|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Eliminatore Pėr Kampionatin Europian
Italia, kampione e botės nė fuqi, dhe Anglia, "gjigantja" e futbollit europian, do tė luajnė sot dy takime vendimtare pėr eliminatoret e Euro 2008-s dhe pėr fatet e trajnerėve respektivė. "Axurrėt" e Roberto Donadonit do tė presin Skocinė, e cila kryeson grupin B, pas fitores 2-1 ndaj Gjerogjisė. Ndėrsa "luanėt" e Stiv Meklarenit shkojnė pėr njė tripikėsh tė sigurt nė Andora. Pėrfaqėsueset e tjera qė nuk mund tė gabojnė, janė Holanda, kryesusese e grupit G, Greqia, kampione e Europės nė fuqi, dhe Serbia qė tė shtunėn u mund nė Kazakistan. Donadoni ėshtė treguar i ashpėr me shtypin italian qė e kishin kritikuar atė dhe skuadrėn, duke u shprehur kėshtu gjatė njė konferencė pėr shtyp: "Nuk i kuptoj kėto gjyqe tė parakohshme. Lėreni skuadrėn tė luajė dhe t'ju tregoj se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė. Nėse nuk ia del, atėherė mund t'i nisni kritikat. Tė shtunėn fitoi Skocia dhe tė gjithė reaguat sikur tė kishim humbur ne. Besoj te fitorja e futbollistėve qė kam nė dispozicion." Italia ndodhet nė vendin e katėrt me shtatė pikė nga katėr ndeshje, dy pikė larg Ukrainės. Skocia dhe Franca krysojnė me nga 12 pikė, por qė tė dyja kanė nga njė ndeshje mė shumė. Barazimi i Anglisė 0-0 tė shtunėn nė Izrael, kompletoi ndeshjen e pestė radhazi pa fitore, tri nga tė cilat tė vlefshme pėr fazėn eliminatore tė kampionatit europian. Anglia ka shėnuar vetėm njė gol nė kėto takime dhe kėsisoj po pėrballet me ecurinė mė negative tė 26 viteve tė fundit. Media angleze dhe tifozėt nė pėrgjithėsi kanė sulmuar ashpėr trajnerin. Pavarėsisht nga vlera Andorės, njė fitore 5-0 si ajo qė Anglia arriti nė ndeshjen e luajtur nė shtator tė 2006-s ndaj amatorėve, do tė shėrbente pėr tė ngritur sado pak moralin e njė pėrfaqėsueseje pretendente, por qė po rrezikon seriozisht eliminimin. Ndėrkohė, Holanda qė u ndal nė barazim 0-0 ndaj Rumanisė, vazhdon tė kryesojė grupin G me tri pikė avantazh ndaj Bullgarisė dhe Rumanisė, por nuk i falet njė tjetėr hap fals ndaj Sllovenisė, duke qenė se tė besuarit e Marko van Bastenit kanė luajtur njė ndeshje mė shumė se kundėrshtarėt ballkanas. Fituesja e kampionatit tė fundit europian, Greqia, duhet tė fitojė nė Maltė pėr tė harruar dhimbjen e humbjes sė thellė 4-1 ndaj Turqisė, qė ėshtė shkėputur e vetme nė krye tė grupit C. Turqit e Terimit do tė presė Norvegjinė. Duke mbetur te Ballkani, Serbia, qė vjen pas disfatės sė turpshme nė Kazakistan, do tė presė Portugalinė, e cila tė shtunėn mundi 4-0 Belgjikėn. Skuadrat e Klementes dhe Skolarit ndajnė vendin e tretė nė grupin A.
Ergi Lubani
Euro 2008
Eliminatoret
Dje
Grupi A
(17:00) Azerbajxhan Finlandė
(20:30) Serbi Portugali
(20:30) Poloni Armeni
Grupi B
(17:00) Ukrainė Lituani
(18:00) Gjeorgji Ish.Faroe
(20:50) Itali Skoci
Grupi C
(18:00) Hungari Moldavi
(19:30) Maltė Greqi
(20:00) Turqi Norvegji
Grupi D
(17:25) Ēeki Qipro
(20:30) Irlandė Sllovaki
(21:00) Uells San Marino
Grupi E
(19:00) Izrael Estoni
(21:00) Andora Angli
Grupi F
(19:30) Lihtenshtein Letoni
(20:45) Irlanda Veriut Suedi
(22:00) Spanjė Islandė
Grupi G
(17:00) Bullgari Shqipėri
(17:30) Rumani Luksemburg
(20:45) Slloveni Holandė
Miqėsore
Dje
Kinė Uzbekistan x-x
Brazil Ganė x-x
Sot
(12:00) Venezuelė Zelanda e Re
(20:00) Gjermani Danimarkė
(21:00) Francė Austri
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 28 Mars 2007 16:46
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Italia, pak fantazi ndaj Skocisė
Pavarėsisht se ndeshja me Skocinė ėshtė delikate pėr kualifikimin e Italisė nė Euro 2008, Roberto Donadoni parapėlqen tė besojė te rendimenti i "ēirakėve" sesa te gjenialiteti i kampionėve tė mėdhenj. Njė rast i ngjashėm edhe mė parė nė historinė e komisarėve teknikė, qė ka shumė precedentė: nga "stafeta" Rivera-Macola, te diskutimet pėr Baxhion, deri te Del Piero, ndaj tė cilit ėshtė parapėlqyer Di Natale. Me Kasanon e nėnvlerėsuar, pritet edhe Franēesko Toti.
Njė gjė e tillė ndodhet shpesh nė "ADN" e trajnerėve italianė, jo se ėshtė vėrejtur shumė herė se cili ėshtė talenti qė bėn ndryshimin, duke parapėlqyer qė nė vend tė magjive, tė marrė rrugė dhe konkretizim nė rezultat. Nuk ka rėndėsi pastaj pėr tė mos qenė nė gjendje tė kuptosh qė fantazistėt mė tė padiskutueshėm dhe tė diskutueshėm, duhet tė shėrbejnė. Nė prag tė njė pėrballjeje delikate dhe absolutisht pėr tė fituar hapėsirėn ndaj fantazisė, nė kombėtaren kampione tė botės nuk ka mė "egoizėm." Vetėm Di Natale, pėr mė shumė i nxjerrė nė krah tė majtė, do tė ketė detyrėn tė "shpikė", me Del Pieron i detyruar ta shikojė ndoshta fillimin e ndeshjes nga stoli, kur nė tė vėrtetė duhej tė ishte rasti pėr tė luajtur qė nė fillim dhe ndoshta pas sulmuesit tė vetėm Luka Toni.
Por jo, ai rol i ėshtė dhėnė Perrotės nga Donadoni, i besueshėm, shumė i denjė dhe efikas pėr tė mbėshtetur Totin te Roma e Spaletit, por jo aq i aftė sa tė ketė klasin e "Pinturikios", qė kampionati i Serisė B e ka shndėrruar nė njė formė tė shkėlqyer.
Diskutimet e zakonshme do tė thoshte dikush, por ēėshtja e gjenialitetit tė kampionėve tė mėdhenj ėshtė nė indet e kėsaj kombėtareje tė futbollit. Ka qenė njė temė diskutimi edhe rreth Riverės e Macolės, ėshtė trajtuar si argument i rėndėsishėm edhe pėr njė lojtar jo dosido si Baxhio, ėshtė nėnvlerėsuar Kasano, ndėrsa vazhdohet tė "shėnjestrohet" njė Toti qė ka bėrė tė ditur se kėrkon tė rikthehet nė kombėtare vetėm nė shtator. Ėshtė e drejtė tė pritet kapiteni i Romės, por ėshtė e pamundur tė zėvendėsohet me lojtarė tė kalibrit tė tij. Nuk do tė jetė kėshtu pėr "sakianin" Donadoni qė ndodhet nė "fije tė perit" nė prag tė ndeshjes nė Bari, e cila mund ta shpėtojė nga kritikat e shumta, ndoshta duke pėrdorur pėr ndeshjen me Skocinė tė njėjtin kriter qė Lipi zbatoi nė gjysmėfinalen e botėrorit gjerman, atė kurajė qė e lejoi tė luajė me katėr sulmues nė kohėn shtesė me Gjermaninė, pėr atė fitore qė u dha "axurrėve" ndėrgjegjen se janė mė tė fortėt.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 28 Mars 2007 16:47
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Greqia: Nė Maltė, tri pikėt e detyrueshme
Krenaria e grekėve ėshtė "plagosur" nga humbja e turpshme me Turqinė dhe kampionėt nė fuqi tė Europės do tė mundohem tė "shėrojnė" veten duke fituar ndaj modestėve tė Maltės. Greqia u fut nė kėtė grup si favorite pėr tė kapur vendin e parė, por humbja e parė i ka shuar disi kėto shpresa. Turqia kryeson grupin me 12 pikė nga katėr takimet e para, Greqia ka nėntė pikė, e ndjekur nga Bosnja me shtatė, Norvegjia me gjashtė, Malta me katėr, Hungaria me tre, ndėrsa Moldavia mbyll grupin me dy pikė. Greqia ėshtė nė gjendje tė dėshpėruar nė kėto momente dhe do tė kėrkojė me ēdo kusht njė fitore ndaj Maltės. Megjithatė, pritet dhe njė dėnim nga UEFA pėr sendet e hedhura nga shkallėt e stadiumit nė drejtim tė lojtarėve turq. "Ky ėshtė momenti ku duhet ta tregojmė veten tė fortė. Nuk ka asnjė arsye pėr tė humbur kaq thellė dhe pėr t'u rikthyer aty ku ishim, duhet qė medoemos tė fitojmė ndaj Maltės", - tha mesfushori i Greqisė, Janakopulos. Mbrojtėsi Trajano Dellas tha se kritikat pėr moshėn e madhe mesatare tė skuadrės nuk duhen thėnė akoma. "Do tė fitojmė kundėr Maltės, duhet tė mbetemi tė bashkuar dhe do tė kualifikohemi", - tha Dellasi. I vetmi problem pėr grekėt ėshtė dėmtimi i sulmuesit Janis Amanitidhis, i cili ka pėsuar tėrheqje muskulare. Megjithatė, Rehageli pritet tė rikthejė skuadrėn aty ku ishte, pasi ka lėnė jashtė Angleos Haristeas pėr sulmuesin Fanis Gekas, i cili po kalon formė pozitive dhe duke e zėvendėsuar mbrojtėsin Takis Fisas me Lukas Vintran.
Rezultatet e mira - Malta nuk mund tė ketė ndonjė shpresė pėr t'u kualifikuar, por rezultatet e tyre tė fundit duhet tė jenė paralajmėruese pėr grekėt. Nėn drejtimin e trajnerit ēek, Dushan Fitzel, Malta duket se ka bėrė disa hapa para, duke fituar 2-1 kundėr Hungarisė nė tetorin e kaluar dhe duke marrė njė barazim 1-1 kundėr Moldavisė. Duke e pėrshkruar Greqinė si njė nga skuadrat e tjera qė ka mė shumė shans pėr tė kaluar nė Euro 2008, trajneri Fitzel tha: "Turqia, Greqia dhe Norvegjia janė skuadrat mė tė forta nė kėtė grup. Asnjėherė nuk ėshtė e lehtė pėr njė vend tė vogėl si Malta tė ndeshet kundėr skuadrash tė tilla, ku ēdo ndeshje nis 0-0 dhe ēdo gjė mund tė ndodhė".
Maltė - Greqi
Formacionet e mundshme:
Malta: Xh.Haber; B.Said, R.Brifa, I.Axopardi, K.Skikluna; Xh.Agius, M.Mifsud, K.Samut, Xh.Malia; A.Shembri, Xh.Pejs.
Greqia: A.Nikopolodhis; L.Vintra, S.Kyrgiakos, T.Dellas, J.Seitaridis; J.Karagunis, K.Katsuranis, S.Janakopulos, A.Basinas; F.Gekas, J.Samaras.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 28 Mars 2007 16:48
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Turqia: Ndaj Norvegjisė, pėr kualifikimin
Pas fitores fantastike kundėr Greqisė, Turqia kėrkon tė jetė nė gjendje tė mirė pėrsėri pėr tė arritur njė rezultat pozitiv kundėr Norvegjisė, qė ėshtė cilėsuar prej tyre si ndeshje shumė e fortė dhe e rėndėsisė sė lartė. Ndeshja nė shtėpi do tė luhet me dyer tė mbyllura, nė Frankfurt, pasi Turqia duhet tė shlyejė ndeshjen e fundit tė dėnimit nga FIFA pėr trazira nė ndeshjen paraeliminatore tė botėrorit kundėr Zvicrės, nė nėntor tė 2005-s. Turqia udhėtoi drejt Gjermanisė pasi mundi Greqinė me rezultatin e thellė 4-1 dhe ka lėvizur me tri pikė nė krye. Trajneri i Turqisė, Fatih Terim, do tė ketė pėr kėtė ndeshje edhe mesfushorin e Njukasėllit, Emre Belozoglu. "Do tė jetė mė e vėshtirė se ndeshja kundėr Greqisė. Do tė ketė ndryshime tė pakta nė formacion dhe nė zgjedhjet taktike, - thanė gazetat turke. - Nuk mendoj se fitorja kundėr Greqisė mund tė ketė veēse anė pozitive. Kam paralajmėruar lojtarėt dhe jam i kėnaqur nga pėrgjigjja e tyre. Ata kanė filluar qė dalė nga dalė tė fokusohen nė ndeshjen e radhės", - tha ai. Turqia ka luajtur jo mirė kundėr skuadrave nordike nė paraeliminatoret e fundit dhe Terimi ėshtė munduar tė fusė nė skuadėr njė mentalitet agresiv. Norvegjia do tė ketė mungesėn e mesfushorit tė rėndėsishėm Morten Gamst Pedersen, i cili ėshtė i pezulluar, pasi ka marrė njė karton tė kuq kundėr Bosnjes. Ai do tė zėvendėsohet nga Kristian Grindhaim. Norvegjia, qė mund tė mos ketė pothuajse mė shpresa pėr kualifikim, mund ta nisė ndeshjen edhe me Stefen Iversen nė vend tė Frode Johnsen, i cili zhgėnjeu trajnerin nė ndeshjen kundėr Bosnjes. Pa Ole Gunar Solskjaerin tė dėmtuar, Norvegjia ka probleme nė sulm, ku nuk po gjendet njė partner i duhur pėr Xhon Kerju, i cili shėnoi golin e vetėm kundėr Bosnjes, por shpėrdoroi njė numėr tė madh rastesh. Pas fitores sė tė shtunės, Turqia ka arritur tė grumbullojė maksimumin e pikėve nga katėr ndeshjet e para, e ndjekur nga Greqia me nėntė pikė, Bosnja me shtatė dhe Norvegjia me gjashtė. Lojtarėt turq thanė se ata u frymėzuan nė ndeshjen kundėr Greqisė prej ofendimeve tė tifozėrisė dhe nga njė parullė e varur nė stadium, ku fyhej krijuesi i Turqisė moderne, Mustafa Kemal Ataturk.
Turqi - Norvegji
Formacionet e mundshme:
Turqia: V.Demirel, I.Toraman, E.Ashik, V.Jaman, S.Cetin, M.Aurelio, Emre, S.Sarioglu, T.Metin, Tunkai, H.Shukur
Norvegjia: T.Myhre, E.Hagen, B.Hangeland, J.Storbek, Xh.A.Rise, M.Andresen, K.Heshtad, F.Shtromstad, K.Grindhaim, Xh.Kerju, S.Iversen
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 28 Mars 2007 16:48
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Anglia, fatmirėsisht ka edhe si Andora...!
Anglia do tė pėrballet me Andorėn sot nė njė ndeshje ku tripikėshi ėshtė thuajse i sigurt, por qė s'mund tė jetė i mjaftueshėm pėr tė larguar presionin dhe kritikat nga trajneri Stiv Meklaren. Barazimi i "luanėve", 0-0 tė shtunėn nė Izrael, kompletoi ndeshjen e pestė radhazi pa fitore, tri nga tė cilat tė vlefshme pėr fazėn eliminatore tė kampionatit europian. Anglia ka shėnuar vetėm njė gol nė kėto takime dhe kėsisoj po pėrballet me ecurinė mė negative tė 26 viteve tė fundit. Media angleze dhe tifozėt nė pėrgjithėsi nuk kanė pėrdorur doreza pėr sulmet, kryesisht ndaj trajnerit. Pėr fatin e mirė tė kėtij tė fundit ka edhe ndeshje si ajo ndaj Andorės, ku edhe po tė duash, nuk mund tė humbasėsh...!
Takimi qė do tė luhet nė stadiumin "Olimpik" tė Barcelonės, ėshtė i 23-ti pėr Andorėn nė eliminatoret e kampionatit europian, 22 prej tė cilėve i ka humbur. Pavarėsisht nga vlera reale e kundėrshtarit, njė fitore 5-0 si ajo qė Anglia arriti nė ndeshjen e luajtur nė shtator 2006 ndaj kundėrshtarve amatorė, do tė shėrbente pėr tė ngritur sado pak moralin e njė pėrfaqėsueseje pretendente, por qė po rrezikon seriozisht eliminimin. Ka tė ngjarė qė Meklareni tė bėjė disa ndryshime nė formacion, ku Eshli Kol rikthehet pas skualifikimit dhe do tė luajė nė krahun e majtė tė mbrojtjes. Nė tė djathtė do tė jetė talenti Riēards. Nė sulm, pėrkrah Uejn Runit, do tė aktivizohet Xhermenin Defo, i cili ka shėnuar dy herė nė ndeshjen e fundit ndaj Andorės. Nė krahun e majtė tė mesfushės, Araon Lenon, do t'i lėrė vendin Stjuart Douingut. Xhon Terri, Rio Ferdinand, Frenk Lampard dhe Sitven Xherrard, si gjithmonė janė tė paprekshėm. Nga ana tjetėr, Andora ėshtė njė kundėrshtar qė ka arritur rekordin e saj nė eliminatoret e kampionatit tė fundit botėror, duke grumbulluar pesė pikė, por nė kėtė sezon ka pėsuar vetėm humbje. Deri tani ekipi i Pirenejve ka shėnuar vetėm njė gol dhe ka pėsuar plot 14 nė katėr humbjet "tenisitike" qė ka pėsuar. Kjo, pasi pėrveē disfatės 5-0 nė "Old Traford", Andora ėshtė mundur 7-0 nga Kroacia. Trajneri David Rodrigo, i cili e drejton skuadrėn qė nga vitit 1999 (i dyti nė Europė pėr nga kohėzgjatja), do tė ketė edhe probleme nė formacion, pėr shkak tė dėmtimeve dhe skualifikimeve. Mbrojtėsi veteran Tksema dhe sulmuesi Juli Sanēez janė tė dėmtuar, ndėrsa Lima, Silva dhe Sivra janė tė skualifikuar. Andora ėshtė e fundit nė grupin E. Grup, i cili kryesohet nga Kroacia me dy pikė avantazh ndaj Rusisė dhe pesė ndaj Anglisė.
Andora - Angli
Formacionet e mundshme:
Andora: Koldo, J.Ajala, J.Fernandez, O.Soneje, T.Lima, J.Eskura, M.Pujol, J.Ruiz, M.Vieira, M.Bernaus, H.K.Toskano
Anglia: P.Robinson, M.Riēards, R.Ferdinand, Xh.Teri, E.Kol, S.Xherrard, O.Hargrivs, F.Lampard, S.Douning, U.Runi, Xh.Defo
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 28 Mars 2007 16:49
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|