Ismail Kadare, pėrse shkruani?
Sepse jam prej racės sė shkrimtarėve, qė ėshtė krijuar pėr tė shkruar...Ėshtė njė instikt race tė cilit i bindem.
Por njė ditė do tė keni thėnė gjithēka!
Nėse shkrimtari shkruan mirė, zotėron ende rezerva tė mėdha nė vetvete, pa tė cilat nuk prodhon dot. Ai ėshtė si njė burim nafte qė funksionon falė rezervave tė arit tė zi thellė nėn tokė.
Rezervat tuaja nuk do tė shterojnė ndonjėherė?
Se kam menduar. Kjo gjė nuk mė tremb.
Nė jetėn tuaj duhet tė ketė patur ndonjė moment tė caktuar kur keni zbuluar letėrsinė, kur e keni ndjerė qė do tė bėheshit shkrimtar.
Ashtu ėshtė, dhe ėshtė shumė kohė e largėt. Isha dhjetė a dymbėdhjetė vjeē kur e kuptova qė letėrsia mė tėrhiqte. Kohė mė pas, kam menduar se tė gjitha ato teori qė lidhin zanafillėn e krijimtarisė me njė fėmijėri fatkeqe tė shkrimtarit janė tė gabuara. Kėmbėngulet shumė nė faktin qė njė fėmijėri fatkeqe prodhon njė letėrsi tė mirė: ndoshta vlen pikėrisht e kundėrta! Ndonėse fėmijėria ime kaloi gjatė njė periudhe tė trazuar, mbaj mend se kam qenė mėse i lumtur. Kuptohet, ka pasur vėshtirėsi, por kjo periudhė e jetės sime ishte plot ngjyra, ēudira, tė papritura... Tė shihje avionė, ushtarė tė huaj, ndryshime tė pėrditshme, qe tepėr e ēuditshme. Ishte luftė. Pėr disa qe kohė e trishtė, pėr fėmijėt, aspak.
Pra, ju ishit njė nga fėmijėt e Kronikės nė gur.
Po. Pat qenė njė fėmijėri e papėrcaktueshme, jashtė ēdo skeme. Pėrveē qytetit, ishte shtėpia familjare ajo qė luajti rol tė fuqishėm nė zhvillimin e imagjinatės sime. Shtėpia e fėmijėrisė sė njė shkrimtari luan njė rol vėrtetė tė madh. Gjithė familja jetonte nė njė banesė plot e pėrplot me ankth, me mistere dhe gjėra tė pashpjegueshme. Kishim njė shtėpi trekatėshe dhe gjatė dimrit jetonim vetėm nė njėrin kat, ndėrsa gjatė verės nė tjetrin. Hapėsira e brendshme e shtėpisė pėsonte shndėrrime stinore mjaft tė ēuditshme. Kishim qilarė tė mėdhenj e tė errėt, tė cilat gjatė luftės qenė shndėrruar nė strehim kundėrajror. Njė shtėpi e madhe i jep pėrherė mendimit njė pėrmasė tė madhe. Gjysma e shtėpisė sime ishte gjithnjė e shkretė dhe e heshtur, ndėrkohė qė gjysma tjetėr gėlonte nga zhurmat...
Do tė doja tė dija nėse sipas jush leximi i njė libri mund tė ndryshojė jetėn, dhe nė kėtė rast cilėt prej tyre ju kanė trandur qenien. E kam fjalėn konkretisht pėr zbulimin e Makbethit, tė pėrmendur edhe nė Kronikė nė gur.
Makbethi nė fakt, ka mundėsi tė mė ketė ndryshuar jetėn. Isha njėmbėdhjetė vjeē. Pėrse e lexova vallė? Duke pėrshkuar faqet e para, pikasa se bėhej fjalė pėr fantazma, magjistrica. Mė pėlqenin gjėrat e mistershme dhe kėshtu nisa tė lexoj. Qe njė lexim i vėshtirė, por isha i tėrhequr ligsht prej librit. Mė bėnte tė vuaja, po nuk kisha forcė ti shkėputesha. Lexova gjysmėn dhe mė pėlqeu shumė. Meqenėse libri nuk ishte i imi, nisa ta kopjoj. Nuk gjendej dot as nė librari. Nuk desha tė lexoja mė libra tė tjerė pas tij, kaq shumė mė pati pėlqyer. E kopjova pėr dy javė; si fėmijė qė isha shkruaja ngadalė. Pėrse vallė mė tėrhoqi aq shumė Makbethi? Bėhej fjalė pėr njė krim krejt tė veēantė: dikush ka vrarė mikun bujtės nė shtėpi. Fėmijė, kisha dėgjuar tė flitej shumė pėr zakonin shqiptar tė besės, sipas tė cilit krimi mė i tmerrshėm nė botė ishte tė vrisje mikun. Dhe asaj kohe, ēdokėnd qė vinte tek ne nė shtėpi e pėrfytyroja tė lidhur me historinė e Makbethit... Pasi e mbarova sė lexuari atė mė hipi dalldia e leximit. Njė mik mė pati thėnė se kishte zbuluar njė tjetėr libėr tė madh, Ana Kareninėn. Por asaj kohe, Ana Karenina mu duk i zymtė, tejet i mėrzitshėm! Duke qenė fėmijė, nuk isha aspak i prirė ndaj letėrsisė realiste, dhe kėshtu qė, pas Makbethit, gjithēka tjetėr mu duk e zbehtė. Nuk e desha Tolstoin, pėr shkak tė pėrshtypjes sė fortė qė mė kishte bėrė Makbethi. Sigurisht, qė mė pas e ēmova Tolstoin si shkrimtar tė madh, por ndėrkaq asnjėherė nuk e desha aq sa do tė doja. Me pėrjashtim tė njė vepre tė tij, tepėr tė fortė dhe makabre, Haxhi Murati, njė nga veprat e fundit, tragjike, e mrekullueshme...
Makbethi, mė pas Hamleti, nė fillim ju tėrhoqėn falė fantazmave. A luajnė kėto ndonjė rol veēanėrisht tė rėndėsishėm nė mitologjinė ballkanike?
Fantazmat luajnė njė rol tė madh nė tė gjitha mitologjitė e botės; pa dyshim nė gadishullin ballkanik, por edhe mė tepėr, nė Skandinavi ose nė gadishullin iberik. Ėshtė e pamundur tė pėrfytyrosh letėrsinė ballkanike pa fantazma. Ato fanepsen nė gjysmėn e legjendave shqiptare. Madje, letėrsia botėrore ka zėnė fill me temėn e mungesės: tė ikurit, tė zhdukurit, sublimshėm, ngjallin tmerr ose adhurim te njerėzit ende tė pranishėm. Ja pėrse kėngėt e para folklorike quheshin kėngė tė mungesės dhe tė kthimit. Ata qė mungonin prej kohėsh shndėrroheshin nė des freres fantomes.
Por Doruntina nuk e merr kurrė Konstandinin pėr fantazmė!
Familja e fantazmave ėshtė e larmishme. Konstandini ėshtė njė lloj fantazme, ashtu sikundėr Odiseja, ndonėse ende krijesė njerėzore, ėshtė i ikur, pra fantazmė...
Duke nxjerrė mėnjanė Eskilin dhe Shekspirin, tė cilėve u referoheni shpesh, te Kronikė nė gur, Dimri i madh ose Koncert nė fund tė dimrit, cilėt janė shkrimtarėt e tjerė qė ju ngacmojnė?
Pas Makbethit, mė ka pėlqyer shumė Don Kishoti. Fatmirėsisht madje, sepse Don Kishoti ishte e kundėrta e Makbethit dhe ushtroi tek unė njė tėrheqje magjike, krejt ndryshe nga realistėt si Tolstoi ose Balzaku, qė nė atė kohė nuk i ēmoja aspak. Kam pasur fat vėrtet, se formimi im letrar u zhvillua ndėrmjet Makbethit dhe Don Kishotit. Prej kėndej besoj se e kam trashėguar kėtė pėrpjestim mes tragjikes dhe groteskes. Me moshė, nisa tė lexoj duke bėrė pėrzgjedhje. Leximeve tė ērregullta dhe spontane u erdhi fundi. Kur hyra nė gjimnaz zbulova pjesėn tjetėr tė letėrsisė. Atėherė fillova ta dua shumė letėrsinė realiste, Gogolin dhe Frymė tė vdekura, ndonėse Gogoli nuk ka shfaqur aspak vėmendje pėr vdekjen. I ēmoj anėn groteske tė veprės... Veē kėsaj, mė pėlqen Beketi, e, mbi tė gjitha, Duke pritur Godonė, Brehti, sidomos me Nėna kurajė, ngaqė kjo vepėr pėrkon me konceptimin tim pėr luftėn. Pėr tė mos u larguar nga shkrimtarėt qė mė kanė bėrė pėrshtypje tė madhe, mė duhet tė pėrmend edhe Kafkėn. Mė kujtohet qė nisa ta zbuloj nėpėrmjet Metamorfozės dhe Kolonisė ndėshkimore, e mė pas Procesi. Mendoj se ėshtė njė nga veprat mė tė mėdha tė shekullit! Kėshtjella mu duk mė pas mė pak interesante se Procesi.
Ju shkruani tek Eskili, ky humbės i madh: Ka njė moment kur grekėt e vjetėr hyjnė vrulltas nė jetėn e njeriut. Mė flisni pak pėr kėtė befje nė jetėn tuaj, tė zbulimit tė mitologjisė greke.
Kjo ndodhi krejt natyrshėm, prej Homerit sigurisht, nė shkollė. Nga librat e leximit. Kėshtu, zbulova kėngėt e para tė Iliadės, tė pėrkthyera nė shqip nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Rilindjes shqiptare. Ishte njė tekst shumė popullor pasi ishte pėrkthyer nė njė gjuhė pėr tė gjithė. Nuk ishte thjesht i pėrkthyer nė shqip, por i shqiptarizuar, i pėrshtatur nė gjuhėn tonė. Nga ana tjetėr, unė kam kaluar fėmijėrinė nė njė qytet fqinjė me Greqinė. Mė vjen ndėrmend mirė se si njė ditė shkuam pėr eskursion. Mėsuesi na pat shpjeguar se fare pranė qė aty rridhte lumi i Ferrit. Nė fakt, ndodheshim nė Sarandė. Sė paku kėshtu mendohej, sepse askush nuk e di me saktėsi se ku rrjedh Akeroni. Por pėr njė fėmijė qe jashtė mase eksituese: isha dymbėdhjetė a trembėdhjetė vjeē. Mė kishte bėrė po aq pėrshtypje tė madhe rėnia e Trojės, pėr tė cilėn, ndonėse e parrėfyer nga Homeri, na kishte folur vetė mėsuesi. Kjo rėnie e Trojės mė brengosi pa masė. Mė kujtohet gjithashtu se si jam shtangur nga skena e rėnies sė kolerės nė fillim tė Iliadės, me ushtrinė greke qė shfarosej prej sėmundjes. E pėrfytyroja imazhin homerik tė Apolonit duke hedhur shigjetat e argjendta mbi ushtarėt; i shihja ato shigjeta teksa shkėlqenin nė diell...
Njė ushtri e rrėnuar prej kolerės, mė sjell nė mendje Konstandinin dhe tė vėllezėrit e vdekur nga e njėjta lėngatė, para se ta sillnin Doruntinėn; apo ushtrinė serbe, te Viti i mbrapshtė, teksa shtiret e prekur nga fatkeqėsia, pėr tu zhvendosur pa probleme pėrmes njė Shqipėrie tė pushtuar nga njė mori ushtrish tė huaja dhe bandash vendase.
Po, ky imazh mė mbeti gjatė nė mendje, e kam shtėnė nė punė hera-herės. Kolera mė ka intriguar gjithnjė.
A keni qenė ndonjėherė nė Greqi? Kam dėshirė tė dėgjoj se si e zbuluat tokėn e miteve, humusin e veprės suaj.
Kam qenė disa herė. Herėn e parė isha kalimthi; qe njė ditė me shi, njė prej aso ditėsh tepėr tė rralla nė Greqi, krejt e kundėrta me pėrfytyrimin tim. Binte rrebesh. Sapo mbėrrita, mė ftuan pėr darkė disa shkrimtarė grekė, kėshtu qė nuk munda tė shoh gjė. Ky kalim i parė nėpėr Greqi nuk mė la ndonjė pėrshtypje tė veēantė. Por, kur zbulova mė pas Akropolin, teksa shėtisja nė njė rruginė tė Athinės, pata pėrshtypjen se ai rrinte pezull nė ajėr e skishte tė bėnte fare me tokėn. Ishte si njė mirazh, njė shfaqje hyjnore... Njėherė tjetėr, gjatė darkės te disa miq grekė, e pashė Akropolin tė larė nė disa ngjyra tė pėrskuqura, tė lėvizshme, tragjike.
Pėrse ju pėlqen mė tepėr Eskili se Sofokliu apo Euripidi, ndėrkohė qė edhe ata kanė punuar nė tė njėjtėn lėndė?
Fati i Eskilit ėshtė tipik pėr shumicėn e shkrimtarėve tė botės. Nga ana tjetėr, ai ėshtė mė i rėndė, mė i fuqishėm, mė madhėshtor... Letėrsinė antike mund ta pėrfytyrosh pa Eurpidin, por kurrsesi pa Eskilin.
Po letėrsia latine? Duket sikur ju ngjallin interes vetėm poetėt epikė dhe tragjikė tė Greqisė sė lashtė...
Letėrsia shqiptare ka lidhje tė shumta me letėrsinė latine. Megjithatė, duhen veēuar dy anė: shpirti dhe filozofia e letėrsisė sė madhe shqiptare kanė mė shumė tė pėrbashkėta me mendimin e lashtė grek. Por, gjatė Mesjetės, njerėzit e letrave kishin mė shumė afėrsi me letėrsinė latine. E kam fjalėn pėr pjesėtarėt e klerit katolik, tė afėrt me Vatikanin dhe me njė qytetėrim tė veēantė. Nga ana tjetėr, kisha katolike nuk mbante lidhje tė forta me letėrsinė antike greke dhe me Greqinė e lashtė nė pėrgjithėsi; janė dy universe tė ndryshėm. Personalisht, mė pėlqen Ovidi me veprėn Tristia, poezitė e shkruara gjatė internimit nė Rumaninė e sotme, Nata e fundit nė Romė, pėr shembull, njė nga mė tė bukurat nė letėrsinė botėrore. Teksa shkruante, Ovidi ngjizte arketipin e diēkaje tė rrallė: shkrimtarėt e dėbuar, tė internuar, qenė tė rrallė asaj kohe. Por, mė pas, kjo dukuri u shpeshtua; poema e tij, me kalimin e kohės fitoi gjithnjė e mė shumė kuptimėsi. Nė shekullin XX ajo ngjan mė aktuale se nė Lashtėsi. Mijėra shkrimtarė u dėbuan, u internuan. Prandaj dhe mund ta shpjegojmė mė mirė sot kėtė krijim. Ai bėn pjesė te ato vepra letrare, kuptimi i tė cilave ėshtė i kapshėm shumė mė vonė se shkrimi i tyre; ato janė shkruar pėr tė ardhmen. Nė terma modernė, Ovidi ishte njė shkrimtar disident. Arsyet e vėrteta tė internimit tė tij mbeten mister... Por ai tregoi se pushteti politik nė Romė shihte te letėrsia diēka armiqėsore. Roma ishte totalitare. Ishte shteti i parė nė botė qė shfaqi njė ashpėrsi tė tillė ndaj letėrsisė; rasti i Ovidit ėshtė fakt tipik se perandoria romake nuk e donte letėrsinė.
Me pėrjashtim tė disa poemave dhe njė romani tė shkurtėr si Pėrbindėshi, ju nuk keni shkruar fare pėr lashtėsinė greke, njė botė qė ju magjeps!
Tė shkruash njė roman pėr Greqinė e lashtė do tė qe krejt e padobishme. As nuk do tė ishte letėrsi e vėrtetė; nuk mund tė shkruhet roman pėr kėtė periudhė. Sdi pse, por e kam si bindje. Mesjeta, nė tė kundėrtėn, tė lejon tė shkruash romane. Tė gjithė romanet qė kam lexuar pėr Greqinė e lashtė janė tėrėsisht mediokėr. Ndoshta jam subjektiv... Por, tė pėrshkruash jetėn nė Antikitet ėshtė punė e pafrytshme. Natyrisht, mund tė nxjerrėsh nga Antikiteti atė qė ka tė pėrjetshme. Ajo qė kam shkruar mbi Egjiptin, pėr shembull,-njė roman i shkurtėr ende nė proces botimi- ska tė bėjė fare me jetėn e pėrditshme. Evokoj njė Egjipt qė i pėrket botės mbarė. Egjipti nė vetvete nuk mė intereson. Pėrkundrazi, mė tėrheq marrėdhėnia qė kam, qė i gjithė njerėzimi ka me piramidat. Shkrimtarėt bien shpesh nė kurthin e dėshirės pėr tė riprodhuar besnikėrisht jetėn nė Egjiptin e lashtė ose nė Athinė, Romė...
A ju ngacmon miti i Atlantidės?
Ndoshta do tė mė interesojė njė ditė. Por televizioni e ka shpėrdorur tashmė, nė mėnyrė kaq tė rėndomtė, idiote...
Ēfarė ju nxiti tė krijoni atė qė mund tė quhet universi Kadare, pėrqendrim situatash, arketipash, personazhesh tė pėrbashkėt nė romane qė ndėrkallen te njėri-tjetri?
Nuk ka pasur tek unė ndonjė synim konkret; e gjithė kjo ndodhi natyrshėm. Ishte njė botė e veēantė rrugėsh, bujtinash, herė reale, herė tė pėrfytyruara. Kjo mėnyrė tė krijuari ėshtė e njohur nė letėrsinė botėrore. Folkneri, pėr shembull, krijoi njė vend imagjinar. Le tė pėrmendim gjithashtu Balzakun, qė i dha jetė njė shoqėrie tė tėrė. Por, ajo ēfarė kam krijuar ėshtė e ndryshme. Balzaku imitonte letėrsinė antike greke dhe ajo qė ka bėrė nuk ėshtė origjinale. Shkrimtarėt antikė qenė tė parėt qė krijuan njė univers, njė familje tė pėrbashkėt. Nė epokėn e tyre, tė gjithė punonin me tė njėjtėn lėndė. Kėshtu, i njėjti hero mund tė gjendej si te Sofokliu ashtu dhe te Eskili, Euripidi, Homeri. Qe njė brumė i pėrbashkėt, ku ishte pėrzier e gjithė bota. Ėshtė njė dukuri shumė interesante qė njė hero tė shfaqej andej-kėndej nėpėr vepra tė ndryshme. Balzaku mendonte se ishte origjinal teksa thoshte: Jam gjeni ngaqė krijova njė univers. Nė fakt ka ndodhur njė pėrēim krejt i natyrshėm i mendimit njerėzor, letėrsia duke pėrshkuar shekujt pėrmes kujtesės. Kėshtu, nė njė farė mėnyre, ai imitoi grekėt e lashtė, duke bėrė sidoqoftė diēka origjinale, nė lidhje me faktin se universi i tij kishte njė kohė dhe njė hapėsirė tejet tė kufizuar. Unė vetė kam krijuar diēka qė nuk ėshtė aspak balzakiane. Nuk bėhet fjalė pėr njė hapėsirė shumė tė zgjeruar. Nuk ka unitet tė kohės; ajo ėshtė vertikale, e lidhur me thellėsinė e shekujve. Kam ngritur njė lloj perandorie shumė tė thellė mė tepėr se dy mijė vjet kohė dhe shumė tė gjerė. Ajo zė fill nė piramidat e Egjiptit dhe shtrihet deri nė Pekin, Moskė, dukuri qė gjendej dhe nė prozėn e vjetėr ballkanike. Shpesh kam vėnė nė lėvizje njė perandori mė tė gjerė edhe se perandoria osmane. Po, mė tė gjerė, pasi nėnkuptoj edhe Kinėn, Rusinė, Evropėn Qendrore, Afrikėn e Veriut...
Ėndrrat e cituara te Pallati i Ėndrrave, i keni parė vetė?
Shumica janė tė sajuara. Ndoshta kam ruajtur andej-kėndej copėza ėndrrash qė kam parė dhe kam plotėsuar vetė. Ėshtė shumė e vėshtirė tė transkriptosh njė ėndėrr tė plotė; shkrimtari duhet ti hartojė vetė pėr njė roman tė tillė. Ėndrrat janė rrallėherė tė frytshme pėr letėrsinė, madje kurth i rrezikshėm. Duhet tė jesh tepėr i kursyer me to, tė mos e teprosh.
Keni thėnė se pėr kėtė roman donit tė ndėrtonit njė ferr...
Ferri ėshtė zanafillė e ligjeve, e ligjshmėrisė, nuk e di se si zė fill studimi historik i jurisprudencės nė doracakėt e sė drejtės, por besoj se duhet tė fillonte me ferrin nė pėrgjithėsi. Ferri ėshtė kodi i parė penal pėr njerėzimin...koncepti i sė drejtės zė fill aty!
Pallati i ėndrrave ėshtė njė titull qė tė gabon. Pas fjalės pallati tė vjen ndėr mend i mrekullueshėm dhe pas fjalės ėndėrr, pėrfytyron ndonjė lloj parajse, ku gjithēka ėshtė e mundur, ēdo dėshirė! Ndėrkohė qė romani juaj ėshtė njė makth mbi totalitarizmin.
Nė shqip, titulli ėshtė ndryshe: Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave. Nė frėngjisht ky titull i gjatė nuk tingėllon bukur, ndryshe nga anglishtja: The official of dreams Palace, mė kėndshėm. Fjala nėpunės ndihmon pėr tė shmangur iluzionin qė pėrmendėt. Nėpunės, tė sjell ndėrmend zyrėn, burokracinė.
Edhe titulli i Koncertit ndryshon nga titulli nė shqip.
Pėr Koncertin, ėshtė ndryshe. Titulli nuk ka humbur asgjė prej kėtij shkurtimi. Nė shqip titulli origjinal ėshtė Koncert nė fund tė dimrit.
Ajo qė tė jep pėrshtypjen se hapet me Dimrin e madh, mbyllet kėtu...
Ka njė rrezik ngatėrrimi, sepse nuk bėhet fjalė pėr tė njėjtin dimėr, romanet nuk i pėrkasin tė njėjtės epokė. Mund tė lindė ndonjė keqkuptim; ja pėrse e thjeshtova titullin pėr variantin frėngjisht.
Atėherė pėrse nė fillim zgjodhėt titullin Koncert nė fund tė dimrit?
Asaj kohe nuk e kisha tė lehtė ta botoja romanin. Kisha disa vėshtirėsi pėr ta nxjerrė; atėherė thashė se libri lidhej me tė mėparshmin. Shtėpia botuese deshi qė nė titull tė figuronte fjala dimėr, nė mėnyrė qė tė kuptohej lidhja mes dy romaneve.
Ku kalon kufiri mes pėrfytyrimit dhe reales nė romanet tuaja pėr perandorinė osmane? Dhe a e keni shpikur ēdo pjesė tė Pallatit tė Ėndrrave?
Nuk mund ta lokalizosh kurrė vijėn ndarėse mes asaj qė shkrimtari ka pėrfytyruar dhe asaj qė qe reale; kjo ėshtė e mundshme vetėm kur ke tė bėsh me njė letėrsi mediokre. Elementė tė Pallatit tė Ėndrrave kanė ekzistuar vėrtet, tė tjerė jo. Krejt ai realitet i thellė ka ekzistuar. Gjendemi vėrtet mes ėndrrės dhe reales. Vizioni i shkrimtarėve ballkanas, mbi perandorinė osmane ėshtė ndoshta mė i sakti, mbasi janė njėheri jashtė dhe brenda asaj bote. Pėr shkrimtarėt, kjo perandori ėshtė mė tipologjikja nė rruzull. Tek ajo bashkohen tė gjitha karakteristikat e perandorive tė tjera, prej Babilonisė, Persisė, Bizantit dhe Romės, si edhe tė perandorisė ruse e tė kampit socialist. Aty bashkohen tė gjithė elementėt e pėrjetshėm tė burokracisė sė pėrbotshme. Asnjė perandori nuk ka qenė aq moderne. Linte shpesh pėrshtypjen e tė qenit e prapambetur, tejet ekzotike, por ishte vetėm njė pėrshtypje e rreme. I pėrngjan madje edhe Rajhut tė Tretė! Vetė shkrimtarėt turq thuajse nuk zbuluan asgjė te kjo perandori. Shkrimtarėt shqiptarė, grekė, si Kanzanzaqis, ndonjėherė edhe sllavėt, kanė pasur dhe kanė pėr perandorinė osmane njė pamje shumė tė kthjellėt. Ndėrsa, pėrsa i takon shkrimeve tė disa shkrimtarėve francezė si Pierre Loti, rreth kėsaj teme, ėshtė thjesht diēka qesharake, historiēka romantike, ndėrkohė qė gjendeshim pėrballė njė pėrbindėshi tė makthshėm, burokratik, njė makinerie infernale qė punonte nė mėnyrė tepėr komplekse. Ajo ishte njėkohėsisht perandoria mė e errėt dhe mė tolerante nė botė. Nė momente tė ndryshme, ēėshtjet politike, etnike dhe fetare shfaqeshin tė gjitha.
Njė perandori e krahasueshme me Bashkimin Sovjetik!
Sigurisht! Shpesh ndodh qė letėrsia shqiptare dhe ajo e vendeve tė Lindjes tė kenė elemente tė pėrbashkėt kur ėshtė fjala pėr jetėn bashkėkohore, por teksa letėrsitė zgjatojnė nė thellėsitė e shekujve, bėhen tėrėsisht tė ndryshme. Kėshtu, letėrsia shqipe ka qenė e ngjashme me atė tė Bashkimit Sovjetik, tė Bullgarisė apo tė Polonisė kur u duhej tė pėrshkruanin tė njėjtin sistem shoqėror, por kur ajo zhytet nė humnerat e shekujve, gjithēka ndryshon. Njė roman si Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave nuk e gjen dot nė letėrsinė sovjetike pasi, siē thotė Herakliti, kur jemi tė zgjuar jemi bashkė, por ndėrsa flemė, jemi veē. Popujt kanė fjetur veē. Kėshtu, Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave, Kamarja e turpit, skanė asgjė tė pėrbashkėt me letėrsinė e vendeve tė Lindjes.
As Gjenerali i ushtrisė sė vdekur nuk ka pikėtakime me kėtė letėrsi!
Po, sepse ėshtė vendosur nė gjysmė-thellėsi.
Nga libri nė libėr, nga njė epokė nė tjetrėn, rigjejmė role tė ngjashėm, arketipa. Kėshtu pėr shembull, plakat, tė zhytura nė tė shkuarėn, mendjeerrėta, qė pėrtypin mėrzitshėm lutjet e tyre.
Nė fakt, ėshtė njė lloj kori qė ka gjalluar kudo nė botė. Ky kor, qė e gjejmė nė tragjeditė antike, ka rezonancė universale. Kudo sot ka kore: publiku, deputetėt, pjesėmarrėsit e njė mitingu, spektatorėt.
I rikthehemi gjithnjė Antikitetit, tragjedive... Madje, nė romanet tuaj, sidomos te Koncerti nė fund tė dimrit, ju nuk reshtni sė bėri vajtje-ardhje mes krijimit tuaj letrar dhe Makbethit, duke synuar tė shkėmbeni njė fakt historik- siē ėshtė vdekja e Lin Piaos- me njė tragjedi tė pėrjetshme.
Kjo ėshtė krejt normale. Krijohet ndonjėherė pėrshtypja se ndodh diēka metafizike, por nuk ėshtė kėshtu, pėrveē faktit qė bota pėrsėritet.
Kthimi i pėrjetshėm, i Niēes.
Nuk ėshtė i vetmi qė e ka trajtuar. Italiani Xhianbatista Viko, si dhe shkrimtarė tė tjerė, e ka zhvilluar gjithashtu kėtė teori.
Si shpjegohet qė ju, adhurues i madh i Eskilit dhe Shekspirit, nuk keni shkruar kurrė njė pjesė pėr teatėr?
Teksa shkruaja romanin Kamarja e turpit, mendova nė fillim se mund tė bėja njė pjesė teatrale. Por qė nė faqet e para ndėrrova mendje, e shkrova prozė.
Nuk ju kėnaq shkrimi teatral?
Jo, gjithnjė mungon diēka, dhe pikėrisht pėrmasa magjike e letėrsisė. Je i detyruar tė pėrdorėsh gjuhėn e qenieve njerėzore dhe vetėm atė, pa pasur mundėsinė tė pėrdorėsh gjuhėn tėnde vetjake, e cila shpesh ėshtė mė e ndėrlikuar dhe mė e mistershme. Dhe gjithaq mė e vėrteta.
Si ndodh te ju vajtje-ardhja mes prozės dhe poezisė?
Nisa tė shkruaj njė tekst nė prozė nė moshėn njėmbėdhjetėvjeēare. Viti 1947. E kam ende dorėshkrimin. Nisa, pra, njė roman, pėr tė cilin bėj fjalė nė njė novelė timen, ende tė pabotuar nė Francė, Koha e shkrimeve. Mė pas, kalova te poezia, pastaj sėrish nė prozė. Nė atė kohė kam filluar dhjetė romane, tė gjithė tė papėrfunduar.
Pėr ēfarė fliste ky romani i parė, i shkruar nė moshėn njėmbėdhjetėvjeēare?
Mund tė gjesh tė gjitha gjurmėt e leximeve tė mia tė atėhershme: Vilhelm Teli, Ishulli i thesarit, Konti i Montekristos, dhe, sigurisht, Makbethi. Tė gjithė personazhet, piratė e tė tjerė, u mblodhėn rrotull qytetit tim tė lindjes. Mė mjaftonte tė imitoja ēkisha lexuar dhe mė thoshte mendja se kisha shkruar diēka tė madhe. Zinte fill me fjalėt: Natė vjeshte, me tri pika heshtjeje.
Madje, pjesa mė e madhe e romaneve tuaj nisin me vjeshtė. Kapitulli i dytė i Koncert nė fund tė dimrit fillon me fjalėt: Atė natė fund tetori...
Nė fakt, ėshtė e vetmja gjė qė nuk ka ndryshuar qė atėherė!
Nė ēmoshė mendoni se stili juaj arriti pjekurinė?
Pas Gjenerali i ushtrisė sė vdekur nuk isha ende i sigurt nė vetvete. Shkrova Pėrbindėshin, njė roman tė shkurtėr por shumė tė guximshėm nga pikėpamja e formės. Ndjehesha shumė i zoti pėr tė gjetur trajta tė reja shkrimore. Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur e quaja si njė ujdi mes traditės dhe risisė, gjė qė nuk mė kėnaqte plotėsisht. E ndieja qė nuk i kisha shtrydhur tė gjitha pasuritė e mia dhe nuk kisha fituar ende pėrvojėn e duhur pėr tė zbuluar forma tė reja romanore. Pėrbindėshi ishte diēka tėrėsisht e re. Doli nė vitin 1965, nė njė revistė letrare, pas Gjeneralit. Atėherė kisha vendosur qė gjithēka qė do tė shkruaja duhej tė kishte ēdo herė njė formė tė re. Pėr Pėrbindėshin, risia qėndronte te mėnyra e pėrdorimit tė kohės romanore. Teksti trajton historinė e qytetit tė Trojės, por historinė e tij tė pėrjetshme. Njė kalė druri gjendet para njė qyteti. Hera-herės qyteti i lashtė zhvendoset nė njė epokė mė tė afėrt me tonėn dhe ndėrron pamje nė sytė e kalit; hera-herės qyteti mbetet po ai dhe ėshtė kali qė ndėrron: shndėrrohet nė njė furgon, njė kamion... Banorėt e qytetit, njė herė bėhen njerėzit e njė epoke mė tė pėrparuar, herėn tjetėr strehohen sėrish nė barkun e kalit. E gjitha ndėrron pa pushim, thuajse ēdo kapitull, dhe vijmė kėshtu deri nė ditėt tona. Ėshtė, pra, njė anti-Iliadė, sepse kali i drunjtė nuk hyn kurrė nė Trojė. Kam pėrdorur pėr kėtė konceptimin e kohės sipas Aristotelit, tepėr poetike ndonėse absurde. Ai thotė se, nė raport me kohėn, ndodhemi siē ndodh me rrotat e dhėmbėzuara qė rrotullohen me shpejtėsi tė ndryshme. Po kėshtu, ne mund tė ndodhemi pėrpara njė ngjarjeje tė caktuar dhe pas njėfarė kohe tė gjendemi pas saj. Aristoteli thoshte: ngjarjet e Trojės mė kanė paraprirė por mund tė ndodhin tani ose mė vonė; ėshtė thjesht njė rastėsi qė ngjarja tė na paraprijė. Gjithēka varet nga ingranazhet e kohės. Kam pėrdorur njė teori tė ngjashme pėr romanin Pėrbindėshi, pa e ditur se Aristoteli kishte folur tashmė rreth saj; e zbulova mė pas kėtė gjė. Pra, ndonjėherė, kali i drunjtė dhe qyteti i Trojės gjenden nė epoka tė ndryshme; ėshtė njė metamorfozė e pėrhershme dhe koha bėhet tėrėsisht relative. Teksti u botua para njė ēerek shekulli por ishte, si tė them, i parakohshėm. Ėshtė njė ēast i paprecedent nė krejt letėrsinė e vendeve tė Lindjes. Kuptohet lehtė qė u kritikua ashpėr. Nė vijim, qeshė i detyruar ta braktis kėtė lloj romani, pasi jetonim vite dogmatizmi. E ndiej se kam humbur paksa nga aftėsia pėr tė gjetur forma tė reja. I vura fre vetes dhe mė vjen keq. Diēka ėshtė vrarė pėr vdekje nė trurin tim. Qelizat e avangardės, ato qė pėrtėrijnė artin, ndoshta kanė vdekur gjatė kėtij shoku. Ja pėrse, romanet qė vijuan, u bėnė mė tė qetė, mė klasikė. Me Kronikė nė gur u pėrpoqa ta pėrtėrij kėtė liri tė formės; ndėrsa Kėshtjella ėshtė njė roman me prerje klasike.
Me cilin roman ndjeheni mė i kėnaqur?
Nė pėrgjithėsi, i dua romanet e mi nė mėnyrė tė barabartė, nuk kam parapėlqime...
E konsideroni veten mė tepėr si poet apo si romancier?
Romancier. Pėr vite tė tėra mė ka ndodhur tė shkruaj shumė rrallė poezi. Ndoshta nuk e ndjeja tė nevojshme. Dhe ndoshta nuk kėnaqesha sa duhet me ngushtėsinė e poezisė. Mendoj se nė poezi mund tė arrihen cilėsi tė mrekullueshme, por njėkohėsisht shfaqen kufizimet e bezdisshme. Disa klishe, ndonjėherė tė tmerrshme, janė po aq kurthe pėr ēdo shkrimtar. Poezia ėshtė njėkohėsisht diēka e dendėsuar dhe e kufizuar; nuk mund ti shpėrfillėsh dot klishetė e vjetra, imazhet e vjetra. Ėshtė njė lloj skllavėrie, por pikėrisht nė poezi ndjehet mė shumė. Mund tė kesh iluzionin se iu shmange, por nuk i shmangesh dot. Ankthi i sė shkuarės... Ndjehesh rob i kėtij brumi poetik tė pėrjetshėm e tė ardhur, dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė krijosh njė brumė tė ri, ndryshe nga proza. Proza mė ngjan mė e lirė. Nė poezi ėshtė mė e lehtė tė jepesh pas ndonjė spekulimi, pasi ėshtė mė e vėshtirė tė dallosh krijuesit e vėrtetė nga profetėt e rremė. Cilido mendjelehtė mund tė bėjė marifete me gjuhėn dhe thotė: ja stili im, ndėrkohė qė nė prozė, nė krye tė njė faqeje e gjysmė, demaskohesh krejt.
Besoni se ēdo risi teknike mund tė bėhet njė amė e re poezie? Kam ndėrmend poezinė tuaj Teknikė dhe poezi.
Nė kėtė poemė e kam shprehur fare qartė qėndrimin tim. Teknika luan njė rol tė zbehtė nė pėrfytyrimin njerėzor. Thuhet, pėr shembull, se nėse udhėtojmė me avion e kemi tė lehtė tė pėrfytyrojmė botėn mė mirė se ai qė i ka rėnė kryq e tėrthor. E vetmja arritje e teknikės nė poezi, lidhet me hipotezėn e Ajnshtajnit, sipas sė cilės ne mund tė zhvendoseshim nė hapėsirė mė shpejt se drita, mė shpejt se imazhet, pėr tu dalė pėrpara dhe pėr ti fotografuar...
Dhe pėr tė riparė ndoshta shfaqjet e tragjedive tė humbura tė Eskilit, domethėnė pjesėn mė tė madhe tė veprės sė tij. Pushtimi i hapėsirės, lėshimi i njė teleskopi hapėsinor vallė ju magjepsin?
Deri tani besoj se kemi bėrė shumė zhurmė mbi kėtė fluturimin kozmik. Mendoj se zbulimi i Amerikės ka qenė pėr pėrfytyrimin njerėzor mė tėrheqės se zbulimet yjore. Merre me mend: jetojmė kėtu dhe shkojmė e zbulojmė se pėrtej Oqeanit paska njė botė tjetėr, pikėrisht aty ku hamendėsonim se zinte fill Ferri apo humnera...
Si kaluat nga suksesi shqiptar nė suksesin ndėrkombėtar? Gjenerali i ushtrisė sė vdekur doli ngadhėnjyes nė betejat jashtė vendit!
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur u botua sė pari nė Bullgari, pastaj nė Jugosllavi. Franca qe vendi i tretė. E ndieja qė romani kishte sukses sepse ngjallte kėrshėrinė e tė huajve. Por, pėr herė tė parė jashtė vendit jam botuar nė Bashkimin Sovjetik, me njė pėrmbledhje poemash, nė vitin 1961. Pra, kam pasur sukses shumė herėt.
Po nė ēmoment erdhi suksesi i vėrtetė ndėrkombėtar?
Pas botimit nė Francė tė Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur. Shtėpia botuese Albin Michel nuk kishte shkėmbyer asgjė me mua, por dikush mė pat thėnė se libri mund tė dilte nga njė shtėpi botuese franceze. Romani qe pėrkthyer mė parė nė frėngjisht kėtu nė Shqipėri. Mė pas, dikush, ambasadori mė duket, ia kishte besuar Robert Sabatier-it, qė punonte nė shtėpinė botuese Albin Michel. Gjėja mė e ēuditshme ėshtė se pasi pranoi kėtė roman, Albin Michel-i refuzoi dy romanet pasuese, Kronikė nė gur dhe Kėshtjella. Pėr mua mbetet njė mister. Teksa e rrėfeja kėtė gjė nė Paris askush nuk mė besonte. Mė kujtohet se si gjatė njė dreke, pranė urės Alma mė 1971, me Pierre Sipriot-in, drejtor i botimeve Hachette, kur i thashe se dy romanet e mi nuk ishin pranuar, as ai nuk donte ta besonte. Kur iu pėrgjigja se dorėshkrimet gjendeshin nė dhomėn time tė hotelit, mu lut tia besoja atij dhe mė telefonoi mė pas pėr tė mė njoftuar se do ti botonte qė tė dy. Kėshtu, pra, e lashė Albin Michel-in pa e kuptuar se ēkishte ndodhur.
A ishte e vėshtirė ta pėrballoje suksesin? Borges besonte se suksesi ėshtė njė keqkuptim, ndoshta mė i keqi nga tė gjithė.
Gjithēka kaloi qetė, ndoshta sepse suksesi erdhi nė mėnyrė progresive pse ngaqė, nė vetvete, e dija qė do tė vinte.
Thuhet se ju do tė merrni njė ditė ēmimin Nobel. Ēfarė do tju sillte kjo gjė? Apo ndoshta keni menduar tė mos e pranoni, si Sartri?
Sjellja ime do tė qe mė normalja nė botė. Por, sa mė herėt tė jepet njė ēmim Nobel aq mė i rėndėsishėm ėshtė. Kjo vlen pėr tė gjithė shkrimtarėt. Sa mė shumė vonon ai, aq mė shumė e humb peshėn. Kam lexuar nė shtyp se isha pėrsėri kandidat vitin e shkuar. Nuk do ta refuzoja ēmimin; do tė qe njė sjellje trillante.
Nė njė intervistė ju keni deklaruar: Besoj se vramendja mė e fortė, mbetet gjithnjė ēėshtja e letėrsisė sė vėrtetė dhe e letėrsisė sė dobėt. Ku ndodhet kufiri ndarės mes tė dyjave?
Letėrsia nė pėrgjithėsi ėshtė mesatare, mediokre. Letėrsia e mirė ėshtė e rrallė. Ēėshtja e kufirit mes tyre pėrbėn krejt fatin e letėrsisė. Nėse e gjithė bota do tė ishte nė gjendje tė shquante grurin nga egjra do tė qe mrekulli, por nuk mund ta vendosim me saktėsi njė dallim tė tillė. Mua mė duket e thjeshtė, por tek tė tjerėt ndodhin keqkuptime. Qė nė rreshtat e parė tė njė libri dihet se me ēletėrsi kemi tė bėjmė. Por, nuk mund tė shpjegohet pėrse e kemi kėtė ndjesi...
Pėrse keni shkruar dy variante tė Dimrit tė madh?
Kėtė gjė e kam bėrė pėr pjesėn mė tė madhe tė veprave tė mia. Ndonjėherė nuk ndjehem i kėnaqur plotėsisht. Prandaj rishkruaj njė variant tė dytė, pas botimit. E ndiej qė ėshtė i nevojshėm njė variant i dytė, por pres qė libri tė botohet njėherė. Dimri i madh ishte njė roman i ndėrlikuar dhe qe e nevojshme tė rishikoja disa pjesė.
Si e ndieni se keni mbėrritur te varianti pėrfundimtar?
Disa romane mund ti ripunosh pa pushim. Disa tė tjerė, pėrkundrazi, nuk kanė nevojė. Ndoshta do tju duket e ēuditshme, por kam pėrherė dėshirėn ti rikthehem romanit tim tė parė, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, ndonėse e kam ripunuar disa herė tashmė. Ndoshta nuk i kam shfrytėzuar ende mundėsitė.
Kjo gjė mė sjell ndėr mend eposin shqiptar, teksti i tė cilit nuk ka reshtur sė zhvilluari gjatė epokave.
Saktė: tė gjithė tekstet janė tė tillė, tė gjallė. Por ndonjėherė ndjehesh i zoti tė bėsh ndryshime, dhe herė tė tjera jo, ose nuk ke dėshirė tė prekėsh asgjė. Ndėrkaq, e di se duhen bėrė ndryshime pėr disa arsye... Pėr vepra tė tjera, pėrkundrazi, nuk e ndien kėtė nevojė. Kėshtu ka ndodhur me Kamaren e turpit; kurrė, pas botimit, nuk i kam luajtur asnjė presje. Po ashtu me Nėpunėsin e pallatit tė ėndrrave, Prillin e thyer, Kush e solli Doruntinėn. Janė romane homogjenė. Nė tė kundėrt, e kam ndryshuar thellėsisht Kronikėn nė gur, ndėrkohė qė nuk kam prekur asgjė te Kėshtjella. Kam ndėrhyrė te Koncert nė fund tė dimrit, Dosja H... Disa copėza ishin tė padobishme, dhe e kam pasuruar pjesėn tjetėr tė tekstit, sepse disa linja mė ngjanin tė varfra. Nė variantin e parė tė Dosjes H, gjykova se njėra nga pjesėt, ku shpjegoja mekanizmin e punės, ngjante artificiale. Kur lexova variantin e parė tė Dosjes H, u tmerrova dhe ndryshova rreth dyzet faqe.
(vijon)
____________
.“ .“¤ ø*
(ø.* (ø.*“Ø`.
(ø.* (ø.*“Ø`.
Love is friendship caught on fire"












