Ēdo ndėrtues, pushues apo investitor qė kėrkon tė investojė pėr njė truall apo godinė nė zonėn e Golemit, duhet mė parė tė informohet pėr planin urbanistik tė kėsaj zone. Burime nga kjo komunė thanė se janė pėrcaktuar zonat nė tė cilat do tė ndėrtohen apartamentet e pushimit, restorantet, baret, hotelet, terrenet sportive, fshatrat turistik, parkimeve etj. Pak ditė mė parė, kreu i Policisė Ndėrtimore tė Kavajės, Sokol Qehaja, pėrcaktoi banesat qė do tė prishen nė kėtė zonė turistike.
Plani urbanistik
Pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė (KRRTRSH) kanė miratuar tre vjet mė parė planin urbanistik tė zonės turistike Golem, Kavajė. Sipas kėtij plani tė miratuar nga Fatos Nano, janė 48 parcela tė cilat do tė shndėrrohen nė fshatra turistikė si dhe nė komplekse me apartamente pushimi. Nė 14 parcela do tė ndėrtohen restorante, lokale, objekte argėtimi. Gjithashtu 3 parcela do tė shndėrrohen nė terrene sportive si dhe 8 tė tjera do tė ndėrtohen hotelet turistike. Sipas kėtij plani, janė pėrcaktuar 5 rreth-rrotullime. Tre tė tillė ndodhen nė aksin kryesor qė lidh Durrėsin me Lushnjėn, ndėrsa dy tė tjerė janė pjesė e projektit nė brendėsi tė Golemit. Aktualisht, nė afėrsi tė bregdetit janė ndėrtuar njė sėrė godinash pėr qėllime ekonomike. Ndėrkohė me planin e ri urbanistik, kėto godina do tė shemben duke u kthyer nė njė brez gjelbėrimi. Pas kėtij brezi do tė jepen lejet e ndėrtimit.
Cilat banesa do prishen
Kreu i Policisė Ndėrtimore tė Kavajės, Sokol Qehaja, thotė se ėshtė gati plani pėr shkatėrrimin e ndėrtesave dhe pastrimin e bregdetit nga inertet qė do tė krijohen. Sipas tij, sapo tė pėrfundojė aksioni i policisė nė Vlorė, do tė nisė menjėherė dhe shkatėrrimi i ndėrtesave pa leje nė plazhin e Golemit. "Ajo qė mund tė them unė, nė bazė tė urdhrave dhe dokumentacionit qė kam, ėshtė se pa nisur e pėrfunduar punė nė Vlorė, nuk mund tė nisė nė Kavajė", thotė Qehaja. Ndėrkohė qė shton se i vetmi problem ėshtė nėse polica dhe autoritetet e tjera pėrgjegjėse pėr pastrimin e plazhit do tė jenė nė gjendje qė brenda afatit tė hapjes sė sezonit turistik tė pastrojnė bregdetin nga inertet qė do tė krijohen nga prishja. Megjithatė, nėse policia dhe autoritetet vendore nuk do tė jenė nė kohė pėr tė pėrfunduar aksionin, atėherė ka mundėsi qė aksioni tė shtyhet pas sezonit turistik. Ndėrkohė qė paralajmėrimin e parė pėr prishjen e banesave pronarėt e vilave dhe ndėrtesave tė tjera nė Golem tashmė e kanė marrė nga ana e Policisė Ndėrtimore.
Vendimi/ Nazmi Sinarezi kompensohet me 520 mijė lekė
Kėshilli i Ministrave miratoi dje nė mbledhjen e tij vendimin pėr shpronėsimin, pėr interes publik tė pronarit tė pasurisė sė paluajtshme, pronė private, qė preket nga realizimi i projektit tė furnizimit me ujė nga rezervuari i Manskurisė, Golem. Pronari i pasurisė sė paluajtshme, pronė private, qė shpronėsohet, Nazmi Sinarezi, do tė kompensohet nė vlerė tė plotė, pėr sipėrfaqen 650 metėr katror, tokė bujqėsore, me ēmim 800 lekė pėr metėr katror, me vlerė tė pėrgjithshme 520 000 lekė. Shpronėsimi dhe likuidimi do tė bėhet brenda muajit maj 2007. Burime nga Kryeministria thanė se ky vendim mbėshtetet nė nenin 100 tė Kushtetutės, tė neneve 5, pika 1, 20 e 21, tė ligjit Nr.8561.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------












