Reportazh/ Nga Tirana e zhurmshme drejt liqenit tė Ohrit, kremtimi shqiptar i Ditės sė Biodiversitetit
POGRADEC- Liqeni ka marrė ngjyrė gri pėr shkak tė reve, e duket po aq i vranėt sa qielli. Dy a tre barka tė braktisura buzė kallamishtes pėrkunden nga dallgėt, ndėrsa peshkatarėt, qė e kanė mbaruar punėn nė mėngjes herėt, kanė humbur prej kohėsh mes shtėpive nė fshatrat anės bregut. Buzė rrugės, fėmijė nė grupe shesin peshq nė qese, duke u zgjatur duart makinave qė zbresin vėrtik tė tatėpjetės drejt Ohrit. Pamja nuk ka ndryshuar prej herės sė fundit qė kaluam kėtej, tre a katėr muaj mė parė dhe Pogradeci, tė martėn dukej krejt i shkretė. Kėtu ende sshihen plazhistėt. Pushuesit qė kanė pushtuar tashmė bregdetin presin ditė mė tė nxehta pėr tė populluar Lyhnidėn e lashtė. Pėr kėtė, grupi ynė i miksuar me gazetarė, inxhinierė pyjesh, pėrfaqėsues tė OJF-ve dhe tė Ministrisė sė Mjedisit, nė njė udhėtim tė organizuar nga kjo e fundit pėr ditėn e Biodiversitetit duket krejt i huaj nė plazhin e zbrazėt tė Pojskės, pak kilometra pa hyrė nė qytetin e Pogradecit. Tė hutuar prej udhėtimit nė rrugėn plot kthesa dhe gropa nga Tirana, ndėrsa shtriqen dhe tymosin cigare, njerėzit rendin drejt liqenit si tė tėrhiqeshin me magnet, por gjithė kurioziteti u meket duke parė sipėrfaqen thuajse tė palėvizur tė ujit ende tė ftohtė...
Udhėtim biodivers...
Nė sheshin Nėnė Tereza ku ishte parashikuar nisja pėr nė Pogradec arrijmė nja 5 minuta me vonesė. Nuk ishim tė fundit. Nė fakt, dy autobusėt e parashikuar tė niseshin aty nga ora 9.00 e paradites sė martė, u nisėm 15 minuta mė vonė, ashtu siē ndodh rėndom nė udhėtimet e planifikuara herėt nė mėngjes. Autobusi ēan lehtė nė trafikun e Tiranės, i shoqėruar nga njė makinė e policisė rrugore. E ndėrsa ende pėrgjumshėm prezantohemi me tė panjohurit, tė ulur rreth e rrotull nesh, njė grua qė quhej Shpresa bėn apelin e tė ftuarve duke na dhėnė tė shkruajmė emrat nė njė letėr. Jemi nisur pėr tė festuar Ditėn e Biodiversitetit dhe nga ēkuptojmė, prej fjalėve tė shkėputura aty -kėtu nga organizatorėt, udhėtimi ėshtė organizuar nė kėtė anė tė Shqipėrisė, pėr tė kaluar nė njė nga zonat mė tė populluara me pyje e kafshė tė egra. Duket se mjedisorėt e kishin organizuar enkas kėtė grup me interesa krejt tė kundėrta, ndėr tė cilėt pak duket se janė tė interesuar pėr ditėn e kremtimit dhe mbrojtjes sė shumėllojshmėrisė sė specieve dhe pjesa mė e madhe o janė aty pėr punė e tė shtrėnguar se nuk mund tė bėnin ndryshe, o thjesht pėr tė shijuar njė vizitė nė njė prej zonave mė tė bukura tė Shqipėrisė dhe pėrfitojnė nga fakti qė udhėtimi organizohet e paguhet nga tė tjerė. Sidoqoftė, bisedat dashje pa dashje shkojnė e bien mbi bukurinė e luginave teposhtė kthesave tė Kėrrabės, tė cilat shoferi i ndihur edhe nga patrulla e rrugores i merr me shpejtėsi duke na i hedhur kokat andej kėndej.
Ndalesa e parė
Autobusėt parkuan pėr herė tė parė nė vendin e quajtur Uji i Ftohtė, nė tė hyrė tė Librazhdit. Njė park buzė Shkumbinit, nė tė cilin bien thikė shkėmbinj tė mbuluar me gjelbėrim e lulėkuqe, tė cilat kanė sezonin dhe i sheh gjithėandej pėrgjatė rrugės, mes arave me grurė e deri nė tė ēarat e shkėmbinjve e buzė liqenit tė Pogradecit. Vendi ku kemi ndaluar nuk para tėrheq shumė vėmendjen e vizitorėve, tė cilėt duken mė shumė tė dhėnė nė pirjen e kafeve tė mėngjesit dhe tek- tuk nė tė rrallė sheh ndonjė qė bėn foto apo i bie kryq e tėrthor sheshit tė vogėl me bar apo thjesht ulet nė breg e i hedh sytė drejt Shkumbinit, qė kėtu ende pa zbritur mirė nė fushė vazhdon tė rrjedhė rrėmbyeshėm...
Ku buron Shkumbini?
Duke qenė se udhėtimi ka pėr qėllim tė na njohė me popullsinė shtazore e bimore tė luginės sė njėrit prej lumenjve mė tė mėdhenj tė vendit tonė, organizatorėt zėnė e rrėfejnė se lugina ėshtė njė nga mė tė pasurat me bimė e kafshė. Pėr fat ėshtė njė nga vendet ku janė bėrė pak ndėrtime dhe pyjet janė mbajtur mirė,- na thotė njeriu qė ėshtė caktuar ose mori pėrsipėr aty pėr aty tė bėjė ciceronin dhe pasi ka pėrmendur gjatėsi e gjerėsi tė lumit, pėr dreq nuk di tė thotė se nga buron Shkumbini. Ndėrsa autobusi kalon Librazhdin, vendin ku bashkohen dy degėt kryesore tė lumit, nė autobus askush sdi tė thotė se prej ku fillon ai. As mjedisorėt, as ne qė me siguri kishim lexuar diku nėpėr librat e gjeografisė pėr malin e Valmarės nė juglindje tė vendit, nuk u kujtuam pėr tė dhe aty pėr aty u harruam duke folur pėr rrapishtat dhe gjelbėrimin pa fund tė rrugės deri nė ish qytetin e minatorėve tė Pėrrenjasit. Ky ėshtė Pėrrenjasi, me rreth 15 mijė banorė, ku aktiviteti kryesor i njerėzve ėshtė tė jetuarit,- bėn shaka me papunėsinė e qytezės, njė prej pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Mjedisit. Ndėrsa kjo na kalon para syve nė pak minuta, duke na lėnė pėrshtypjen e ngrehinės, shkatėrrimi i sė cilės duket se ska pėr tė pėrfunduar asnjėherė...
Tersi i mjedisorėve
E ndėrsa zyrtari i ministrisė mburr si punėtorė fshatarėt e fushės sė Domosdovės, ku nuk duket asnjė copė e pambjellė toke, qė prej fushės shihet fjolla e tymit tė njė furre gėlqereje nė shpatin e kodrės sė Qafė -Thanės. Pamja qė kalohet nė heshtje ishte tersi i tretė i mjedisorėve, pasi mė parė ata vetė kishin zbuluar njė kamion qė vidhte zhavorr nė Shkumbin dhe njė gurore, e cila pasi ishte shfrytėzuar ishte lėnė ashtu si oaz shkretėtire mes pyjeve tė luginės. Me kontratė, pronari duhej ta kishte ndrequr guroren, por asgjėkund nė sipėrfaqen qė e masim me sy si 5 hektarėsh nuk duket ndonjė fidan, ndėrsa mė tutje i njėjti biznesmen vazhdon tė nxjerrė gurė nga shpati i luginės. Biseda i vjen vėrdallė fushės sė Domosdovės dhe njerėzit pyesin si e ku Skėnderbeu mundi pėr herė tė parė ushtrinė Osmane, fjolla e tymit nga furra e gėlqeres trashet, ndėrsa autobusi kalon mes vargut tė gjatė tė pėrrenjve tė kthyer nė pika larje makinash, qė duket se i kanė dhėnė edhe emrit qytetit qė shtrihet nė fushė. E ndėrsa makinat kaptojnė Qafė -Thanėn e ndalen pikėrisht nė pikėn prej nga duket sė pari liqeni i Ohrit, sėrish pėr ters tė organizatorėve nė vendin ku ėshtė vendosur tė zbresim dhe ku lexohet tabela se ndalohen kullotat hasim nja dy a tre tufa qė kullosin nė kodėr dhe tamam aty edhe nė njė pirg mbeturinash, tė hedhura nga lokalet rreth e rrotull. Sidoqoftė, si arrin kėtu pak ke kohė tė mendosh pėr tė kėqijat. Tė poshtė kodrės sė butė, e cila sapo ishte mbjellė me halorė shtrihet Lyhnida (liqeni i dritės)...
Lyhnida
Ai ėshtė njė prej pesė a gjashtė liqeneve mė tė vjetėr tė botės,- thotė njė nga pjesėmarrėsit nė udhėtim, tė cilit nuk i kujtohen mirė emrat e liqeneve tė tjerė tė lashtė. Lyhnida, pėrkundėr emrit atė ditė ishte i vranėt dhe i shkretė, ca prej kohės, ca prej mungesės sė njerėzve, madje edhe peshkatarėve tė pėrhershėm. Sheshpushimi ynė i dytė dhe i fundit ėshtė fshati Pojskė, pranė njė kompleksi turistik, ku zbresim dhe duke ecur mbi urėt e ngritura mbi liqen, arrijmė tė nuhasim aromėn e myshqeve, ndėrsa habitemi pas dy a tre gjarpėrinjve tė ujit qė notojnė mes peshqve tė vegjėl tė bregut. Plazhi i Ohrit, si gjithė andej nėpėr Shqipėri, ėshtė gjysmė i ndėrtuar e gjysmė i shkatėrruar. Hotelet me yje tė vetėpėrcaktuara ja lėnė aty pėr aty vendin ngrehinave tė mbetura pėrgjysmė, herė me histori tė ēuditshme padronėsh e herė pa histori. Tė gjitha i qėndrojnė pėrkarshi liqenit, ku pasqyrimet e tyre deformohen prej valėve. Veē ndonjė makine tė rrallė tė parkuar anės rrugės dhe dy a tre vizitorėve qė gjerbin kafe anės liqenit, bregu ėshtė krejt i shkretė dhe lokalet ende nė konstruksion nė pritje tė fillimit tė sezonit. Fatmirėsisht bregu i Pogradecit ėshtė mė pak i mbushur me ndėrtime- thotė njė banor. Sigurisht, po ta krahasosh me atė tė Golemit a tė ndonjė zone tjetėr mund tė thuash se kėtu ndėrtimi pa leje qė ka ngrėnė hektarė tė tėrė rėrė e natyrė, nuk ėshtė ende i rrezikshėm. Madje mes hapėsirave nga njė fshat nė tjetrin thuajse nuk ka fare ndėrtime, e megjithatė andej kėndej gjenden ngrehina nė ndėrtim a nė shkatėrrim qė si gjithė andej vetėm sa shėmtojmė pamjen qė tė fal liqeri i Lasgushit.
Shenjat e punimeve e deri tek aroma e bojės sė freskėt, nė lokalet e hotelet ku hyjmė, tė japin pėrshtypjen se kėtu sapo ka pėrfunduar a ndoshta, ende nuk ėshtė mbyllur mirė sezoni i pėrgatitjeve pėr tė pritur turistė. Zona nga Lini e deri nė Drilon pret mė shumė turistė familjarė dhe pjesa mė e madhe e tyre strehohen nė shtėpitė e banorėve, qė duket se ka shmangur mjaftueshėm hotelet e stėmėdha prej betoni, duke e lėnė vendin nė pjesėn mė tė madhe tė paprekur nga ndėrtimet. Liqeni hesht dhe pret pushuesit ku siē thuhet kėtu, fillojnė e shtohen aty nga qershori, edhe pse qė tani fundjavat janė tė mbushura me vendalinjtė e mėsuar me ujin e ftohtė tė Ohrit...
Pengu
E ndėrsa liqeni ka filluar tė ndryshojė bojė pėr shkak tė perėndimit, autobusėt kanė njė copė herė tė mirė me motorė ndezur, ndėrsa organizatorėt pėrpiqen tė mbledhin andej kėndej pjesėmarrėsit qė pasi kanė shijuar njė drekė, nė tė cilin peshku i pjekur u zhduk nga tavolinat me shpejtėsi tė rrallė, duket se kanė me pishmanllėk tė kthehen nė Tiranėn me tym e zhurmė... Autobusi nė rrugėn e kthimit ėshtė mė i nxituar, edhe pse qartė kuptohet se pėrveē shoferit, askush nuk do tė shkojė kaq shpejt nė Tiranė. Ndoshta pėr kėtė, njerėzit qė janė bėrė mė tė heshtur prej lodhjes, shpikin nja dy ndalesa rrugės sa pėr tė pirė cigare e marrė frymė lirisht. Mė vonė, me tentativat e pėrfaqėsuesve tė ministrisė, qė duket se po ashtu si paraardhėsit e lashtė tė tyre janė tė dhėnė pas Dionisit (Perėndia e lulėzimit, festės dhe pjellorisė sė tokės) i jepet pak gjallėri autobusit me barsoleta, qė rrallė shoqėrohen nga tė qeshura ca se censurohen pėr shkak tė pėrmbajtjes rozė, ca edhe pėr faj tė treguesve tė pazotė. Dita biodiverse pėrfundon po nė sheshin Nėnė Tereza, ku tė gjithė i janė kthyer tashmė tė pėrditshmes, e shqetėsohen pėr punėn, duke ruajtur vetėm kujtimet e vagullta tė udhėtimit.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?












