Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Ayrton Senna 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Ayrton Senna 
 
Ayrton Senna da Silva ishte njė pilot brazilian i automobilave, i lindur mė 21 mars tė vitit 1960 nė San Paulo tė Brazilit, i cili ėshtė ndarė nga jeta mė 1 maj tė vitit 1994 nė Bolonja tė Italisė, si pasojė e njė aksidenti tė ndodhur nė Imola gjatė Grand Prix tė San Marinos. Njė idhull i vėrtetė i Brazilit, njė ikonė e automobilizmit ndėrkombėtar, ku statusi i tij e ka kaluar shumė herė atė tė njė kampioni tė thjeshtė sporti. Ai do tė mbetet gjithmonė njė ndėr pilotėt mė tė mėdhenj tė Formula 1.

Familja dhe fėmijėria
Ayrton ka lindur mė 21 mars tė vitit 1960 nė distriktin e Santanas nė pjesėn perėndimore tė San Paolos. Familja e tij kishte njė stil jetese mė tė lartė nė krahasim me familjet e tjera  braziliane dhe Ayrton do tė kujtonte pėr vite me radhė qetėsinė shpirtėrore edhe ekonomike, si dhe dashurinė qė mori gjatė rritjes dhe maturimit human dhe sportiv. Ishte shumė i lidhur me prindėrit, me vėllain Leonardo dhe motrėn Viviana. "Sqepi" ishte pseudonimi qė i kishte vėnė familja Ayrtonit, qė nė moshėn 4-vjeēare, pasi ishte shumė i shpejtė dhe shumė aktiv. Nė atė kohė atij i lindi dėshira pėr makinat. "Ēdo herė qė e them askush nuk mė beson qė kam filluar tė ngas makinėn nė moshėn 4-vjeēare. Im atė kishte njė ofiēinė mekanike dhe kėshtu mund tė ndėrtonte njė kart tė vogėl pėr mua, me njė motor prej 1 KJ. Nė atė kohė ngisja tashmė makinėn e tij kur mė merrte me vete pėr tė parkuar. Mė ēonte edhe nė rrugėt e rrethinave qė unė tė praktikohesha me kart". Ishin kėto fjalėt e Ayrton. Pak kohė mė vonė Ayrton mėsoi tė pėrdorė mė mirė motorin duke u munduar ta shtynte limitin e tij. Nė njė temė shkollore Ayrton pėrkufizohej si njė pilot i F1. "Isha vetėm tetė vjeē kur im atė mė bleu kartin tim tė vėrtetė. Ishte lodra ime e preferuar. Ndjehesha mirė vetėm kur isha ulur aty brenda dhe stėrvitesha sa mė shumė qė tė ishte e mundur." Ayrton merr pjesė nė garėn e tij tė parė jo zyrtare nė moshėn tetė vjeēare: "Isha vetėm tetė vjeē dhe pjesa mė e madhe ishin 15, 18 ose edhe 20. Isha i vogėl, i dobėt dhe kjo ishte arsyeja qė karti im ishte mė i shpejtė nga tė gjithė. Tre xhiro para pėrfundimit, kur isha i treti, djali pas meje preku pjesėn e pasme tė kartit tim dhe pėrfundova jashtė piste.

Fillimi i karrierės
Mė 1 korrik tė vitit 1973, njė javė pas garės sė tij private, Ayrton debuton nė njė garė zyrtare nė pistėn e Interlagos. Ai korri fitore nė garėn e parė. Garonte me numrin 42 dhe me njė kasketė tė verdhė me njė vijė tė gjelbėr, duke pasqyruar ngjyrat e flamurit brazilian. Mė pas nė kampionatin e Amerikės Jugore nuk mundi tė pėrdorė numrin 42 pasi organizatorėt i dhanė numrin shtatė. Megjithatė fitoi titullin e parė ndėrkombėtar, ndėrkohė qė ishte vetėm 17 vjeē. Hapi i suksesshėm nė skenėn ndėrkombėtare ishte Kampionati Botėror i vitit 1978 nė Francė. Ai rezultoi mė i shpejtė se irlandezi Terry Fullerton, kampion i botės i vitit 1973. Kampion i Amerikės sė Jugut nė kart nė vitin 1977, mė pas nėnkampion i botės nė vitet 1978 dhe 1979, ai shkon nė Britaninė e Madhe nė vitin 1981, njė vajtje pothuajse e detyruar pėr tė ėndėrruar pėr njė karrierė tė madhe ndėrkombėtare. Nuk kaloi shumė kohė kur Senna krijoi nė Britani njė reputacion tė fortė nė sportin e automobilave. Kampion i Formula Ford 1600 nė Britani nė vitin 1981, kampion i Formula Ford 2000 (britanike dhe evropiane) 1982, ai arriti tė fitojė nė vitin 1983 kampionatin e Formula 3 nė Britani. Shpejtėsia e Sennas, e bashkuar me njė stil nė pistė, shumė agresiv, nuk kaloi pa u vėnė re dhe tashmė pėrfaqėsuesit e Formula 1 e kishin vėnė nė shėnjestėr talentin brazilian. Disa muaj mė vonė, janė disa ekipe prestigjioze si McLaren dhe Brabham qė testojnė Ayrton Sennan. Por pėr arsye tė ndryshme ekipet e mėdha nuk ishin nė gjendje t’i propozonin Sennas njė timon pėr Kampionatin e Botės sė Formula 1 nė vitin 1984. ishte pikėrisht pranė ekipit mė modest “Toleman” qė Senna pati fillimet e tij nė Britani. Nėse ishte konsideruar si njė nga shpresat mė tė mėdha tė Formula 1, Senna bėri hapat e para nė kampionatin e botės nė mėnyrė relativisht anonime, por statusi i tij ndryshoi papritmas me rastin e Grand Prix tė Monakos nė vitin1984, Grand Prix i pestė i karrierės sė tij. Ai ndodhej pas liderit Alain Prost kur gara u ndėrpre pėr arsye sigurie. Kjo performancė i vlejti atij qė t’i shtoheshin ofertat e ekipeve mė tė mėdha. Nė fund tė vitit 1984 ai bėn pjesė nė ekipin Lotus-Renault.

Sukseset e para
Te Lotus, pranė njė ekipi tė aftė pėr tė arritur rregullisht fitoren, Senna konfirmoi menjėherė potencialin e tij duke fituar nė fillim tė sezonit Grand Prix tė Portugalisė, tė zhvilluar nė njė mot me shi. Disa muaj mė vonė nė Spa-Francorchamps ai arriti tė korrė fitoren e dytė. Te Lotus, Senna ishte veēanėrisht i vlerėsuar sepse, pėrveē cilėsive tė tij tė pilotimit, ai shfaqte tė dhėna tė njė dialogu tė madh teknik me inxhinierėt. Nė vitin 1986 dhe 1987, Senna vazhdoi tė luajė rolet e para nė F1, duke realizuar fitoren e parė nė Monako, (si dhe fitoren e fundit nė skuadrėn Lotus nė timonin e Lotus 99T), por pa ia arritur tė pretendojė pėr titullin botėror, skuadra Lotus ishte pak e kufizuar pėrballė dy ekipe tė mėdha qė ishin Williams dhe McLaren.

Vazhdimi i karrierės dhe rivaliteti me Prost
Nė vitin 1988, karriera e Sennas mori njė dimension tė ri mė vajtjen e tij te McLaren. Pėr Sennan, vajtja te McLaren shėnoi gjithashtu fillimin e rivalitetit tė madh me Alain Prost, shoku i ri i skuadrės dhe qė konsiderohej nė atė kohė si piloti mė i mirė. Viti 1988 ishte sezoni i afirmimit pėr Sennas duke qenė se fitoi titullin e parė botėror. Titull i fituar nė Grand Prix tė Japonisė me rastin e provės sė parafundit tė kampionatit si pasojė e njė ngjitje “tė ēmendur”, e bėrė e rėndėsishme nga njė nisje plotėsisht e humbur. Nė vitin 1988 Senna fitoi nė Imola titullin e parė botėror. Por sezoni i vitit 1988 nuk u shoqėrua me njė mirėkuptim mes dy shokėve tė skuadrės, Senna dhe Prost, ndėrsa viti 1989 ishte ai i polemikave. Nė vitin 1988, bėhej fjalė pėr trajtim tė favorizuar tė motoristėve tė Hondas per Sennan nė dėmshpėrblim tė Prostit, dhe Senna u bė fajtor pėr njė manovėr tė rrezikshme pėr Prostin gjatė Grand Prix tė Portugalisė, por kjo gjė nuk kishte sjellė prishje tė raporteve mes dy sportistėve. Megjithatė pati njė ndryshim atmosfere nė ditėt vijuese tė Grand Prix tė San-Marinos nė vitin 1989. Prost akuzoi Sennan se nuk ka respektuar njė pakt nė nisjen e Grand Prix (tė dy kishin rėnė dakord qė tė mos “sulmoheshin” nė kthesėn e parė me qėllim qė tė mos rrezikonin njė aksident), padroni i McLaren, Ron Dennis, mori pėrsipėr tė thėrriste pėrballė njėri-tjetrit dy sportistėt me rastin e njė seance private nė Pembrey tė Anglisė pėr tė rregulluar mosmarrėveshjet qė ekzistonin mes tyre. Pak kohė mė pas Prost tregoi nė shtypin francez qė pasi iu bė moral nga Ron Dennis, Senna kishte qarė gjatė kėsaj mbledhjeje. Kjo gjė shkaktoi shumė indinjatė te piloti brazilian.

Vdekja e Ayrton Sennas
Pasi u pėrpoq mė kot tė arrijė Williams-Renault nė fund tė vitit 1992, Senna mbėrriti skuadrėn anglofranceze nė fund tė vitit 1993, nė kohėn kur Prost kishte dalė nė pension. I prezantuar si ndėr mė tė favorizuarit e kampionatit tė vitit 1994, historia u kthye nė dramė. Grand Prix i tretė i sezonit, i zhvilluar nė Imola tė Italisė mė 29, 30 prill dhe 1 maj tė vitit 1994, u kthye nė njė ėndėrr tė keqe. Tė premten tersllėku i parė filloi me njė saltro nė ajėr tė tė riut Rubens Barrichello, qė u tėrhoq i vrarė shpirtėrisht, por pa dėmtime. Tė shtunėn, gjatė stėrvitjeve pėr kualifikimet, ku Senna nėnshkroi pole-position e 65-tė dhe tė fundit, piloti austriak Roland Ratzenberger qe viktimė e njė aksidenti vdekjeprurės nė timonin e Simtek-Ford, menjėherė pas humbjes sė njė krahu tė makinės nė kthesėn e Tosas. Senna donte tė shkonte nė vendet e pėrplasjeve, por ishte e pamundur. Ai ishte shumė i prekur nga kjo dramė dhe kishte njė parandjenjė tė keqe. Gjithsesi gara u zhvillua atė vit. Pas disa xhirove Senna humbi kontrollin duke u pėrplasur rreth orės 14 :18 me njė mur betoni, pasi ishte duke ecur me njė shpejtėsi 210 km/orė. Ndėrkohė qė Senna merrte mjekimin e shpejtė, para se tė transportohej me helikopter nė spitalin Maggiore tė Bolonjės, Grand Prix tragjik pėrfundoi pas njė ndėrprerje 20 minutėshe, ndėrkohė qė diku tutje njė dramė tjetėr po ndodhte. Rreth 11 xhiro para pėrfundimit Minardi i Michele Alboreto humbi njė rrotė qė do tė plagoste shumė mekanikė nė kėtė garė tė ēmendur. Zėra tė rremė qarkullonin se Senna ishte jashtė rrezikut, por nuk kishte asnjė mėnyrė pėr ta mjekuar si pasojė e gradės sė plagėve dhe “vdekjes cerebrale" tė konstatuar qė prej ardhjes sė tij nė spital. Pas pak orėsh gjithēka u qartėsua. Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nė orėn 18:30. Shkaku i drejtpėrdrejtė i vdekjes sė pilotit brazilian rezultoi nga njė rrethanė fatkeqe, por nuk u dhanė mė saktėsime tė tjera.

Karakteri dhe besimet e tij
Simpatia e imponuar nga Ayrton Senna del qartazi nė pah nė cilėsitė e tij tė dallueshme prej piloti, por gjithashtu tė personalitetit tė tij kompleks, tė dyanshėm. Senna ishte i njohur para sė gjithash pėr agresivitetin e madh nė pistė. Njė agresivitet nė kuptimin e mirė tė fjalės qė e bėnte atė njė garues tė pashoq, qė nuk njihte zmbrapsje pėrpara rrezikut (kryesisht nėn shi) dhe njė shkathtėsi tė madhe nė parakalime. Por ishte njė agresivitet, ndonjėherė pėrtej sportivitetit, qė mund ta ēonte nė mėnyrė tė vullnetshme drejt njė aksidenti me gjithė rreziqet qė mund tė haseshin, siē ishte rasti i nisjes sė Grand Prix nė Japoni nė vitin 1990. Ky pėrkufizim pėr Sennan dėgjohej edhe jashtė pistės, ku ekzistonte maksimumi i ekipit tė tij. Por garuesi i rrallė rrezikonte ndaj ēdo gjėje dhe nė aparencė ishte i pandjeshėm ndaj rrezikut. Ai ishte shumė i ndėrgjegjshėm pėr problemet e sigurisė nė akse tė ndryshme, si dhe tė njė sensibiliteti tė madh. I ardhur nė Formula 1 nė njė epokė ku vdekja ishte e pashmangshme, Senna u tregua shumė i prekur nga rrethanat e aksidentit vdekjeprurės tė ish-shokut tė skuadrės, Elio de Angelis. Pak kohė pas dramės fatalee, Senna kishte konstatuar pamjaftueshmėrinė e mjeteve tė ndihmės dhe ishte gati tė sinjalizonte drejtorinė pėrkatėse, para se kėto probleme teknike tė mos bėhen shkaktarė tė humbjes sė ekuilibrit tė tij. Pėr mė tepėr, Senna nuk ka reshtur sė qenuri piloti i parė (i vetmi?) nė vendet e aksidenteve tė rėnda, me njė shqetėsim tė pėrhershėm pėr tė kuptuar shkaqet, por gjithashtu pėr t’u pėrpjekur pėr t’i sjellė ndihmėn e tij pilotit tė aksidentuar. Ai ka shkuar nė aksidentin e Martin Donnelly nė Grand Prix tė Spanjės nė vitin 1990, por gjithashtu gjatė atij tė Roland Ratzenberger, njė ditė para vdekjes sė tij. Sjellja e tij gjatė gjatė aksidentit tė Erik Comas nė Grand Prix tė Belgjikės 1992 ka mbetur nė memorie. Piloti brazilian nuk kishte ngurruar tė pėrshkonte pistėn pėr tė fikur motorin dhe pėr tė shmangur njė djegie. "Senna mė ka shpėtuar jetėn", tha mė vonė piloti Comas. Sensibiliteti i Sennas shprehej edhe nė pėrmendjen e besimit tė tij. Shumė besimtar, Senna ėshtė kėshtu njė ndėr tė rrallėt pilotė qė ka folur gjatė dhe publikisht pėr raportin e tij mė Zotin, njė aspekt i jetės sė tij qė pilotėt preferojnė nė pėrgjithėsi ta ruajnė pėr vete. Por fjalėt e tij u deformuan dhe u vunė nė lojė nga disa kundėrshtarėt e tij, tė cilėt linin tė kuptohej se Senna pilotonte duke besuar se mbrohej nga Zoti. Kjo u jepte pėrshtypjen se prandaj ai nuk zmbrapsej para vėshtirėsive dhe rreziqeve.

Jeta private
Ayrton pati njė martesė tė shkurtėr nė fillim tė karrierės sė tij dhe mė pas ka pasur shumė tė dashura, pak a shumė tė bėra publike edhe nė media. Mė e njohura ishte Adriane Galisteu, njė manekine braziliane, qė ishte e dashura e tij aktuale, si dhe nė ditėt qė ishin mė pranė aksidentit. Duke qenė se nuk ka pasur kurrė fėmijė, Ayrton Senna ishte shumė i afėrt me nipin e tij Bruno, djalin e motrės Viviane. I bėrė pilot nė vendin e tij, Bruno Senna do tė garojė kėtė vit nė kampionatin Grand Prix 2.
Ja se ēfarė thotė ai pėr sukseset e tij
“Tė jesh i dyti ėshtė tė jesh i pari qė humb."
"Nuk ka aksidente tė vogla nė kėtė qark." - duke biseduar mbi qarkun Imola para aksidentit fatal nė garėn e vitit 1994.
"Do tė jetė sezon me shumė aksidente, dhe me rrezik do tė them se do tė jemi shumė me fat nėse diēka shumė serioze nuk ndodh". - para fillimit tė sezonit 1994.

Kanė thėnė pėr tė :
FRANK WILLIAMS: "Humbja e tij ėshtė e pamundur tė pėrkufizohet, tė gjithė ata qė e kanė njohur, nė cilado rrethana, kanė kuptuar se kanė humbur diēka mė tė vėrtetė tė veēantė, njė gjė tė mrekullueshme."

JACKIE STEWART: "Senna ishte njė ndėr talentet mė tė mėdha qė ėshtė parė ndonjėherė nė garat me makina."

RON DENNIS: "Ayrton Senna ishte njė pilot i jashtėzakonshėm. Shkathtėsia, kėmbėngulja dhe kurajo e tij ishin tė njė madhėsie qė ishin shembull pėr pilotėt e brezit tė tij."

NIGEL MANSELL: "Ayrton dhe unė kemi ndarė disa nga garat mė me emocione dhe ėshtė e pamundur ta shpjegosh mė fjalė sa humbje e trishtuar ėshtė pėr ne. Unė isha shumė i pezmatuar pas vdekjes sė Roland Ratzemberger dhe Ayrton, i cili humbi jetėn njė ditė mė vonė, shėnoi pėrfundimin e njė fundjave tė zezė. Nuk ka pilot nė botė qė tė mos jetė tronditur nga kjo vdekje."

EMERSON FITTIPALDI: "Jeta e Ayrton Sennas ėshtė njė shembull vendosmėrie dhe dashurie pėr sportin, qė pak atletė kanė pasur nė nivel ndėrkombėtar. Bota humbi atletin mė tė madh tė historisė sė konkurseve motoristike dhe unė njė mik tė madh. Ēmimet e mėdha nuk do tė jenė mė kurrė tė njėjtė pa Ayrtonin."

MICHAEL SCHUMACHER: "Kjo qė ndodhi ėshtė kaq dramatike dhe e dhimbshme, qė nuk provova asnjė kėnaqėsi tė fitoja."

RUBENS BARRICHELLO: "Kur u pėrmirėsova nė qendrėn mjekėsore pas incidentit, fytyra e parė qė pashė ishte ajo e Ayrton Sennas, me lot nė sy. Nuk e kisha parė Ayrtonin kurrė mė parė kėshtu. Kisha pėrshtypjen se e pėrjetonte incidentin tim sikur t’i kishte ndodhur vetė atij. Ai mė ka ndihmuar shumė nė karrierėn time dhe unė tani nuk gjej fjalė pėr tė pėrshkruar humbjen e tij."
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!