Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Shqiptarėt, mė tė dhunuarit nė Greqi 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shqiptarėt, mė tė dhunuarit nė Greqi 
 
Shqiptarėt, mė tė dhunuarit nė Greqi
Amensty International: Shteti helen ka dėshtuar nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave

Autori i Lajmit: Pėrgatiti: Vladimir Karaj
Edhe pse njė nga shtetet e Bashkimit Europian, Greqia ndodhet ende nė listėn e atyre vendeve qė sipas Amnesty International nuk respektojnė tė drejtat e njeriut. Raporti i fundit i publikuar dje nė faqen zyrtare tė organizatės ndėrkombėtare flet pėr dhunė, keqtrajtime, kontenierė metalikė qė pėrdoren pėr mbajtjen e refugjatėve dhe mjaft probleme tė tjera. Sipas tė njėjtit raport, mė tė dhunuarit nė Greqi janė shqiptarėt, qė nė numėr pėrbėjnė edhe komunitetin mė tė madh tė tė huajve nė vend, e pas tyre vijnė romėt. Nė raport flitet pėr dhjetėra raste keqtrajtimesh e dhune deri nė kufijtė e ekstremit, ndėrsa thuhet se nė mė tė shumtėn e kėtyre rasteve askush nuk ėshtė dėnuar. Sipas AI, pas raportit tė fundit, nuk kanė ndryshuar shumė gjėra. Nė tė theksohet se veē ndryshimeve nė legjislacion, qė synojnė pėrmirėsimin e kėsaj situate, shteti grek ka dėshtuar nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, sidomos kur bėhet fjalė pėr emigrantė apo pėr minoritete.
Raporti
“Nuk ka shumė dyshime se ksenofobia dhe paragjykimi racial luajnė rolin kryesor nė dhunimin e tė drejtave tė njeriut tė anėtarėve tė kėtyre grupeve”, thuhet nė njė pjesė tė raportit tė AI pėr Greqinė. Raporti, qė nė njė pjesė tė mirė tė tij citon rastet e dhunės tė denoncuara nga viti 2003 deri sot, pėrfshin brenda tij tė paktėn tri raste tė goditjes me armė kundėr emigrantėve, nė kundėrshtim me rregullat e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut. Nė mjaft raste sipas AI, dhuna e ushtruar ka qenė vetėm pėr shkaqe tė paragjykimeve raciale dhe pėrkatėsisė etnike. Ata pohojnė se mjaft shqiptarė janė fyer vetėm pėr shkak se ishin tė tillė dhe policėt qė i qėllonin me qyta armėsh u ulėrinin: “Shqiptarė tė mallkuar, kėrkoni Shqipėrinė e Madhe, kėrkoni Ēamėrinė”. Sipas dokumentit nė fjalė, Greqia ka dėshtuar nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė garantimin e tė drejtave tė qenieve tė trafikuara dhe nė marrjen nė mbrojtje tė tyre. Nė kėtė tė fundit thuhet se autoritetet greke as nuk u kanė kthyer pėrgjigje atyre shqiptarėve kur kėrkohej informacion pėr trafikun e fėmijėve.
Dhuna
Polica greke akuzohet nga AI pėr vrasje, plagosje tė rėnda, linēime e deri pėrdhunime. Sipas raportit tė fundit janė me dhjetėra raste kur emigrantėt shqiptarė u janė nėnshtruar operacioneve qė u kanė kushtuar deri dhe pjesė tė ndryshme tė trupit. Pėr orė tė tėra nėj nėnė me fėmijėt e saj ka qėndruar nė njė qeli dhe ėshtė dhunuar nga policia, pėr tė cilėn ajo ishte vėtėm njė ilegale. Nė mjaft raste tė tjera shqiptarė edhe pse tė rregullt janė rrahur publikisht. Ndėrsa citon avokatin grek tė popullit e tė tjera institucione tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, AI pohon se, me gjithė premtimet e dhėna, pak masa janė marrė. Ende sot, sipas raportit nė kufirin grek, mjaft njerėz i nėnshtrohen dhunės e torturės apo operacioneve tė pėrzėnies nė masė tė quajtura “Fshesa” dhe qė bien nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut. Nė konkluzionet e kapitullit qė flet pėr dhunimin e shqiptarėve, AI thotė: “Nė dritėn e informacioneve tė prezantuara nė kėtė kapitull, Amnesty International mbetet e shqetėsuar pėr dėshtimin e autoriteteve nė zbulimin e rasteve tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut nga policia”. Sipas raportit, shumė pak prej dhunuesve janė dėnuar dhe nė kėto raste me dėnime mjaft tė lehta, pėrfshi kėtu edhe autorin e vrasjes sė Vullnet Bytyēit.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!