Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
“Ekot dhe grafitė i ruaj nė disketa” 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh “Ekot dhe grafitė i ruaj nė disketa” 
 
Flet nėna e foshnjės, Soela Muēa: Dua qė e vogla ime tė rritet e bukur dhe e shėndetshme

Pas martesės mė mungonte vetėm vajza pėr t’u ndjerė plotėsisht e lumtur”. Janė kėto fjalėt me tė cilat e nis bisedėn nėna e vogėlushes sė lindur ditėn e djeshme, Soela Muēa, e cila dje ka mundur tė shtrėngojė pas vetes fėmijėn e saj tė parė. “Vajza ka ndryshuar ditėt tona si njė ēift i ri, na i ka zbukuruar ato dhe nė tė dy ndjehemi edhe mė tė dashuruar pas njėri-tjetrit”, shprehet nėna.

Shtatzėnia
Vizitėn e parė gjinekologjike Soela e ka bėrė kur ishte vetėm 1-muajsh shtatzėnė dhe tregon edhe emocionet e saj tė para. “Nuk besoj se ka lajm mė tė bukur se sa tė mėsosh se sė shpejti do tė lindėsh njė fėmijė, e ndjen qė gėzimi tė buron nga shpirti”, shprehet nėna. Ajo tregon se nė fillimet e shtatzėnisė ajo ka qenė jashtė me pushime me bashkėshortin e saj dhe gjithė kėto ditė i ka kaluar duke qenė shumė e kujdesshme ndaj foshnjės, por pa ditur gjininė e saj. Ekoja qė ka pėrcaktuar gjininė e fėmijės ėshtė bėrė pak ditė pasi prindėrit janė kthyer nga pushimet, ku mundėn tė shuajnė kureshtjen dhe tė mėsojnė se nė jetė do tė vinte njė vajzė. Nėna tregon pėr “Tirana Observer”, se i ka ruajtur tė gjitha ekot e foshnjės, tė cilat shumė shpejt do t’i rendisė njėra pas tjetrės nė albumin e vogėlushes. “Nė muajin shkurt dhe mars bėra eko dimensionale, tė cilat janė me ngjyra, ndaj dhe foshnja shihet mė qartė, pa harruar edhe disketėn nė tė cilėn janė tė ruajtur tė gjitha fotot qė i janė bėrė vajzės gjatė gjithė shtatzėnisė”, shpjegon ajo.
Duket se eksperienca e parė e lindjes sė njė fėmije nuk ka qenė shumė e lehtė pėr 30-vjeēaren nga Tirana, e cila tregon se vėshtirėsitė mė tė mėdha i janė paraqitur nė muajt e fundit tė pritjes sė ardhjes nė jetė tė foshnjės. “Nuk ėshtė njė pėrvojė e lehtė, por mė ka dhuruar shumė kėnaqėsi, aq mė tepėr kur mendoja se dita kur do ta shihja pėr herė tė parė po afronte, harroja ēdo dhimbje”, thotė e emocionuar nėna. “E ndjeja qė lėvizte gjatė gjithė kohės, kudo ku unė isha i ndjeja lėvizjet e saj”, thotė ajo. Por veē nėnės kėto lėvizje duket t’i kenė dhuruar shumė kėnaqėsi edhe babait tė foshnjės, Sajmirit, i cili duket ta ketė pasur tė vėshtirė tė fshehė dashurinė dhe emocionin ndaj saj. “Tim shoqi i shkėlqenin sytė sa herė qė bėhej fjalė pėr engjėllin tonė, mė telefononte gjatė gjithė kohės pėr tė pyetur pėr tė dhe kur ajo lėvizte mė prekte tek barku dhe pėrkėdhelte vajzėn me shumė fjalė tė ėmbla”, thotė 30-vjeēarja.

Lindja
Lindja e vogėlushes ėshtė bėrė me operacion, por pėrpos kėtij fakti, Soela tregon pėr gazetėn se ka mundur tė ruajė nė kujtesė ēastet e para tė jetės sė vajzės. “Munda tė shoh nėpėrmjet perdes ēastin kur ajo erdhi nė jetė, kur i prenė kordonin dhe ndiqja me sy ēdo kujdes qė i bėhej time bije, ishte njė emocion dhe lumturi e papėrshkrueshme”, thotė nėna. Edhe pse vogėlushja ėshtė vetėm njėditėsh, nėna tregon pėr “Tirana Observer” dėshirat e saj tė para dhe ėndrrat qė ka thurur pėr vajzėn. “Dua qė tė marrė tiparet mė tė bukura nga unė dhe bashkėshorti, dhe tė bėhet shumė e bukur dhe gjithmonė gjatė shtatzėnisė mendoja ditėt kur do ta nxirrja shėtitje, do tė luaja me tė, ndaj pres me padurim tė ikin ditėt shpejt dhe tė realizoj kėto ėndrra”, shton ajo.

Emri
Ende nuk ėshtė marrė vendimi pėrfundimtar se cili do tė jetė emri qė do tė mbajė vogėlushja. Sipas Soelės dhe Sajmirit, prindėrve tė vajzės dy nga alternativat mė tė mundshme janė Ajla dhe Erla.

Veshjet
Pėrzgjedhja e veshjeve tė vogėlushes ka filluar menjėherė pasi Soela ka mėsuar se sė shpejti do tė bėhej nėnė, madje veshjet duket tė kenė qenė njė nga arsyet mė tė forta qė ajo ka bėrė ekon pėr pėrcaktimin e gjinisė sė fėmijės. Nėna tregon se pėr herė tė parė veshjet e vogėlushes i ka blerė kur ajo ishte vetėm 2-muajsh dhe i ka blerė jo njė, por shumė veshje. “E kisha pritur me padurim ditėn kur do tė filloja tė blija gjėrat e time bije, ndaj atė ditė i kam blerė shumė gjėra, duke filluar nga pupat deri tek xhupi”, thotė ajo. Por veē Soelės pėr rrobat e fėmijės duket tė ketė menduar edhe babai i vajzės, Sajmiri, i cili pas ēdo udhėtimi tė tij jashtė vendit tregohej i vėmendshėm tė zgjidhte veshje pėr tė. Ngjyrat qė duket tė jenė preferuar pėr garderobėn e foshnjės janė e bardha dhe lejlaja.
Pėr sa i pėrket dhomės sė gjumit prindėrit kanė menduar qė edhe pėr disa kohė fėmija tė qėndrojė ne dhomėn e tyre dhe pas disa muajsh tė nisin pėrgatitjet pėr dhomėn e saj tė veēantė.

Mjekėt
Falėnderohen nga nėna tė gjithė mjekėt dhe mamitė e spitalit obstetrik gjinekologjik “Koēo Gliozheni” pėr punėn e shkėlqyer tė realizuar nga ana e tyre. Njė falėnderimi veēantė shkon pėr mjekun Arjan Alika, i cili ka asistuar edhe lindjen e vogėlushes si dhe maminė Lindita Kume.

Nena
Edhe pse ka kaluar vetėm njė ditė nga operacioni qė i ėshtė dashur t’i nė nėnshtrohet pėr lindjen e vajzės sė saj, gjendja shėndetėsore e nėnės, Soela Muēa, paraqitet shumė e mirė. Mjekėt kanė vendosur qė ajo tė mjekohet vetėm me perfuzion dhe qetėsues. Aktualisht 30-vjeēarja nga Tirana ushtron profesionin e mėsueses nė njė nga gjimnazet e kryeqytetit.

Blerina KACA
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!