Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėr sa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit”. Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė patundur, iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr njerėzimin, veēanėrisht pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. “Hyji vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t’u shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij”. Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė vetme: “Tė shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore”. Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė 26 gusht 1910, nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit. Mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e gjysmė e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.

Qė ditėn e Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė dashuri tė thellė pėr shpirtrat njerėzore. Me vdekjen e papritur tė babait, nė sa Anjezja nuk i kishte mbushur ende 8 vjetėt, pėr familjen filluan vėshtirėsitė ekonomike. Dranja (nėna e Nėnė Terezės), grua burrneshė, i rriti fėmijėt plot dashuri, duke ndikuar shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė do tė zgjidhte e bija.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Mė pas formimi fetar i Gonxhes u thellua nė famullinė e Zemrės sė Krishtit, nėn drejtimin e jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr tė gjitha veprimtaritė.

Kur vendosi tė bėhet misionare e Krishtit

Nė moshėn 18-vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t’u bėrė misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin “Motrat e Loretos”, nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza, pėr nder tė Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor u nis pėr nė Indi. Nė Kalkutė arriti mė 6 janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme, duke u bėrė, siē tha ajo vetė: “Vashė e Jezusit” pėr “amshim”. Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė St. Mary dhe mė 1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia kishte kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe nxėnėset e saj, Nėnė Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr njėzet vjet me radhė. E njohur pėr zemėrgjerėsi, bujari, guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen e punėve mė tė rėnda dhe pėr talent tė natyrshėm organizativ, ajo e jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndėrmjet motrave, me besnikėri dhe gėzim.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Kur Nėnė Tereza “takoi” Krishtin

Mė 10 dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga Kalkuta nė Darjeeling, pėr ushtrimet shpirtėrore vjetore, Nėnė Tereza ndjeu “frymėzimin” e ri, “thirrjen brenda thirrjes”. Atė ditė, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra njerėzore e pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė pėr ta shuar etjen e Zotit u bė qėllimi kryesor i jetės. Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė dėgjonte njė zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime. Krishti i zbulonte kėshtu dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj “njerėzve, qė duke u flijuar pėr dashurinė”, “do tė rrezatonin dashurinė e tij ndėr shpirtra”. “Eja, tė jesh drita ime”- iu lut - “nuk mund tė shkoj vetėm”. E i tregoi sa vuante, duke parė mospėrfilljen ndaj tė varfėrve, sa i dhembte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i kėrkoi Nėnė Terezės tė themelonte njė bashkėsi rregulltare, Misionaret e Bamirėsisė, qė do t’i kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve ndėrmjet tė varfėrve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nėnė Tereza tė merrte lejen pėr fillimin e misionit tė saj tė ri. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit tė Loretos, tė cilin e donte aq shumė, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve.

Pas njė kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare nė Patna, Nėnė Tereza u kthye rishtas nė Kalkutė, ku gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė Motrave tė Vogla tė tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė nė lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa fėmijėve, u kujdes pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė madhe dhe pėr njė grua qė po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė Eukaristi; pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t’i gjetur dhe pėr t’u shėrbyer atyre qė janė: “tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesur”. Disa muaj mė vonė, me tė u bashkuan, njėra pas tjetrės, disa nga ish-nxėnėset e saj.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Misionarja shqiptare themelon Kryedioqezėn e Kalkutės dhe misionet nė Venezuelė, Kubė e Shqipėri

Mė 7 tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte zyrtarisht Kongregatėn e re tė Misionareve tė Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė vitit 1960, Nėnė Tereza filloi t’i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr anėt e Indisė. E Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa Pali VI nė shkurt tė 1965-ės, i dha zemėr tė hapte njė shtėpi misionare nė Venezuelė. Menjėherė pas saj u themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė Tanzani dhe, pak mė vonė, nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri mė 1990, Nėnė Tereza hapi shtėpi misioni pothuajse nė tė gjitha vendet komuniste, duke pėrfshirė ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipėrinė dhe Kubėn.

Pėr t’iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė 1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė tė Bamirėsisė; mė 1976, degėn kundruese tė motrave; mė 1979, Vėllezėrit kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė. Gjithsesi, frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi, flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si “rrugė e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim” ata, tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me shpirtin e saj
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Ēmimet pėr veprėn e saj bamirėse

Gjatė kėtyre viteve, ndėrsa misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota filloi t’ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo kishte nisur. Meritoi shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t’i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka qė e vinte nė qendėr tė vėmendjes, i pranoi “pėr lavdinė e Zotit e nė emėr tė tė varfėrve”.

Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet theksuar edhe njė virtyt tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė madhe, i cili u bė i njohur vetėm pas vdekjes sė saj. E fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur deri nga ata qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė provė: pati pėrshtypjen e dhembshme e tė vazhdueshme se ishte ndarė nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndėrsa nė shpirt i rritej gjithnjė e mė tepėr dėshira pėr ta pasur pranė. Atė qė po provonte e quajti “errėsirė”. “Nata e dhembshme” e shpirtit tė saj, e cila nisi nė kohėn kur sapo kishte filluar apostullimin mes tė varfėrve e qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi Nėnė Terezėn nė njė bashkim edhe mė tė thellė me Zotin. Pėrmes errėsirės, mori pjesė mistikisht nė etjen e Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhembshme e tė zjarrtė pėr dashuri, duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.

Gjatė viteve tė fundit tė jetės, pa marrė parasysh problemet e shumta e serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza vijoi t’i printe Kongregatės sė saj dhe t’u pėrgjigjej nevojave tė tė varfėrve e tė Kishės.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Ēėshtjes sė Nėnė Terezės i shėrbenin 4000 femra dhe 610 shtėpi misionare nė 123 vende tė Botės

Nė vitin 1997, Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė Botės. Nė mars tė vitit 1997, bekoi Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė sapozgjedhur, tė Misionareve tė Bamirėsisė e bėri edhe njė udhėtim jashtė shteti. Si pati takuar Papėn Gjon Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė, ku kaloi javėt e fundit tė jetės, duke pritur vizitorė e duke u dhėnė kėshilla simotrave. Mė 5 shtator 1997, jeta tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė cak shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besimeve tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė patundur, tė shpresės sė pamposhtur e tė bamirėsisė sė jashtzakonshme. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Jezusit “Eja, tė jesh drita ime!”, u bė Misionare e bamirėsisė, “Nėnė e tė varfėrve”, simbol i mėshirės pėr mbarė botėn e dėshmitare e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.

Mė pak se dy vjet pas vdekjes, pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Nėnė Tereza i shkruan Presidentin Ramiz Alia

Pėr tė ardhur nė Shqipėri, Nėnė Terezės iu desh tė dėrgonte njėra pas tjetrės tre letra konfidenciale. Ajo i kish dėrguar njė letėr Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori pėrgjigje. Njė letėr tjetėr ia kish nisur Presidentit tė Republikės, Ramiz Alia, kurse letrėn e tretė ia kish drejtuar Kryetares sė Frontit Demokratik, Nexhmie Hoxhės. Midis tė tjerash, ajo i lutej gruas sė ve tė Enver Hoxhės me kėto fjalė: “Ju drejtohem juve si grua e si nėnė tė mė lejoni tė vij nė Shqipėri. Para se tė mbyll sytė, pėr herė tė fundit, dua tė shoh varrin e nėnės dhe tė motrės sime…”.

Falė erės demokratike qė po frynte nė tė gjithė Evropėn Lindore, Nėnė Tereza u lejua tė vinte nė atdheun e saj nė vitin 1989. Ata qė drejtonin shtetin e diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri, pėr tė treguar se po ndryshonin dhe ishin tė hapur, e ftuan Nėnė Terezėn nė atdheun e saj. Ftuan atė, e cila qe lutur pėr muaj e vite me radhė qė “para se tė mbyllte sytė tė shihte tė paktėn varrin e nėnės e tė motrės sė saj”.

Nė letrėn drejtuar Ramiz Alisė, Nėnė Tereza shkruante: “I dashur President i vendit tim”. Vini re! Ajo thekson: “Vendit tim”. Megjithėse letrat e Nėnė Terezės ruhen nė arkivin qendror tė shtetit (pėr t’u publikuar tėrėsisht duhet tė kalojnė 25 vjet) njerėzit qė janė gjallė e qė i kanė kaluar nėpėr duar kėto letra, konfirmojnė se Nėnė Tereza midis tė tjerash i shkruante Presidentit tė Republikės: “Pėr 60 vjet kam vizituar shumė e shumė vende jashtė atdheut tim…”. Kjo letėr mban datėn 16 gusht 1989. Ajo ėshtė shkruar me shkrim dore, nė gjuhėn angleze. Letra ėshtė shkruar nga vetė Nėnė Tereza, pas vizitės sė parė qė bėri ajo nė Shqipėri. Ėshtė njė letėr falenderimi drejtuar Presidentit tė Republikės pėr pritjen qė iu rezervua gjatė vizitės nė dheun e tė parėve tė saj.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Njė lajm televiziv pėr letrėn e Nėnė Terezės

Jashtė binte njė shi i imėt dhe koha dukej sikur kishte mbetur nė vend. Ora mezi ecte pėrpara. Heshtjen e gjatė tė redaksisė sė informacionit nė Radio Televizionin Shqiptar, i vetmi radiotelevizion nė Shqipėri, e prishi zilja e telefonit tė brendshėm. Unė ngrita receptorin dhe u pėrgjigja menjėherė, pasi e dija se nė krahun tjetėr do tė ishte ose drejtori i pėrgjithshėm, ose sekretarja e tij.
A tė ka ardhur njė lajm nga presidenca? – pyeti drejtori.
Po, ja bėra unė. Eshtė i vetmi lajm i ri qė u shtohet atyre qė janė dhėnė nė edicionin e mesditės tė orės 16.
A flitet aty pėr kėrkesat qė Nėnė Tereza i ka bėrė Presidentit tė Republikės?
Ka diēka tė tillė, po ja, ta shoh konkretisht.
S’ka nevojė tė ma lexosh! Verifikoje dhe, nėse ėshtė kėshtu, tė hiqen tė gjitha kėrkesat e Nėnė Terezės drejtuar Presidentit tė Republikės. Le tė mbetet thjesht njė lajm protokoll.
Drejtori uli receptorin, kurse unė kėrkova tekstin e lajmit pėr Presidentin e Republikės, i cili nė mesditė kish pritur Nėnė Terezėn. E lexova, dhe kuptohet qė i hoqa menjėherė katėr rreshtat e shkruara me makinė daktilografike, qė bėnin fjalė mbi kėrkesėn e Nėnė Terezės pėr tė hapur nė Shqipėri misionin e motrave tė saj pėr tė ndihmuar sadopak njerėzit e vendit tė saj, siē thosh ajo, tė cilėt kishin mė shumė nevojė se tė tjerėt. Nė atė kohė, Shqipėria i kishte ndaluar me Kushtetutė si marrjen e ndihmave nga jashtė, ashtu edhe hapjen e misioneve tė huaja nė vend, qofshin kėto edhe me karakter humanitar. Sipas atyre qė e drejtonin kėtė vend, nė Shqipėri s’bėhej fjalė pėr tė varfėr. Kurse pėr fenė – ajo ishte herezi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Tri kėrkesat e Gonxhe Bojaxhi pėr tė vizituar Shqipėrinė

Pėr tė ardhur nė Shqipėri, Nėnė Terezės iu desh tė dėrgonte njėra pas tjetrės tre letra konfidenciale. Ajo i kish dėrguar njė letėr Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori pėrgjigje. Njė letėr tjetėr ia kish nisur Presidentit tė Republikės, Ramiz Alia, kurse letrėn e tretė ia kish drejtuar Kryetares sė Frontit Demokratik, Nexhmie Hoxhės. Midis tė tjerash, ajo i lutej gruas sė ve tė Enver Hoxhės me kėto fjalė: “Ju drejtohem juve si grua e si nėnė tė mė lejoni tė vij nė Shqipėri. Para se tė mbyll sytė, pėr herė tė fundit, dua tė shoh varrin e nėnės dhe tė motrės sime…”.
Falė erės demokratike qė po frynte nė tė gjithė Evropėn Lindore, Nėnė Tereza u lejua tė vinte nė atdheun e saj nė vitin 1989. Ata qė drejtonin shtetin e diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri, pėr tė treguar se po ndryshonin dhe ishin tė hapur, e ftuan Nėnė Terezėn nė atdheun e saj. Ftuan atė, e cila qe lutur pėr muaj e vite me radhė qė “para se tė mbyllte sytė tė shihte tė paktėn varrin e nėnės e tė motrės sė saj”.
Nė letrėn drejtuar Ramiz Alisė, Nėnė Tereza shkruante: “I dashur President i vendit tim”. Vini re! Ajo thekson: “Vendit tim”. Megjithėse letrat e Nėnė Terezės ruhen nė arkivin qendror tė shtetit (pėr t’u publikuar tėrėsisht duhet tė kalojnė 25 vjet) njerėzit qė janė gjallė e qė i kanė kaluar nėpėr duar kėto letra, konfirmojnė se Nėnė Tereza midis tė tjerash i shkruante Presidentit tė Republikės: “Pėr 60 vjet kam vizituar shumė e shumė vende jashtė atdheut tim…”. Kjo letėr mban datėn 16 gusht 1989. Ajo ėshtė shkruar me shkrim dore, nė gjuhėn angleze. Letra ėshtė shkruar nga vetė Nėnė Tereza, pas vizitės sė parė qė bėri ajo nė Shqipėri. Ėshtė njė letėr falenderimi drejtuar Presidentit tė Republikės pėr pritjen qė iu rezervua gjatė vizitės nė dheun e tė parėve tė saj.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Zhurmė e gėnjeshtėrt pėr origjinėn e Nėnė Terezės

Pra, zhurma qė bėhet sot nė media pėr Nėnė Terezėn, nėse ėshtė maqedonase, rome, vllehe, indiane, italiane etj., ėshtė e gjitha fiktive. Qysh nė momentin qė ajo i drejtohet njė shqiptari nė rolin e Presidentit me citimin: Presidenti i vendit tim, dhe mė poshtė, kam vizituar shumė e shumė vende jashtė atdheut tim, tė gjitha hamendjet pėr shtetėsinė e saj bien poshtė e marrin fund.
Po ka edhe njė fakt tjetėr, qė e bėn plotėsisht tė besueshėm njė gjė tė tillė. Nėnė Tereza, midis pasaportave qė vėrtetonin identitetin e saj, kishte edhe pasaportėn shqiptare. Kur e mori atė? Si? Nga kush dhe pse? Nobelistja, qė kish nė duar disa pasaporta, as qė kish nevojė pėr njė pasaportė shqiptare, atėherė, pse e mori atė? India i kish dhėnė Nėnė Terezės jo vetėm pasaportėn e vet, por edhe mbiemrin e qytetit mė tė madh ku banonte: Kalkutės. Veē kėsaj, Vatikani e njohu Nėnė Terezėn si misionare dhe bamirėse pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė botė. Papati jo vetėm qė e njohu, por edhe e pėrkrahu misionin e saj. Pėr t’ia lehtėsuar edhe mė shumė misionin qė kish marrė pėrsipėr, Vatikani i dha asaj pasaportėn e shtetit tė vet. Nė tė njėjtėn kohė edhe Italia i dha Nėnė Terezės pasaportė italiane. Para se tė merrte pasaportėn indiane, italiane dhe atė tė Vatikanit, Nėnė Tereza ishte pajisur me pasaportėn e Mbretėrisė sė Bashkuar tė Britanisė, ku kish qendruar pėr njė kohė tė gjatė e ku qe shkolluar.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Loja diplomatike me personaliteten e katolicizmit

Atėherė, ē“i duhej pasaporta shqiptare Nėnė Terezės! Dhe kur? Nė njė kohė qė tė gjithė shqiptarėt nxitonin tė iknin sa mė larg vendit tė shqiponjave. Ishte viti 1991. Nė kėtė vit, presidenca shqiptare mori dy vendime. Sė pari, tė krijojė Urdhrin “Nėnė Tereza” tė Klasit tė Parė dhe atė tė Klasit tė Dytė. Ishte njė medalion i thjeshtė me portretin e Nėnė Terezės qė njė vit mė vonė, nga Presidenti pasardhės u kthye nė Urdhrin “Nėnė Tereza e Artė” dhe “Nėnė Tereza e Argjendtė”. Ky urdhėr do t’u jepej atyre njerėzve, apo atyre institucioneve tė cilėt do tė jepnin njė kontribut tė veēantė nė shėrbimet humanitare.
Ramiz Alia e dekretoi njė urdhėr tė tillė, por nuk e dha asnjėherė, ndoshta me pretekstin se nė Shqipėri nuk kish tė varfėr e nuk kish vend pėr shėrbime bamirėsie. Sali Berisha, qė zuri vendin e tij, e dha aq shumė kėtė urdhėr sa e shpėrdoroi atė. Rexhep Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nėse ekziston apo jo. Mirėpo, ndėrsa problemi i parė pėr dekretimin e kėtij urdhri kaloi pa shumė diskutime, problemi i dytė pėr t’i dhėnė Nėnė Terezės pasaportė shqiptare, ngjalli diskutime tė shumta. Ata qė mbronin idenė se Nėnė Tereza duhej tė merrte pasaportė shqiptare, argumentonin se ajo asnjėherė nuk e kish mohuar shtetėsinė shqiptare. Disa kujtonin vitin 1979, kur ajo kishte marrė ēmimin “Nobėl”. Gjatė ceremonisė, njė nga klerikėt qė merrte pjesė nė sallė e kish pyetur Nėnė Terezėn: “Punoni pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė botė, po ju vetė nga jeni o Nėnė e madhe? Dhe nėnė Tereza i ėshtė pėrgjigjur: “Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri”. Pra, askush nuk ishte kundra pėr t’i dhėnė Nėnė Terezės pasaportė shqiptare, mirėpo kish njė lloj hezitimi. Pasi i dėgjoi tė gjithė me radhė, Presidenti shqiptar nė atė kohė, Ramiz Alia, tha: “Edhe unė jam plotėsisht dakord qė Nėnė Terezės t’i jepet pasaportė diplomatike e Republikės sė Shqipėrisė, mirėpo, a e do ajo njė pasaportė tė tillė? Po sikur ta refuzojė? Ne kemi qenė ata qė kemi ndaluar fenė me Kushtetutė, ne kemi qenė ata qė deri dje, nuk e kemi lėnė tė vijė nė Shqipėri Nėnė Terezėn. Prandaj, fillimisht, le tė ngarkohen dy shokė pėr tė marrė kontakt me tė, t’i thonė mendimin tonė, si dėshirė e shtetit dhe e popullit shqiptar, e nėse ajo pranon, atėherė tė veprohet”.
Rruga pėr tė shkuar nė Kalkutė ishte e gjatė. Shpenzimet pėr tė shkuar gjer atje, ishin tepėr tė mėdha. Veē kėsaj kishte edhe njė rrezik tjetėr. Nėnė Tereza udhėtonte shumė. Kjo do tė thosh, qė mund tė shkoje deri nė Kalkutė e tė mos e takoje atė. Kėshtu, u zgjodh njė rrugė mė e shkurtėr dhe mė e shpejtė, takimi me Komunitetin e San Exhilios, kryetarin e sė cilit e kish pritur vetė Presidenti. Pikėrisht, ky komunitet, mori pėrsipėr tė bisedonte me Nėnė Terezėn. Ēfarė do tė bėnte Nėnė Tereza nėse shteti shqiptar do t’i jepte njė pasaportė? A do e pranonte ajo njė pasaportė shqiptare? Dhe Nėnė Tereza u pėrgjigj:
“E pranoj me kėnaqėsi, sepse ėshtė pasaporta e vendit tim. Atje kam nėnėn dhe motrėn, atje kam miq e tė njohur, atje shumė shpejt do tė hapim misionin tonė e unė do tė jem vetė aty”.
Pas kėtij pohimi, presidenca shqiptare dekretoi vendimin dhe Zyra Konsullore e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme bėri gati pasaportėn diplomatike me emrin Gonxhe Bojaxhiu. Kombėsia shqiptare. Brenda muajit, kjo pasaportė iu dėrgua Komunitetit tė San Exhilios nė Itali dhe ata ja dorėzuan Nėnė Terezės. Gjashtė muaj mė vonė, me kėtė pasaportė, Nėnė Tereza erdhi nė Tiranė. A e ka pėrdorur apo jo Nėnė Tereza kėtė pasaportė, kėtė me siguri askush nuk e thotė. Po, njė gjė ėshtė e vėrtetė, kur mori ēmimin “Nobėl”, nė vitin 1979, amerikanėt i ofruan nėnshtetėsinė amerikane dhe njėkohėsisht edhe njė pasaportė. Nėnė Tereza u pėrgjigj: “Faleminderit, por unė kam pasaportė angleze, indiane, italiane dhe atė tė Vatikanit. E ē’mė duhet edhe njė pasaportė tjetėr, kur askush s’mė pengon tė hyj e tė dal lirisht nė kėtė vend?”. Kėshtu, me shumė takt e mirėsjellje, Nėnė Tereza e refuzoi pasaportėn e shtetit mė tė madh e mė tė fuqishėm nė Botė. Kurse, pasaportėn shqiptare e pranoi dhe e mori menjėherė. Tė marrėsh pasaportėn e njė vendi duhet tė kesh arsye ligjore. Dhe njė pasaportė nuk merret kur ta propozon shteti qė ka dėshirė tė ta japė. Ajo nuk merret as kur ti ke dėshirė tė marrėsh pasaportėn e njė vendi. Pasaportėn e njė shteti e merr kur tė dyja palėt bien dakord.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gonxhe Bojaxhi, historia e njė vajze shqiptare 
 
Nėnė Tereza, pasaportė shqiptare pėr tė respektuar atdheun e vet, Shqipėrinė

Logjika tė thotė se Nėnė Tereza e mori pasaportėn shqiptare, pėr tė respektuar origjinėn e vet. Ajo kish njėmijė e njė arsye tė mos e merrte kėtė pasaportė. U qe lutur autoriteteve mė tė larta tė vinte nė Shqipėri tė paktėn pėr tė parė varrin e nėnės e tė motrės e nuk e kishin lejuar. Kėta njerėz ishin ende nė pushtet. Nė ēantė ajo kish katėr pasaporta: tė Vatikanit, tė Britanisė, tė Indisė e tė Italisė. Amerikanėt i qenė lutur pėr t’i dhėnė njė pasaportė e ajo e kish refuzuar. Cili shtet nuk do e kish pajisur Nėnė Terezėn me pasaportėn e vet? Madje, do tė ndjehej krenar nėse ajo e pranonte njė gjė tė tillė. Atėherė, pse e pranoi menjėherė pasaportėn shqiptare Nėnė Tereza? Thjesht pėr tė respektuar origjinėn e vet. Nė gusht tė vitit 1992, kur erdhi pėr herė tė dytė nė Shqipėri, ajo i shkruan njė letėr tė shkurtėr Ramiz Alisė, i cili nė atė kohė, ishte futur nė burg: “Zoti Ramiz Alia! …Ju falenderoj qė dhatė leje pėr hapjen e misionit tonė nė Shqipėri. Tani unė mund t’ju vė nė dijeni se misioni ynė ka shtatė degė dhe puna po ecėn shumė mirė. Le tė lutemi sė bashku pėr popullin tonė. Lutu edhe ti! Zoti tė bekoftė! Tereza. Tiranė, 27 gusht ’92. Vini re, edhe nė kėtė letėr ajo shkruan: “Le tė lutemi sė bashku pėr popullin tonė”. Gonxhe Bojaxhiu i kaloi kufijtė e Ballkanit qė nė moshė tė re. Ajo u bė e njohur nė tė gjithė botėn ende pa e marrė ēmimin “Nobėl”, megjithatė, vendin e saj, Shqipėrinė, nuk e harroi asnjėherė. Sa herė qė asaj i jepej rasti ta pohonte njė gjė tė tillė, ajo deklaronte: “Atdheu im ėshtė Shqipėria!”.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gonxhe Bojaxhi, Historia E Njė Vajze Shqiptare 
 
Shqiptarja me e respektuar ne te gjithe boten  Very Happy
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gonxhe Bojaxhi, Historia E Njė Vajze Shqiptare 
 
C'fare beri per Shqiperin kjo? Pse pak te varfer kishte Shqipria qe duhet te shkonte te ndihmonte Indine? Rolling Eyes
 




____________
"Jeta eshte ajo c'fare ndodh kur ti je duke bere plane"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Dashuria Britanike Pėr Nėnė Terezėn Vazhdon 
 
Daily Telegraph, nė njė sondazh tė bėrė pėr 90-vjetorin e Nelson Mandelės, nxjerr si mė tė votuarėn shenjtoren shqiptare. Megjithėse ka 11 vjet qė ėshtė ndarė nga jeta, emri i Nėnė Terezės nuk ėshtė harruar, pėrkundrazi britanikėt e vlerėsojnė maksimalisht pėrmes njė votimi nė internet. Pas njė sondazhi zhvilluar nga gazeta Daily Telegraph me lexuesit e saj online rezultoi se Nėnė Tereza ėshtė nė vendin e parė, si personi mė influencues dhe inspirues i tė gjitha kohėrave.
Kjo gazetė britanike e ndėrmori kėtė sondazh duke rreshtuar 90 personalitete botėrore pėr tė gjetur atė tė cilin ėshtė mė influencues dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit tė lindjes sė Nelson Mandelės. Lexuesit u ftuan tė votojnė pėr personalitete qė janė gjallė apo kanė vdekur, tė cilat kanė demonstruar gjatė jetės sė tyre gjashtė cilėsi, tė cilat i ka Nelson Mandela. Kurajėn, dinjitetin, humanitarizmin, qėndresėn, faljen dhe zemėrgjerėsinė. Nė fund tė sondazhit njėmujor, shenjtorja shqiptare, Nėnė Tereza, rezultoi se ishte personi mė i votuar me tė tilla cilėsi duke lėnė pas nė vendin e dytė dhe tė tretė arkipeshkvin Desmond Tutu dhe ish-kryeministrin britanik, Winston Churchill. Sipas kėtij sondazhi, mė tė votuarit nga bota e muzikės ishin John Lennon, Bob Marley dhe Sir Elton John, ndėrsa nga sporti Muhammad Ali, Sir Steve Redgrave, Jesse Owens, Ellen MacArthur dhe Tiger Woods. Nuk kanė munguar tė pėrfshihen nė sondazhe dhe njerėzit e politikės ku si politikanėt mė popullorė tė tė gjitha kohėrave janė shpallur Mahatma Gandhi, Martin Luther King dhe Churchill. Rezultatet e kėtij sondazhi kanė gjetur jehonė edhe nė Indi, vendin pėr tė cilin shenjtorja shqiptare bėri aq shumė duke u vėnė totalisht nė shėrbim tė tė varfėrve. Gazeta indiane "The Economic Times" nė numrin e djeshėm pasqyronte nė faqen e parė lajmin e kėtij sondazhi zhvilluar nė Angli ku pėr surprizėn e tė gjithėve Nėnė Tereza doli e para. "Nėnė Tereza ishte njė murgeshė romano-katolike, e cila ėshtė lindur nė Shqipėri dhe ua dedikoi jetėn e saj tė varfėrve nė Indi", shkruan kjo gazetė duke ripublikuar rezultatin e sondazhit tė "Daily Telegraph" tė Londrės.

Rezultati sondazhit

1 Mother Teresa.2 Archbishop Desmond Tutu. 3 Sir Winston Churchill 4 Mahatma Gandhi 5 Sir Alexander Fleming 6 Muhammad Ali 7 Martin Luther King 8 John Lennon 9 Albert Einstein 10 Marie Curie 11 Sir Steve Redgrave 12 Jesse Owens 13 Dr Christiaan Barnard 14 Oscar Schindler 15 Bob Marley 16 The 14th Dalai Lama 17 Antonio Gaudi 18 Tim Berners-Lee 19 Aung San Suu Kyi 20 Diana, Princess of Wales 21 Audrey Hepburn 22 Sir Elton John 23 Myriam Makeba 24 Ellen MacArthur 25 Tiger Woods 26 Steve Biko 27 F W de Klerk 28 Maya Angelou 29 Bill & Melinda Gates 30 Pele 31 Oprah Winfrey 32 Bobby Moore 33 Albert Schweitzer 34 Emmeline Pankhurst 35 Franēois Pienaar 36 Mikhail Gorbachev 37 Rosa Parks 38 Francis Crick 39 Sir Donald Bradman 40 Dame Kelly Holmes 41 Jamie Oliver 42 Bernard Kouchner 43 Virginia McKenna 44 Anita Roddick 45 Sigmund Freud 46 James Watson 47 Al Gore 48 Margaret Thatcher 49 Max Planck 50 Bob Geldof 51 John F Kennedy 52 Peter Benenson 53 Florence Nightingale 54 William Wilberforce 55 Bob Dylan 56 Elvis Presley 57 Damien Hirst 58 Pope John Paul II 59 Stephen Hawking 60 Jackie Robinson 61 Roger Federer 62 Jesus Christ 63 Leonardo da Vinci 64 Pablo Picasso 65 Charles Darwin 66 Sir David Attenborough 67 Sir Ian Botham 68 Sir Paul Mēartney 69 Barack Obama 70 Jane Tomlinson 71 David Beckham 72 Franklin D Roosevelt 73 Gary Player 74 Helen Suzman 75 Lance Armstrong 76 Paul Simon 77 Sir Bobby Charlton 78 Terry Waite 79 Billy Graham 80 Bono 81 George Best 82 Isambard Kingdom Brunel 83 Louis Pasteur 84 Morgan Tsvangirai 85 Queen Elizabeth II 86 Ruben Dario 87 Sir Frank Whittle 88 Daniel Barenboim 89 Ian Douglas Smith 90 John Sentamu.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!