Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Arafati, Njeriu Qė S’e Dinin Kush Ishte As Ata Qė E Njihnin 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Arafati, Njeriu Qė S’e Dinin Kush Ishte As Ata Qė E Njihnin 
 
Njeriu i pėrhershėm nė Lindjen e Mesme gjatė kohės sime nė detyrė ishte Jaser Arafati. Qysh prej daljes sė tij pėr herė tė parė nė ballinėn e revistės “Time”, nė vitin 1968-tė e deri nė vitet e tij tė fundit, i rrethuar nga izraelitėt nė Ramallah, Arafati ishte fytyra – pėr mirė apo pėr keq – e betejės palestineze.

Shefat e tij tė sigurisė ia njihnin kufizimet. Shpesh ata e kuptonin nevojėn pėr ndryshime, e kuptuan qė sistemi nuk e njihte pėrgjegjėsinė. Por e kisha tė qartė qė ata nuk do pranonin kurrė tė prisheshin me Plakushin, ashtu siē ne iu kėrkuam shpesh.

Arafati ishte heroi i revolucionit, udhėheqėsi i popullit tė tij. Ėshtė fakt i pakundėrshtueshėm qė procesi i paqes nuk mund tė kishte sukses pa atė dhe ai nuk donte qė tė kishte sukses nė asnjė mėnyrė tė pranueshme pėr Izraelin ose Shtetet e Bashkuara. Ndodhte shpesh nė dhomėn e negociatave qė ne tė shpresonim qė ai tė na humbte nga sytė. Megjithatė, nė ēastin qė ai dilte nga dhoma, ne nuk flisnim pėr njeri tjetėr veē tij.

Izraelitėt e njihnin Arafatin. Ata e njihnin mė mirė se kushdo tjetėr nė botė dhe e panjohura ishte gjithmonė kjo: Kush ėshtė ai? A ka njė strategji?

Megjithėse Shtetet e Bashkuara kishin vendosur prej kohėsh lidhje me Arafatin, do tė ishte deformim t’i quaje miqėsore. Kishte raste, kur ai ma sillte nė majė tė hundės, ndėrsa herė tė tjera kisha dėshirė veē ta pėrqafoja. Ai ka qenė personi mė i komplikuar, me tė cilin mė ėshtė dashur tė bisedoj. Nuk isha kurrė i sigurt, se cili Arafat do tė shfaqej, por pėrherė e dija se cilido prej tyre tė vinte, mė vonė do tė kishte njė histori pėr tė rrėfyer.

E vėrteta ėshtė se unė i dua izraelitėt – pasionin e tyre pėr jetėn, kontributin e tyre pėr tė mbrojtur veten dhe pėr tė ndėrtuar shtetin – por ndihesha i lidhur edhe me palestinezėt. Jaser Arafat ishte pjesė e kėsaj, nuk e frenoja dot simpatinė pėr tė. Tek ai gjendej ekscentrizmi i tė gjitha llojeve, paparashikueshmėria, teatėr i pėrhershėm. Nė qoftė se doje ta nxehje Arafatin, mjafton tė pėrmendje fjalėn “kuvajtianėt”. “Ah, kuvajtianėt, vafshin nė djall, por jo me paratė e mia”. Nuk e mėsova kurrė, se ku e kishin ofenduar ata, ndoshta i kishin bllokuar ndonjė llogari nė bankat e Kuvajtit.

Fillimisht, administrata e Bushit donte tė rrinte jashtė procesit tė paqes pėr t’i lėnė gjėrat nė dorėn e diplomatėve. Por, nė 1 qershor 2001, nė njė dikso tė tel Avivit pati njė sulm tė tmerrshėm terrorist, ku u vranė 21 tė rinj, shumica emigrantė rusė. Masakra i shokoi izraelitėt dhe dukej se atmosfera tashmė e shėmtuar nė rajon do tė bėhej dhe mė e shėmtuar. Kėshtu qė pas pak ditėsh unė shkova nė rajon pėr tė parė se ē’mund tė bėhej pėr tė ringjallur procesin e paqes, duke u pėrpjekur tė ndėrtonim njė marrėveshje sigurie funksionale, e cila do tė mundėsonte vazhdimėsinė e procesit politik.

Ndodheshim nė zyrėn e kabinetit izraelit, duke i bėrė korrigjimet e fundit paktit tė mundshėm, kur izraelitėt nisėn tė kėrkonin njė marrėveshje tė njėanshme, njė tip mbulese, pas sė cilės ata mund tė fshiheshin, nė qoftė se gjėrat merrnin pėr ters, apo nė qoftė se pėrcilleshin nė media pėr tė sabotuar gjithė procesin.

- S’ka njėanshmėri, - iu thashė.

- S’ka marrėveshje, - ma kthyen.

Pėr tetė ditė ne lėvizėm vajtje-ardhje mes dy palėve pėr tė ndėrtuar atė qė ne e konsideronim njė propozim tė drejtė, duke ringjallur dhe zgjeruar idetė e vjetra dhe gjenerimin e tė rejave, tė cilat do tė kėrkonim ndėrmarrjen e aksioneve tė ashpra ndaj popujve tė tyre. Pakti, i quajtur “plan pune”, ishte njė listė e detajuar me hapat qė do tė ēonin te rifillimi i veprimeve pėr sigurinė, detyrimin pėr tė pranuar ndalimin e zjarrit, ndrydhjen e terrorizmit dhe vendosjen e forcave ushtarake izraelite nė pozicionet qė kishin patur tetė muaj mė parė. Nė mbrėmjen e 11 qershorit, puna jonė kishte pėrfunduar dhe ndėrhymė pėr njė takim tripalėsh pėr tė bėrė apelin e fundit qė marrėveshja tė pranohej. Tė nesėrmen, izraelitėt thanė po. Pastaj nisi pritja e gjatė pėr pėrgjigje nga Arafati.

Nė drekė shkova nė Jeruzalem, ku u takova me kėshilltarin kryesor tė Arafatit dhe disa tė tjerė, iu thashė se izraelitėt kishin rėnė dakord me kushtet dhe iu lashė kohė deri orėn katėr mbasdite qė tė firmosnin edhe ata. Kur afati mbaroi, pa pėrgjigje, iu thashė njerėzve tė lajmėronin ekipin e avionit tė bėhej gati, pastaj telefonova palestinezėt se po kthehesha nė vendin tim. Ndodhesha nė hotel, kur mora njė telefonatė nga miku im Saad Kair, shefi i shėrbimeve sekrete jordaneze, qė mė tha tė kthehesha tek Arafati, do ta pranonte marrėveshjen. Mubaraku dėshironte tė njėjtėn gjė.

Kur mbėrritėm, Arafati nuk ndodhej tė mė priste te dera siē bėnte gjithmonė – njė shenjė e keqe. Shprehja nė fytyrėn e tij, kur hyra brenda, ishte shenjė edhe mė e keqe.

Arafati vazhdoi tė shikonte i vrenjtur njė copė herė, pastaj tha:

- Duhet tė kem njė marrėveshje tė njėanshme me ju nė lidhje me kėtė marrėveshje.

- Jo, - thashė. – Edhe Sharoni donte njė tė tillė dhe i thashė se nuk mund tė kishte. Pėrveē kėsaj, ju do t’iua pėrcillni atė gazetave dhe kjo do tė shkatėrronte marrėveshjen.

- Nė rregull, s’ka marrėveshje tė njėanshme, por unė dua t’ju shkruaj njė letėr.

- Nė qoftė se nuk doni ta pranoni marrėveshjen, unė do tė kthehem nė shtėpi, por letrėn nuk e dua.

Arafati vazhdoi tė kėmbėngulte pėr letrėn.

Mė nė fund, rreth orės 2 tė mėngjesit, kishim mbaruar, ose dukej se kishim mbaruar. Arafati e dėrgoi letrėn treparagrafėshe tė shtypej.

Ditėn tjetėr organizuam njė takim tripalėsh. Tė nesėrmen, presidenti Bush mė telefonoi tė mė uronte, por siē ndosh shpesh me palestinezėt dhe izraelitėt, pjesa politike e ekuacionit nuk e mbajti dot ritmin e nevojshėm. Pak mė tepėr se njė javė mė vonė, e gjithė marrėveshja u bė fėrtele, njė tjetėr pjesė e shkatėrruar nė rrugėn e paqes gjithė gunga.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!