Trebicka i trishtuar nga muzika e sotme nė Shqipėri
Do tė thoja se kjo qė ndodh sot nė muzikėn shqiptare ėshtė sikur tė provosh tė kultivosh banane nė Shqipėri, ēfarė ėshtė e pamundur.
Nė njė kohė kur huazimet dhe deformimet kanė mbushur tregun shqiptar, Ardjan Trebicka ka menduar tė jetė pranė publikut me njė tjetėr tendencė muzikore tė lėnė pas dore pėr vite me radhė. Kėngėt arbėreshe, tango shqiptare dhe ritmet cigane pėr tė cilat deri para pak kohėsh ishte e turpshme t`i kėndoje kanė zėnė vend mjaft mirė nė repertorin e Trebickės.
Me maturinė dhe humorin qė e karakterizon Ardjani na tregon pėr eksperiencat e tij tė para si dhe jetėn mes ciganėve. Ka ditur tė depėrtojė mjaft mirė mes kėsaj shtrese tė popullsisė qė shumė prej kolegėve tė tij as nuk do ta kishin menduar ti kėndonin. Me lirinė e tyre, patriotizmin e arbėreshėve, ndėrthurur dhe me tangon aq tė preferuar veēanėrisht tek zonjat, Ardjani mundohet tė sjellė pėr publikun njė copėz nga thelbi i muzikės siē e quan ai. I mbetet besnik stafit me tė cilėt ai punon sikurse kompozitorėve dhe produksionit muzikor pėr prodhimin e albumeve. Trebicka ka hedhur katėr albume nė treg dhe shpreson nė realizimin e tė pestit gjatė kėtij viti. I lodhur nga zhurma qė pėrjeton ēdo ditė nė kryeqytet, Ardi na fton ta realizojmė intervistėn nė njė nga lokalet e periferisė sė Tiranės ku qetėsia dhe ajri i freskėt janė pa limit. Nuk e ndjen veten tė plotėsuar artistikisht sikurse nuk e fsheh dot egon pėr mė shumė punė dhe sukses. Fitues i disa ēmimeve nė evenimente tė rėndėsishme muzikore, Ardjan Trebicka jeton me kėngėn, nė kėrkim tė ideales por dhe realitetit shqiptar.
E kuqja, e verdha, bluja janė tre ngjyrat qė simbolizojnė tri rrymat muzikore qė unė interpretoj, tango, arbėreshe dhe cigane. Tė tria kanė filozofitė e tyre.
Kush ėshtė Ardjan Trebicka?
Origjina ime rrjedh nga qyteti i Korēės nga babai ndėrsa mamaja ėshtė nga Gjirokastra. Ne shqiptarėt origjinėn e babait mbajmė mend (qesh). Kam mbaruar Liceun, dhe Akademinė e Arteve si dhe konservatorin me Inva Mulėn. Kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė javėn ballkanike qė ėshtė zhvilluar nė Selanik tė Greqisė nė vitin 2003, si dhe pėr herė tė parė nė Festivalin Mesdhetar, njė vit mė vonė. Kam lindur mė 15 dhjetor tė vitit 1967. Jam i martuar, kam njė vajzė 9 vjeēare qė quhet Iljana.
Fillimet tua nė muzikė?
Deri nė kohėn kur unė studioja, nuk jam marrė me muzikėn pasi i jam pėrkushtuar tėrėsisht studimit. Pas kthimit nga Greqia, kam kėnduar njė material latin titulluar Baila Morena dhe ka qenė fillimi i vitit 1998. Mė tej punova pėr albumin Tango dhe publikova videoklipin Njė flutur. Doja tė veēoja dhe njė koncert titulluar, Nata e madhe e Tangos Shqiptare dhe mbaj mend njė bashkėpunim me Pavlina Nikėn, nė njė tango argjentinase.
Ke kėnduar muzikėn klasike nė gjuhė tė huaj dhe nė njė moment kėndon muzikėn shqiptare qė nuk e ke praktikuar mė parė.
Po kjo ėshtė e vėrtetė. Unė kam mbaruar konservatorin dhe atje kėndonim kėngė nė gjuhėn italiane; njė muzikė klasike qė ishte krejt ndryshe nga muzika e lehtė. Rastėsisht ka lindur njė shkėndijė e kėngės tango kur dėgjova njė kėngė tė Muharrem Ēelikut. Mė nxiti mjaft kjo tango dhe kėshtu lindi albumi im i parė i rrymės Tango me tė njėjtin titull. Mė ka mbetur nė mendje njė shprehje e njė shqiptari tė Australisė qė m`u drejtua me fjalėt: Ardjan! Ti je ajri jonė!. Ishte shumė emocionuese.
Nė cilėn rrymė ndihesh mė mirė dhe mė i kompletuar?
Mund tė them qė ėshtė ende herėt pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim. Them se kam arritur vetėm 20 % tė asaj qė dua tė bėj. Janė edhe 80% punė pėr tė treguar se ēfarė mund tė jap unė pėr publikun.
Edhe deti na ka zili pėrse ky titull pėr albumin tuaj tė dytė?
Duke pasur parasysh diēka tė lėnė pėrtej detit, njė treve tė mbartur me muzikė autentike dhe tė pastėr shqiptare. Ndonėse ka marrė nuancat e kėngės sė Italisė sė jugut, ajo kėngė nė thelb ėshtė shqiptare. Gjeta njė titull dashurie pėr ta lidhur me detin qė e dua shumė. Kėngėt arbėreshe kėndoheshin shumė pak nė atė kohė dhe kjo ishte iniciativa ime mė e mirė. Tė sjell nė publik kėngėt arbėreshe tė lėna pas dore.
Ti ke interpretuar edhe shumė tinguj dhe melodi cigane.
Shumė njerėz mendojnė se unė jam cigan, por nuk ėshtė kėshtu. Sensi i fjalės do bėhen cigan ka kuptimin i shfrenuar nė kuptimin e mirė tė fjalės. Tė jesh i lirė mendoj se ėshtė pjesė e karakterit tė ciganėve. Ėshtė hera e parė qė nė Shqipėri njė kėngėtar i kėndon pa ndrojtje komunitetit rom dhe mund tė them se kėshtu u gris njė perde qė ekzistonte tek ne dhe kishte ndotje e turp ti kėndoje asaj shtrese tė shoqėrisė.
Po vetė ciganėt si kanė reaguar?
Nė njė moment, ata kėrkuan tė mė quanin qytetar nderi por unė u thashė se ata nuk kishin ende njė qytet tė tyrin pasi janė gjithnjė nė lėvizje (qesh). Kam jetuar njė vit pranė ciganėve dhe kam qenė me ta nė momente tė lumtura dhe tė hidhura. Pa i njohur ciganėt nuk mund tė realizosh diēka qė nuk ėshtė nė gjakun e tyre.
Ke frikė nga tregu muzikor aktual nė Shqipėri?
Jo nuk mė shqetėson dhe nėse flas nė rolin e njė egoisti, kjo mė gėzon sepse e shikoj qė shumica e kėngėve janė tė momentit. Janė si njė tullumbace qė plas shpejt. Do tė thoja se kjo qė ndodh sot nė muzikėn shqiptare ėshtė sikur tė provosh tė kultivosh banane nė Shqipėri, ēfarė ėshtė e pamundur. Po aq do tė rezistojnė edhe kėto kėngė. Mė vjen keq qė nė Shqipėri ėshtė shkatėrruar gjithēka ēfarė ka qenė. Nė njė udhė pa asnjė drejtim se ku shkon dhe mė e keqja ėshtė se e marrin kėtė pjesė tė hidhur dhe e transmetojnė edhe tek brezi i ri, qė edukohet me kėtė lloj rryme fantazmė.
Gjatė periudhės sė jetės time nė Greqi mendova tė kėndoja nė shqip por kjo u refuzua kategorikisht nga organizatorėt e koncertit. U ndjeva keq por nuk mund tė reagoja ndryshe.
Muzika qė dėgjon ti personalisht?
Unė realisht dėgjoj gjithēka qė ėshtė e bazuar nė natyrėn shqiptare, qoftė kjo e lehtė apo popullore, por kjo muzikė duhet tė jetė e vėrtetė. Huazimet e fundit nuk mė pėlqejnė fare.
Ēfarė e ka bėrė Ardianin kaq tė dashur pėr publikun?
Vėrtetėsia. Asnjėherė nuk jam munduar tė gėnjej. Momentin qė do tė shikoj se po gėnjej do ta kuptoj unė i pari dhe jam i ndėrgjegjshėm pėr atė qė bėj.
Planet pėr 2007-ėn?
Ngadalė po mbushen sirtarėt pėr tė realizuar albumin e pestė dhe them se do t`i drejtohem recitalit nėse do tė jetė e mundur, sepse nė Shqipėri ti krijon njė agjendė por mund tė pėrmbyset e tėra. Shpresoj t`i realizoj kėto plane.
E ke menduar njė largim tė pėrhershėm jashtė vendit?
Unė kam qenė emigrant vetė pėr disa vite dhe e di mirė se ēfarė do tė thotė tė jesh nė shtet tė huaj. Nuk ke mundėsi tė bėsh atė qė dėshiron ndaj dhe vendosa tė jetoj nė Shqipėri. Nė fund tė fundit guri i rėndė nė vendin e vet apo jo?













