Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Big Mama 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Big Mama 
 
ImageEshte nje prej personazheve me interesante te skenes muzikore ne Shqipe.Ka nje look gjithmon te vecante,kenge me tekste zbavitese dhe pa as me te voglin dyshim mund te thuhet qe pa Big Mama, estrada jone nuk do ishte e njejte.Videoja e saj me e fundit “Video Sexy” sjell dicka te re ne tregun tone muzikor – sarkazem.Ndersa te gjithe duke pozuar seksi,i qahen perendise se dashurise,qyqes dhe komshies per fatkeqesite shpirterore, Big Mama i kallzon te gjitheve se eshte me e mire se Britney Spears! Normale…a e keni pare Britney se fundmi?

INTERVISTA


Elbino:Sapo jeni kthyer nga Tirana ku keni promovuar disa kenge te albumit te ri.Si ja kaluat atje?

Big Mama:Kam kalu shum’ bukur.Si gjithmon Tirana me pelqen shum’ kam be qef si gjthmon, por ket’ radhe isha per ta promovuar klipin e ri “Vidieo seksi” e  jo  kenget  e albumit.dmth. tash per tash kam hedh ne treg vetem kengen “Video seksi” dhe videon. Ky singel eshte si paralajerim i albumit te ri, icili besoj se per dy muj do te jete gati dhe do hidhet ne treg. Kenget e reja nuk jan degju dhe nuk do degjohen deri sa te del albumi .

Gjate qendrimit ne Tirane a i keni pare fotot nudo te Edi Rames? Nese po, si ju duken? Mbaj mend ai ju ka dorezuar dhe cmimin qe fituat ne TopFest 2005 Smile

Hahahhaha! Jo! Jo, si kam pare po kisha pas qef ti shoh hahahhahaha! Esht shume e vertet qe aj me ka doresuar cmimin ne “TopFest 2” dhe kam nje simpati  ndaj atij personi.Me pelqen menyra e te veshuri,t me pelqen puna e tij.Ka ndryshor tersisht Tiranen, hallall i qofte! S’di ck’a mund te them me shume ..

Albumi juaj i ri do publikohet se shpejti.Ne te Albaniac shume do kishim deshire nese do ndanit me ne ndonje secret te vogel rreth tij.Si titullohet,sa kenge bejne pjese,ndonje bashkepunim me artiste,tematika dhe rryma muzikore e pergjithshme ne album etj…

Nga muaji maj do publikohet dhe do ta ndegjoni vet ju dhe do ta vlersoni.Rreth albumit nuk dua te flas shume po vetem dicka mund te them se do jet si bomb atomike  ...

“Video Sexy” – Si lindi ideja per kete kenge,pasi tema qe trajton ka qene mjaft e diskutuar ne media vitin e shkuar?

Eshte shum e vertet qe ka qen aktuale tema dhe ende sot e kesaj dite eshte aktuale kjo tem.Une desha te thej monotonizmin desha te bej nje kenge me teme te ndryshme, jo si gjithe kenget duke vuajtur per dashuri dhe Flori ja arriti qellimit dhe ma beri kete kenge  qe me pelqeu shume .Besoj se dhe juve ju ka pelqy.Eshte dicka ndryshe dhe me humor .dmth idea ka qene e perbashket e imja dhe e Florit .

E keni pare videon aq te perfolur te Inis Gjonit? Si ju eshte dukur?

Po e kam pare.Se si me eshte dukur no comment! Inisin e kam shum shoqe e respektoj per jeten e saj private nuk dua te flas, nuk me takon mua .

Po ju a keni video seksi ne cellular Smile ?

HAHHAHAHAHAHA! Nuk ju kuptova video seksi timen personalisht apo tjera a kam ...

Ne Shqiperi, gjate vitit qe shkoi disa personave publike  ju jane publikuar videot intime.Po ne Maqedoni a ka ndodh dicka e tille?

Jo, jo! Un sa di, jo s’ka patur po ndoshta edhe nuk jam ne dijeni qe ka…

Te gjithe kane mbetur te cuditur nga ngjarjet e NOTAFEST.A ishit ju ne ate festival? Si kane reaguar artistet shqiptar te Maqedonise, rreth ketij skandali?

Nuk kam qene ate kohe ne Maqedoni, kam qene jashte, por mbas lajmeve e kuptova dhe u merzita shume.Ka qene nje gjest shume i pahijshem.S’besoj si i ka pelqy ndokujt.

A ju pelqen kengetarja PINK?

SHUMMMMMMM e adhuroj karakterin e saj paraqitjet e saja dhe stilin .

Perse menduat te vendosnit nje “mesazh” te Eminem ne fillim te videos “Video Sexy”?Ka pasur shume diskutime rreth kengetareve qe “zhvishen” ne skene. Ndoshta fjalet e Eminem “Shut up and listen” jane njekohesisht dhe mesazhi juaj? dmth- Mbylleni dhe degjoni kenget! Ne fund te fundit kengetaret per kenget dhe zerin duhet te diskutohen apo jo?

Shume bukur e keni kuptu; aji eshte mesazhi im. “Shut up and listen!”, s’kam nevoj te zhvishem  ne skene une jam kjo! Kush me don, le t’me doje kengen dhe personalitetin tim jo trupin .

Ne fillim te viteve 2000 shume artiste shqiptare nga Maqedonia jane bere te njohur edhe ne Shqiperi. Si eshte e mundur qe nje gje e tille nuk ka ndodhur  me pare ne vitet ’90?


S’edi pse viietve ‘90 kam qene 4 vjecare.Besoj se ka qen kohrat e veshtira etj .

E keni pare skecin e humorit tek “Portokallia” ku ju kane imituar edhe juve? A qeshet ndopak?

Disa here me kan imitua.Nje here e kam pare me ka pelqyer shume, disa kane menduar se jam acaruar po perkundrazi jam krenu.Kur folesh e perfolesh, dije qe vlen dicka sidomes ne cikle sic eshte “Portokallia” nji spektakel i papare.

Po lexoja nje intervisten tuaj te dhene disa kohe me pare ku tregonit se dashurise ne jeten private nga 1-10 i jepnit noten zero.Qe prej asaj kohe a eshte ngritur ndonje note me lart apo jo? : )

Hhahahah po, po ka ndryshuar tash, eshte bere 1000!

A keni ndonje projekt apo ftese per te ardhur ne Amerike ne ndonje koncert apo aktivitet tjeter muzikor te komunitetit shqiptar ketu?

Po me kane bere shum ftesa po nuk jena marr vesh me organizatoret.Besoj se per kohe te shkurter do te jem U.S.A .

Une e di qe juve ju pelqejne Party_t dhe jeni nje nder kengetaret me qeflie dhe “crazy" Nese vini ne Amerike,patjeter qe duhet te dalim dhe ta “tundim” Manhattan!Si thoni?

Po erdha, jo vetem Manhattan, por do e tundim gjithe Amriken! Te betohem!Hahhahaha!
 




____________
"Jeta eshte ajo c'fare ndodh kur ti je duke bere plane"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Big Mama 
 
Si missy Elliot duket qe ketu  Laughing
 




____________
I Love 2 B Loved By U
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit MSN Messenger

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Big Mama 
 
kOt fare kendon kjo lopa Smile
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!