Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
"Mesidona", pėrsėritet "mrekullia" 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Mesidona", pėrsėritet "mrekullia" 
 
Ndoshta Leo Mesi dėshironte t'i bėnte njė dhuratė idhullit tė tij duke i thėnė: "Forca Diego, mos u dorėzo." Nuk e dimė nėse ka televizor nė klinikėn e Maradonės nė Buenos Aires, por besojmė se po. Do tė ishte shumė e bukur nėse "mjekėt" do t'i tregonin "El Pibe D'Oros" atė qė bėri Mesi ndaj Getafes. Duke fėrkuar sytė, pėr tė parė nėse ėshtė zgjuar apo nė ėndėrr, Diego do tė shihte kopjen e golit qė ka shėnuar ndaj Anglisė, nė Meksikė mė 22 qershor tė 1986-s. Dita e "Mano de Dios-Dora e Zotit", dita e "mrekullisė mė tė madhe". Pasi kishte shėnuar golin e famshėm me dorė, pak minuta mė vonė Maradona filloi njė slalom nga mesi i fushės, duke dribluar gjashtė futbollistė anglezė (pėrfshi portierin) pėr ta pėrcjellė topin nė rrjetėn e boshatisur. Tė mėrkurėn nė mbrėmje, "Kamp Nou" pėrjetoi tė njėjtėn skenė. Ndeshja nuk ishte aq prestigjioze, por vepra e artit ishte identike nė fitoren 5-2 qė Barcelona arriti ndaj Getafes nė gjysmėfinalen e Kupės sė Mbretit.
"SHOW" - Mesi u nis nga e djathta e gjysmėfushės sė tij dhe nga njė pozicion statik, ashtu sikurse Diego. Kaloi menjėherė dy kundėrshtarė dhe shpėrtheu drejt portės. Nė mesfushė fitoi njė duel shpejtėsie dhe pasi shmangu dy mbrojtės nė hyrje tė zonės, u gjet pėrpara portierit. Edhe nė kėtė rast imitimi ishte perfekt. Finte nga e djathta e tij dhe njė goditje e saktė qė dėrgoi topin nė rrjetė. Kėtu ndodh edhe ndryshimi i vetėm. Maradona shėnoi me majėn e kėmbės sė majtė, ndėrsa Mesi, duke qenė se u gjend nė pozicion mė tė prirėt, zgjodhi pjesėn e brendshme tė kėmbės sė djathtė. Pėr njė "mėngjėrash" ėshtė akoma dhe mė e vėshtirė. Historia do tė thotė qė mė 18 prill 2007 Barcelona mundi Getafen me njė mrekulli tė Mesit dhe ndoshta do tė mbeten nė mendjen e tė gjithėve fytyrat e shokėve tė Barcelonės. Disa thjesht nuk e besonin, tė tjerėt shkuan ta pėrgėzonin duke mbajtur duart nė kokė. Ajo qė historia nuk mundet tė shpjegojė, ėshtė ngjashmėria e "shpikjes" sė Leo Mesit me "magjinė" e paharrueshme tė Diego Armando Maradonės. Nė ato ēaste nuk ke kohė pėr tė menduar, ndiqet vetėm instinkti. Por brenda Mesit instinktet i sugjeronin se mund tė bėnte atėherė qė mė parė kishte bėrė vetėm mė i madhi. Dhe vendosi ta provojė... Ky gol ndoshta ka qenė fundi i "dinastisė" Dinjo dhe fillimi i "epokės" Mesi. Pasardhėsi i zgjedhur nga vetė Mardona, tė cilit dje Leo i bėri dhuratė "ilaēin" mė tė mirė tė mundshėm.
BARĒA - Reagimet nė skuadrėn katalanase kanė qenė nga mė entuziastet dhe njė kampion bote si Xhianluka Zambrota vazhdon tė duartrokasė: "Eshtė goli mė i bukur qė kam parė ndodnjėherė. Kur u futėm nė dhomat e zhveshjes, pas pushimit e pashė Leon pathuajse tė trembur nga ajo qė kishte bėrė. E trembi publiku, i gjithė nė kėmbė duke brohoritur emrin e tij. Drejtori teknik, Begirishtain, shkon mė tej: "Maradona duhet tė mė falė, por goli i Mesit ishte mė i bukur se i tiji." Goli i Maradonės, qoftė nga rėndėsia, qoftė nga fakti qė e bėri i pari, do tė mbetet i paharrueshėm, por qė dje Mesi ka bėrė njė hap tė sigurt pėr tė qenė njė tjetėr "D10S"...!
Ergi LUBANI

Mesi: Goli, pėr Diegon
"Ishte njė gol pėr Diegon. Shpresoj tė shėrohet sa mė shpejt." Leo Mesi nuk ndihet ende si Maradona, por dėshiron t'ia kushtojė atij golin e mrekullueshėm ndaj Getafes. "Jam shumė i lumtur, por edhe i qetė. Ndoshta goli ishte i ngjashėm me atė tė shėnuar nga Diego, por tani duhet tė shohim pėrpara, - tha argjentinasi. - Nuk kisha ndėr mend tė shkoja deri nė portė. Pashė Etonė dhe doja t'ia pasoja topin, por m'u krijua hapėsira dhe provova ta shfrytėzoja. Mendova tė godisja qė nė fillim, por i druhesha ndėrhyrjes sė mbrojtėsit. Falėnderoj Zotin pėr atė qė bėra, por ju lutem mos mė krahasoni me Maradonėn."

Spanja ēmendet me magjinė e "pleshtit"
Shtypi: Ka ardhur "Mesia"!
Spanja, dhe jo vetėm, ėshtė e gjitha nė kėmbėt e "pleshtit", njė 20-vjeēar qė po bėn tė rikthehen kujtimet e tė madhit Diego Armando Maradona. Mesi imitoi golin e shėnuar nga "legjenda" nė kampionatin botėror tė vitit 1986 dhe ndihmoi Barcelonėn tė fitonte 5-2 ndaj Getafes pėr gjysmėfinalet e Kupės sė Mbretit. 24 orė mė vonė i gjithė shtypi spanjoll pėrulet pėrpara tij. "El pie de Dos - Kėmba e Zotit" ishte titullin i katalanases "El Mundo Deportivo". Edhe nga rivalėt historikė tė Barcelonės, madrilenėt e "Marca"-s, vijojnė krahasimet e bujshme: "Ishte goli i Maradonės, - shkruhej nė faqen e parė tė kėsaj gazete. - Diego Armando Mesi pėrsėriti mrekullinė pas 20 vitesh, 10 muajsh dhe 26 ditėsh." Kori vazhdon me "El Mundo": "Po, ai ėshtė Maradona" dhe me "Katalunjėn": "Nga cili planet ke ardhur?" Akoma mė i bujshėm ėshtė krahasimi qė pėrdor "AS", duke u bazuar te njė lojė fjalėsh: "Erdhi "Mesia"!" - dhe mė pas vazhdon. - Nėse futbolli ėshtė si besim fetar dhe nėse Maradona ėshtė si Zoti, atėherė Mesi ėshtė Jezu Krishti."

Trajneri: Ndoshta goli ishte edhe mė i bukur, por krahasimet me Diegon janė tė dėmshme
Rajkard: Ishte njė "vepėr arti"
Trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, ka qenė nga ata qė mbeti i hipnotizuar gjatė golit tė shėnuar nga Lionel Mesi nė fitoren 5-2 qė skuadra e tij arriti pėr Kupėn e Mbretit. Karahasimet me golin e shėnuar nga Mardona nė "Meksikė 1986" e kanė shtyrė trajnerin holandez ta quajė golin e Mesit "njė vepėr arti". "Tė dy golat janė tė ngjashėm, por mendoj se Mesi ka vepruar pak mė shpejt dhe pėr kėtė m'u duk mė i bukur - tha Rajkardi. - Mesi ėshtė njė talent i jashtėzakoshėm dhe bėn gjėra tė mrekullueshme, por nuk duhet tė bėjmė krahasime me Maradonėn. Vetė Mesi nuk e do diēka tė tillė. Leo ėshtė gjithmonė i pėrqendruar tek ajo qė bėn nė fushėn e lojės. Duhet ta lėmė tė rritet i qetė."
Getafe - Barcelona ėshtė pranė arritjes sė finales nė Kupėn e Mbretit, por Frenk Rajkard i fton futbollistėt e tij tė tregohen tė kujdesshėm. Pavarėsisht nga fitorja 5-2, sfida nuk ėshtė mbyllur ende. "Nuk e kemi arritur ende finalen, edhe pse kemi njė avantazh prej tre golash, - tha trajneri i Barēės. - Duhet ta pėrgatisim me shumė kujdes ndeshjen e kthimit. Getafe nuk u dorėzua pėr asnjė moment dhe shėnoi dy gola qė i japin njė shpresė, sado tė vakėt. I pėrgėzoj pėr faktin qė nuk hoqėn dorė nė asnjė moment."
Kthehet "Dinjo" - Ndėrkohė, Barcelona ka rigjetur shėrbimet e fantazistit Ronaldinjo, i cili u la pushim nga Rajkardi pėr dy ndeshjet e luajtura ndaj Majorkės dhe Getafes. Kjo zgjedhje u bė nė bazė tė njė programi qė do t'i japė "Dinjos" mundėsinė tė luajė nė 100% tė formės sė tij, nė gjashtė ndeshjet e mbetura tė kampionatit. Barcelona kryeson Primera Divizionin me katėr pikė avantazh ndaj Seviljes ndjekėse dhe pesė pikė mbi Realin e vendit tė tretė.
Ergi LUBANI

Shuster: Duhet ta ndalim, qoftė edhe me karton!
Trajneri i Getafes, Bernd Shuster, duket se ėshtė i vetmi qė nuk e ka shijuar "mrekullinė" e Leo Mesit. Nė konferencėn pėr shtyp, menjėherė pas humbjes 5-2 qė skuadra e tij pėsoi nė "Kamp Nou" pėr gjysmėfinalet e Kupės sė Mbretit, trajneri gjerman kritikoi ashpėr futbollistėt e tij: "Ishte njė gol i bukur, por nuk mė lejohet ta shoh me sytė e njė spektatori apo njė dashamirėsi. Duhej ta kishim ndalur, nė mesfushė ose nė hyrje tė zonės, nė ēdo mėnyrė, qoftė edhe me karton tė verdhė. Nuk mund tė lejosh njė futbollist me tė tilla aftėsi tė bėjė ēfarė tė dojė. U treguam zemėrgjerė." Nė lidhje me fatet e kualifikimit, Shusteri e pranon se skuadra e tij ka pak mundėsi pėr tė arritur finalen e parė historike nė Kupėn e Mbretit: "Duhet tė fitojmė 3-0 ndaj Barcelonės. Pavarėsisht se besoj te forca e skuadrės dhe tifozėve tanė nė "Colosium", mė duket njė mision i pamundur. Duhet tė jemi realistė dhe tė pėrgėzojmė skuadrėn pėr arritjen e gjysmėfinales. Ēdo surprizė e paparashikueshme do tė ishte njė "mrekulli" pėr tė gjithė Getafen."



Link



Link

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Mesidona", Pėrsėritet "mrekullia" 
 
Gol i mbrekullueshem por nuk mund te krahasohet me ate te Maradones pasi nuk kan te njejten rendesi.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!