| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 AC Milan - Bayern Munchen
Milani, gjashtė herė kampion Europe, do tė presė nė ndeshjen e parė nė "San Siro" Bajernin e Mynihut, katėr herė kampion Europe. Trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti, tha: "Bajerni ėshtė gjithmonė njė skuadėr e vėshtirė falė traditės qė ka. Aktualisht po kalojnė njė moment tė mirė. Mendoj se ėshtė njė sfidė e balancuar. Njė ekip qė eliminon Realin, duhet marrė gjithmonė nė konsideratė."
Ndeshja e parė: 03-04 / Prill / 2007
Ndeshja kthyese: 10-11 / Prill / 2007
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 10 Mars 2007 15:41
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Berluskoni: Milan, fito Champions!
Nese Milani fiton ne kampionat, humori i tij eshte teper i mire, por nese kuqezinjte triumfojne ne Champions League, atehere Silvio Berluskoni arrin ne qiellin e shtate. Padroni i Djallit eshte teper krenar per ate qe ekipi i tij po ben ne kete sezon, qe nisin ne menyren me te keqe, mes penalizimit te fillim vitit, pas Calciopolit dhe fatit te keq, i karakterizuar nga shtyllat. Berluskoni ka qene i pranishem ne tribune, duke ndjekur skuadren e tij te zemres, perkrah administratorit te deleguar kuqezi, Galianit, dhe Ronaldos, yllit te ri milanist. Ne fund te ndeshjes ndaj Selltikut, qe u mbyll me kualifikimin e Milanit, fale golit ne kohen shtese te Kakase, padroni kuqezi u duk shume i lumtur dhe teper i kenaqur me kete kualifikim, qe vjen per te pesten here radhazi ne kete kompeticion. Silvio u ndal ne komentimin e takimit dhe ne rreshtimin taktik te skuadres, duke luajtur rolin e nje trajneri: Sinqerisht, do te kisha preferuar qe te shihja nje Milan me dy sulmues, por nuk mendoj se eshte momenti per te bere keto tip konsideratash, duke pare se kualifikimi ishte ai qe na sherbente dhe e arritem, deklaroi Berluskoni, duke vazhduar. Te gjithe luajten shume mire dhe rezultati final ishte mese i merituar. Tashme, duke pare ecurine e disa skuadrave dhe duke besuar te mentaliteti i Milanit ne Europe, i kemi te gjitha shanset per te shkuar deri ne fund dhe per te ngritur kete Kupe. Milani gjithmone tenton dhe nuk dorezohet asnjehere. Jemi e vetmja skuader ne vitet e fundit kemi arritur gjithmone ne cerekfinale. Duke pare se kane dale jashte Interi, Barcelona dhe Real Madridi, mendoj se Milani eshte skuadra me e mire ne kete faze. Shpresoj qe djemte te vazhdojne keshtu, sepse nese besojne edhe ata, atehere gjithcka behet me e lehte. Ronaldinjo te Milani? Nese ai vendos qe te largohet nga Barcelona, atehere ne jemi ne rradhe te pare per ta blere. Jua siguroj kete! Sigurisht, edhe keshtu si jemi, mund te bejme gjera te medha.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 10 Mars 2007 15:45
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Milani, gati rotacioni pėr Championsin
Ėshtė vetėm njė gjė qė Milani kėrkon nė dy muajt e gjysmė tė kėtij sezoni: qė tė mund tė luajė nė mėnyrė tė barabartė me tė tjerėt, pa "stėrkėmbėshat" e mungesės sė fatit qė kanė ndikuar rėndė nė rendiment. Dhe duke u lutur mijėra herė, drejtuesit kuqezinj kanė nisur tė binden qė periudha e zezė ėshtė lėnė pas shpine. Ndonjė sinjal: 11-metėrshi i padhėnė nė Sėlltik pėr "oritjen" e Maldinit nė rikthimin e ēerekfinales sė parė (i kujtoni gabimet e shumta tė gjyqtarėve nė dėm tė Milanit nė fazėn e parė tė sezonit?); lirimi i motrės sė Oliveirės (qė mė nė fund mund tė luajė i qetė); shėrimi i disa lojtarėve tė rėndėsishėm si Nesta, Kalaxe e Serzhinjo (lista e tė dėmtuarve nga gushti deri mė sot ėshtė e pambarimtė, tani vetėm Maldini ėshtė nė infermieri). Pra, lojtarėt duhet tė ulin kokėn dhe tė vrapojnė, ndėrsa Anēeloti duhet tė gjejė mėnyrėn mė tė mirė pėr tė drejtuar organikėn sėrish tė plotė.
ZGJIDHJE - Muaji prill parashikon njė program tė "ethshėm": nė hipotezėn mė tė mirė (ose mė saktė me kualifikimin nė gjysmėfinale tė Championsit), nga 31 marsi deri mė 2 maj, kuqezinjtė do tė zbresin nė fushė 10 herė nė 33 ditė. Njė ritėm i rrezikshėm: si tė zgjidhet problemi? Pėrgjigjja ėshtė nė njė fjalė tė vetme: rotacion. "Turn-overi" i lojtarėve nuk ka qenė asnjėherė njė fiksim i Anēelotit, por pikėrisht nga fillimi i kėtij sezoni, tekniku i kishte besuar rotacionit qė e kishte nderuar: 7 fitore dhe 4 barazime nė 11 ndeshjet e para. Por, pastaj pėr shkak tė dėmtimeve, por edhe mungesės sė zgjedhjeve tė vlefshme nė disa role, Anēeloti shpesh u ka besuar lojtarėve tė njėjtė. Nė 2007-ėn, duke konsideruar vetėm kampionatin e Championsin, Milani luajti 11 takime pėr njė total prej 1020 minutash (rikthimi me Sėlltikun pėrfundoi me shtesė). Pėrveē 11 titullarėve, thuajse tė gjithė fiks, vetėm tre lojtarė kanė luajtur nė fushė tė paktėn 340 minuta, njė e treta e totalit: Ambrozini, Broki e Kafu. Rėnia nė pjesėn e dytė tė derbit tė sė dielės shpjegohet edhe kėshtu. Luajtėn gjithnjė tė njėjtėt, me Bonerėn (958'), Pirlo (939'), Jankulovski (930') dhe Kaka (930'), me rrezik tė fortė lodhjeje. Por tani gjendja ėshtė ndryshe dhe Anēeloti mund tė shfrytėzojė tė gjithė organikėn, me pėrjashtim tė Maldinit.
SPRINT - Dje nė mėngjes nė Milanelo, skuadra e ndarė nė tri grupe bėri analizat e Milan-Lab-it. "Rezultatet janė tė shkėlqyera, - shpjegon Daniele Tonjaēini, pėrgatitės atletik i kuqezinjve. - Tani s'ka shumė pėr tė bėrė, me pėrjashtim tė punės nė aspektin e formės dhe pastaj ushtrime pėr ruajtjen e gjendjes. Drejtimi i organikės ishte i mirė, asnjė s'ėshtė nė veēanti i lodhur dhe rėnia nė pjesėn e dytė nė derbi erdhi si pasojė e kohės shtesė tė luajtur katėr ditė mė parė me skocezėt. Prilli do tė jetė njė muaj i tmerrshėm, sepse pėr Milanin do tė jenė vendimtare tė gjitha ndeshjet. Por rikthimi i tė dėmtuarve do tė jetė i ēmuar, sepse ata janė mė tė freskėt nė aspektin psiko-fizik dhe mund tė japin diēka mė shumė."
Komenti ėshtė e qartė: asnjė s'ndihet i nėnvlerėsuar, tė gjithė do tė luajnė e do tė jenė tė vlefshėm.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 16 Mars 2007 23:10
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Van Byjten: Vetėbesimi, Arma E Bajernit
Daniel Van Byjten, i cili ka qenė heroi i Bajernit tė Mynihut nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė zhvilluar nė "San Siro", duke shėnuar dy herė, e ka vendosur Bajernin nė pozicion tepėr komod nė ndeshjen e kthimit.
Golat Van Byjten ka zhvlerėsuar golin e minutės sė 40-tė me autor Andrea Pirlon, duke shėnuar golin e barazimit tė parė 12 minuta nga pėrfundimi i takimit dhe mė pas ka bėrė tė njėjtėn gjė, por nė sekondat e fundit, pasi Kaka kishte shėnuar golin e dytė tė Milanit nga pika e bardhė. "Gjėja mė e rėndėsishme ishte qė shėnova pėr skuadrėn, - tha Van Byjten. - Ishte njė rezultat i rėndėsishėm pėr skuadrėn, i cili na ka vendosur nė pozitė tė mirė pėr raundin tjetėr".
Hitcfeld Skuadra vendėse dominoi takimin nė pjesėn e parė, por mbrojtėsi belg ka deklaruar se Hitcfeldi ka kėrkuar qė djemtė e tij tė jenė mė aktivė edhe nė sulm, kjo pas pėrfundimit tė pjesės sė parė tė lojės: "Nė pėrfundim tė pjesės sė parė, Hitcfeldi na kėrkoi tė sulmonim mė shumė, pasi nė 45 minutat e para nuk kishim ndonjė qarkullim topi pėr t'u nėnvizuar. Ai na tha qė tė luanim mė mirė, tė diktonim lojėn dhe tė tregonim se kishim ardhur pėr tė shėnuar gola. Ai na tha se po tė arrinim njė rezultat kundėr kėsaj skuadre, do tė ishte njė hap i madh pėr tė ardhmen dhe nė pjesėn e dytė u shfaqėm mė mirė, dy golat e reflektojnė kėtė gjė".
Vetėbesimi Kur Kaka shėnoi golin e dytė tė avantazhit vetėm gjashtė minuta nga pėrfundimi i takimit, kauza e Bajernit dukej se kishte humbur, por belgu Van Byjten dhe shokėt e tij nuk u dorėzuan menjėherė. "E dinim qė nuk na kishte mbetur shumė kohė kur ata dolėn pėrsėri nė avantazh me anė tė penalltisė, por vendosėm tė pėrgjigjeshim, - tha Van Byjten. - Ishim shumė poshtė moralisht pas asaj penalltie, por gjithashtu jemi profesionistė dhe dimė qė nė futboll gjithēka ėshtė e mundur dhe kėshtu treguam vetėbesim, duke barazuar. Shėnuam nė sekondėn e fundit nga njė goditje e lirė dhe me atė gol treguam se duhet tė luash deri nė minutėn e fundit.
"Bajerni ka reputacion tė mirė nė shėnimin e golave nė minutat e fundit, kemi shėnuar disa dhe sot bėmė tė njėjtėn gjė duke barazuar kundėr Milanit. Nė ndeshje me rėndėsi kaq tė madhe, duhet tė besosh dhe faktikisht goli i sekondės sė fundit do tė jetė njė ndihmė e madhe pėr ne, nėse do tė arrijmė gjysmėfinalet. Ai gol ėshtė tepėr i rėndėsishėm". Sigurisht qė Bajerni ka avantazhin e golit nė fushėn kundėrshtare, por Van Byjten preferon tė mos mendojė ende pėr gjysmėfinalen. "Nuk mendoj se ne jemi favoritė, - shtoi ai. - Me siguri Milani do tė luajė mė mirė jashtė Milanos, por ata duhet tė fitojnė, ndėrsa neve na mjafton njė barazim pa gola".
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 05 Prill 2007 18:30
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Sanjol Humbet Sezonin
Mbrojtėsi i Bajernit tė Mynihut, Uilli Sanjol, pritet tė humbasė pjesėn e mbetur tė kėtij sezoni pas njė dėmtimi nė gju nė barazimin e sė martės kundėr Milanit nė ēerekfinalen e Ligės sė Kampioneve. "Mjeku mė tha se problemi qėndron me meniskun e jashtėm, - tha mbrojtėsi i Francės pėr gazetarėt, pasi ėshtė detyruar tė largohet nga fusha me dhimbje. - Kjo do tė thotė qė nuk do luaj pėr gjashtė deri nė shtatė javė. Por ky ėshtė futbolli. Ndodhin gjėra edhe mė tė kėqija". Dėmtimi i Sanjolit ka qenė i vetmi aspekt negativ pėr Bajernin pas takimit tė "San Siros".
Bastet
Pas dy ndeshjesh ndryshojnė kuotat
Pas fitores 3 0 jashtė fushe kundėr PSV Eindhovenit, "bookmakers"-at e kompanisė Uilliam Hill kanė vendosur njė probalitet 11 4 pėr fitoren e trofeut tė Ligės sė Kampioneve nga Liverpuli. Tashmė pritet tė luhet dhe ndeshja e kthimit, e cila mė shumė do tė jetė njė formalitet dhe mė pas Liverpuli do tė ketė arritur gjysmėfinalen. Ndėrkohė, PSV-ja ka probalitetin 200-1 pėr tė fituar kėtė kompeticion.
11 4 Liverpul
3 1 Ēelsi
100 30 Manēester Junajtid
13 2 Bajern Mynih
9 1 Valencia
11 1 Roma
12 1 Milan
200 1 PSV Eindhoven
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 05 Prill 2007 18:31
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Berluskoni I Nxehur Zgjedh Heshtjen
I nxirė nė fytyrė, i zemėruar dhe i zhgėnjyer. Kėshtu, presidenti Silvio Berluskoni, i ulur nė njė karrige nė dhomat e zhveshjes sė "San Siros", i mėrzitur pėr barazimin e Bajernit tė Mynihut nė momentin e fundit pėr kualifikimin nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampioneve, qė tashmė largohet. Nuk e kishte imagjinuar njė mbrėmje kaq tė keqe, ndėrsa shkonte nė stadium njė orė para ndeshjes dhe as qė e kishte menduar gjatė lojės, pse Milani binte aksion pas aksioni: kishte shėnuar me Pirlon dhe mund t'i mbyllte llogaritė menjėherė. Ndėrsa Van Byjtenin, Berluskoni do ta ėndėrrojė pėr shumė kohė, ndoshta mė shumė sesa nė periudhėn e fundit teksa ka ėndėrruar Pier Ferdinando Kazinin apo Romano Prodin. Nė politikė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, gjėrat rregullohen me njė marrėveshje mes njė shtrėngimi duarsh para telekamerave. Ndėrsa nė "San Siro" ishte e vėshtirė ta mbaje "anijen" tė palėkundur: pėrqindjet e kualifikimit janė nė rėnie.
"NO COMENT" - Shumė i inatosur, Berluskoni nuk kėrkon tė lėshojė asnjė deklaratė. Vetėm Anēeloti tė bėn tė ditur qė "presidenti ndien keqardhje pėr njė rezultat qė nuk pasqyron ecurinė e ndeshjes." Pėr tė shmangur paragjykimet, duhet diēka mė e fortė. Ishte ora 23:40 kur presidenti hipėn nė makinė dhe largon mikrofonėt e televizioneve: i tendosur, nervoz dhe dukshėm i mėrzitur. Ndoshta ka menduar atė qė i tha skuadrės menjėherė pas fitores nė kohė shtesė kundėr Sėlltikut: "Njė formacion si Milani, nė pesė minutat e fundit, duhet t'ia fshehė topin kundėrshtarit dhe tė mos rrezikojė gjė." Ose ndoshta reflekton mbi atė qė u ka komunikuar lojtarėve dhe Anēelotit, kur nė hotelin e Romės qė priste kuqezinjtė mbajti njė leksion tė shpejtė e "tė pėrulur" taktik (kėshtu e cilėsoi vetė). Diēka nuk funksionoi.
GALIANI I ZHGĖNJYER - Mbetet fakti qė heshtja presidenciale flet mė shumė se diskutimet. Inatosja e Berluskonit, si pasojė e zhgėnjimit, por falė edhe njė pakėnaqėsie tė pėrgjithshme qė nis nga fillimi i sezonit, do tė lėrė shenjė. Pa dyshim, para se tė flitet pėr tė ardhmen, duhet pritur rikthimi nga Mynihu, por diēka ka filluar tė lėvizė. Vėshtirėsitė e hasura nga Milani kundėr Bajernit lindin nga njė merkato e bllokuar pėr shkak tė penalizimit dhe tė dėmtimeve: Berluskoni mbi tė gjithė kėtė, edhe kur analizon gjendjen, nuk e harron asnjėherė.
Ndėr tė tjera, presidenti nuk mund tė lejojė tė shohė njė tjetėr sezon gri drejt Milanit tė tij, sepse ai kėrkon tė qėndrojė gjithnjė mbi pod, kėrkon "vitrinėn" dhe "dritat" e pėrmbysjes. Atėherė duhen pritur lajme tė ndryshme pėr tė ardhmen, ndoshta edhe njė trajner ndryshe nga Anēeloti, pavarėsisht nga siguritė e vetė Berluskonit dhe tė Galianit. Administratori i deleguar kuqezi nuk e fsheh zhgėnjimin e tij: "Ėshtė njė rezultat qė nuk pasqyron vlerat nė fushė. Milani ėshtė shumė mė i fortė se Bajerni dhe goli i Xhilardinos ishte i rregullt. Pėr fat tė keq janė gjėra qė ndodhin nė futboll, kėtė biseduam edhe me Berluskonin. Tani na duhet njė mrekulli nė Mynih dhe mund t'ia dalim. Bajerni nuk goditi asnjėherė nė portė dhe dy golat e tyre lindėn nga pėrplasje tė topit me shpatull ose ndoshta nga njė faull. E meritonim tė fitonim."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 05 Prill 2007 18:33
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Van Byjten Hidhėron "San Siron"
Bajerni ka dalė nga "San Siro" me rezultatin qė dėshironte, 2-2, i arritur nė sekondat e fundit. "Heroi" pėr bavarezėt quhet Van Byjten, i cili nė tė 93-tėn barazoi duke i favorizuar gjermanėt pėr takimin e kthimit nė fushėn e tyre. Mbrojtėsi belg kishte qenė ai qė barazoi edhe golin e parė tė kuqezinjve me anė tė Andrea Pirlos. I dyshimtė ishte 11-metėrshi i dhėnė nė favor tė Milanit, me tė cilin Kaka kaloi kuqezinjtė nė avantazhin e pėrkohshėm.
Shkolla pėrballė - Karlo Anēeloti nuk ndikohet nga sygjerimet e Bersluskonit dhe zgjedh njė Milan me njė sulmues tė vetėm, Xhilardinon, dhe dyshen Kaka-Sedorf nė mbėshtetje tė tij. Nė mesfushė u aktivizuan njėkohėsisht Ambrozini, Pirlo dhe Gatuzo ndaj njė Bajerni qė u paraqit me njė 4-4-2 qė mirėfilltė dhe, siē ishte parashikuar, Rensingu zėvendėsoi Kahnin, ndėrsa Otl, Van Bomelin. Dyshja sulmuese ishte Podolski-Makai.
Faktori Odo - Taktikisht makineria gjermane e Bajernit i mbyll tė gjitha hapėsirat, duke luajtur me dy futbollistė nė secilin krah. Goditja e Sanjolit pas 43 sekondash vjen si fryt i njė mbipozicioni me Salihamidxhiēin. Gjithsesi, Milani pėrgjigjet pak ēaste mė vonė dhe Sedorfi nuk arrin vetėm pėr pak centimetra krosimin e rrezikshėm tė Jankulovskit. Milani ėshtė ai qė bėn lojėn, por Bajerni mbrohet me kujdes derisa nė tė 36-ėn vjen rasti mė i mirė pėr kuqezinjtė. Odo merr fundoren dhe pas topit tė gjatė tė marrė nga Nesta, kroson pėr Xhilardinon. Goditja me kokė e sulmuesit italian u ndal nga njė ndėrhyrje e mrekullueshme e portierit Rensing. Nė tė 40-ėn zgjohet Kaka, ndaj tė cilit Luēio ndėrhyn nė mėnyrė shumė tė dyshimtė nė zonėn bavareze, por gjyqtari rus akordoi vetėm njė goditje kėndi, nga ku lindi edhe goli i parė pėr Milanin. Odo lėshon njė top tė gjatė pėr Pirlon, i cili godet me kokė dhe me njė trajektore parabėl e pėrcjell topin nė rrjetėn e Bajernit. Me avantazhin e kuqezinjve u mbyll pjesa e parė.
Van Byjten - Avantazhi ishte i merituar pėr Milanin dhe pas vetėm nėntė minutash lojė nga pjesa e dytė, Kaka shpėrdoron njė rast tė pastėr duke mos arritur tė devijojė njė krosim perfekt tė Jankulovskit. Bajerni fillon tė reagojė dhe ndeshja futet nė njė fazė tė qetė pėrpara stuhisė finale. Hitcfeld largon Sanjolin, Podolskin dhe Makain, dhe nė vend tė tyre aktivizon Lelin, Pizarron dhe Santa Kruzin. Anēeloti pėrgjigjet me Inzagin nė vend tė Xhilardinos. "SuperPipos" i mungojnė topat e Kakasė, tė markuar mirė, dhe Sedorfit, shumė tė lodhur qė mė vonė do t'ia lėrė vendin Gurkufit, ashtu si Jankulovski Kaladzes. Dhe befas shfaqet fytyra tjetėr e Milanit, ajo e njė skuadre nė krizė qė mund tė kapitullojė nė ēdo moment. Goli i barazimit pėr Bajernin vjen si pasojė e njė episodi sporadik, nė tė cilin Odo nuk markoi si duhet Van Byjten qė i vetėm, pesė metra larg portės, e pati tė lehtė tė mposhtte Didėn. Pėrgjigjja e Milanit ėshtė e menjėhershme dhe nė njė aksion tė ngjashėm me pjesėn e parė, Luēio ndėrhyn ndaj Kakasė. Kėtė herė nuk ka faull, por gjyqtari nga Rusia ndien se ka diēka pėr tė kompensuar dhe akordon 11-metėrshin pėr Milanin. Vetė Kaka shėnoi nga pika e bardhė duke regjistruar golin e tij tė shtatė nė kėtė edicion tė Championsit, mė shumė se kushdo tjetėr. Por pikėrisht nė sekondėn e fundit, Van Byjten ndodhet sėrish nė momentin dhe nė vendin e duhur, dhe lėshon njė diagole tė denjė pėr qendėrsulmuesin mė tė mirė, duke e dėrguar topin nė hapėsirėn qė Dida kishte lėnė bosh nė shtyllėn e tij.
Ergi LUBANI
Milan - Bajern 2-2
Shėnues: Pirlo 40', Kaka 84' (pen) / Van Byjten 78', 93'
Milan: 1 Dida, 44 M.Odo, 13 A.Nesta, 3 P.Maldini, 18 M.Jankulovski (4 K.Kaladze 87'), 8 Xh.Gatuzo, 21 A.Pirlo, 23 M.Ambrozini, 22 Kaka, 10 K.Sedorf (20 J.Gurkuf 85'), 11 A.Xhilardino (9 F.Inzagi 71'). Tr: Anēeloti
Bajern M: 22 M.Rensing, 2 U.Sanjol, (30 K.Lel 68'), 3 Luēio, 5 Van Byjten, 21 F.Lahm, 20 H.Salihamidxhiē, 39 A.Otl, 23 O.Hargrivs, 31 B.Shvainstaiger, 10 R.Makai (24 R.Santa Kruz 86'), 11 L.Podolski (14 K.Pizaro 68'). Tr: Hitcfeld
Gjyqtarė: Yuri Baskakov (Russia)
Kartonė tė verdhė: Xhilardino, Salihamidxhiē, Van Byjten
Shikues: 68.000
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#7 05 Prill 2007 18:34
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Maldini, I Befasuar Nga Gjyqtari
Zoti Juri Baskakov arriti t'i zemėrojė tė gjithė. "Simbol" i skandalit nga njėra anė me 11-metėrshin e dhėnė pėr Kakanė, nga ana tjetėr ai i mohuar po brazilianit dhe para sė gjithash goli i anuluar ndaj Xhilardinos pėr njė pozicion jashtė loje, pastaj i dalė i paqenė me shumė dyshime tė mėdha pėr t'u finalizuar mė pas nė gol. Paolo Maldini ėshtė shumė i inatosur: "Goli i Albertos ishte i rregullt, nuk duhej dhėnė karton i verdhė ndaj tij, sepse javės tjetėr ėshtė i pezulluar. Mungesa e tij nė Mynih ėshtė njė goditje e dyfishtė qė na i vėshtirėson gjėrat nė prag tė ndeshjes sė kthimit, sepse kemi pak sulmues, tani vetėm Inzagi e Oliveira."
Nė fund tė ndeshjes, Silvio Berluskoni ka qenė shumė i inatosur ndaj skuadrės nė dhomat e zhveshjes, por Marek Jankulovski mohon tė ketė pasur shfryrje presidenciale: "Nuk na tha gjė, - konfirmoi mbrojtėsi ēek, - ekziston keqardhja nga ana e tė gjithėve, sepse kjo ndeshje duhej tė ishte fituar dhe barazimi 2-2 ėshtė njė rezultat negativ pėr ne. Kemi luajtur njė ndeshje shumė tė mirė, pastaj nė fund nuk kishim mė forcė dhe paguam me atė rezultat tė papritur." Megjithatė, Jankulovski beson pėr ndeshjen e kthimit: "Nėse luajmė nė Mynih si nė 75 minutat e para tė mbrėmjes sė "San Siros", mund tė fitojmė. Na mungoi pak edhe fati, nė pjesėn e parė kishim mundėsi tė mbyllnim ndeshjen, por nuk ia arritėm. Nė pjesėn e dytė, Bajerni doli nė lojėn e tij dhe nė dy krosime i pėsuam golat. Ndoshta pėr shkak tė lodhjes sonė, por edhe tė fatit jo tė mirė qė nė fund na ndėshkon gjithnjė." I kėtij mendimi ėshtė edhe Klarens Sedorf qė shton: "Ne nė Champions kemi mendėsi fituesi, por tė martėn diēka nuk shkoi nė minutat e fundit. Duhej t'i kishim mbyllur llogaritė mė parė, por shpresojmė se nė ndeshjen e kthimit mund tė bėjmė diēka."
Kaka: Mund t'ia dalim nė Mynih
Mesfushori i Milanit, Rikardo Kaka, autor i golit me 11-metėrsh qė i dha epėrsinė Milanit ndaj Bajernit tė Mynihut pėr ēerekfinalen e parė tė Championsit, rezultat qė u barazua nga Van Byjten nė fund (2-2), ėshtė optimist qė skuadra kuqezi mund tė kualifikohet nė gjysmėfinale nė Mynih nė ndeshjen e kthimit: "Na vjen keq pėr golat e pėsuar, - konmentoi braziliani, - por jemi mėsuar me kėto trysni. Ajo e Mynihut do tė jetė njė sfidė pėr historinė, por mund t'ia dalim."
Dinjo, menaxheri sėrish nė Milano
Marrėveshje mes Joan Laportės dhe Roberto De Asisit, menaxherit tė Ronaldinjos, i arritur disa ditė mė parė pėr qėndrimin e sulmuesit 27-vjeēar te Barcelona, duhet tė kalojė bankoprovėn e parė. Nė tė vėrtetė, menaxheri brazilian do tė jetė sėrish nė Milano dhe kėto vajtje-ardhje nė "frekuencėn" milaniste po shqetėsojnė shumė gripin e drejtuesve tė katalanasve, pavarėsisht se Ariedo Braida, drejtori i pėrgjithshėm i Milanit, ėshtė shprehur i dorėzuar mbi kėtė ēėshtje.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#8 05 Prill 2007 18:36
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 219
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Milan, Nė Mynih Fitoni Edhe Pėr Mua"
Mė nė fund, njė gjė "ala" Ronaldo. Del jashtė nga kutia e kujtimeve nė mbrėmjen e Pashkėve, mbrėmjen e "rishenjtėrimit" futbollistik pėr njė kampion, qė dalė nga dalė po pėrpiqet tė ringjallė talentin e padiskutueshėm tė shfaqur kohėt e fundit. Njė, dy tre hapa tė dyfishtė radhazi pėr tė "dehur" Pratalin dhe liruar hapėsirėn pėr tė majtėn e tmerrshme qė pėrfundon nėn traversė: mė nė fund, njė gjė prej Ronaldoje. Katėr gola me kuqezinjtė, por ndoshta i pari si "Fenomen": pas goditjes me kokė dhe asaj rrėshqanazi nė Sienė, pas goditjes sė papritur nga jashtė zone nė derbi, tė shtunėn kundėr Empolit erdhi njė nga aksionet klasike tė Ronaldos, me publikun qė e ndoqi dhe thuajse e drejtoi drejt portės, duke pritur driblimin dhe golin sikundėr nė opera pritet zėri i tenorit. "Jam i kėnaqur pėr paraqitjen, - pohon "Fenomeni", - u zbavitėm, luajtėm njė futboll tė bukur duke e merituar fitoren. Mė vjen keq qė nuk do tė jem tė mėrkurėn nė Mynih. do tė doja ta ndihmoja skuadrėn duke luajtur, por mendja ime dhe tifozllėku im do tė jenė pėr shokėt. Jam i sigurt qė do tė luaj nė Champions me Milanin pas pak muajsh. Kjo skuadėr ka mundėsi tė paraqitet mė mirė edhe kur ka shumė ndeshje tė ngjeshura. Jemi tė gjithė nė formė, edhe Dida do tė jetė vendimtar nė momentet e rėndėsishme. Ai ėshtė shumė i qetė dhe para sė gjithash ėshtė njė portier i madh. Shėnova njė gola "ala" Mansini (i Romės)? Gola tė tillė kam shėnuar disa disa vite para tij... Por nuk kam qenė unė qė e kam shpikur kėtė lėvizje..."
ĒFARĖ KAPITENI - Ai i zgjedhur nga Ronaldo, ėshtė njė mėnyrė e bukur pėr tė nisur ndeshjen shtesė pėr vendin e katėrt me Empolin. Nė kėsi rastesh i besohet mė shumė drejtimit tė pėrvojės, Gatuzo, si njė kapiten i mirė, tregon bashkimin e grupit: "Ishin shumė tė rėndėsishme kėto tri pikė, - rrėfen Gatuzo. - Kualifikimi nė Champions ėshtė mėnyra e vetme pėr tė tėrhequr kampionėt qė luajnė gjetkė dhe pėr tė mbajtur tanėt." Si gjithnjė, Rino tregoi se ē'do tė thotė tė jesh kapiten: "Por shiriti i kapitenit nuk mė ndryshon si njeri. Unė di tė luaj vetėm nė kėtė mėnyrė, cilėsia ime kryesore ėshtė agonizmi dhe pėrpiqem ta shfaq nė fushė."
SURPRIZA - Nė fushė Milani shfaq edhe gjėra tė tjera. Topi ecėn mė shpejt, loja ėshtė mė e qartė, sulmuesit shėrbehen nė hapėsira. Ndeshja s'ėshtė nė diskutim as kur Saudati barazon. Milani i Pashkėve bėn surprizėn mė tė bukur, duke u kthyer njė skuadėr e bindur nė forcat e saj. Dhe mund tė jetė njė sinjal i rėndėsishėm edhe goli (i 13-ti sezonal, i 10-ti nė kampionat) pėr Alberto Xhilardinon, tė cilit i duhej njė kėnaqėsi pėr tė mbyllur momentin e vėshtirė dhe pėr tė bėrė paqe me publikun: "Unė pėrpiqem tė luaj gjithnjė pėr skuadrėn, vėrshėllimat nuk mė pėlqejnė, por tifozėt e vėrtetė tė Milanit mė duartrokasin dhe mė duan shumė. Tani mė vjen keq si Ronaldoja, sepse nuk mund tė luaj nė Mynih: unė atė vėrshėllimė tė gjyqtarit nuk e dėgjova vėrtet. Por jam i sigurt qė shokėt e mi do tė shkojnė nė gjysmėfinale."
Dhe mbi ēėshtjet jashtė futbollit qė i pėrkasin, Albertoja ėshtė po ashtu i qetė: "Nė Itali ndonjėherė nuk ka respekt pėr jetėn private, por jam i bindur se e vėrteta do tė dalė." E vėrteta e Adriano Galiani u pėrket vlerave teknike tė Milanit: "Ne jemi mė tė fortė se Bajerni, prej muajsh po luajmė mirė dhe nė kampionat vendi i katėrt ėshtė mė afėr. Tani nuk mund tė ndalojmė: mė 18 prill, pas dy ndeshjeve jashtė nė Mesinė e Askoli, dhe atė ndaj Bajernit nė Champions, do tė dimė mė shumė pėr sezonin tonė." Njė sezon qė mund tė jetė shumė i bukur.
|
|
#9 09 Prill 2007 20:41
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Milan: Kur ėshtė Inzagi, ka shpresė!
Bajerni i Mynihut ėshtė goditur nga disa dėmtime tė lehta nė ditėt e fundit, por bavarezėt janė tė bindur se mund ta pėrfundojnė punėn e mirė tė nisur nė "San Siro", duke eliminuar Milanin. Ata synojnė tė vazhdojnė mė tej nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve, ku mungojnė qė nga viti 2001. Qendėrmbrojtėsi Daniel van Byjten shėnoi dy gola, njėrin nė kohėn shtesė, duke u dhėnė kampionėve tė Gjermanisė barazimin e vyer 2-2 nė ndeshjen e parė tė luajtur javėn e kaluar nė Itali. Ky rezultat e favorizon Bajernin pėr ndeshjen e kthimit. Gjithsesi, trajneri Otmar Hitcfeld nuk do tė ketė shėrbimet e argjentinasit Martin Demikelis, autori i golit tė barazimit nė fitoren 2-1, tė shtunėn nė Hanover. Gjithashtu edhe Bastain Shvainstaiger, Ouen Hargrivs, Luēio dhe Hasan Salihamidxhiē do ta nisin ndeshjen si titullarė, por vuajnė nga dėmtime tė lehta qė i kanė kushtuar mungesėn nė dy seancat e fundit stėrvitore. Ndėrkohė nuk do tė jetė Uilli Sanjol. Mbrojtėsi francez ka humbur pjesėn e mbetur tė sezonit pas dėmtimit tė pėsuar nė Milano. Do tė rikthehen nga skualifikimi portieri-kapiten, Oliver Kahn, dhe mesfushori holandez, Mark Van Bomel. Bajerni u eliminua nga Milani nė 1/8-t e finaleve tė edicionit tė kaluar tė Ligės sė Kampioneve, me rezultatin e pėrgjithshėm 5-2, por Hitcfeldi mendon se historia nuk do tė pėrsėritet. "Jam optimist, - tha trajneri qė e drejtoi Bajernin nė vitin 2001 drejt fitores sė Ligės sė Kampioneve. - Fitorja ndaj Hanoverit ishte njė lajm i mirė pėr ndeshjen me Milanin. Pėr sa kohė skuadra ėshtė nė formė, mund tė arrijė ēdo rezultat." Ndėrkohė, edhe morali i Milanit pati njė ngritje pas fitores 3-1 ndaj Empolit, qė u dha mundėsinė kuqezinjve tė ngjiten nė vendin e pestė tė Serisė A, me njė pikė dhe njė ndeshje mė pak se Palermo e vendit tė katėrt, "bileta" e fundit pėr tė marrė pjesė nė sezonin e ardhshėm tė Championsit. "Skuadra po fillon tė japė mė tė mirėn dhe besoj se diēka tė tillė do ta bėjė edhe tė mėrkurėn nė Mynih, - tha trajneri Karlo Anēeloti, qė ka udhėhequr Milanin drejt gjysmėfinales nė tri nga katėr edicionet e fundit tė Championsit. - Mendoj se jam realist kur them se mund tė kualifikohemi. E njoh Milani dhe Bajernin. Jemi nė gjendje t'i krijojmė probleme kundėrshtarit. Na mjafton tė luajmė si nė ndeshjen e parė." Milani nuk do tė ketė shėrbimet e Alberto Xhilardinos tė skualifikuar dhe pėr kėtė pesha e sulmit do tė bjerė mbi Filipo Inzagin. "SuperPipo", qė i ka shėnuar Bajernit pesė gola gjatė karrierės sė tij, do ta nisė ndeshjen i mbėshtetur nga Kaka dhe Klarens Sedorf. Pavarėsisht nga ecuria pozitive e viteve tė fundit nė Champions, gjashtė herė kampionėt e Europės kanė lėnė pėr tė dėshiruar nė paraqitjet jashtė fushe nė kėtė edicion tė Ligės sė Kampioneve. Milani ka fituar me Andėrlehtin, ėshtė mundur nga AEK-u dhe ka barazuar pa gola me Sėlltikun dhe Lilėn.
Ergi LUBANI
Bajern Mynih - Milan (2-2) (20:45)
Bajern M: Kahn, Lel, Luēio, Van Byjten, Lahm, Salihamidxhiē, Van Bomel, Hargrivs, Shvainstaiger, Makai, Podolski. Tr: O.Hitcfeld
Milan: Dida, Odo, Nesta, Maldini, Jankulovski, Gatuzo, Pirlo, Ambrozini, Sedorf, Kaka, Inzagi. Tr: K.Anēeloti
Gjyqtar: M.Mehuto Gonzales (Spanjė)
Gjendja disiplinore
Tė skualifikuar: A.Xhilardino (Milan)
Nuk luajnė nė gjysmėfinale nėse ndėshkohen me tė verdhė: M.Demikelis, A.Otl, Luēio (Bajern) / P.Maldini (Milan)
Shifra dhe fakte
Bilanci: 9 ndeshje
Fitore Bajern: 1
Barazime: 3
Fitore Milan: 5
01.05.68 Milan - Bajern M 2-0
08.05.68 Bajern M - Milan 0-0
04.04.90 Milan - Bajern M 1-0
18.04.90 Bajern M - Milan 2-1
02.10.02 Bajern M - Milan 1-2
23.10.02 Milan - Bajern M 2-1
21.02.06 Bajern M - Milan 1-1
08.03.06 Milan - Bajern M 4-1
03.04.07 Milan - Bajern M 2-2
Pjesėmarrje nė gjysmėfinalet e Kupave tė Europės:
Bajern M: 19 herė
Milan: 17 herė
- Bajerni nuk humbet prej 11 ndeshjesh nė fushėn e tij pėr Ligėn e Kampioneve dhe ka shėnuar 26 gola nė kėto takime.
- Bajerni ka fituar vetėm tri nga dhjetė pėrballjet e mėparshme me skuadrat italiane nė Mynih.
- Milani ka pėsuar vetėm tre gola nė nėntė ndeshjet e fundit tė luajtura jashtė fushe pėr Ligėn e Kampioneve.
- Milani ka fituar dy dhe ka barazuar dy, duke mos humbur asnjė nga katėr ndeshjet e fundit qė ka luajtur nė Gjermani. Kuqezinjtė kanė shėnuar nė tė katra ndeshjet.
Anēeloti: Superiorė ndaj Bajernit
"Do tė luajmė nė sulm, pavarėsisht nga futbollistėt qė do tė zbresin nė fushėn e lojės." Ka optimizėm te Milani nė prag tė ndeshjes ēerekfinale pėr Ligėn e Kampioneve ndaj Bajernit dhe kjo duket nė fjalėt e trajnerit Karlo Anēeloti. "Mendoj se Milani ka disa armė pėr ta mposhtur kundėrshtarin. Si pėr shembull shpejtėsia e lojės, por edhe teknika superiore. Mendoj se nė kėto aspekte kemi disa gjėra mė shumė se Bajerni, - tha trajneri pėrpara se t'i hipte avionit pėr nė Mynih. - Shqetėsimi i vetėm qė kam, ėshtė nė lidhje me Inzagin. Pipo nuk ėshtė nė maksimum dhe do ta vendosim aktivizimin e tij vetėm pak orė pėrpara ndeshjes." Pa Ronaldon dhe tė skualifikuarin Xhilardino, nė minutat e fundit, kuqezinjtė kanė humbur edhe shėrbimet e Brokit, i cili qėndroi nė Milano pėr shkak tė temperaturės sė lartė. "Kjo ndeshje ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne dhe e dimė qė mund tė bėjmė diēka tė mirė, - vazhdoi Anēeloti. - Si nė ēdo ndeshje me eliminim tė drejtpėrdrejtė ka tension, por nuk mungon edhe optimizmi. Nuk duhet tė kushtėzohemi nga fakti se po luajmė jashtė fushe, por tė imponojmė atė qė dimė tė bėjmė. Nė ndeshje tė tilla, Milani gjithmonė ka bėrė mirė, pavarėsisht se kundėrshtari ėshtė i njė niveli tė lartė. Jemi stėrvitur si duhet dhe nuk jam nė gjendje ta parashikoj rezultatin, por jam shumė optimist pėr kualifikimin." Njė koment shkon edhe pėr gjyqtarin Mehuto Gonzales: "Na ka drejtuar nė finalen e hidhur ndaj Liverpulit dhe me sa di unė, gjendjet nė qendėr tė njė polemike nė Spanjė, por ėshtė njė gjyqtar ekspert dhe besoj se do tė bėjė njė punė tė mirė."
E.LUBANI
Otmar Hitcfeld: Jemi nė formė
Trajneri i Bajernit tė Mynihut, Otmar Hitcfeld, paralajmėron futbollistėt e tij pėr ndeshjen e sotme ēerekfinale ndaj Milanit: "Ndaj Hanoverit fituam dhe kjo ishte e rėndėsishme pėr tė vazhduar serinė e rezultateve pozitive dhe pėr tė shpresuar te titulli nė Bundesligė, por nėse duam tė kualifikohemi ndaj Milanit, duhet tė luajmė tė paktėn 50% mė mirė sesa bėmė tė shtunėn." Bajerni barazoi 2-2 nė ndeshjen e parė nė "San Siro" dhe kjo e favorizon pėr 90-minutėshin e kthimit. "Ndaj Hanoverit lamė pushim pesė-gjashtė titullarė dhe pėr kėtė besoj se do tė jetė njė Bajern nė formėn e tij optimale nė "Allianz Arena", pavarėsisht se jemi goditur nė minutat e fundit me disa dėmtime tė lehta. Shvainstaiger do tė ishte njė humbje e madhe pėr ne, por mjekėt mė kanė garantuar se ka shanse tė mėdha pėr tė qenė nė fushė. Jam optimist. Fitorja ndaj Hanoverit ishte njė lajm i mirė pėr ndeshjen me Milanin. Pėr sa kohė skuadra ėshtė nė formė, mund tė arrijė ēdo rezultat." Ndėrkohė, pėr bavarezėt rikthehen pas skualifikimit Oliver Kahn dhe Mark van Bomel. Ky i fundit flet qartė: "Kemi 51% pėr t'u kualifikuar. Nėse do tė luanim poker, sigurisht qė kjo dorė do tė ishte e jona. Do tė jetė si njė finale, por mundėsia pėr tė vazhduar mė tej, ėshtė njė prioritet nė sezonin tonė dhe s'mund tė heqim dorė kaq lehtė." Mė pas, mesfushori holandez pėrfundon: "Dy golat e shėnuar nė "San Siro" na kanė dhėnė njė avantazh qė konsiderueshėm, por Milani ėshtė njė skuadėr qė mund tė mundė kėdo dhe pėr kėtė duhet tė bėjmė kujdes. Duhet njė Bajern si ai qė eliminoi Realin." Mungesat e sigurta pėr bavarezėt qė synojnė tė arrijnė gjysmėfinalet e Championsit pėr herė tė parė qė nga viti 2001, do tė jenė ato tė tė dėmtuarve Uilli Sanjol dhe Martin Demikelis.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 11 Prill 2007 17:41
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 33
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: AC Milan - Bayern Munchen
Do jete interesant, nga vete fakti se asnjehere deri me tash Bayern nuk ka mund ta mposht Milanon!!!!!!!
____________ http://img77.imageshack.us/img77/89...82326909gx2.png
|
|
#11 11 Prill 2007 19:23
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4265
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Milani, njė arritje prej kampionėsh
Bajern M - Milan 0-2 (2-2)
Shėnues: Sedorf 27', Inzagi 31'
Bajern M: 1 O.Kahn, 20 H.Salihamidxhiē, 3 Luēio, 5 D.Van Bujten, 21 F.Lahm, 39 A.Otl (24 R.Santa Kruz 46'), 17 M.Van Bomel, 23 O.Hargrivs, 30 K.Lel (18 A.Gėrlitz 77'), 10 R.Makai (14 K.Pizarro 61'), 11 L.Podolski. Tr: O.Hitcfeld
Milan: 1 Dida, 44 M.Odo, 13 A.Nesta, 3 P.Maldini, 18 M.Jankulovski, 8 Xh.Gatuzo (2 Kafu 87'), 21 A.Pirlo, 23 M.Ambrozini, 10 K.Sedorf (20 J.Gurkuf 80'), 22 Kaka, 9 F.Inzagi (27 Serzhinjo 70'). Tr: Anēeloti
Gjyqtar: M.Mehuto Gonzales (Spanjė)
Kartonė tė verdhė: Van Bomel, Salihamidxhiē
Shikues: 66.000
Pėr vitin e tretė me radhė Milani fiton tė drejtėn pėr tė luajtur nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. Nė Mynih ishte njė natė "magjike", ku kuqezinjtė i dhanė leksion Bajernit duke e heshtur "Allianz Arenėn". Maldini dhe shokėt e tij e komanduan takimin nė 45 minutat e para me dy gola "vrastarė" nė harkun e katėr minutave, me anė tė Klarens Sedorfit dhe Filipo Inzagit. Pėr tė dy ishte njė lloj "hakmarrjeje". Holandezi ishte autor i pasimit tė parė pėr "SuperPipon" nė rastin e golit tė dytė, teksa sulmuesi italian shėnoi golin e tij tė 40-tė nė Champions.
Kujdesi - Filipo Inzagi nė sulm duket si njė kartolinė e vjetėr, por kur e sheh sulmuesin kuqezi reaktiv si nė ditėt mė tė mira, e kupton menjėherė se asgjė nuk ka ndyshuar dhe se Anēeloti ka bėrė mirė nė zgjedhjen e formacionit. Nė minutėn e 10-tė, Inzagi nuk ndalon si duhet njė top tė Maldinit, i vetėm pėrballė Oliver Kahnit, por ky ishte vetėm sinjali i parė. Gjithsesi, fillimi i ndjeshes ishte mė i mirė pėr Bajernin, pavarėsisht nga mungesa e Bastian Shvainstaigerit. Masimo Odo shpėtoi portėn e miqve nga goditja e Lelit dhe pak mė vonė Podolski nuk mundi ta shtyjė topin nė rrjetė nė mes tė rrėmujės.
Sasi dhe cilėsi - Milani dalė nga dalė e ngre lojėn e tij, derisa nė tė 27-tėn, Sedorfi gjen hapėsirėn e duhur nė hyrje tė zonės bavareze dhe mposht Kahnin me njė diagonale tė saktė. Goli hedh nė tapet Bajernin qė katėr minuta mė vonė praktikisht del nga Championsi. Njė aksion i gjithi nė vertikal, nė minutėn e 31-tė, u jep djemve tė Anēeloti golin e dytė. Kaka pėr te Sedorf, i cili shėrben me finte pėr te Filipo Inzagi. Anėsori e konsideron si tė rregull pozicion e numrit 9, i cili nuk fal i vetėm pėrballė Kahnit. Ky ishte goli i gjashtė pėr Inzagin nė ndeshjet e luajtura ndaj kampionėve tė Gjermanisė. Nė fundin e pjesės sė parė, Milani pati mundėsinė tė shėnonte edhe golin e tretė, por Kaka dhe Inzagi nuk kombinuan si duhet tė vetėm pėrballė Luēios.
Kontrolli - Nė pjesėn e dytė, Hitcfeld pėrgjigjet me aktivizimin e Santa Kruzit nė vend tė Otlit, por teorikisht gjėrat nuk ndryshojnė. Bajerni pėrpiqet tė bėjė lojėn, por has njė pengesė tė pakalueshme te Pirlo, Gatuzo dhe Ambrozini, pėr tė mos folur pėr duelet Maldini-Podolski apo Nesta-Makai, ku nė tė gjitha situatat ishin fitues mbrojtėsit nga Italia. Pėr tė qenė realist, edhe nė 45 minutat e dyta ishte Milani ai qė pati rastin mė tė mirė, kur Kahn priti tentativėn e Kakasė, pasi mė parė braziliani kishte kaluar dy mbrojtės njėherėsh. Aktivizimet e Pizarros dhe Gėtlitzit nuk i japin Bajernit shtysėn e duhur dhe Dida e mbyll mbėmjen e tij fantastike duke pritur goditjen e Van Byjtenit nė minutėn e 90-tė. Braziliani kėtė herė e "bllokoi" makthin e mbrojtėsit belg qė me dy golat nė "San Siro" trembi kuqezinjtė. Milani dje tregoi me shumė klas dhe fitoi me meritė tė drejtėn pėr tė qenė gjysmėfinalist, ku e pret Manēesteri.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#12 12 Prill 2007 21:04
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|