisė, edhe sikur vetė Porta tė detyrohej ta pranonte kėtė aneksim.3

Anėtarėt e delegacionit, megjithėse kishin marrė pėrsipėr njė detyrė „shumė tė guximshme nga tė gjitha pikėpamjet", e kishin pėr nder dhe ishin tė vendosur qė ta pėrmbushin misionin e diplomatėve tė parė tė kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do tė trokasim nė tė gjitha dyert, pa humbur zemėr"4 — deklaronte Abdyl Frashėri.

Nisja e delegacionit ndeshi qysh nė fillim, nė Prevezė, nė qėndrimin negativ tė zėvendės konsullit tė Francės si dhe tė konsullit austro-hungarez, tė cilit iu duk si „arrogancė" dhe „e habitshme"5 qė Lidhja po niste njė delegacion pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.

Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetėsim nė qarqet qeveritare tė Athinės dhe nė Portėn e Lartė. Tė dy palėt reaguan dhe u pėrpoqėn pėr ta penguar veprimtarinė e delegacionit shqiptar.

Me insistimin e madh tė Athinės, u nis njė delegacion „epirotas" nė po ato kryeqytete, si kundėrpeshė pėr tė luftuar pėrēapjet e misionit shqiptar dhe pėr tė neutralizuar efektin qė mund tė bėnte ai nė Evropė.

Po kėshtu, Porta e Lartė, e vendosur nė politikėn e saj antishqiptare, pėr tė ruajtur tė paprekur sundimin e vet mbi Shqipėrinė dhe popullin shqiptar nuk mund tė pranonte qė ky tė pėr-faqėsohej nga dikush tjetėr pėrveē asaj, dhe aq mė tepėr qė shqiptarėt tė vepronin nė mėnyrė tė pavarur nė arenėn ndėrkombėtare. Prandaj pėrpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „tė pahijshme" dhe tė „paarsyeshme". Nė telegramet qė ministri i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane u drejtonte ambasadorėve tė vet nė Romė, Paris, Berlin, Vjenė, i porosiste tė vepronin nė mėnyrė tė tillė qė pėrfaqėsuesit shqiptarė „tė heqin dorė nga misioni qė kishin marrė pėrsipėr".6

Pėrpjekjet e Portės sė Lartė pėr tė penguar veprimtarinė diplomatike tė Lidhjes nė arenėn ndėrkombėtare, janė njė aspekt tjetėr qė hedh poshtė pikėpamjet e asaj historiografie qė e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellė tė Portės dhe nismat e saj si tė nxitura e tė organizuara nga ajo.

Me gjithė kėto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tėrhoq nga rruga e nisur, i ndėrgjegjshėm se vetėm ai kishte tė drejtėn dhe ishte nė gjendje tė mbronte interesat mė jetike tė popullit shqiptar. „Porta e Lartė flet si qeveri e cila ėshtė e lidhur gjer nė njė farė mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashėri, ndėrsa ne „kemi ardhur nė perėndim me qėllim qė tė parashtrojmė gojarisht vendimin e njė populli tė tėrė... e t'i japim tė kuptojė Evropės se preferojmė tė vdesim tė gjithė me armė nė dorė duke luftuar kundėr atyre qė duan tė pushtojnė vendin tonė".7 Kjo ishte pėrgjigjja qė pėrfaqėsuesit shqiptarė i dhanė Portės sė Lartė.

Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nėpėrmjet memorandumit me shkrim qė iu dorėzoi kabineteve tė Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, si edhe me anė tė parashtrimit gojarisht tė kėrkesave shqiptare nė takimet me personalitete tė larta zyrtare tė tyre. Nė kėtė memorandum, ngrihej zėri i protestės ndaj vendimeve tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cėnuar rėndė tė drejtat e kombit shqiptar.

Nė tė shpreheshin qartė nė emėr tė popullit shqiptar kėrkesat themelore tė lėvizjes: ruajtja e tėrėsisė tokėsore dhe njohja e kombit shqiptar, si njė komb qė kishte luftuar pėr tė ruajtur atdheun e vet, kombėsinė e vet, gjuhėn dhe zakonet. „Njė komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej nė memorandum, — nuk duhet lejuar, tė sakrifikohet... pa asnjė arsye tė ligjshme".8 Duke kėrkuar nga Fuqitė e Mėdha qė tė hiqnin dorė nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit, nė memorandum shprehej vendosmėria e paepur e tė gjithė popullit shqiptar pėr tė mbrojtur me gjak atdheun dhe kombėsinė pėrballė rreziqeve qė i kėcėnonin.

Nė fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi nė Romė, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete tė tjera politike.Kėrkesat shqiptare gjetėn njė farė pėrkrahje nė qarqet qeve-ritare italiane. Vetė kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta tė Greqisė (mbi Epirin) nuk do tė merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste pėr njė kthesė nė politikėn italiane ndaj ēėshtjes sė kufirit greko-turk, nė krahasim me qėndrimin e mbajtur nė Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetėm kishte treguar „simptoma aq tė ngrohta pėr Greqinė", por pėr mė tepėr ishte bashkuar me Francėn nė pėrkrahje tė rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte qė mbretėria greke tė dėmshpėrblehej nė Tesali. Kjo kthesė padyshim nuk buronte nga „dėshira e mirė" pėr tė njohur luftėn e popullit shqiptar pėr tė drejtat e tij kombėtare, por kishte tė bėnte kryesisht me interesat e Italisė nė Shqipėri.

Nga informatat qė kishte marrė qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do tė ndeshte nė njė rezistencė shumė tė ashpėr nga ana e shqiptarėve, gjė qė do tė ēonte padyshim „nė komplikacione tė rėnda", duke krijuar njė gjendje shqetėsuese pėr atė. Prandaj ajo ishte e interesuar, qė tė mos krijohej „njė situatė (e tillė) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore nė Ballkanin Perėndimor, „do tė pėrfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes sė qetėsisė do tė okuponte edhe Shqipėrinė".10

Italia, duke e konsideruar shkatėrrimin e Perandorisė Osmane vetėm si ēėshtje kohe, jo vetėm pėrpiqej tė evitonte vendosjen definitive tė Austrisė nė bregdetin pėr karshi, por pėr tė realizuar nė tė ardhmen synimet e saj preferonte qė Epiri mė mirė tė mbetej nėn Perandorinė, se sa tė bashkohej dhe tė asimilohej nga njė shtet tjetėr.

Megjithatė, Italia duke mos qenė nė gjendje tė luante njė rol mė vete, dhe nga frika se mund tė izolohej krejt nė „koncertin evropian", nuk mori asnjė angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e pėrcolli atė me fraza tė pėrgjithshme se protestat e tij do tė merreshin nė konsideratė, se ishte duke u biseduar ēėshtja e ndėrmjetėsimit tė fuqive, prandaj shqiptarėt nuk duhej t'u shkaktonin vėshtirėsi Fuqive tė Mėdha.11

Ndryshe nga ē'ndodhi me qarqet qeveritare, kėrkesat e drejta tė delegacionit tėrhoqėn vėmendjen e rretheve demokratike si dhe tė shtypit pėrparimtar italian, tė cilat ngritėn zėrin nė mbrojtje tė tė drejtave tė kombit shqiptar dhe i bėnė thirrje qeverisė italiane qė tė mos bashkėpunonte pėr tė shtypur njė kombėsi nė interes tė njė tjetre.
Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua pėr nė Paris. Pėr pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartė se ato do ta kishin shumė mė tė vėshtirė realizimin e misionit tė tyre nė Francė.

Nė Kongresin e Berlinit ishte pikėrisht pėrfaqėsuesi francez Vadingtoni qė, nė pėrkrahje tė pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijėn e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazė pėr rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe mė pas, Franca nguli kėmbė pranė Fuqive tė Mėdha pėr tė vėnė nė veprim protokollin e 13-tė tė Kongresit, e pėr ta detyruar Portėn qė tė hynte nė bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit nė Prevezė nuk dhanė rezultat, ajo jo vetėm shprehu gadishmėrinė e plotė, por edhe shpresėn se kėrkesa e Athinės pėr ndėrmjetėsimin e fuqive nė favor tė saj, do tė pritej me dashamirėsi.12

Megjithėkėtė delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij tė drejta, tė mbėshtetura me qėndresėn e organizuar tė popullit shqiptar, do tė ndikonin pėr njė ndryshim nė qėndrimin e Francės, e cila, ndonėse ishte pėrkrahėse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitė e tjera, nuk ishte e interesuar pėr prishjen e statuskuosė nė Ballkan.

Nė takimin qė patėn me ministrin e Jashtėm Francez, Vadingtonin, pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit tė Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellė shqetėsime nė tė gjithė Shqipėrinė, dhe, pasi kundėrshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet nė favor tė mbretėrisė greke nuk do tė shkaktonin kundėrshtim nga ana e popullsisė, ata shprehėn vedosmėrinė e popullit shqiptar pėr t'i dalė zot vendit tė tyre „nė rast se nuk do tė merreshin parasysh protestat dhe nuk do tė njiheshin tė drejtat e tij".13

Pėrgjigjja zyrtare qė Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portėn e Lartė si tė vetmin autoritet me tė cilėn mund tė bisedohej pėr kėtė problem dhe, e pėrcolli atė te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll qė tė mos u bėhej ndonjė padrejtėsi tė dyja palėve".14

Shprehje akoma mė e hapur e kėtij qėndrimi ishte paraqitja e shtrembėruar e problemit shqiptar nė gazetėn zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombėsinė shqiptare „vetėm njė endėrr tė disa kokėkrisurve".15

Duke iu pėrgjigjur kėsaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze nė artikullin e botuar nė „Monitėr Universel", nė maj 1879, Abdyl Frashėri shkruante: „Franca qan gjithmonė humbjen e krahinave tė saj. Banorėt e Alsasė dhe Lorenės rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i gjen qesharakė shqiptarėt, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqėsie tė tillė"?16

Nė maj tė 1879-ės, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisė, Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė. Kėto fuqi, ishin mbrojtėse mė tė vendosura tė parimit tė ruajtjes sė Perandorisė Osmane, parim qė u shėrbente atyre pėr tė ndaluar depėrtimin e mėtejshėm tė Rusisė dhe influencės sė saj nė Ballkan dhe pėr tė vazhduar vetė grabitjen e Turqisė. Rrjedhimisht ato ishin kundėr ēdo lėvizjeje ēlirimtare qė mund ta prishte statuskuonė e me tė edhe Perandorinė. Si pasojė edhe qėndrimi i tyre ndaj pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njėjtė dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar pėr tė evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe tė padėshirueshme pėr tė nė Ballkan, si dhe pėr tė qenė „korrekt" me zotimet e fshehta qė kishte marrė ndaj Portės nė ēastin e marrjes sė ishullit tė Qipros, ishte bėrė, sipas shprehjes sė njė gazete tė kohės „garancia mė e sigurtė"17 pėr Turqinė.

I trembur nga njė kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretėrisė greke i duheshin dhėnė ato territore qė mund ta forconin atė, por jo ato qė ajo nuk mund t'i nėnshtronte e t'i sundonte nė rrugė paqėsore. Prandaj ai pėrdori tėrė ndikimin e vet qė mbretėria greke tė hiqte dorė nga pretendimet mbi Janinėn dhe mbi territoret e Shqipėrisė Jugore, tė cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftė. Nga ana tjetėr Anglia nuk ishte e interesuar aspak qė tė pėrkrahte qoftė edhe moralisht ēėshtjen shqiptare. Ishin kėto arsyet qė nėn maskėn e ruajtjes sė statu-kuosė, „tė paqes dhe tė drejtėsisė", nuk u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbėri mė nė fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo nė Forejn Ofis, por nė shtėpinė e tij. Pasi pėrfaqėsuesit shqiptarė i parashtruan dėshirat e kombit tė tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetėsonte" ata duke u deklaruar se pėr kėtė ēėshtje do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisė) ndonjė gjė nga Epiri.18 Pra Anglia i pėrcolli emisarėt shqiptarė pa marrė pėrsipėr asnjė angazhim nė pėrkrahje tė tė drejtave tė popullit shqiptar.

Akoma mė i keq qe qėndrimi qė mbajtėn ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, tė cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atė.

Kabineti i Berlinit, vazhdonte tė ishte pėr „inkurajimin e perspektivave" tė zmadhimit tė mbretėrisė helene edhe nė kurriz tė tokave shqiptare, pėr ta pėrdorur atė si kundėrpeshė ndaj pan-sllavizmit, kėtij rreziku serioz" pėr Evropėn Lindore. Me kėtė shpjegohet edhe fakti qė qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan tė zhvillonin kurrfarė bisedimesh me pėrfaqėsuesit nga Shqipėria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veēse njė „shprehje gjeografike". Siē shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do tė mbahej njė qėndrim mjaft mospėrfillės.

Kabineti i justifikoi qėndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpėrdrejtė nė punėt qė i pėrkisnin Lindjes" (gjė qė nuk ishte aspak e vėrtetė) dhe se meqė „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjė pėrfaqėsues qė kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund tė priste as delegacionin shqiptar. Pėrsa i pėrket memorandumit qė iu dorėzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilėsojė me cinizėm si „aspak interesant" dhe se „nė ēdo radhė" tė kėtij ai shihte „vulėn e njė ekzagjerimi tendencioz".20

I njejti qėndrim iu rezervua delegacionit edhe nė kryeqytetin e Perandorisė Habsburge nė Vjenė. Austro-Hungaria, e interesuar jo vetėm pėr ruajtjen statuskuosė por njėkohėsisht edhe si njė fuqi me synime tė drejtpėrdrejta nė Ballkan, aspironte tė shtrihej nė pjesėn Perėndimore tė tij, duke pėrfshirė edhe tokat shqiptare deri nė Vlorė. Si rrjedhim ajo e orientonte politikėn e vet kundėr lėvizjes shqiptare.

Nė kėto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritėn pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare nėn pretekstin se nuk ishin pranuar as pėrfaqėsuesit e Rumelisė Lindore.21

Ky qėndrim i kabineteve tė Berlinit dhe tė Vjenės ndaj emisarėve shqiptarė, qė nuk ndryshonte nė thelb nga ai i kabineteve tė tjera dėshmonte se qarqet zyrtare tė Fuqive tė Mėdha vazhdonte me konsekuencė politikėn e mosnjohjes sė popullit shqiptar si komb mė vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas tė Perandorisė Osmane.

Lidhja Shqiptare nuk u tėrhoq pėrballė kėtij qėndrimi armiqėsor e mospėrfillės tė Fuqive tė Mėdha ndaj interesave tė popullt shqiptar.Ajo iu pėrgjegj kėsaj mospėrfilljeje duke luftuar me armė nė dorė pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.
----------------
1 Hans-Hof-und Staatsarchiv, Politisches Archiv (mė tej do tė citohet HHStA PA) Raport i ministrit austro-hun^arez nė Athinė dėrguar Minis-trisė sė Punėve tė Jashtme nė Vjenė, mė 26 !:orrik 1878.
2 Archives du Ministere des affaires Etrangėres, Correspondence polir tique et consulaire (mė tej do tė citohet AMAE) Raporti i konsullit fran-cez nė Selanik dėrguar mė 12 shkurt 1879 ministrit tė Punėve tė Jashtme Vadingtonit nė Paris.
3 Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878—1881. Pėr-gatitur nga Kristaq Prifti. Tiranė 1978, dok. 12 fq. 31.
4 AMAE, Raport i z/konsullit tė Francės nė Janinė, dėrguar ministrit tė Punėve tė Jashtme, Vadingtonit nė Paris mė 26 mars 1879.
5 HHStA, PA, Raport i konsullit austro-hungarez nė Janinė dėrguar baronit von S c h w e g e 1, mė 30 mars 1879.
6 Lidhja Shqiptare e Prizrenit..., dok. 13, fq. 32, dok. 23, fq. 42.
7 Pa aty, dok. 15, fq. 33.
8 Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (1878—1912) Pėrgatitur nea Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranė 1978, fq. 86.
9 Basvelaket Arsivi. Jildiz esas evraki kisin nr. 14, evrak no-88/7 zarf nr. 88, karton nr. 12 (mė tej do tė citohet BVA).
10 Po aty.
12 PAV?%' T^tėr e Vadingtonit, kr-'eministėr dhe ministėr i Pit nėve tė Shtm^tfFrancės, dėrfuar Tiso, ministrit tė Francės ne Athme
mė ^ffldlfaShqivtare e Prizrenit..., dok. 17, fq. 35.
14 BVA dok. i cituar.
15 Arkivi Qendror Historik i RPSSH, Fondi i D e R a d ė s. Dosja 54/1 dok. 267—268.
16 Shih — A. B u d a, Shqiptarėt pėrballė krizės lindore, nė rev. „Studime Historike", 1978, nr. 1.
17 AMAE, Raport i tė ngarkuarit tė pėrkohshėm te Francės nė Athinė, dėrguar ministrit tė Punėvs tė Jashtme Vadingtomt, mė 25 qer-shor 1879.
18 BVA. Dok. i cituar.
19 Po aiy.
20 Politisches Archiv des Auswartingen Amtes. Njoftlm i sekretarit tė shtetit Bulov, drejtuar madhėrisė sė tij Perandorit dhe mbretit, Berlin, 23 maj 1879.
31 BVA, Dok. i ci .uar.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lidhje E Prizerenit 
 
LIDHJA E PRIZERENIT APELON PER VEPRIM TE SHPEJT DHE TĖ PERGJEGJSHEM KOMBETAR

  ( Fjala e Av. Idajet BEQIRI nė manifestimin perkujtimor te 125 vjetorit te Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit)  



        Te nderuar motra dhe vellezer bashkeatdhetare,

Kam nderin qė ne emer te Frontit Per Bashkim Kombetar Shqiptar dhe strukturave te saj, si dhe te udheheqjes me te larte te ketij Fronti, posaēerisht te kryetarit Mr.Valdet Vardari, t’ju pershendes dhe t’ju uroje mireseardhjen ne kete veprimtari te rendesishme kushtuar njeres nga ngjarjet me madhore te kombit tone, 125 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit. Ne kete veprimtari jane ftuar dhe marin pjese atdhetare, intelektuale, politikane, publiciste dhe shqiptare te mire nga e gjithe diaspora jone ne Evrope, ish luftetare te shkelqyer te tre ushtrive ēlirimtare, familjare dhe te aferme te deshmoreve dhe heronjeve te kombit, qe nuk kursyen as gjene me te shtrenjte, jeten e tyre, per ēlirimin dhe ribashkimin e Shqiperise, por edhe disa nga luftetare te rinje te Lirise te AKSH, te cilet i hoqem per pak dite nga terreni per te na frymezuar dhe per t’i frymezuar me tej me idet madhore, teper aktuale te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, kesaj epoke nga me te lavdishmet te kombit shqiptar. Te nderuar dhe te respektuar qofshi per jete, vellezer dhe motra te dashura qe ju pergjigjet pozitivisht fteses se Frontit Per Bashkim Kombetar Shqiptar, dhe ta gezojme, ta kujtojme, ta festojme, te nxjerrim mesime te medha nga  Lidhja e Prizerenit dhe t’i zbatojme ato me perkushtim te larte atdhetare, pa kursyer asgje, as jeten tone, po e lypi nevoja.

Ju ftoj motra dhe vellezer te dashur t’i perkujtojme deshmoret dhe heronjte e kombit tone, ata qe nuk kursyen as jeten e tyre per ēlirimin dhe ribashkimin kombetare shqiptar, duke mbajtur nje minute heshtje.

Lavdi vepres se tyre te madhe dhe te paharruar kombetare !

Motra dhe vellezer bashkatdhetare,

Lidhja e Prizerenit eshte sinteza e Rilindjes Kombetare dhe pika kulminante e historise se re te Shqiperise. Rilindja Kombetare Shqiptare ishte nje levizje e gjere popullore, qe me ulje ngritjet e saj zgjati deri te krijimi i Shqiperise me 1912- si nje shtet i me pak se gjysmes se popullit dhe trevave shqiptare. Qellimi i saj themelor ishte bashkimi i popullit shqiptar ne perpjekjet per t’u afirmuar si komb dhe per te fituar lirine dhe pavaresine. Rilindja Kombetare Shqiptare nuk do te harrohet kurre sepse eshte levizje qe e shtroje e para ēeshtjen shqiptare.

Rilindja Kombetare Shqiptare eshte levizje qe perfshiu shqiptaret qe jetonin ne trojet e tyre nen pushtimin osman, por njekohesisht ishte levizje qe perfshiu masivisht edhe shqiptaret qe jetonin ne diaspore.

Rilindja Kombetare Shqiptare ishte levizje kombetare dhe demokratike njekohesisht, ajo u frymezua prej tradites historike dhe kulturore te popullit shqiptar dhe prej tradites demokratike evropiane. Skenderbeu, si figura me e madhe e kombit shqiptar dhe Garibaldi, si figura me e madhe italiane, jane idhujt e saj te shpates, kurse Zhan-Zhak Rusoi, Volteri, Viktor Hygoi, Lamartini dhe Aleksander manconi jane idhujt e saj te penes.

Prijesit shpirteror dhe politike te Rilindjes Kombetare Shqiptare ishin intelektualet shqiptare qe jetonin ne ngulmimet shqiptare jashte Shqiperise dhe intelektualet e paket qe ishin ne atdhe.

Ne qofte se pushtimi turk e kishte nderprere zhvillimin historik te popullit shqiptar, duke e kthyer ne rrjedhen lindore se ciles kurre nuk i kemi takuar, Rilindja Kombetare Shqiptare , e udhehequr prej figurave me te ndritura te kombit tone, sado me vonese, e kthyen kombin dhe popullin tone ne qyteterimin evropian te cilit edhe i kishim takuar.

Vlene te rikujtojme se Rilindja Kombetare Shqiptare e zhvilloi veprimtarine e saj ne dy faza. Faza e pare qe zgjati deri te Lidhja Shqiptare e Prizerenit, 125 vjetorin e se ciles perkujtojme sot, dhe, e dyta, qe fillon pas krijimit te kėsaj organizate te fuqishme.

Qellimli i Rilindjes Kombetare Shqiptare ne fazen e pare te veprimtarise se saj ishte ngritja e vetdijes kombetare te shqiptareve qe rrezikohej prej idollogjise asimiluese te pushtueseve turq dhe prej idollogjise kombetare greke, po ashtu me prirje asimilimi ndaj shqiptareve ortodoks ; krijimi i vetdijes mbi perbashkesine e shqiptareve te tre besimeve, mysliman, ortodoks dhe katolik, si tri besime qe u perkasin shqiptareve, krijimi i shkolles kombetare shqipe, mbledhja dhe njohja e krijimtarise popullore shqiptare edhe ne Everope, krijimi i letersise kombetare, perparimi i pergjithshem dhe afirmimi i popullit shqiptar te cilit ende nuk i njihej identiteti kombetar. Veprimtaria e Rilindjes Kombetare Shqiptare ne fazen e pare eshte veprimtari edukative, arsimore, kulturore dhe artistike, qe synon pergatitjen e popullit per ēlirim prej Perandorise Osmane dhe per krijimin e shtetit kombetar.. Ajo eshte perpjekje per krijimin e popullit kulturor si kusht per t’u bere popull shtetror,-siē thote akademiku yne i madh Rexhep Qosja.

Ne fazen e dyte te saj, Levizja e Rilindjes Kombetare Shqiptare filloi gjithnje e me fort te merret edhe me veprimtarine politike. Veprimtaria e saj politike behet paresore prej saj. Mjeti politik i Rilindjes Kombetare behet Lidhja Shqiptare e Prizerenit, e themeluar me 10 qershor 1878, ne Prizeren, si nje prej qyteteve me te medha dhe ekonomikisht me te perparuar shqiptare te asaj kohe. Lidhja e Prizerenit shenon fazen me te gjalle te veprimtarise politike dhe atdhetare te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Idete e programit politik  te Lidhjes se Prizerenit hidhen ne veprat letrare te shkrimtareve te Rilindjes  Kombetare, ne pjesen me te madhe  te rasteve me gjuhe poetike dhe romantike. Programin e saj te vertete e perpunojne intelektualet e diaspores shqiptare, te shkolluar kryesisht ne Evrope, qe e kishin filluar Levizjen e Rilindjes Kombetare. Ne vitin 1879 funksionari i larte ne hierarkine turke, Pashko Vasa, boton ne ferngjisht vepren « E verteta mbi Shqiperine dhe shqiptaret » qe eshte Platforma e pare politike e Lidhjes se Prizerenit, ne te cilen, ē’eshte e verteta, mė shume kujdes i kushtohet informimit te opinionit evropian mbi origjinen dhe historine e shqiptareve, se sa kerkesave te tyre politike. Afer 20 vjet me vone, bashkepunetori i tij i dikurshem, Sami Frasheri boton projektin e pare programor, domethene programin e pare kombetar, ne historine e mendimit politik shqiptar me titullin “Shqiperia ēka qene,ē’eshte e ē’do te behet”, net e cilen pershkruan gjendjen aktuale politike, ekonomike, sociale e kulturore te popullit shqiptar, paraqet kerkesat e tij per liri dhe pavaresi dhe, ne fund, projektoi organizimin e shtetit te ardhshem shqiptar, si shtet i ndertuar mbi parime te demokracise evropiane.

Qellimi kryesor dhe i vertete per shkak te se ciles u themelua Lidhja Shqiptare e Prizerenit, si organizate politike e Rilindjes Kombetare Shqiptare, ishte mbrojtja e teresise se trojeve etnike shqiptare qe ishin fort te rrezikuara prej pretendimeve territoriale te fqinjeve grabitqar, Serbise, Malit te Zi dhe Greqise dhe krijimi i shtetit te pavarur shqiptar, qe pengohej sa prej ketyre shteteve aq edhe prej Turqise. Te drejten e popullit shqiptar qe te krijoje shtetin e tij kombetare,Lidhja e Prizerenit e mbeshteti ne parimin etnik, mbi ate parim mbi te cilin ishin krijuar shtetet evropiane, mbi te cilin ishte krijuar shteti grek, mbi te cilin, me ne fund, ishte hapur proēesi i krijimit te shteteve kombetare te popujve ballkanike. Duke pasur parasysh kete parim shtetkrijues, Lidhja Shqiptare e Prizerenit shtetin e ardhshem shqiptar e shtrin deri atje ku populli shqiptar, ne territor me njesi gjeografike, edhe shtrihet si popullate e vetme a shumice derrmuese.

Lidhja e Prizerenit ishte levizje per themelimin e shtetit modern shqiptar, ishte levizje per mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe per ēlirim nga perandoria otomane. Ajo ishte Levizja me e kompletuar per shtetin shqiptar pas rrezistences se shkelqyer te Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i cili per 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe dhe boten perendimore nga invazioni Osmane. Lidhja e Prizerenit themeloi institucionet e rendit kombetar,qeverine, sektorin diplomatik dhe forcat e mbrojtjes, ushtrine e vet. Lidhja e Prizerenit ishte percaktuar qarte dhe prere per ta inkuadruar shtetin e vet shqiptar ne boten perendimore. Keto institucione te ngritura funksionuan mire per tre vjet rresht. Kuvendi I Prizerenit I kundershtoi vendimet e Kongresit te Berlinit per shkeputjen e tokave shqiptare dhe shprehu besimin per mbojtjen e teresise se vet territoriale. Per tre vjet Lidhja vendosi edhe administraten e vet net e gjitha trojet shqiptare.

Me 1881, Perandoria Otomane vendosi te mos e toleroje ngritjen e fuqishme te shtetit shqiptar dhe vendosi ta shkaterroje ate me forca te armatosura. Pas nje rezistence te ashper te forcave te Lidhjes te komanduara nga burri i madh i kombit Sulejman Vokshi, me luftime te ashpra u arrite te shuhej kjo levizje e shkelqyer nga ēdo pikpamje.

Lavdi Lidhjes se Madhe te Prizerenit !
Lavdi Burrave te shquar te kombit shqiptar ideatoreve, organizatoreve dhe udheheqesve te lavdishem te kesaj Lidhjeje, Abdyl Frasheri, Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizereni, Sylejman Vokshi, Zija Prishtina, Iljaz pashe Dibra, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Mehmet Ali Vrioni, Seit Toptani etj.

          Lidhja e Prizrenit u shua, por shpirti luftarak dhe kryengrites shqiptar nuk u mposht, atdhetaria, burrėria, trimźria dhe shpirti liridashes nuk humbi. Ato vazhduan pa pushuar pėr 34 vjet deri nė shpalljen e mėvetėsisė tė shtetit shqiptar, pavarėsi e cila u arritė pėr mė pak se gjysmėn e territoreve shqiptare.

          Nė saj tė pėrpjekjeve tė mėdha dhe tė vazhdueshme kombtare, nga gjiri i popullit shqiptar tė pushtuar dhe kolonizuar, lindi UCK, UCPMB dhe UCKombėtare, tė cilat sollėn njė realitet tė ri politik nė tė gjitha hapsirat shqiptare. Nė saj tė luftės sė luftėtarėve tė Lirisė tė ish Ushtrise Clirimtare tė Kosovės, e cila mori pėrmasa tė mźdha pas aktit madhor heroik dhe unikal nė botė tė komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithė familjes sė tij, me ndihmėn edhe tė NATO-s, mė 12 qershor 1999 Kosova gjithsesi u lirua, pavarėsisht se nuk u ēlirua.  

Burrat e mėdhenjė tė Lidhjes sė Prizėrenit, Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, kur bisedonin me njeri-tjetrin, na lanė thenijen proverbiale: Ne, po mbjellim, tė tjerėt, le tė korrin..." Lufta finale ende nuk ka pėrfunduar. Ne e kemi obligim kombėtar ta "korrim" atė...

          Ne perkulemi me nderim dhe respekt para rilindasve tane kombetar, para burrave te shquar te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit sepse ata na kane dhene nektarin e atdhetarise, na kane dhene drejtimin nga duhet te ecim. Fronti Pėr Bashkim Kombetar Shqiptar eshte nje Levizje ne vazhdim e Lidhjes se Prizerenit. Platforma shkencore e FBKSH, qė nga pikpamja gjeopolitike, historike, kombetare, diplomatike, e vertetesise ėshtė nga me te arrirat dhe me realistet per zbatim ne praktik, po bėhet pronė e gjithė shqiptarėve tė vertete, po behet udha e vetme rrefyese per te realizuar aspiraten tone shekullore, amanetin e shenjte te te pareve dhe te sotmeve, ribashkimin e trojeve tona etnike ne nje shtet te vetem kombetar e demokratik ne Ballkan.

          Rrofte Shteti Etnik Kombetar dhe Properendimor Shqiptar !

          FBKSH eshte sot nje realitet i pamohushem. Ai eshte dhe vepron kudo. Vepron ne Shqiperine e cungur shtet, vepron ne te gjitha territoret shqiptare te okuptuara dhe kolonizuara, vepron kudo ne diasporen shqiptare. Fjala dhe vepra e ketij Fronti dhe kraheve te tij, posaēerisht e krahut te djathte, qe eshte AKSH, eshte degjuar, po degjohet dhe do te degjohet e vleresohet me mire si nga faktoret relevant nderkombetare, ashtu edhe nga te gjitha forcat politike, atdhetare, intelektuale si dhe nga te gjithe miqte dhe armiqte tane.

          Diaspora shqiptare, ashtu si dje me Lidhjen e Prizerenit, po luan rolin e saj te rendesishem per masivizimin e ketij Fronti, per mbeshtetjen me te gjitha forcat dhe mjetet te strukturave te tij, posaēerisht te AKSH, sepse eshte e bindur per rolin e saj historik ne rigjallerimin dhe funksionimin real te idese madhore te ribashkimit te te gjitha trojeve etnike shqiptare ne nje shtet te vetem, si zgjidhja me fatlume e ēeshtjes madhore kombetare shqiptare ne Ballkan, si premisa e pare dhe e fundit e paqes, e prosperitetit dhe e begatise se ardheshme tė Gadishullit te sotem tė Hemusit, qe ėshtė realisht nje vullkan nė orrupsion, por qe nuk e meriton dhe nuk e deshiron te jete me i tille.

          Unė, nė emėr tė strukturave mė tė larta udhėheqėse tė FBKSH ju pėrshėndes tė dashur bashkėatdhetarė pėr punėn dhe sakrificat qė bėni nė kuadźr tė organizimit dhe forcimit tė kėtij Fronti dhe tė krahut tė saj ushtarak, AKSH. Pasuria vete dhe vjen, tė gjithė jemi mysafir nė kėtė botė, por atdhetaria, pėrkushtimi ndaj kombit dhe atdheut te ribashkuar, ndershmėria, trimėria, burrėria, kontributi pėr shtetin etnik shqiptar, qė ėshtė e ardhmja me e sigurt pėr sot dhe pėr gjithmonė e kombit dhe popullin tonė, mbeten brez pas brezi dhe nuk humbasin kurrė.

          Lavdi veprės sė ndritur tė Diasporės shqiptare dje dhe sot!

nbsp;         FBKSH eshte e bindur se zgjidhja e vetme e ēeshtjes kombetare shqiptare nuk jane aspak opcionet e hedhura ne tryezat e sotme te faktorit relevant nderkombetare dhe te shtojcave te tyre si «arni i bardhe ne pantallonat e zeza», te ashtuquajturat «institucione» te Shqiperise, tė Kosoves etj. Nuk mund ta shuajne vullkanin ne errupsion te Ballkanit e ashtuquajtura «pavaresi e kushtezuar e Kosoves», sado me porta te shqyara qe te jete ajo ndaj Serbise dhe Shqiperise. Kete vullkane nuk mund ta shuajne as ndarja e Kosoves, as krijimi i enklavave serbe, as nje shtet tjeter serbe ne zemren e Kosoves historike shqiptare. Kete vullkan nuk mund ta shuaje as «Marreveshja Famekeqe e Ohrit» dhe e Koculit, te cilat FBKSH i denoncone boterisht dhe i konsiderone te turpshme dhe te pazbatueshme, as veshja e uniforemes policore te armikut nga shqiptaret, as perdorimi formal i gjuhes shqipe ne Parlamentin e pakuptimte, te nje shteti te pakuptimte, te pa emer dhe te paidetnitet, siē eshte IRJM, e cila lindi e vdekur, por per fatin e keq mbahet ende e pavarrosur.

          Zgjidhja e vetme e ēeshtjes shqiptare ne Ballkan eshte qe shqiptaret, ne trojet e tyre etnike, qe nga Podgorica, Sanxhaku, Nishi dhe Prilepi, te bashkohen siē kane qene dhe si i ka falur natyra, ne shtetin etnik shqiptare. Ky shtet etnik shqiptare nuk presupozone spastrimin etnik te territoreve tona nga banoret aktual qe jetojne ne to, nuk presupozon krijimin e refugjateve te pafunde, por nje bashkjetese normale, paqesore, njerezore, siē u ka patur dhe u ka hije shqiptareve paqesor, me te vetmin kusht qe sovranitetin e shtetit ta kene shqiptaret autoktone ne troje te veta dhe minoritetet te mos behen zot ne shtepine tone. Shteti etnik shqiptare eshte garancia e vetme e paqes se deshiruar ne Ballkan, eshte garancia e vetme qe minoritetet te gezojne te gjitha te drejtat dhe lirite qe u njohin aktet nderkombetare, eshte garancia e vetme e sigurise dhe zhvillimit te papare ne te gjitha aspektet e Gadishullit te Ballkanit.

          Shteti etnik shqiptar eshte zgjidhja e vetme e integrimit natyror, pa me te voglin sforcim dhe infeksion nė Evropen e Bashkuar dhe ne NATO. Perpjekjet e faktorit nderkombetare dhe te te ashtuquajturave «institucione» aktuale shqiptare, te cilat ne aspektin e vertete kombetare nuk perfaqesojne zėrin e shqiptarėve, pėr t’i «integruar» shqiptaret ne organizmat euroatlantike me vehte si «shqipetare te Shqiperise», si «shqiptare te Serbise», si «kosovarė», si «shqipetare tė Maqedonise», si «shqiptarė tė Malit tė Zi» dhe si «shqiptarź tė Greqisė», janė tė dėnuara tė dėshtojnė me turp, sepse kanė brenda infeksionin vdekjeprures pėr Ballkanin dhe vet Evropen e Bashkuar. Ndaj, FBKSH apelon para gjithė faktorėve relevantė ndėrkombėtar qė tė mos genjehen nga mendimet dhe qendrimet servile tė tė ashtuquajturave «institucione» shqiptare pėr t’i integruar shqiptarźt nė Everopen e Bashkuar dhe nė NATO permes nje «minishteti» aktual shqiptarė, pėrmes njė sajese tė pėshtirė me emrin «minishtet kosovar», permes krijeses se lindur tė vdekur IRJM, apo pėrmes provės sė fundit tragjike dhe qesharake tė «unionit Serbi-Mali i Zi». Ata duhet te degjojne dhe te respektojne zėrin e arsyes, zėrin e vėrtetė shqiptar, i cili u thotė : Shqiptarėt nuk mundet te kerkojnė integrim ne strukturat euroatlantike, pa u integruar mė parė si komb me vetveten. Ne mė parė duhet tė bashkohemi si shqiptarė ne trojet tona etnike dhe nė diasporė, tė japim dhe marrim lirisht nga njeri-tjetri pa patur barrjera kufijsh tė padrejtė me tela me gjemba, siē kemi sot, tė vėna nga shtetet qe na kane kolonizuar. Tė mėsohemi mė parė tė jetojmė, tė punojmė dhe tė veprojmė sė bashku, nė shtetin tonė tė pėrbashkėt, tė orjentohemi, tė mėsohemi dhe tė bashkohemi rreth vlerave me pozitive tė kombit, dhe pastaj tė ribashkuar nė shtetin tonė tė forte demokratik te bashkuar, nė ekonominė e zhvilluar dhe tė standartizuar me atė tė vendeve tź BE, pastaj me referendum gjithpopullor tė vendosim per t’u anetarėsuar ne strukturat euroatlantike. Cdo zgjidhje tjeter eshte e papranueshme prej FBKSH dhe strukturave te saj. Ndėrsa imponimi prej faktorit relevant nderkombėtar pėr tė jetuar edhe mė tej sė bashku me kolonizatorėt tanė serbo-sllavomaqedon nė tė ashtuquajturat «shtete multietnike», e konsiderojmė jo vetėm provokim, por nje armiqesi tė hapur ndaj kombit shqiptar. Ndaj asgjė nuk do tė na ndal pėr t’i hedhur tej, si lecka «bashkim-vellazerimet» e reja antishqiptare. Sikurse asgje nuk do te na ndal deri sa tė realizojme me ēdo mjet politiko-juridik tė drejtėn e 300.000 ēamėve pėr t’u kthyer nė shtėpitė dhe pasuritė e tyre nė Camėri, duke i dhėnė fund njė gjenocidi dhe krimi kunder njerėzimit qė shoveno-greket kane bėrė kundėr shqiptarėve.

          FBKSH, duke ecur ne gjurmet e lavdishme te Lidhjes se Prizrenit dhe tė ideatorit dhe formuluesit tė Platformės sė kėsaj Lidhjeje, Pashko Vasa, do tė vazhdoje tė bėjė me pėrkushtim detyrėn themelore tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, pa dallime idollogjie, partie, feje, krahine, tradite dhe psikollogjie rreth kėtij Fronti dhe Platformės sė tij madhore ribashkimit tė Shqipėrisė, O Sot, O Kurrė.

          FBKSH dhe strukturat e tij do tė dinė t’i largohen dhe ta kapercejnė ēdo lloje pėrēarje brenda shqiptare, do tė dinė t’i largohen sėmundjes kanceroze tė marrjes me vetveten, sėmundje me tė cilėn na kanė infektuar armiqtė tanė shekullore pėr tė na mbajtur lehteisht tė kolonizuar, shtypur dhe shfrytezuar mė mirė. Do tė dinė tė kuptojnė, tė zbulojnė dhe tė luftojnė pa mėshirė taktikat e armiqėve tanė tė pėrbetuar, tė cilėt duke e njohur karakterin e brisht tė shqiptarėve, dhuntinė e tyre pėr tė besuar lehtė nė ēdo gjė, nuk lėnė shpifje, intriga dhe monstruozitete gjithfareshe pa pėrpunuar nė guzhinat e tyre tė helmuara tė Beograde-Athines, tė cilat i hedhin kundėr intelektualėve, idealistėve, atdhetarėve, politikanėve, diplomatėve, liderėve tė vėrtetė tė popullit dhe kombit, dhe tė cilat i gėlltisin si pa gjė tė keq disa mjeranė dritshkurtėr shqiptar.

          FBKSH dhe strukturat e saj do tė dinė tė bėjnė «pastrimin e oborrit tė shtėpisė» nga matrapazėt, sahanlėpirėsit dhe sojsorollopi i tyre nėpėrkėmbės tė interesave tė shenjta kombėtare, sikurse do tė dinė tė distancohen nga «superatdhetarėt » dhe «superrevolucionarėt» qė e kėrkojnė «armikun» edhe te miqtė mė tė mirė tė idealit tonė.

          Motra dhe vėllezėr bashkathetarė,

          Faktori relevant nderkombėtar duke mos qėnė dakort me tė drejtėn tonė pėr t’u ribashkuar, na tundin ne fytyrė «Kartėn e Helsinkit». Ata na thonė se «nėqoftėse ju shqiptarėt  kerkoni ndryshimin e kufijve, ne nuk ju pranojmė nė strukturat euroatlantike»! Ata bėjnė sikur harrojnė se gjatė kėtyre 13 vjetėve tė fundit, duke qėnė nė fuqi kjo Kartė, nė botė ndodhėn ndryshime tė medha kufinjėsh, sepse u bė ribashkimi gjerman, u ndanė ēekėt nga sllovakėt, u ndryshuan kufijtė e ish-BRSS dhe u krijuan 16 shtete tė reja, u ndryshuan kufijtė e ish-Jugosllavisė duke u krijuar 4 shtete tė reja, u bė ribashkimi i Hong-Kongut me Kinėn etj.

Ata duan qė "Kartės sė Helsinkit" t'ja heqin karakterin universal dhe ta bėjnė tė "vlefshme" dhe tė "aplikueshme" vetėm pėr ne shqiptarėt! Ata me qellim duan t'ja kundėrvenė "Kartėn e Helsinkit" qė ka karakter thjesht teknik, "Kartės sė OKB" e cila sanksionon parime madhore tė njerėzimit si tė drejtėn e popujve per vetvendosje, pėr t'u organizuar siē dėshirojnė, pėr tė qėnė tė lirė dhe tė pavarur etj. Ata shpallin dhe fusin nė "Lista tė Zeza" vetėm organizime politike shqiptare dhe personalitete politike e kombėtare shqiptare vetėm pse ato kėrkojnė tė drejtėn e tyre tė ligjėshme pėr tė jetuar sė bashku nė trojet e tyre etnike dhe pėr tė patur shtetin e tyre etnik ne kėtė truall qė jua ka falur natyra qe me lindjen e njerėzimit.

          FBKSH dhe strukturat e saj, posaēėrisht AKSH deklarojnė se faktori relevant nderkombėtar mund tė na pengoj pėr gjithēka, mund edhe ta zgjerojė "listėn e zeze", por nuk mundet kurrė tė na ndalojė tė sakrifikojmė gjenė mė tė shtrenjtė, jetėn tonė, pėr ribashkimin kombėtar, pėr ndėrtimin e shtetit etnik shqiptar. FBKSH ėshtė dhe po bėhet ēdo ditė e mė shumė forcė e madhe, dhe shumė shpejt ajo do festoj arritjen e numrit 50.000 tė anėtarėsuar. Mbase dikujt mund tė mos i duken shumė, por tė mos harrojmė se janė 50.000 shqiponja mali, tė zgjuar e trima, njerėz tė sakrificės si "Oso Kuka" i ditėve tė sotme Komandant Lam Berisha dhe 7 dėshmorėt tanė tė tjerė, tė cilėt janė betuar para kombit, flamurit dhe gjakut tė dėshmorėve tė kombit se amanetin e tė parėve tanė, amanetin e Lidhjes sė Prizrenit do e ēojmė nė vend, dhe Shqipėrinė e Ribashkuar, shtetin etnik shqiptar nė Ballkan shumė shpejt do e bejmė realitet.

          Rroftė 125 Vjetori i Lidhjes Shqiptare e Prizrenit!
          Rroftė Ribashkimi i Shqipėrisė dhe Shteti Etnik Shqiptar!
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!