Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Si po e shkruajmė gegėrishten 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Si po e shkruajmė gegėrishten 
 
Ndryshe nga edhe vetėm 15-20 vjet mė parė, tani gegėrishtja shkruhet publikisht; madje e drejta pėr ta lėvruar me shkrim shpesh interpretohet nė kuadrin e lirisė themelore tė fjalės. Natyrisht, njė tekst i shkruar nė gegėrishte dhe i botuar nė mediat krah pėr krah tekstesh tė tjera nė shqipen standard do tė tėrheqė menjėherė vėmendjen e lexuesit me ngjyrėn e vet gjuhėsore tė posaēme, ēka ėshtė shpesh edhe qėllim i autorit; sidomos kur ky autor ėshtė njėlloj nė gjendje tė shkruajė mirė edhe standardin dhe gegėrishten e zgjedh pėr arsye, si tė thuash, pozicionimi kulturor.

Nga ana tjetėr, gegėrishtja letrare ende nuk mėsohet gjėkundi nė shkollė, prandaj ata qė e pėrdorin detyrohen ta normėzojnė ligjėrimin e tyre duke zgjedhur e pėrshtatur modele nė pajtim me bindjet dhe shijet e tyre kulturore ose edhe politike. Pėr shumė lexues shqiptarė tė sotėm trajtat e shkruara tė gegėrishtes evokojnė sado tėrthorazi traditėn e shkodranishtes katolike, ndonėse shqipja ka njohur edhe tradita tė tjera, si kosovarishten ose elbasanishten. Tė orientohesh midis fillesave tė ndryshme tė gegėrishtes sė shkruar nuk po duket e lehtė as pėr gegėt vetė; prandaj akti i tė shkruarit gegėrisht vetvetiu parakupton e kėrkon njohje tė mirė tė letrarishtes, tė dialektit e tė standardit dhe ka natyrė elitare.

Po t'u hedhėsh njė sy orvatjeve tė ndryshme qė bėhen sot pėr ta sjellė gegėrishten me shkrim, nuk mund tė mos vėsh re njė laryshi normative marramendėse, e cila herė i detyrohet improvizimit ose tradhton padijen e shkruesve, herė qėllimisht kėrkon tė sabotojė disiplinėn pothuajse ushtarake tė standardit tė 1972-shit. Kjo nuk varet gjithnjė nga laryshia e modeleve pėr t'u ndjekur, sepse ndonjėherė pėrcaktohet edhe nga ēka kėrkojnė tė arrijnė shkruesit, ose nga mėnyra si po duan ta pasqyrojnė veten e tyre nė ligjėrim. Qė kėtej, ka interes tė shihen mė nga afėr dallesat midis kėtyre trajtave tė reja tė ligjėratės sė shkruar gegėrishte.

1. Fotografizmi

Fotografizmi ka tė bėjė me tejshkrimin e formave tė folura tė dialektit dhe ndeshet kryesisht nė kontekste tė pambikqyrura e ku norma nuk zbatohet rreptė, si nė forumet e Internetit. Kur dikush shkruan:

Pasi u parashiku qė xxxxxx.com osht si ni security group e shqiptarve edhe e pash qė kėrkuj s'ja nijti me hyj e me shkru e s'um nejti zemra rahat, edhe prap hyna me e fillu ni tem diskutimi n'lidhje me security. Tash kisha dasht me jau shpjegu me pika t'shkurta se qka do me thon security, edhe qysh m'u mbrojt apo me e diktu kur najkush osht i hyjm ne sistemin tuaj, dhe ben dem nga sistemi juaj!

Kjo nuk duhet marrė si ndonjė gjest a orvatje e arsyetuar pėr t'ia rikthyer gegėrishten e shkruar kulturės shqipe; por mė tepėr si formė e shkeljes pak a shumė tė vullnetshme tė normės, nė emėr tė shprehjes sė lirshme, familiaritetit ose informalitetit. Siē mund tė pritej, ajo praktikohet mė tepėr nga meshkuj tė moshave tė reja dhe duket se ndikohet nga e folmja e rrugės nė qytetet e mėdha (Tiranės, Prishtinės).

Shembullin si ligjėrata qytetėse e paretushuar mund tė shfrytėzohet pėr qėllime stilistike tė mirėfillta e sjell grupi prishtinas i "Rrotės", qė po ia dhuron lexuesit stripe komike si Spider-Man e Alan Ford tė shqipėruara nė kosovarishte tė lirshme, por korrekte dhe jovulgare, ēka duket edhe nga paragrafi nė vijim:

Pa pritė e pa kujtu' duel edhe X-Men #4-5 n'mahallė. Qebesa ky fakt na ka befasu edhe neve njisoj si edhe juve sepse kemi pritė qė gjatė verės ka me kapė zhegi krejt mahallėn e mos me pasė kurrfarė disponimi tjetėr, pos me lypė mrizin ma t'afėrm pėr me chillitė.

2. Tradicionalizmi

Disa pak autorė tė mėsuar, si At Zef Pllumi e Primo Shllaku, praktikojnė njė gegėrishte e cila mbėshtetet gjerėsisht nė traditėn shkodrane tė kėtij varianti letrar. Citoj nga njė artikull i Ardian Ndrecės, i cili edhe i pėrket njė brezi mė tė ri se tė parėt:

Sot mā shumė se kurrė Luigj Gurakuqi ishte dashtė me i mėsue diēka tė gjithė shqiptarėve, por mā fort e mā atyne qė duhet tė ndiejshin paksa pėrgjegjsi pėrpara kombit e s'kanė pėrgjegjsi – si thonte Gj. Fishta – "msa kanė telat e telegrafit pėr fjalėt qė pėrshkohen ndėr to".

Gegėrishtja e Ndrecės jo vetėm i ka tiparet standard tė gegėrishtes – paskajoren e tipit me punue dhe trajta tė tipit atyne (tė cilat janė rotacizuar nė toskėrishte) – por njėkohėsisht shenjohet nėpėrmjet disa zgjidhjeve drejtshkrimore tė posaēme si mā, āsht e tė tjera forma tė cilat shenjojnė e pėrcjellin njė traditė tė spikatur.

Disi tjetėrlloj paraqitet gegėrishtja e praktikuar prej Migjen Kelmendit, njė autor nga Kosova qė kohėt e fundit ka qenė protagonist i debateve rreth standardit dhe shqipes sė njėsuar. Ja njė copėz e ligjėratės sė Kelmendit:

Standardi '72 ka mbetė gjuhė kamuflimi e maskė e njerėzve pa identitet, njerėzve t'ardhun frik nė qytete. Ka mbetė gjuhė e mihrijave, shefkijave… "pevaēicave" e politikajve tė cilėt mendojnė se tue folė n'standard nuk shifet se kush janė e prej nga janė. Ata qė kanė vetrespekt, qė janė t'kulturuem, nuk mujnė me ba ma aso transformime qė i bajnė artificialė, joautentikė, qė i bajnė me u ndie se nuk janė ata vetė.

Edhe Kelmendi nė krijimtarinė e vet e ndjek traditėn me konsistencė tė shėnueshme, por gegėrishtja e tij dallon ajo e shkollės shkodrane, si mė pak elitiste e mė e afėrt me ligjėratėn bisedore. Nėse gegėrishtja filologjike e Pllumit, Shllakut e Ndrecės synon ta plotėsojė standardin me njė pėrmasė tė nevojshme por vetvetiu tė kufizuar dhe erudite, ajo e Kelmendit sikur kėrkon ta sfidojė ballazi – ēka pajtohet edhe me qėndrimet qė ky i fundit i ka shprehur haptazi, nė lidhje me format e shqipes qė duhet pėrdorur zyrtarisht nė Kosovė dhe me vetė statusin e mėvetėsishėm tė shqipes kosovare.

3. Kampionimi


Tė tjerė autorė, gjithashtu me prejardhje gege por mė tė pėrfshirė nė prodhimtarinė kulturore qė i bashkėlidhet shqipes zyrtare, duan t'ia afrojnė gegėrishten sferės sė standardit nėpėrmjet njė taktike tjetėr: kampionimit. Nė thelb, kampionimi realizohet duke ndėrfutur e promovuar forma pėrfaqėsimtare tė gegėrishtes nė tekste qė pėrndryshe u binden normave tė standardit. Kėto forma mund tė jenė fjalė tė rralla tė gegėrishtes, ose trajta gramatikore e fonetike jostandard tė cilat autorėt i gjejnė tė domosdoshme e tė pazėvendėsueshme. Tipik ėshtė pėrdorimi i paskajores gege nga Mehmet Elezi:

Jam kundėr teorisė qė kėrkon me i pėrcaktue prej fillimit tė gjitha rregullat e drejtshkrimit tė shqipes. Ndreqjet nuk mund tė bėhen duke pėrsėritur politikat qė e ēuan gjuhėn dhe qenien tonė nė buzė tė greminės…

Paskajorja gege nė ligjėratėn e shkruar tė Elezit ėshtė gjithnjė simbolike, sepse autori nuk synon t'ia japė menjėherė atributet qė ajo ka brenda gegėrishtes letrare; por vetėm ta kampionojė, duke ia dhėnė lexuesit, si tė thuash, me kafshata tė vogla. Nėse ky eksperiment do tė ketė sukses apo jo, ėshtė ende herėt tė thuhet; njė formė e tillė kaq themelore sa paskajorja gege nuk mund tė futet nė strukturat e gjuhės mekanikisht; pse gegėrishtja dhe standardi dallojnė mes tyre jo vetėm nė pėrdorimin e paskajores, pėrkatėsisht lidhores (kėrkon me i pėrcaktue/kėrkon t'i pėrcaktojė), por edhe nė morfologjinė e ndėrtimit tė pjesores sė foljeve (pėrcaktue/pėrcaktuar). Nga ana tjetėr, standardi edhe nė tė kaluarėn ka bėrė tė vetat trajta tė gegėrishtes letrare, tė tilla si grupi ue nė mbiemrat e tipit i kushtueshėm, i pėrballueshėm, etj.; sikurse ka treguar se ėshtė nė gjendje tė pasurohet me prurje specifike tė leksikut geg.

4. Graffiti

Ka edhe shkrues qė e pėrdorin gegėrishten thjesht pėr tė shenjuar territorin e pėr tė tėrhequr vėmendjen ndaj vetes, ose pozicionimit tė tyre nė favor tė kulturės gegėrishte, si alternativė e kulturės zyrtare. Nė penėn e tyre, trajtat gege shndėrrohen nė armė tė luftės politike e ndonjėherė edhe tė vanitetit; sidomos kur ata vetė nuk janė nė gjendje ta shkruajnė e ndoshta edhe ta flasin mirė variantin letrar qė kanė adoptuar, sepse nuk kanė as kohė (e ndoshta kėllqe) ta pėrvetėsojnė, as respekt pėr ata ndriēimtarė qė ia kanė njėsuar format.

Citoj njėrin prej tyre, duke e lėnė anonim, sa kohė qė gjuhėsisht pėrfaqėson pakgjė pėrtej vetvetes: Tre artistė shqiptarė qė punojnė sot nė vende tė ndryshme tė botės u morėn pėr muaj me radhė me njė aktivitet nga i cili nuk do tė pėrfitonin asgja, ata donin vetėm pėr me kontribue nė prezantimin e vendit tė tyne nė mėnyrė sa ma tė mirė dhe nė vend tė mbėshtetjes morėn shkopinj nė rrota deri nė shkatėrrimin e projektit […] Mandej kuptohet se sa boshe tingėllojnė deklaratat e udhėheqėsve tanė pėr tė ashtuquajtunin 'thithje tė trurit'. Njė tentativė pėr me ofrue njė kontribut tė sinqertė e tė kualifikuem u shkatėrrue pikėrisht nga institucioni qė ma shumė se kushdo duhet tė ofrojė mirėkuptim ndaj ēdo lloj kontributi tė tillė.

Duket se ky shkrues rreh ta zėvendėsojė standardin me diēka tjetėr, por nuk arrin, ndoshta sepse nuk mundet. Pėrdor lirisht forma mė ue tė gegėrishtes, si kontribue, ofrue, kualifikuem, shkatėrrue; por krahas tyre edhe forma mė ua tė standardit, si muaj, ashtuquajtun. Teksteve tė tilla, ligjėrimisht tė shėmtuara, u pėrshtatet pėr bukuri cilėsimi i Fishtės "gjuhė mushku", meqė shembėllzojnė si katandiset ligjėrimi, kur pėrdoret si bajrak ambicjesh dhe rivendikimesh krahinore. Nė rrethanat kur veprat e autorėve klasikė tė gegėrishtes letrare, si Fishta, Mjedja, Koliqi e Camaj, gjenden lehtė sė paku nė bibliotekat; dhe kur autorė gegė tė respektueshėm ndaj dinjitetit tė shqipes sė shkruar po tregojnė se ėshtė e mundshme tė shkruhet gegėrishtja bukur edhe krahas ose pėrkarshi standardit, tekste hibride si i mėsipėrmi janė llangosje kozmetike qė e fyejnė publikun.

Gegėrishtja sot shkruhet nė forma tė ndryshme e sipas kriteresh e kredosh tė ndryshme, tė cilat nė tėrėsi dėshmojnė se jo tė gjithė shqiptarėt munden ose duan ta bėjnė tė vetėn disiplinėn e standardit gjuhėsor tė sotėm. Megjithatė, ėshtė ende herėt tė thuhet nėse shqipja letrare e shekullit XXI e ka tė garantuar rekuperimin e traditės gegėrishte, sa kohė qė kėsaj tradite i mungon njė letėrsi dhe kulturė e mirėfilltė, e krijuar rishtas. Orvatjet e autorėve tė mėsipėrm, madje edhe mė tė pėrgatiturve filologjikisht prej tyre, tregojnė mė tepėr ēka mund tė bėhet me gegėrishten, sesa janė nė vetvete arritje tė konsoliduara; pėrndryshe, e ardhmja nuk varet nga dėshirat e mira tė askujt.
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!