Celulari i hapur
Ne seancen e djeshme te radhes, drejtuar nga gjyqtari i ceshtjes Altin Shkurti, jane administruar te gjitha provat e paraqitura nga avokati mbrojtjes Genci Terpo. Ne seancen e radhes do te lexohen konkluzionet perfundimtare. Provat e paraqitura nga mbrojtja jane disa gazeta, ku eshte shkruar per Gjonin, dhe dy proces-verbale ne te cilen eshte provuar fakti se celulari i Arian Selimit eshte hapur dy here gjate hetimeve. Videoja intime eshte marre nga celulari i Selimit, i dashuri i Gjonit, i akuzuar per trafik narkotikesh. Pala mbrojtese pretendon se videoja intime eshte nxjerre nga Prokuroria, hipoteze e cila eshte provuar nga provat e paraqitura ne seancen gjyqesore. Vete artistja nuk ka qene e pranishme ne sallen e gjyqit, por perfaqesohet nga Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut, nepermjet te cilit Inis Gjoni kerkon nje demshperblim prej 500 mije USD. Gjykata eshte shprehur se do te jape vendimin gjate seances se ardhshme.
Krimet mohuan fajesi
Ne seancat e meparshme, Gjykata per Krime te Renda, e cila mbante te arkivuar celularin e te pandehurit, Arjan Selimi, ka hedhur poshte cdo pretendim qe e bente ate fajtore per nxjerrjen e sekretit. Kryetari i kesaj gjykate, Sander Simoni, pati bere te ditur se nga magazina ku eshte sistemuar celulari i Selimit, nuk ka asnje mundesi te dale sekreti. Sipas tij, celulari diten kur eshte sjelle nga Prokuroria ka qene i futur ne nje qese plastmasi, te izoluar dhe te vulosur. Askush nuk e dinte se cfare kishte te fokusuar celulari dhe hapja e tij ishte e pamundur, pasi do te prishej vula. Prokuroria ka arritur edhe ne Gjykate per te bere verifikimet e duhura, por ka rezultuar se gjurmet e nxjerrjes se sekretit personal nuk ndodheshin aty. Ne keto kushte, Gjykata per Krime te Renda shprehet se nuk eshte perfshire ne kete skandal, i cili shume shpejt do te zbulohet ne gjykate.
Hetimet
Hetimet paraprake te Prokurorise se Tiranes, lidhur me nxjerrjen dhe perhapjen ne publik te videos erotike te artistes se njohur Inis Gjoni, e cila shfaqej duke thithur pluhur te Bardhe, perfunduan me pamundesine e identifikimit te autorit. Kalimi i videos nga aparati celular i Arjan Selimit, ku ndodhej paraprakisht, eshte kryer me bluetooth dhe eshte e pamundur te identifikohet celulari qe e ka marre. Mesohet se filmimi i pamjeve eshte kryer disa kohe para se te sekuestrohej aparati celular, ne te cilin ndodhej. Edhe dyshimet se i pandehuri per trafik droge, Selimi, mund tia kete kaluar ndonje mikut te tij, nuk mund te vertetohet. Gjithashtu edhe dyshimet se pamjet mund te jene perhapur nga hetues apo gjyqtare qe kane hetuar e po gjykojne ceshtjen eshte i veshtire per tu zbardhur. Tashme pergjegjesia i mbetet Prokurorise per Krime te Renda, qe seancen e ardhshme mund te ndeshkohet rende.
____________

















