Kur gjithēka nis nga femrat
Tė gjitha dimensionet e femrės nė njė emision plot dy orė. Ky do tė jetė rikthimi i rradhės nė ekranin e televizionit Arbėria i Hueyda El Saied, krejt ndryshe, jo vetėm nga look-u, por edhe tek mėnyra sesi ėshtė konceptuar deri nė detaje emisionit Venus, qė mban edhe firmėn e saj tė ideimit. Ėshtė diēka ndryshe nga formatet qė mund tė jenė parė nė Shqipėri. Do tė jetė njė emision i pėrditshėm, ēdo paradite nga ora 11.00-13.00. Titullohet Venus sepse i dedikohet femrave dhe ėshtė ndėrtuar nė atė formė qė jo vetėm femrat, por edhe tė rinjtė apo tė moshuarit mund tė gjejnė vetveten. Kjo ėshtė arsye e fortė qė unė i rikthehem sėrish televizionit-rrėfen pėr revistėn Mapo, balerina qė triumfoi nė spektaklit 12 Vallėzime pa njė tė shtunė. Formati i emisionit, edhe pse do tė ketė nė qendėr tė vėmendjes femrėn, do ta trajtojė atė nė tė gjitha dimensionet e saj. Brenda dy orėve tė paradites nėpėrmjet disa rubrikave tė posaēme, Hueyda do tė flasė me tė ftuarit mbi temat tė ndryshme, qė startojnė nga ato psiko-sociale deri tek ato estetike. Po pėrse nė kėtė metropol tė ēmendur Hueyda ka zgjedhur pikėrisht femrat. Unė vetė nuk jam feministe dhe nuk ka arsye tjetėr qė kam zgjedhur femrat si temė nė kėtė emision. Mendoj se femrat shqiptare kanė nevojė tė orientohen dhe tė kėshillohen. Ne kemi nė emisionin Venus disa rubrika qė janė moderne i pėrshtaten kohės-tregon prezantuesja e emisionit. Duke iu referuar edhe zanafillės sė njerėzimit qė sipas El Saied ėshtė femra, kjo ka qenė njė arsye e fortė qė e ka bindur, pėr ta filluar sėrish tek qenia mė delikate dhe mė e fortė e universit. Pas eksperiencės sė njė viti mė parė nė televizionin Arbėria, Hueyda nuk ėshtė ndier aspak ndėrdyshase pėr tė zgjedhur sėrish tė njėjtin ekran. Kjo ėshtė njė arsye qė ajo ka preferuar tė jetė sėrish mes tė njėjtin staf qė ka punuar nė emisionin Restorant, por siē edhe pohon vetė ajo, imazhi i ri i televizionit e ka tėrhequr pėr tė firmosur kontratėn e re. Respekti profesional ėshtė mė i rėndėsishėm se ana financiare. Marrėdhėniet qė unė kam ndėrtuar me drejtoreshėn e televizionit mė bėjnė qė unė tė kaloj nė plan tė dytė pagesėn-pohon ajo, duke mbajtur tė fshehtė shifrėn qė e ka bindur tė kthehet sėrish nė televizionin me status Kombėtar.
Rikthimi nė origjinė
Nuk e mohon se profesioni i saj i vėrtetė ėshtė ai i balerinės, edhe pse prej vitesh pothuajse nuk ka vėnė kėmbė nė skenėn shqiptare. Nuk i kanė munguar asnjėherė ofertat jashtė vendit dhe i ka thėnė me plot gojė PO, ndėrsa kėtu nė Tiranė, qė pas largimit nuk ka pasur ndonjėherė ndėr mend qė tė futet sėrish. Do tė rikthehem shumė shpejt me njė performancė. Jemi njė grup vajzash tė cilat po i pėrgatis nė njė projekt qė unė kam sė afėrmi dhe do tė dalim sė bashku nė skenė. Por deri atėherė, le tė mbetet gjithēka sekret-tregon ajo, duke theksuar se nė kėtė projekt qė mban firmėn e saj, ka rolin e koreografes. Nuk harron tė kujtojė edhe plejadėn e dikurshme tė shokėve tė saj me tė cilėt ka konkurruar nė spektaklin 12 vallėzime pa njė tė shtunė. Pėrveē mėsueses sė saj tė dikurshme tė dancit, Kozeta Bakiu, sė cilės i rrėmbeu triumfin, konfirmoi edhe thėnien e vjetėr sė nxėnėsja mund tė bėhet mė e zonja se mėsuesja. Kam lidhje me pjesėn tjetėr grupit tė spektaklit, me tė cilėt kam qenė edhe nė shkollėn e baletit. Shumica e tyre aktualisht luajnė nė skenat mė tė njohura botėrore dhe kemi shumė pak mundėsi kontaktesh-rrėfen balerina e 12 vallėzime pa njė tė shtunė. Pėrpos impenjimeve tė ēastit, ajo kalon edhe njė pjesė tė madhe tė kohės mbi libra. Prej dy vitesh ndjek studimet e larta nė fakultetin Juridik, njė arsye mė shumė kjo pėr tė vijuar nė tė ardhmen studimet pasuniversitare pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare.
Manitė e njė balerine
Nuk e fsheh qė hyn nė grupin e atyre vajzave qė shpenzon pafund. Nė tregun kryeqytetas, pothuajse nuk e gjen veten pėr asnjė moment, qoftė edhe pėr uljet e rreme qė mund tė bėjnė dyqanet nė kėtė sezon. Kjo ėshtė njė arsye mė e fortė qė e shtyn atė qė tė zgjedhė butiqet e huaja, kryesisht ato franceze, edhe pse pika e saj e dobėt, mbeten stilistėt italianė. Kujdesem shumė pėr imazhin tim dhe mė pėlqen shumė tė vishem. Shpenzoj kryesisht pėr kremrat dhe aksesorėt. Fundja jemi persona publike dhe tė kesh njė imazh tė kėndshėm ėshtė njė prioritet-pohon ajo. Mania e tė bėrit shoping pėr Hueyda El Saied, prej kohėsh mund tė klasifikohet edhe si njė terapi. Nuk e kategorizon veten ndėr ata persona VIP qė ėshtė e fiksuar pas veshjeve tė shtrenjta, pėr tė mjafton qė tė blejė mallra cilėsore dhe mbi tė gjitha i pėlqejnė. Nuk e mohon qė i pėlqejnė edhe dhuratat qė i bėjnė, sigurisht brenda shijeve qė ajo ka. E di qė im atė mund tė mė ndihmojė. Vetėm kur kam studiuar nė Paris ai mė ka ndihmuar financiarisht, ndėrkohė qė herė pas here me bėn edhe dhurata. Familja ime jeton jashtė, imė mė nė Belgjikė dhe im atė nė Emiratet e Bashkuara. Jemi tė ndarė prej kohėsh, por do tė ribashkohemi gjatė sezonit tė pushimeve-tregon vajza me origjinė orientale. Ndihet mjaft e privilegjuar pėr pavarėsinė qė ka fituar prej vitesh, por nuk e fsheh qė do tė donte tė kalonte mė shumė kohė me familjen, pėrpos impenjimeve qė ata kanė. Pėr Hueyda El Saied, dhurata mė e bukur qė ka marrė nga prindėrit e saj, ėshtė pėrzierja e kulturave dhe mentaliteteve dhe kjo pėr tė ėshtė njė privilegj, qė e bėn tė ndihet mirė. Ashtu me sjelljen e dėlirtė tė njė vajze qė njeh deri nė detaje sjelljet dhe kortezitė e rastit, Hueyda El Saied, ndihet edhe mė krenare teksa ngjit shkallėt e televizionit Arbėria, ku e presin angazhimet e radhės. Nė fund, edhe ajo ėshtė njė prej atyre personazheve tė suksesshme femra, veēse nė emisionin e saj, mbetet tė jetė femra mė e privilegjuar, pėr suksesin e tė shkuarės dhe tė ardhmen, qė i ka paracaktuar fati.
____________
Lot Dielli













