| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Alketa Spahiu
Nuk ka shume kohe qe ka dale nga shtypi libri me poezi i poeteshes se re Alketė Spahiu i titulluar "Syri qan per syrin".Libri eshte mirepritur jo vetem nga qarqet letrare por edhe nga lexuesit e pasionuar pas letrave dhe mendimit te thelle.
Biografia e autores:
Alketė Spahiu u lind me 13.08.1989ne Prishtinė.Shkollen fillore e kreu ne Gjilan.Vargjet e para filloi t'i formesoj qysh ne moshe te re dhe ato u botuan ne revistat e kohes si "Ylberi","Pionieri","Drita".. etj
Si adhuruese e gjithanshme e artit,ka marre pjese ne shume manifestime letrare dhe kulturore ndersa eshte shperblyer me ēmime ne konkurse te nivelit komunal dhe me gjere.
Tani eshte nxenese e gjimnazit "Zenel Hajdini" ne Gjilan, me nje zell te madh per mesime.Ajoe shte anetare e nje varg organizatash per fuqizimin e rinise.Eshte anetare e Keshillit Rinor Nderkufitar GPKT,udheheqese e organizates se Vezhgueseve te Gjilanit,Vullnetare e Qendres kosovare per bashkepunim Nderkombetar, etj.
I pelqen edhe moderimi dhe me sukses ka arritur te prezentoje shume ngjarje me rendesi brenda dhe jashte qytetit si dhe bashkepunon me revista te ndryshme ku boton ese dhe artikuj me tema aktuale.
Me pare ka udhehequr emisione per femije ne radio lokale,kurse tani eshte bashkepunetore nga Gjilani per radio Kosoven ne emisionin e tinejxhereve.
Librat e bootuar:
"Kur buzėqesh hėna",SHB Ylberi,2003(poezi per femije)
"Nėn cytjet e tėrbimit",SHB Spektri,2005(roman)
*"Syri qan pėr syrin",SHB Rozafa"2007(poezi per te rritur)
*Redaktor: DR.Sali Bashota
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 30 Prill 2007 18:44
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Alketa Spahiu
Syri qan pėr syrin
Pyes sytė e tu,
pse ftohtėsia e Antarktidės,
zėvendėsoi sonetet e Petrarkės,
tė skalitura nė papiruset e ėndėrrės.
Pyes sytė e tu,
nė kėtė realitet nudo,
a ka liqene lotėsh tė kuqėrremtė,
qė derdhen nė metaforėn e prushit.
Nė ballin e Pirros sė Epirit,
harta e zjarrit tė Safos,
u shua nga amullia e idilės,
drithėrima u kacafyt me serenatėn.
Pyes sytė e tu,
nė cilėn galaktikė ėshtė kėnga,
mė pėrgjigjet heshtja,
e epitafit tė retinės.
Nė qiell vė njė pikėēuditėse,
mė kujton akuarelin e purpurt,
tė dalmatikės sė Gjon Buzukut.
Rozafa ironizon irelaen
Hijet e trazuara enden,
pėrqeshin absurdin e Rozafės,
nė shekullin iks,
nė vitin ipsilon,
ekuacion pa zgjidhje.
Nėn gurėt e heshjes boshe,
qėndron kalaja e fjalėve,
prapa grilave tė besės,
janė prangosur pikat,
madhėshtia e kurorės zet,
ledhaton portretin e flijimit.
Belbėzimin e shpirtit hyjnor,
e interpreton njė violinė antike,
mbi buzėt e bimės sė Rozafės.
Iks plus ipsion plus zet,
le ti zgjidhė Pitagora,
inekuacionet e legjendės.
Lufta e dytė e Trojės
Nga veladoni i enigmės sė zymtė
mugulloi Narcisi,sarkazmė elegjike,
rrėnjėt e tij u krijuan nga lira,
kėrcellin e ujiti me verėn e Dionisit.
Truri i Sfinskit - ishull i Peleponezit,
gėrvishi nė tė petalet e hieroglifeve,
mbolli farėn e dinastisė sė ditirambit,
Narcisi,vetėmohues i kohės jerm,
mbajti nė pėllėmbė majen e Olimpit.
Kurora e dafinės qau Aristotelin,
Narcisi ėndėrroi Helenėn e Spartės,
po tė ishte Greqia Saharė,
ujė tė mos kishte as nė oazat e Poetikės,
do tė shpėrthente njė temperament:
Lufta e dytė e Trojės.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 30 Prill 2007 18:45
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 648
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Alketa Spahiu
Ndoshta ende tė dua
Bėj homazhe pėr mugėtirėn e kaltėr,
shikoj yjet me teleskopin e Kleopatrės
ndėrmjet thoit dhe mishit,
shembet piramida e Keopsit.
Nė mbretėrinė e syrit tim,
vargohen lumenjtė e apokalipsės,
ura e ironisė,brigjeve tė harresės,
mos mė harroni,u thotė.
Pėrgjoj pas derės sė fluskės sė sapunit,
shoh botėn e gotės sė verės,
ndoshta ende tė dua,
libreto i operetės sė acarit.
Bisedė...
Pelerina natėsore mė mbuloi sytė,
pėshpėritjet e pagjumėsisė lirike,
u greminosėn nė ujėvarėn e lotit.
Orfeu im,Hadi mė fronėzoi,
mos eja tė mė kėrkosh,
lira jote nuk do ta magjeps gardianin,
edhe sikur nė tė tė shkrihet sharmi im.
Rrėqethem kur lexoj pllakat e deltinės,
me pėrkushtimin zemėror:
Euridikė,ti je ngjyra e ndezur,
e grafikės sė gjakut tim.
I dashur,unė nuk frymoj,
qoftė i pėrhershėm kujtimi pėr mua!
Tinguj qetėsues
Dje ishte e dielė,kotje ankthi,
dizajnova qerpikun e lashtėsisė,
kam porositur njė vek nga Paionia,
do tė end pėshtjellakun e Deas sė Butrintit.
Nė mėlēinė e Mona Lizės,
peshkova bishtin e vishnjes,
fėrshelleva,pėshtyva nė ajėr,
Oqeani Paqėsor mė shpalli luftė.
E hėna mė shpotiti,
u pėrvijova nė telat e kitarės,
shkrihej vesa e Kurt Cobain,
Come as you are-Eja siq je.
Portret hėnor
Mė kanoset me qesėndi,
tapiseria korb e errėsirės,
prizmat e yjeve i bėjnė grushtshtet,
hirit tė tretur tė Aleksandrisė.
Pikėlat e shiut lentojnė mjeshtėrisht,
rekuiemin e makthit tė shashtisur,
sekondat e kantatės lusin Isabel Allenden,
tė qėndisin portretin tim nė sepie.
Kilometrat e gurta do ti korrim
me drapėrin e reve tė Hamurabit,
Drakon i ēmendur,ki mėshirė,
mė kthe hėnėn time.
Vėrshim
Buzėt e shkrumbosura tė lirikės,
puthin diskun e gramafonit.
Oxhaku i qelibartė i aries,
tymos limonatė mitologjike.
Arkimedi ka konstruktuar stetoskopin,
pėr zbulimin e prejardhjes sė lotit.
Nė minierėn e pentagramit,
formoj numrin 93,
do tu telefonoj zjarrfikėsve,
ta shuajnė vėrshimin e Vėlltavės
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 30 Prill 2007 18:46
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|