|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 NAIM FRASHERI, apostulli i shqiptarizmes
NAIM FRASHERI, apostulli i shqiptarizmes
Naim Frasheri eshte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kultures shqiptare. Me veprimtarine e dendur letrare dhe me punen, si nje nga udheheqesit kryesore te levizjes per clirim kombetar, ai me te drejte eshte cilesuar "frymezues i te gjithe Rilindjes", dhe si "apostull i shqiptarizmes".
Naim Frasheri lindi me 25 maj te vitit 1846 ne Frasher te Permetit ku kreu shkollen fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865 familja e tij u shperngul ne Janine ku, se bashku me vellane e tij Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea". Aty ai pati mundesine te njihej me letersine klasike greke dhe romake dhe me historine moderne te Evropes. Mbi kete baze, Naimi percaktoi dhe themelet e botekuptimit te tij. Ne vitin 1870 u kthye ne Shqiperi dhe nen ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjersherimit persisht, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Tejhyjylat" (Enderrimet, 1885).
Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, njeri nga udheheqesit e se ciles ishte Abdyli, vellai i tij i madh, Naimi braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqipe. Virtytet, zakonet dhe menyra e jeteses se popullit te tij, gjuha, qene nje shkolle e vertete per te dhe do t'i jepnin vepres se tij nje karakter te theksuar kombetar dhe popullor.
Mergimi i gjate, bashke me mallin per Shqiperine, i dhane rruge dhe punes se tij ne dobi te ceshtjes kombetare dhe veprimtarise se tij poetike. Poema e tij e pare e re ishte "Shqiperia" ku Naimi shpalli krenarine per te kaluaren e shqiptareve, gjendjen e mjeruar ne te cilen ndodhej vendi i tij si dhe deshiren per ta pare ate te lire. Ne Stamboll Naim Frasheri ka qene nder botuesit kryesore te revistave "Drita" e "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat e para shqipe. Ai i kushtoi vemendje dhe perpjekje te vazhdueshme, orientimit ideologjik dhe politik te intelektualeve shqiptare, organizimit te levizjes kulturore patriotike te mergimit shqiptar ne Turqi. Naimi ka qene anetar i Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit ne Stamboll dhe me pas kryetar i saj.
Ne vitin 1886 Naimi botoi poemen e tij te famshme "Bageti e bujqesi", "Deshira e vertete e shqiptareve", nje poeme ne greqisht, kater libra per shkollat; "Vjersha per mesonjtoret e para", "E kendimit te cunavet kendonjetoreja" (ne dy vellime, me poezi, lexime te ndryshme). Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e veres", "Mesimet", proza poetike "Fjala fluturake", vjersha dhe se fundi me 1898 poema e madhe epike "Historia e Skenderbeut". Per kohen dhe shendetin e Naimit kjo ishte nje pune teper e madhe dhe shume e mundimshme, te cilen mund ta kryente vetem nje njeri me vullnet te pathyeshem.
Poeti i madh Naim Frasheri luajti, perkrah Samiut e pas Kristoforidhit, nje rol themelor per shqipen e re letrare, te cilen e shkroi me nje pasuri te vecante fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbeshtetur kryesisht ne gjuhen e popullit. Te shumte qene shqiptaret qe banonin ose shkonin ne Stamboll dhe qe e kishin per gezim te njiheshin e te takoheshin me te. Njeri prej vizitoreve e shprehu keshtu mendimin e te gjitheve: "I varfer vinja tek Naim beu, i pasur shkonja; i uret vinja, i nginjet shkonja; pa shprese vinja, kur shkonja ndjenja vetehene te gjalle dhe me shpirt."
Ndersa Sevasti Qiriazi e ka pershkruar Naimin, "me shtat te mesem dhe te imet, por me nje fytyre te qete dhe me ndjenja te larta, te cilat vetem nje vjershetor i lindur mund t'i kete. Pamja e tij ishte ajo e nje intelektuali te cuditshem, ai ishte magnet dashurie..." Naim Frasheri, ka qene preokupim i perhershem i nje numri te madh studiuesish, te cilet kane prekur ceshtje te larmishme qe kane te bejne me jeten, vepren dhe shembelltyren e tij ne pergjithesi. Si i tille, Naim Frasheri sot eshte nje simbol i vecante kombetar, qe vazhdon te jetoje ne kujtesen e shqiptareve kudo qe jane, ne vetedijen e shume breznive te lexuesve, studiuesve, kritikeve, jeteshkruesve, historianeve, esteteve etj.
Edhe nje qind e gjashte vjet pas vdekjes se tij, ai jeton shpirterisht, ashtu sic thoshte edhe vete: "Kur me shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur".
Studimet e deritanishme qe jane bere per jeten dhe vepren e tij deshmojne qarte se eshte krijuar nje tradite e lakmueshme, aq me teper kur merret parasysh fakti se krahas shume emrave te studiuesve shqiptare sic jane: Mali Kokojka, Jup Kastrati, Dhimiter Shuteriqi, Alfred Uci, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Sali Bashota etj., ka dhe mjaft emra te studiuesve te huaj, sic jane: Norbert Jokli, Nexhip Alpan, Agnia Desnickaja, Robert Elsie etj.
Disa aspekte qe lidhen me vepren e Naim Frasherit, sic jane krijimtaria poetike e tij, veprimtaria pedagogjike, botekuptimi panteist, filozofik, fetar, kombetar, ndihmesa ne fushen e gjuhes, ne fushen e perkthimit, lidhjet nderkulturore, permasat humaniste, iluministe, ndikimi i krijimtarise gojore etj., jane vetem disa shtylla kyc, te cilat vazhdimisht sillen nga studiues te ndryshem.
Dhe sado qe rreth tij jane shkruar dhjetera e qindra studime, perseri figura e tij nuk eshte permbushur teresisht. Ndaj dhe kjo figure e kultures shqiptare gjithnje e me teper behet gjithekohore dhe gjithejetesore.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#1 25 Maj 2007 16:14
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: NAIM FRASHERI, apostulli i shqiptarizmes
Figura mė ėmblematike e Rilindjes Kombėtare Naim Frashėri ka bėrė njė akt tė pashembullt vlerėsimi dhe nderimi pėr Biblėn e Shenjtė. Naim Frashėri ka pėrkthyer njė nga fragmentet mė sinoptikė dhe domethėnės tė Ungjillit tė Shėn Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshėm dhe tronditės lidhet me ballafaqimin e Krishtit pėr dėnimin ose jo tė krimit tė kurorėshkeljes nga ana e njė gruaje qė ėshtė Maria Magdalena
Bektashizmi naimjan qe nė harmoni me romantizmin dhe kombėtarizmin laicist tė tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte njė formė origjinale e harmonizimit tė dy feve tė mėdha : krishtėrimit dhe islamizmit. Njė sinkretizim i tillė nė kohėn e sotme quhet ekumenizėm. Naim Frashėri ishte njė shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i tij mund tė jetė mė i veēanti dhe mė origjinali
Studiuesi i njohur Dr. Moikom Zeqo paraqet kronologjinė e pėrkthimeve tė Ungjillit dhe librave fetarė nga korifejtė e letėrsisė shqipe, qysh nga Gjon Buzuku e deri te rilindasit
Si e pėrktheu Naim Frashėri librin e Biblės sė Shenjtė
Pėrveē poetit tonė kombėtar, pėrkthimi integral, i tėrėsishėm dhe i vetmi deri mė sot i plotė i gjithė librave kanonikė ėshtė bėrė nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj
Dr. Moikom ZEQO
Dimė deri mė sot se libri mė i kryehershėm nė gjuhėn shqipe ėshtė ai i Gjon Buzukut mė 1555. Kjo kryevepėr filologjike e shqipėrimit dhe e strukturimit terminologjik dhe konceptual ėshtė nja antologji e librave pėrbėrės tė Biblės sė Shenjtė. Pra ėshtė pikėrisht Bibla e Shėnjtė qė hap hullinė madhėshtore dhe tė pakufishme tė letėrsisė shqipe. Tė shumtė janė dijetarėt, qė kanė bėrė pėrkthime mjeshtėrore tė librave tė Biblės sė Shenjtė, qoftė nga Testamenti i Vjetėr, qoftė nga Testamenti i Ri. Njė kulm tė shqipėrimit tė Biblės sė Shenjtė e arriti filologu i mrekullueshėm shqiptar Konstandin Kristoforidhi.
Por pėrkthimi integral, i tėrėsishėm dhe i vetmi deri mė sot i plotė i gjithė librave kanonikė tė Biblės sė Shenjtė ėshtė bėrė nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj. Vepra e Filipajt ėshtė po aq madhėshtore sa vepra e dijetarit ilir tė shek.IV Euseb Hieronimit, i cili pėrktheu Biblėn e Shenjtė nė gjuhėn latine, nė variantin e njohur "Vulgata", qė u bė baza dhe shtrati konceptual i qytetėrimit letrar, teologjik dhe filozofik i Evropės Perendimore.
Kohėt e fundit duke shkruar njė libėr pėr Gjon Buzukun, unė kam hyrė nė hullitė e pafundme dhe tė ēuditėshme tė pėrkthyesve shqiptarė dhe tė huaj tė Biblės sė Shenjtė nė shqip. Kaq tė shumtė dhe tė ndryshėm janė kėta njerėz, disa personalitete me emėr tė madh dhe shumica gati anonimė dhe tė harruar krejtėsisht, sa tė bėn pėrshtypje fakti, qė vetėm njė kryelibėr si Bibla e Shenjtė mund tė ngjallte njė interes kaq tė shumėfishtė intelektual dhe kulturor. Jo rastėsisht nė shek.XIX, qė quhet si shekulli i Rilindjes Kombėtare, shqiptarėt patėn njė ringjallje morale dhe letrare, duke u bazuar mė tepėr tek njė kulturė laike e mirėfilltė nė formėn e njė moderniteti dhe tė njė stili tė ri dhe fuqishėm pėr kohėn. Motoja kryesore e rilindasve tanė qe laicizmi dhe filozofia e kombėtarizmit, gjė qė bėhej pėr herė tė parė nė njė mėnyrė tė programuar dhe iluministe. Letėrsia e romantizmit shqiptar pėrputhej si tipologji potenciale dhe jashtėzakonisht prekėse pėr ideologjinė kombėtariste tė Rilindjes tė pėrfaqėsuar shkėlqyeshėm sidomos me emrat e De Radės dhe Naim Frashėrit. Por nuk ėshtė e vėrtetė, qė kultura e re shpresėdhėnėse e rilindasve kishte njė karakter purist dhe laicist absolut. Pikėrisht nė kėtė lak kohor, Konstandin Kristoforidhi bėn pėrkthimet e tij tė mahnitėshme, tė Librit tė Psallmeve si dhe tė 4 ungjijve tė Testamentit tė Ri apo dhe tė disa librave tė Testamentit tė Vjetėr. Nė kėtė mėnyrė Kristoforidhi vazhdonte nė kohė dhe nė hapėsirė por nė njė mėnyrė tjetėr veprėn e ndėrprerė qė para 4 shekujsh tė Gjon Buzukut tė pavdirė. Shqipėrimet e unjgjijve nuk ishin nė kontradiktė as me romantizimin dhe as me kombėtarizmin shqiptar. Kjo vėrtetohet mjaft qartė. Pėr shembull tek De Rada metaforat e unjgijve dhe sidomos egzotika kristiane e mėshirės dhe e pėrdėllimit, e altruizmit dhe e misticizmit tė ndritur ėshtė nė substancėn e poemave tė tij tė mahnitėshme. Nga ana tjetėr pa shqipėrimin e ungjijve nga Kristoforidhi nuk mund tė arrihej dot tek Fan Noli dhe aksioni i tij i jashtėzakonshėm kombėtar i krijimit tė Kishės Autoqefale Shqiptare. Qėllimi im ėshtė tė them qartė dhe pa ekuivok se tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė rilindas tė njė origjine etnike, pavarėsisht nga pėrkatėsitė fetare tė ndryshme kishin njė syzim tė qartė letrar dhe modern tė sė ardhmes. Ajo qė dua tė ve nė spikamė ėshtė qė figura mė ėmblematike e Rilindjes Kombėtare Naim Frashėri ka bėrė njė akt tė pashembullt vlerėsimi dhe nderimi pėr Biblėn e Shenjtė. Naim Frashėri ka pėrkthyer njė nga fragmentet mė sinoptikė dhe domethėnės tė Ungjillit tė Shėn Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshėm dhe tronditės lidhet me ballafaqimin e Krishtit pėr dėnimin ose jo tė krimit tė kurorėshkeljes nga ana e njė gruaje qė ėshtė Maria Magdalena. Ky fragment ėshtė komentuar nga tė gjithė ideologėt dhe intelektualėt e kohėrave. Kemi tė bėjmė me zanafillėn e idesė sė mėshirės dhe idesė sė fajit si realitet njerėzor tek tė gjithė. Krishti nė parabolėn e kėsaj ngjarjeje shkruan me gisht diēka nė rrė ose mbi tokė. Kjo ėshtė e vetmja dėshmi biblike qė ai dinte tė shkruante, por ndoshta edhe tė vizatonte. Teza e tij dialektike, me njė paradoks tė ndėrsjelltė, se mund tė godiste njė mėkatar ose mėkatare vetėm ai njeri qė nuk kish bėrė vetė mėkate, pėrbėn esencėn e drejtėsisė zanafillore, tė pastėr, absolute. Ajo qė kėrkon Krishti, e kpėrcen botėn juridike, domethėnė edhe atė reale. Krishti tregon se ka njė tė drejtė tė epėrme, tė ndryshme nga e drejta juridike. Kur ndėshkuesit e gruas mėkatare hodhėn pėrdhe gurėt qė mbanin nė duar, sepse kishin bėrė mėkate qė tė gjithė, Krishti, i cili qe nė kėtė sknė shekspiriane e vetmja qėnie qė nuk kish bėrė mėkate, nė bazė tė logjikės formale aristoteliane duhej tė vepronte dhe tė qėllonte me gurė mėkataren. Por Krishti e shkeli dhe e pėrbuzi kėtė tė drejtė kanunore, e fali mėkataren, ndonėse nuk harroi ta porosiste, qė tė mos mėkatonte mė nė tė ardhmen. Kjo parabolė ėshtė mrėkullibėrėse dhe dlirėsuese nė tė gjithė pikpamjet. Kjo parabolė tregon se jo dėnimi, por emancipimi ėshtė shpėtimi i botės.
Naim Frashėri e ka shqipėruar mrekullisht si mė poshtė fragmentin parabolė nga Ungjilli i Shėn Gjonit :
Pėrkthimi i Naim Frashėrit
"Zoti Krisht njė mėngjes, tek mėsonte njerėzinė nė hijetoret (d.m.th nė tempullin e sinagodės - shenimi im M.Z.) tė kėnduarit (mėsuesit, qė dinin shkrim e kėndim - shėnimi im M.Z.) e judeve, qė quheshin shkronjės dhe farisenj, i prunė njė grua qė kishinė zėnė mbė turp, edhe i thonė qė nė nomtė (nė ligjin - shėnimi im M.Z.) Moisiu porosit tė tillatė tė vritenė me gurė, ti pra si thua? Kėtė ja thoshinė duke ngarė, qė tė gjeninė punė ta shaninė. Zoti Krisht hodhi sytė poshtė dhe shkruante me gisht mbi dhe, si vunė kėmbė dhe po e pyetninė, ngriti dytė mbė ta dhe tha : "I pafajmi prej jush tė hedhė pėrpara gurė mbi tė", ata, si dėgjuanė kėtė fjalė edhe mendja i rrihte, zunė njė nga njė, nga tė mėdhenjtė e gjer tek tė fundit, e po dilninė dhe mbeti vetėmė Zoti Krisht dhe gruaja qė po qėndronte ndė mest, si ngriti sytė Zoti Krisht, pėrsėri dhe s'pa njeri veē gruanė, i tha asaj : "Grua, ku janė ata qė tė hiqninė fajtore? Asnjė s'tė dėnoi?" Dh'ajo u pėrgjej : "Asnjė o Zot". Pra i tha Zoti Krisht : "As unė s'tė dėnonj, shko tashi dhe mos bėnjė faj mė".
Pėrpara Naim Frashėrit, mė 1879 Kristoforidhi kish pėrkthyer tė katėr ungjijtė sinoptikė.
Pėrkthimi i Konstandin Kristoforidhit
"Edhe Jisui vate ndė malt t'ullinjvet. Edhe mbė tė vagulluarėt erdhi pėrsėri ndė hijeroret, edhe gjithė llauzi. vinte tek ay, edhe ay ndenji e i mėsonte. Edhe shkronjėsit e farisenjtė i bjenė njė grua tė zėnė ndė kurvėri, edhe si e vunė ndė mestė, i thonė, Mėsonjės, kėjo grua ėshtė zėnė mbi punėt duke kurvėruarė. Edhe Moisiu ndė nomt na ka porositurė tė tillatė gra tė vritenė me gurė, ti pra ē'thua? Edhe kėtė e thoshinė duke ngarė atė, qė tė kenė me se t'a pėrflasėnė. Po Jisui u unj, e shkruante me gishtinė mbė dhet. Edhe pasi qėndroninė duke pyetur atė, u ngrit e u tha atyre : i pafajmi prej jush, ky mė pėrpara, le tė hedhė gurinė mbi tė. Edhe pėrsėri u unj e shkruante mbė dhet. Edhe ata kur dėgjuanė, edhe pasi, qėrtoneshinė prej ndėrgjegjesė, zunė tė dilninė jashtė njė nga njė, qė prej pleqvet e gjer mbė tė fundėshmit, edhe Jisui mbeti vetėmė, edhe gruaja ishte duke ndenjurė ndė mest. Edhe Jisui si u ngrit edhe nukė pa as ndonjė veē gruasė, i tha asaj : Grua, ku janė ata qė tė pėrflisninė? Asndonjė s'tė dėnoi? Edhe ajo tha : As ndonjė, Zot. Edhe Jisui i tha : As unė nukė tė dėnonj, shko, edhe mos fėje mė".
Pėr tė bėrė mė tė plotė krahasimin e shqipėrimit tė kėsaj parabole po citoj edhe pėrkthimin e quajtur Diodati i Ri, bėrė mė 1994 nė shqip .
Pėrkthimi i Biblės i variantit Diodadi i ri
Edhe Jezusi shkoi nė Malin e Ullinjve. Por si zbardhi dita, u kthye pėrsėri nė Tempull dhe gjithė populli erdhi tek ay, edhe ai u ul dhe i mėsonte. Ahere farisenjtė dhe skribėt i prunė njė grua qė ishte kapur duke shkelur kurorėn dhe, mbasi e vunė nė mes, i thanė Jezusit : Mėsues, kjo grua ėshtė kapur nė flagrancė, duke shkelur kurorėn. Por nė ligj Mosiu na ka urdhėruar tė vriten me gurė gra tė tilla, po ti ē'thua? Flisnin kėshtu pėr ta vėnė nė provė dhe pėr tė pasur diēka pėr ta paditur. Por Jezusi, duke u shtėnė se nuk ndėgjoi u pėrkul dhe shkruante me gisht ndė dhe. Dhe, kur ato vazhdonin ta pyesnin ai iu derjtua dhe u tha atyre : "Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!" pastaj u pėrkul pėrsėri dhe shkruante ndė dhe. Atėherė ata e dėgjuan kėtė dhe tė bindur nga ndėrgjegja u larguan njė nga njė, duke filluar nga mė tė vjetrit e deri te tė fundit, kėshtu Jezusi mbeti vetėm me atė grua, qė qėndronte atje nė mes. Jezusi ahere u ngrit dhe duke mos parė tjetėr veē gruas i tha : "O grua, ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?" dhe ajo u pėrgjigj : "Askush, Zot". Ahere Jezusi i tha : "as unė nuk tė dėnoj, shko dhe mos mėkato mė".
Vėshtrimi krahasimtar midis tre shqipėrimeve nė kohė tė ndryshme dhe nga njerėz tė ndryshėm ėshtė tepėr i qartė. Vėrtetojmė kėshtu se Naim Frashėri ka bėrė me vetėdije tė plotė shqipėrimin e njė fragmenti substancial tė Biblės sė Shenjtė. Kjo parabolė pėr mosdėnimin e gruas mėkatare dhe tė mėshirės qe nė harmoni me konceptin humanistik tė emancipimit tė gruas nga ana e Naim Frashėrit. Ėshtė njė ide tepėr e veēantė dhe largpamėse. Po pse e ka bėrė kėtė gjė Naim Frashėri? Feja e tij i takonte njė sekti kaq tė veēantė siē qe bektashizmi Naimi shkroi eposin e bektashizmit "Qerbelanė" si dhe njė libėr tė quajtur "Fletorėt e bektashinjve". Bektashizmi naimjan qe nė harmoni me romantizmin dhe kombėtarizmin laicist tė tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte njė formė origjinale e harmonizimit tė dy feve tė mėdha : krishtėrimit dhe islamizmit. Njė sinkretizim i tillė nė kohėn e sotme quhet ekumenizėm. Naim Frashėri ishte njė shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i Naimit mund tė jetė mė i veēanti dhe mė origjinali nga gjithė shkrimtarėt e tjerė nė rrafsh ballkanik dhe evropian. Ekumenizmi i Naimit bazohet jo vetėm mbi shqiptarizmin por dhe nė harmoninė dhe dashurinė midis popujve, ēka e bėn projektin ideor tė Naimit tė ngjashėm dhe familjar me teorinė e globalizmit tė sotėm. Ėshtė e habitshme qė ekumenzmi naimjan shėrben si pararojė mendore pėr integrimin botėror tė shqiptarėve dhe tė zhdukjes sė kufijve ndarės midis qytetėrimeve, feve dhe etnive. Nė kohėn e Naimit, tė shqipėrojė Biblėn e Shenjtė pa qenė i krishterė, quhej njė herezi dhe blasfemi e rėndė. Naimi pa qenė i krishterė dha shembullin e shqipėrimit tė Biblės sė Shenjtė. Por ai bėri diēka akoma mė tė ēuditėshme dhe tė pabesueshme. Nė kyeveprėn e tij poetike "Lulet e verės" Naim Frashėri botoi dhe vjershėn "Pėrpara Krishtit". Naimi tregon njė nderim tė pafund pėr Krishtin, tė cilit i drejtohet :"Djalėth, njeriu i Perėndisė". Ėshtė e habitėshme qė vjersha e Naim Frashėrit bektashian pėr Krishtin tė mirėkuptohej nga myslimanėt dhe tė mos gjendet asnjė gjurmė kundėrshtimi nė shtypin e kohės, pse vallė Naimi e bėri kėtė gjė. Vetėkuptohet, qė Naimi e nderoi Krishtin sepse ndėrgjegja e tij ekumenike nuk njihte dallime dhe sidomos pėrjashtime.
Sė fundi dua tė shtoj qė Naim Frashėri nė librat e tij ka dhe fragmente tė tjera tė pėrkthyera nga Bibla e Shenjtė. Nė shumė fjalė tė urta apo edhe parabola tė Naimit, ka pėrkthime biblike. Kėshtu thėnia e Naimit "Tė mirėtė thonė: shumėzohuni" ėshtė njė fragment nga libri i "Gjenezės" nga Testamenti i Vjetėr. Kurse njė parabolė, qė pėrshkruan gruan fisnike dhe punėtore si model tė harmonisė familjare ėshtė njė fragment i pėrkthyer nga Naim Frashėri nga libri biblik"Fjalėt e urta", qė i pėrket Testamentit tė Vjetėr.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#2 25 Maj 2007 16:14
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: NAIM FRASHERI, apostulli i shqiptarizmes
STUDIMI
"Naimi ėshtė aktual pėr tejpamjen e tij nė politikė. Nėntėdhjetė vjet mė parė ai u dėftente shqiptarėve Perendimin si shembėll qytetėrimi, sepse vetėm nga ajo anė dhe jo nga Lindja, vjen drita"
Naim Frashėri: e ardhmja e Shqipėrisė tek Perėndimi
Nga Namik Resuli*
Mė 1937, kur u kremtua njėzetepesė vjetori i pamvarėsisė s'onė, shumė nesh e pandehnin se, tė paktėn nga pikėpamja kombėtare, roli i mesazhit tė poezisė sė Naimit kishte marrė fund: Shqipėria ishte krijuar si komb dhe ishte imponuar si shtet nė gjirin e shteteve tjera tė Ballkanit. Mirėpo vjetėt qė ndoqėn e rrėzuan kėtė bindjen tonė dhe ngjarjet qė u rrukullisėn gjatė atyre vjetėve e prunė Naimin ndėr ne ashtu si u paraqit nė skenėn e historisė s'onė kėtu e nėntėdhjetė vjetė mė parė. Sot Naimi ėsht i tėrė "aktual" ndėr ne, jo vetėm si poet, por edhe si apostull kombėtarsije dhe lirije. Kėtė ngjarje tė mrekullueshme, kėtė pėrjetėsim dhe pėrtėrim nė kohėt, Naimi ja detyron pushtetit tė mendjes sė tij dhe lartėsisė sė ndjenjave qė e shoqėruan atė mėndje. Ai ėsht aktual sot si apostull, si lajmėtar i dashurisė botėrore, si predikues i "mirėsisė": ja njė fjalė e krijuar prej vetė Naimit, nė tė cilėn nė njė sintezė flakėruese pėrmbyllen shumė kuptime, si ai i dashurisė, i urtėsisė sė shpirtit, i mėshirės nė kuptimin mė humanistik tė fjalės. Fjala "mirėsi" i ka mbushur vargjet e Naimit qė nga i pari dhe gjer tek i fundi. Me kėtė fjalė ai iu drejtua bashkėatdhetarėve tė tij qė tė mos hiqnin dorė nga egėrsia e zakoneve tė tyre, qė t'i ruheshin sidomos gjakut. Esht aktualitet pėr tejpamjen e tij nė politikė. Nėntėdhjetė vjet mė parė Naimi u dėftente Shqiptarėve Perėndimin si shėmbėll qytetėrimi, pse si pas mendimit tij vetėm nga ajo anė, dhe jo nga Lindja, vjen drita. Tė gjithė e mbajmė mend njė vjershėn e tij tė mallėngjyer: "Pėr se? / Pse s'vjen o dit' e mirė / Pse vallė nuk vjen?/ Gjer kur nė errėsirė?/ Mos Zoti tė pėlqen?/ As hidhe gardhė / Dhe shpejto pakė,/ O dit' e bardhė,/ Dhe jakė, jakė,/ Se tė pres / Nuku vdes./ Jak'o dit'e uruar,/ Qė lint nga perėndon,/ At'an' e ka ndrituar,/ E ne pse na haron?/ Dritėz' e jetės,/ Edhe e motit / Dh'e sė vėrtetės,/ Dhe gaz'i Zotit / Ndritona / E xgjona". Si duket, edhe nėntėdhjetė vjet mė parė ishte njė gardh qė e ndante Shqipėrinė nga Perėndimi. Eshtė aktual si poet. Personalitet i pajisur me njė spiritualitet dhe religjiozitet tė jashtėzakonshėm, sado qė u nis nga poetėt mistojė persjanė, ndaj tė cilėve e prinin natyra e tij e butė dhe besimi bektashjan, asgjėmangut, krijoi tė gjithė njė botė filozofike dhe fetare, nė tė cilėn koncepti i gjithėsisė dhe ai i Perėndisė mundin tė kėmbehen nė poezi tė kulluar, duke i siguruar autorit tė tyre njė vend krejt tė posaēėm nė leteratyrėn europjane.
Poezia universale e Naimit
Prandaj kritika e re e ka pėrqėndruar tė gjithė vrejtjen e saj nė kėtė pjesė tė poezisė sė Naimit, e cila poezi bėhet me tė vėrtetė "universale", pse lėnda qė ajo pėrvesh fluturon sipėr kufijve tė ndjenjave personale dhe ėngjėron nė njė pėrqafim tė zjarrtė tė gjithė universin.
Poezi kozmike, pra, e jo vetėm mistike, e djegur dhe e pėrvėluar prej asaj flake krijuese, qė ėsht dashuri dhe mirėsi.
Qė t'i gjejmė njė tjetėr rival Naimit nė dashurinė pėr tė gjitha krijesat e gjithėsisė duhet tė ngjitemi prapa nė shekujt dhe tė arrijmė gjer te Shėn Franēesku i Asizit; sadoqė poeti i ynė s'e ka shokun nė leteratyrėn europjane pėr zhanrin e notave tė tija. Veēse, qėllimi i ligjėratės s'ime nuk ėsht tė zgjatem mbi kėtė pikė, po tė rrah njė nga ēėshtjet mė tė parrahura dhe mė tė neglizhuara tė botės naimjane: Mendimet e tij fetare. Mbi kėtė ēėshtje, mjerisht, nuk kemi pasur gjėr mė sot studime tė thella e tė posaēme, pse fytyra e poetit i ka bėrė gjithnjė hije fytyrės sė fetarit. Madje mund tė themi se kjo fytyra e dytė as nuk ėsht kundruar fare prej studjozave. M'u duk e arėsyeshme, prandaj, ta cek kėtė problemė kaq tė interesanēėm nė kėtė mbledhjen t'onė amerikane, pse vėshtirė do tė mė jepet njė rast tjetėr qė tė jenė tė gjithė sė bashku tė pranishėm pėrfaqėsuesit kompetenta tė dy feve: tė krishterė (katolikė dhe ortodoksė) e myslimanė) (sunitė dhe bektashinjė). Naimi mendimet e tija fetare na i ka lėnė nė dy libra:"Mėsime", botuar mė 1894 dhe "Fletore e Bektashinjet", qė doli mė 1896. Me "Fletoren e Bektashinjet", brėnda 14 faqesh nė prozė, Naimi kėrkon t'u mblatojė bashkėfetarėve tė tij njė farė doktrine tė shkurtėr tė Bektashizmit. Besimi esoterik e i rezervuar i kėsaj doktrine njihet prej tė diturve vetėm nė mėnyrė tė pėrgjithėshme dhe tė pėrcipėt. "Tė gjitha janė te njeriu, edhe Zot'i i vėrtet vetė / Se kur desh tė dil nė shesht bėri njerinė me fytyrėt tė tija / Bektashitė besojnė se njeriu nukė vdes, por vetėm ndėrrohet' e ndryshohet edh'ėshtė gjithėnjė ndaj Perėndisė, se tek i biri pshihet'i ati". Nuk po hyjmė kėtu nė ēėshtje diskutimi filozofik mbi esencėn e Bektashizmit, pse ajo nuk hyn nė qėllimet e kumtesės s'onė. Do tė bėjmė, pėrkundėr njė pyetje qė ka tė bėjė me filologjinė e librit: Cilin Bektashizėm na mbleton "Fletorja" e Naimit? Bektashizmin tradicjonal ashtu si u trajtua nė Shqipėri, apo njė Bektashizėm tė reformuar? Cilat qenė burimet mbi tė cilat u bazua? Ja njė temė shumė tėrheqėse, qė meriton tė rrihet gjatė e gjerė, pse ndėr dijetarė te Perėndimit nuk di tė jetė marrė kush me tė, prandaj vetėm ndonjė kompetent shqiptar, qė gjenedt kėtu, mund tė na bėjė dritė. Nė qoftė se me tė vėrtet Naimi veproi si reformator duke pėrpiluar "Fletoren e Bektashinjet", duhet nėnvizuar ky fakt e duhen vazhduar kėrkimet pėr njė njohje mė tė thellė dhe mė tė plotė tė veprimtarisė sė tij edhe nė kėtė lėm.
Botkuptimi i Naimit pėr Perėndinė
Po ne besojmė se pėr veprimtarinė fetare tė Naimit shumė mė i interesanēėm ėsht libri tjetėr, dua tė them "Mėsime", njė broshur nja 50- faqesh, i tėrė nė prozė dhe i ndarė nė katėr kapituj: 1) Zot'i math e i vėrtetė, 2) Ligj' e pėrjetėshme e Shqiptarėvet, 4) Thelb'i i Kuranit. "Mėsime" ėsht njė nga ato libra qė e lėnė me gojė hapur lexuesin e soēėm. Leximi i tij ka qenė pėr ne me tė vėrtet njė revelacjon. Nė kapitullin e parė shpjegimi tradicional i qėnėsisė sė Zotit ėsht pėrzier me njohuritė se zbulimet shkencore tė Perėndimit, gjė qė s'ka tė ngjarė nė librat fetarė tė Lindjes. Ja ca copa nxierė nga botimi i Tiranės bėrė mė 1942, fq.29: "Mėsoni diturit' e gjithėsisė, ahere do tė kupėtoni fuqin'e mirėsin' e Zotit". "Pa shihni gjithėsinė pa an'e pa funt dhe ligjėn e saj tė pėrjetėshėm'e pa tė metė". "Yjtė pa tė nisur'e pa tė sosurė vinė rreth nė hapėsirėt tė pa anė duke nxituar me vrap tė math". "Kurrė nuk dolėn nga udha, q'u shėnoj Zoti. Pėr tė mos pėrpjekur njėri me tjetėrinė e pėr me mos mbeturė mb'udhė u vuri fuqinė heqėse dhe fuqinė dėbonjėse!". "Yjtė mesės u derdhin nė dritė yjvet rrotullonjės q'u vinė rreth atyre, edhe pasuesėvet, qė kanė rrotullonjėsitė!". "Zoti ėshtė Mbret'i gjithėssiė, drit e gjithėsisė! Pėr vetė esencėn e Zotit dhe pėr raportin Zot-njeri, Naimi shkruan, f.31: "Lavdatė pastė Perėndija, qė kreu gjithėsinė dhe gjithėsia ėshtė vetė! "Pa kur desh Zot'i vėrtetė me tė math tė tij tė dilte faqeza nė shesh, ahere kreu njerinė jetė nė fytyrėt tė tija! f.32: "Gjithė ē'ėshtė fytyr' e Zotit, gjithė ē'dėgjon ėshtė zėr'i Perėndisė". "Zoti me tė matht tė tij ėshtė njė det pa anė dhe ne jemi valėt e ". Edhe kėtu shohim, pra, njė njėsim, njė pėshtjellim tė esencės sė Perėndisė me natyrėn, a si e quan ai, me gjithėsinė. Nga ky parim si pasojė mund tė rriedhin dy pėrfundime: e para, hyjėzimi i njeriut nė sa pjesė e gjithėsisė, qė pėshtjellohet me Perėndinė; e dyta, mohimi i njė bote tjetėr trashendentale, pikėrisht si nė parimet bektashiane qė pamė mė lartė dhe jo si pas parimeve myslimane. Po nė "Mėsime" panteizmi naimian gadi pėshpėritet, duam tė themi se nuk ėsht nėnvizuar aqė fort si nė pjesėt tjera tė veprave tė tij, dhe ja lė vėndin fytyrės sė Zotit tradicional tė tri feve monoteiste. Pėr t'u shėnuar edhe njė pikė tjetėr me shumė rėndėsi: pozita e njeriut ndaj Perėndisė, njeriu pėr Naimin nuk ėsht mė rob i Zotit, po njeri i lirė tė gjykojė dhe tė zgjedhė. E qit kryet kėtu arbitri i lirė i fesė sė krishterė dhe kėshtu kundėrshtimi me doktrinėn myslimane bėhet edhe mė i rėndė dhe mė i pakapėrxyeshėm. Fatalizmi kuranik ēduket prej besimit tė tij. Nė kapitullin e dytė, "Urtėsija", pėrsėriten shkurtimisht tė njėjtat koncepte tė kapitullit tė parė. Shumė mė i interesanēėm pėr kuptimin e qėllimeve fetare tė Naimit na paraqitet kapitulli i katėrt "Thelb'i Kuranit". Ky titull, si pas mendimit t'onė, mund edhe ta gabojė nė fillim lexuesin, pse kush e lexon me vėmendje vren se Poeti largohet shumė nga ortodoksija kuranike. Ky largim i detyrohet sidomos disa shprehjeve tė Naimit pėrsa i pėrket fesė sė krishterė. Influksi i krishter, qė vihet re nė tė gjitha veprat e tija, kėtu zė njė vėnd themelor. Tek "Mėsime" gjejmė frazė tė tėra tė marra nga Ungjilli; kėshtu nė faqe 33 kėndojmė: "Nė ke dy kėmisha, njėrėnė epja atij, qė s'ka, nė tė rėnēinė mė njė faqe, kėthe dhe tjatrėnė, duaj miknė, duaj dhe armiknė, atė qė s'do tė ta bėnjė tjatri ty, mos bėj dhe ti ati, ēdo njeriu i bėj atė qė do tė ta bėnjė edhe ajy ty". Nė fq.37 disa nga parimet ungjillore:"Mos vith, mos rrėmbe, tek s'ke vėnė mos mer, mos ha gjėn'e botėsė, duaj mėmėn e atėnė, duaj motrėn'e vėllanė, duaj ata qė ke pranė dhe gjithė njerzinė, kapėrxe zemrimnė, fali fajnė fajtorit, bėji mirė njerėzisė, mos u bėj i pa-besė, mba fjalėnė q'ep, kujto Perėndin'e duaj varfėrinė, mos gėnje dhe mos pėrqesh e mos hiq njerėzinė, mos mpsho, mos shaj, mos rrih, mos qėrto, mos pėrto, po puno, mos u zih, mos u ndaj nga e drejta dhe e vėrteta, mos u mburr, mos u lėvdo
" Nė faqe 45: "Po tė Mirėtė thanė: Martohi e shumėzohi".
Dhe akoma nė fq. 69 shkruan: "Zoti i math i fali Krishtit tė birt tė Marisė urtėsin'e fjalėn'e bukurė qė nė foshnjėri, i dha ungjillė e dritėnė. "Krishti u tha shėrbėtorėvet tė ti: Kush vjen me mua n'udhėt tė Zotit? Ata ju pėrgjeqnė: neve vimė. Pa thanė: Zot'i vėrtetė! Besuamė ē'szbriti teje dhe i ramė pas tė dėrguarit tėntė, shkrua-na me dėshmitarėtė. "Krishti ėshtė shpirt' i Perėndisė
F.77:"Pa i dėrgoj ėngjėllinė Marisė, dh'e nderoj atė dhe Krishtin'e shėrbėtorėt'e tija
" Nė "Lulet'e Verėsė" Naimi i kushton njė vjershė tė tėrė Krishtit me titullin "Pėrpara Krishtitė"; edhe kėtu Poeti e quan "Djalėth njeriu i Perėndisė", dhe, nė kundėrshtim me sa kishte pohuar nė f.69 tė "Mėsimeve", e pranon dėshminė ungjillore tė vdekjes sė Krishtit, qė u kryqėzua pėr shpėtimin e njerėzisė e fytyrės sė Krishtit
Aktualiteti i Naimit
Po marrim lejen, prandaj t'ja u lexojmė tė tėrė, pse e djmė qė ėsht e vėshtirė pėr shumė tė shtjenė nė dorė njė kopje tė "Lulevet tė verės".
"Djalėth njeriu i Perėndisė,/
Fytyra jote mua mė tregon /
Ah, tė kėqiat e njerėzisė,/
Qė ka punuar edhe po punon".
Tash vjen vetvetiu pyetja: cilat qenė qėllimet qė e shtytnė Naimin tė shkruajė njė vepėr tė tillė?
A mos i shkroi "Mėsimet" pėr tė zbutur pėrēarjen nė mes tė Myslimanėve dhe tė Krishterėve?
Apo pati ndėr mend tė krijojė njė fe, njė besim, tė ri postafat pėr shqiptarėt e pėrēarė?
Njė pėrgjegje e prerė ėsht e vėshtirė tė jepet sot, pse siē thashė mė parė, hetime e studime nuk janė bėrė gjėr mė sot mbi kėnd tė fshehtė tė botės fetare tė Naimit.
Kemi tekstet, vėrtet.
Kur lexuesi lexon sidomos kapitullin e parė tė veprės e ka tė qartė pėrshtypjen se Naimi ka pasur me tė vėrtet ndėr mend t'u jepte Shqiptarve njė fe tė pėrbashkėt, njė besė kombėtare, duke marrė pjesė nga feja e krishtere e duke i lidhur kėto nė njė teizėm, pikėrisht ashtu si ja sugjeronte Bektashizma.
Nė f.53-54 shkruan Naimi: "Njė komp ka njė gjuhė, gjithė sa flasnė njė gjuhė janė djemt' e njė Mėmėdheu, edhe tė gjithė bijt e njė mėme dh'e e njė ati, kanė dhe njė gjak, njė vetij'e e njė vetėdijė, njė fytyr' afėro e njė mėnyrė. "Ashtu kanė nė tė vėrtet edhe njė besė gjithė djemt'e njė Mėmėdheu, se besojnė gjithė Zotn'e math e tė vėrtet, q'ėshtė Zot i jetėve dhe i gjithėsisė pa anė, besojnė tė Mirėtė, dhe mirėsinė pėr tė mirė, e ligėsinė pėr tė ligė, pr'andaj kanė tė tėrė bes'e njė fe".
Mund tė mendohet se kapitulli i tretė, Ligj'e pėrjetėshm'e Shqiptarėvet i asgjėson kėto supozimet tona, po nė realitet nuk ėsht ashtu.
Ky kapitull nuk ka ndonjė pėrmbajtje doktrinale; aty Naimi u kėshillon Shqiptarėve tolerancėn mė tė madhe nga ēdo pikėpamje.
Po edhe nė qoftė se puna nuk qėndron pikėrisht kėshtu, njė gjė mbetet e sigurt: se Naimi me atė tejpamjen e tij profetike hodhi hapat e para tė vėllazėrimit, tė bashkimit tė feve. Na duket, prandaj, se, tamam sot qė flitet nga tė katėr anėt pėr "ekumenizėm", Naimi edhe nė kėtė pikė ėsht mė se aktual.
Kush ishte Profesor Namik Resuli
Namik Resuli u lind nė vitin 1911 nė qytetin e Lushnjes prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij nga mė tė njohurat nė tė gjithė Myzeqenė. Nė fillimin e viteve '30-tė Namiku u diplomua nė Universitetin e Firences nė nė degėn e Gjuhė-Letėrsi Italiane. Pas diplomimit ai u kthe nė Shqipėri dhe punoi pėr shumė kohė si mėsues i Letėrsisė nė disa nga gjimnazet e vėndit. Nė vitin 1939 ai botoi pranė Shtėpisė Botuese "Gurakuqi" poemėn e famėshme "Milosao" tė De Radės tė cilėn e pėrshtati nga arbėrishtja nė gjuhėn letrare shqipe. Ai botim pati njė jehonė tė madhe nė atė kohė dhe u cilėsua si njė nga veprat mė tė arrira qė ishin botuar pėr De Radėn. Gjatė viteve tė pushtimit fashist, Namik Resuli punoi pranė Institutit tė Studimeve Shqiptare bashkė me Ernest Koliqin, Padėr Zef Valentinin, Aleksandėr Xhuvanin, Hasan Dostin, Padėr Anton Harapin etj. Pak kohė para mbarimit tė Luftės, Namik Resuli u largua nga Shqipėria dhe u vendos nė qytetin e Torinos pranė familjes sė bashkėshortes sė tij italiane. Qė nga ajo periudhė e deri saq doli nė pension nė vitin 1971, Namiku punoi si Shef i Katedrės sė Gjuhės Shqipe pranė Institutit tė Studimeve Orientale tė Napolit. Gjatė asaj kohe ai u muar me studime mbi historinė e letėrsisė shqipe dhe albanologji duke ribotuar veprėn e Buzukut. Nė vitin 1979 gjatė njė takimi me shkrimtarėt dhe artistėt, Enver Hoxha e sulmoi ashpėr Prof. Resulin duke e quajtur njė bej aristokrat, pėr arsye se ai kishte bėrė njė studim pėr Faik Konicėn. Prof. Namik Resuli vdiq nė qytetin e Torinos nė fillimin e viteve '80-tė. Studimi i botuar mė poshtė pėr Naim Frashėrin, ėshtė shkruar nga ai nė vitin 1968 dhe ėshtė mbajtur nė njė sesion shkencor qė organizoi Shoqėria "Vatra" nė vitin 1969 nė Detroit.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#3 25 Maj 2007 16:15
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: NAIM FRASHERI, apostulli i shqiptarizmes
Naimi: poet shqiptar a poet pers?!
Bashkėbisedim me z. Riza Karami, drejtor i fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" nė Tiranė
M. S.: Ēpėrfaqėson Naim Frashėri nė kulturėn perse?
- Naimi Frashėri ėshtė njė personalitet qė u pėrket tė dy kulturave, shqiptare dhe perse. Nuk i pėrket vetėm Shqipėrisė. Naimi ka shkruar nė persisht dhe nė shqip. Vepra e tij "Tehajjylat" ("Ėndėrrimet") ėshtė nga mė tė hershmet dhe ėshtė shkruar persisht. Nė shqip ajo ėshtė pėrkthyer para tri dekadash. Naimi shėrben si urė lidhėse mes kulturės shqiptare dhe asaj perse-iraniane. Ne nė Iran kemi njė nderim tė veēantė kur pėrmendet emri i Naimit. Vetė profili i tij mistik dhe letrar ka bėrė qė ta meritojė kėtė nderim. Njė studiues i kėtushėm, kur ishte para nė 1999 nė Iran, pati njoftuar se nė skedarin e Bibliotekės sė Teheranit kishte vetėm tri fjalė-ēelėsa, me tė cilat mund tė bėheshin kėrkime pėr kulturėn shqiptare, dy prej tė cilave ishin: Shqipėria (Albania) dhe Naim Frashėri. Kur erdha nė krye tė fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" dhe mu bė i ditur ky fakt, mendova se kultura shqiptare ishte shumė pak e pranishme nė vendin tim. Prandaj, fondacioni i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė Naimit, duke bėrė tė njohura tė gjitha veprat e tij nė mjediset shkencore iraniane, duke dėrguar botimet shqip dhe nė gjuhė tė tjera, nė tė gjitha institutet kėrkimore, studimore dhe akademike, me qėllim qė ato ta kenė Naimin si njė pikė reference pėr Shqipėrinė. Tani jo vetėm veprat e Naimit, por dhe tė shumė autorėve tė tjerė shqiptarė, mund ė gjenden lirisht, jo vetėm nė Bibliotekėn Kombėtare tė Iranit, por edhe nė bibliotekat shtetėrore-universitare dhe nė arkiva.
M. S.: Shumė dekada mė parė orientalisti Hafiz Ali Korēa ka njoftuar publikun se Naim Frashėri ėshtė autor edhe i njė vepre tjetėr nė persisht, i poemės me titull "Vajtimet e Imam Hysejnit". Ēdihet mė shumė mbi njė vepėr tjetėr tė Naimit tani, pasi kanė kaluar kaq kohė? Sa gjasa ka tė zbulohet kjo poemė?
- Kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė kėtė lajm jam gėzuar shumė. Nė Iran nuk njihej mė parė ky fakt. Menjėherė jam vėnė nė lėvizje. Kam kontaktuar miq tė mi nė Stamboll e gjetkė dhe ėshtė zgjeruar numri i kėrkuesve qė duan ta gjejnė kėtė vepėr. Hafiz Ali Korēa ishte njė orientalist serioz dhe nuk mund ta ketė shpikur kėtė fakt. Pėrpjekjet e deritashme mė kanė dhėnė shenja pozitive shpresėdhėnėse. Ne po bėjmė ēėshtė e mundur qė ta gjejmė kėtė vepėr. Kemi shkuar pėr kėrkime edhe nė Bibliotekėn Kombėtare kėtu dhe kam besim se do ta gjejmė kėtė vepėr tė panjohur tė Naimit nė gjuhėn perse.
M. S.: Naimi shkroi shqip poemėn fetare "Qerbelaja", e karakterizuar nga studiuesit si letėrsi martiro-logjike. Ndėrkohė, "Vajtimet e Imam Hysejnit" ėshtė shkruar nė persisht. Duke u nisur nga ngjashmėria tematike qė paralajmėron titulli dhe nga tė dhėna tė tjera qė mund tė keni ju, mendoni se bėhet fjalė pėr dy vepra tė ndryshme, apo pėr njė variant persisht tė sė njėjtės vepėr?
- Tė dyja veprat duket se trajtojnė tė njėjtėn temė. "Qerbelaja" ka lidhje pėrmbajtjesore me poemėn tjetėr, "Vajtimet e Imam Hysejnit". Por nė poemėn e shkruar shqip subjekti ėshtė mė i gjerė, sepse nuk janė vetėm vajtimet e Imam Hysejnit, ėshtė gjithė historia e fillimeve tė islamizmit. Ndoshta poema e shkruar persisht mund tė jetė vetėm njė pjesė e "Qerbelasė". Nė kėtė tė fundit, Naimi shkroi pėr njė ngjarje fetare, por njėherėsh edhe pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. Mendoj se duhet tė jenė tė afėrta jo vetėm nė subjekt.
M. S.: A studiohet prodhimtaria letrare e Naimit nė historinė e letėrsisė perse? Nėse studiohet, cila ėshtė konsiderata e studiuesve pėr tė? Studiohet si njė poet pers apo si njė shkrimtar i huaj qė ka shkruar persisht?
- Pėr herė tė parė jam njohur me rezultatet e disa studimeve tė historiografisė letrare iraniane rreth Naim Frashėrit, rreth njė dekadė mė parė dhe nė atė kohė unė nuk e dija se ēishte Shqipėria. Naimi studiohet nė tekstet e historisė sė letėrsisė iraniane. Nė njė prej kėtyre teksteve, autorėt kanė shprehur njė konsideratė tė lartė pėr cilėsitė e larta qė bart poezia e Naim Frashėrit nė persisht. Sipas autorėve tė kėtij teksti, personaliteti i Naimit mund tė spikatet pėrmes dy cilėsish. Njėra prej tyre lidhet me besimin e tij. Studiuesit persė e konsiderojnė Naimin "poet bektashi", duke i atribuuar tė gjitha ato vlera qė bart kjo degė shumė e pėrparuar nė islam. Saktėsisht, nė historinė e letėrsisė perse ėshtė thėnė: "Naim Frashėri ėshtė poet bektashian mysliman me origjinė shqiptare. Duke marrė shkas nga beteja e Qerbelasė, ai ka shkruar njė poemė, me anė tė sė cilės ka ngritur ndjenjat kombėtare tė popullit tė tij pėr tė luftuar kundėr pushtuesve tė huaj". Veēoria e dytė ka lidhje me natyrėn pėrmbajtjesore tė poezisė dhe me teknikėn e tė shkruarit tė poezisė sė tij. Studiuesit iranianė e radhisin Naimin ndėrmjet atij grupi poetėsh mistikė, qė janė ndikuar nga "masnavitė" poetike dhe mistike tė Rumiut. Naimi dhe Rumiu ngjajnė shumė. Poezia "Nej" e Rumiut dhe poezia "Fyelli" e Naimit kanė tė njėjtėn pėrmbajtje, tė njėjtin kod poetik, por kanė edhe ngjyresat e vendlindjes sė secilit prej tyre. Nė lidhje me Naimin, studiuesi iranian, Golshani, njė prej mė tė shquarve tė kohės sė sotme, thotė se "Tehajjulat" e Naim Frashėrit nga njėra anė, tregojnė mėnyrėn e jetesės sė shqiptarėve dhe nga ana tjetėr, dėshmojnė pėr praninė e kulturės evropiane. Pikėrisht kjo, ndėrthurja e frymės sė mistikės sė "masnavive" tė Rumiut me kulturėn evropiane tė vendlindjes sė Naimit, i bėn poezitė e tij tė jenė moderne. Vitin e kaluar ne botuam shqip e persisht "Ėndėrrimet", nė pėrkthimin e V. Buharasė. Botimin e dėrguam nė institucione kulturore-letrare nė Teheran. Atje kanė pėlqyer shumė finesėn dhe elegancėn e tė shkruarit te Naimi nė tė dyja gjuhėt. Nė Teheran, Naimin e mirėpresin me interes, sepse poezia e tij ka vlera tė larta mistike. Studiuesit kanė vlerėsuar lart edhe disa nga poezitė e tij shkruar persisht me motive kombėtare shqiptare, si "Atdheu", "Nėna". Kėto janė vlerėsuar shumė nga kritika shkencore.
M. S.: Ēinteresa paraqesin pėrgjithėsisht kulturat lindore pėr veprat e Naimit dhe ēmund tė kumtoni nga pėrvoja juaj pėr kėtė?
- Gjatė kohės qė isha pėr herė tė fundit nė Iran kemi pasur njė takim kolegėsh pėr shkėmbim idesh dhe atje u shpreh interes i posaēėm pėr veprėn "Qerbelaja" tė Naimit. Unė premtova se kur tė kthehesha nė Shqipėri do tua dėrgoja tė gjitha veprat e kėtij poeti tė fuqishėm tė traditės shqiptare, jo vetėm ato qė ka botuar fondacioni, por dhe vepra tė tjera, krahas me "Tehajjulat", edhe "Lulet e verės" dhe "Qerbelaja". Interesi ėshtė i gjerė. Sa herė qė vėrehet se njė kulturė ka ndikuar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr te tradita e tjetrit, interesi ėshtė i vetvetishėm. Kjo nis me marrjen e informacionit. Njohja e ndikimeve tregon pėrparimin e kulturės sė tyre. Nė kulturėn tonė, nė kulturėn iraniane, Naimi ka njė vend tė preferuar, sepse ai ka lėnė vepra tė shkruara nė gjuhėn persisht dhe kjo ka ndodhur edhe nė gjuhė tė tjera. Ne e kemi shprehur kėtė vlerėsim edhe pėrmes nismave tė tilla, si emetimi i njė pulle tė posaēme postare qė pėrmban portretin e Naimit, pullė qė ėshtė vėnė nė qarkullim, bashkė me njė zarf filatelik pėr koleksionistėt, nė mos gabohem, nė vitin 1997.
M. S.: Diēka mė shumė pėr kėtė ngjarje?
- Kjo ėshtė njė pullė e propozuar nga shėrbimi postar shtetėror iranian duke iu referuar nė tėrėsi vlerave tė veprave tė Naimit, qė kanė qenė dhe janė tė shumta. Nderimi me njė emision postar ėshtė i rėndėsishėm, sepse figura e Naimit jo vetėm popullarizohet, duke qenė nė duar tė qindra mijė vetave, por edhe shėnjohet nė histori, si ndėrthurje e orientales me evropianen, qė ka Naimi si figurė. Kur ka poetė tė tillė qė kanė adhurim nė disa kultura, duke i nderuar pėrfitojnė tė gjithė. Kėtė vit, pėr shembull, UNESCO e ka shpallur si Vitin Ndėrkombėtar tė Rumiut, sepse ėshtė 800-vjetori i lindjes sė tij. Por ky nderim u shkon edhe tė gjithė atyre qė janė ndikuar ose janė tė afėrt me Rumiun, sikurse ėshtė dhe Naim Frashėri. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė ne i kemi propozuar Postės Shqiptare tė emetojė njė pullė postare filatelike kushtuar 800-vjetorit tė Rumiut.
M. S.: Ju vetė ēfarė do tė organizoni nė nderim tė kėtij jubileu?
- Do tė mbahet njė simpozium shkencor ndėrkombėtar me pjesėmarrje tė studiuesve nga thuajse tė gjitha vendet e rajonit, si Maqedonia, Greqia, Rumania etj. Si titull mund tė ketė temėn "Rumiu nė Ballkan". Gjithashtu, do tė hapet njė ekspozitė bukinistike me tė gjitha veprat e Rumiut, i cili ėshtė pėrkthyer nė mbi 25 gjuhė tė botės. Kemi filluar punėn pėr pėrkthimin e rrėfenjave tė Rumiut pėr fėmijė dhe ndoshta do tė arrijmė tė pėrkthejmė edhe njė vėllim nga "Masnavitė" e famshme. Nuk e dimė si do tė shkojė pėrpara puna pėr emetimin e pullės shqiptareā¦
M. S.: Disa tekste tė Rumiut janė bėrė tekste kėngėsh, duke pėrfshirė edhe tė rock dhe top-starėve perėndimorė. Disa tekste tė kėngėve tė njohura tė Madonna-s, si "A Prayer" dhe tė tjera, janė marrė nga "Ėord of Paradise" tė Rumiut. Si e shpjegoni ju kėtė?
- "Masnavitė" e Rumiut janė pėrkthyer nė anglisht dhe janė botuar nė SHBA nė 1 milionė kopje. Ka qenė libri mė i shitur nė SHBA nė vitin 2004. Kjo do tė thotė se poezia e tij pėlqehet nė tė gjitha kulturat. Nuk ėshtė vetėm Madonna qė ka marrė tekste pėr kėngėt e veta nga "masnavitė" e Rumiut. Aktorja e Hollivudit, Demi Moore, ka recituar poezi tė tij. Ka pasur edhe nisma skenaristėsh tė shquar pėr tė bėrė jetėn e tij objekt tė filmave artistikė.
Naimi i (pa)njohur
1. Sipas Tahir Dizdarit, kuptimi i emrit tė poetit kombėtar tė shqiptarėve, Naim Frashėri, nė gjuhėn e burimit ėshtė: 1. "gjendje e lumtun, tė jetuemit me gjithė tė mirat"; 2. "nji pjesė e parajsės simbas konceptit mysliman". Dizdari e lidh emrin e Naimit edhe me rrėnjėn "nimet" dhe i jep kuptimin "mirėsi" (e falun prej hyjit). Nė tė vėrtetė, emri i plotė i poetit kombėtar tė shqiptarėve, sikurse ai vetė nėnshkruante si zyrtar i ish-Perandorisė Osmane dhe nė disa vepra tė shkruara nė gjuhėt orientale (osmanisht dhe persisht) ėshtė "Mehmet Naim" ose "Muhament Naim". Nė shqip, ai ka nėnshkruar Naim bej Frashėri ose vetėm me inicialet "N.F". Askush nuk ka shpjeguar deri mė tani, duke pėrfshirė dy biografėt e njohur tė Naimit, Dh. S. Shuteriqin dhe R. Qosjen, pse nė formėn zyrtare Naimi nėnshkruante me emrin paraprirės Mehmet apo Muhamet. Gjithsesi, kjo do tė kėrkonte njė shpjegim, jo pėr kureshtje, por pėr tė lehtėsuar kėrkimet nė arkiva, sepse nėse do tė pėrdoret edhe mė tej vetėm forma qė njohim ne, Naim bej Frashėri, dokumentet qė i takojnė atij nuk do tė gjenden kurrė tė plota.
2. Naim Frashėri ėshtė i rrallė nė historinė e letėrsisė shqipe, jo pėr meritėn e themelimit tė bazave tė shqipes letrare qė kemi sot. Ai ėshtė i rrallė mbi tė gjitha pėr shumėllojshmėrinė e gjuhėve tė pėrdorura si gjuhė krijimtarie. Shkroi shqip, osmanisht, persisht dhe greqisht. Ka tė dhėna se mund tė ketė shkruar edhe arabisht. F. Noli, njė prej figurave mė tė shumanshme tė letrave tė botės shqiptare, solli nė gjuhėn amtare kryevepra botėrore, qė nga persishtja klasike deri tek anglishtja moderne, por si gjuhė krijimtarie ka pėrdorur vetėm shqipen dhe anglishten. Vitet e fundit, vepra e Naim Frashėrit po studiohet jo vetėm nga shkenca vendėse, por edhe nga studiues tė huaj. Ndėrsa studiuesit shqiptarė kanė vėnė nė dukje ekzistencėn e dy kodeve poetike te Naimi, tė njė kodi evropian dhe tė njė kodi tjetėr klasik pers; ose qė Naimi krijoi njė romantizėm lindor me kult Perėndimin, tė tjerė studiues, sidomos tė huaj, ēėshtjen e shtrojnė nė njė mėnyrė mė tė mprehtė: a ėshtė Naim Frashėri njė poet mė modern nė gjuhėn shqipe apo nė gjuhėn perse. Pėr mė tepėr, zbulimi i paraleleve tė forta jo vetėm midis kodeve poetike, por edhe nė motive, nė krahasimin e poezive tė Naimit me ato tė Rumiut (sidomos "Nej" dhe "Fyelli", po edhe "Fjalėt e parajsės" - vėllimi me masnavi i Rumiut botuar nė SHBA mė 2004 mban pikėrisht titullin "Ėords of Paradise"), e ka bėrė kėtė pyetje mė tė rėndėsishme: poet shqiptar, poet pers, poet shqiptaro-pers, poet shqiptaro-perso-bektashian apo diēka tjetėr.
3. Dorėshkrimet e Naim Frashėrit, qė do tė shėrbenin si pikėnisje themelore pėr tė sqaruar shumė ēėshtje letrare dhe historike qė janė trashėguar e kanė dalė kohėt e fundit, janė tė shpėrndara sa andej-kėndej dhe njė pjesė nuk i ka prekur kush me dorė ende. Askush nuk e di, pėr shembull, ēpėrmbajnė disa qindra relacione tė shkruara nga Naimi nė detyrėn e kryeinspektorit tė botimeve nė gjuhė tė huaja (joosmanisht) gjatė viteve 1892-1896. Njė pjesė e dorėshkrimeve tė Naimit, sikurse shkruan Mithat Frashėri nė kujtimet e tij, i humbėn kėtij tė fundit pak kohė pas shpalljes sė pavarėsisė (ai pėrmend vėrshimin e lumit tė Semanit etj.). Pėrpunimi fillestar i fondit dokumentar tė Naim Frashėrit nė arkivat shqiptarė (nė atė masė qė janė ruajtur) ėshtė bėrė nė vitin 1964. Edhe pse i varfėr, ky fond ka dorėshkrime dhe shtypshkrime tė rralla. Ky fond pėrbėhet vetėm nga dokumente qė gjenden pėrjashtimisht nė arkiva. Ai ėshtė ruajtur nėn kujdesin e shoqėrive kulturore-atdhetare shqiptare jashtė vendit, veēmas nė Sofje dhe Bukuresht. Koleksioni i parė i dorėshkrimeve tė Naimit i ėshtė dhuruar arkivave kombėtare nė vitin 1949, pikėrisht nė vitin e themelimit tė tyre, nga nipi i Samiut Emin Ereri dhe Nazifeja, e shoqja e dr. Ibrahim Temos. Gjurmimet e para pėr tė mbledhur dorėshkrimet e Naimit dėshmohet tė jenė bėrė nė vitet 1930, nga Mithat Frashėri. Nė vitin 1933 Mithati i kėrkonte Visar Dodonit nėse mund tė gjente ndonjė letėr origjinale tė Naimit. Nė fondin emėror tė Naimit gjenden gjithsej pesė dosje me dokumente. Dorėshkrimi mė i hershėm ėshtė i vitit 1892. Kurse mė i vonshmi ėshtė i vitit 1898. Nga veprat e njohura tė Naimit ruhen si njėsi tė plota: libri "Mėsime", qė u botua nė Bukuresht mė 1894; "Histori e Shqipėrisė", tekst mėsimor i botuar nė Sofje mė 1899 pėr nevoja shkollore; poema "Dėshirė e vėrtetė e shqiptarėve", botuar shqip mė 1903, nga shtypshkronja "Mbrothėsia" nė Sofje. Njė pjesė e rėndėsishme e fondit dokumentar origjinal tė Naim Frashėrit pėrbėhet nga letėrkėmbimi. Veē personaliteteve pėr tė cilėt ėshtė folur, Naimi ka pasur letėrkėmbim edhe me Thimi Markon (nuk duhet ngatėrruar me Thimi Mitkon), Vangjel Tėrpon dhe Halit Bėrzeshtėn, veēanėrisht nė kohėn kur ky i fundit ishte nė komitetin "Bashkim e pėrparim". Letėrkėmbimi i Naimit ėshtė mė i dendur nė vitet 1892-1896, kur u emėrua nė detyrėn e kryetarit tė kėshillit arsimor nė Ministrinė e Arsimit tė ish-perandorisė osmane. Ėshtė ruajtur njė letėr e tij pėr ministrin e Arsimit, me tė cilėn kėrkohet hapja e njė shkolle nė Pėrmet. Naimi pėrmend nė kėtė letėr njė kėrkesė tė "Lluka Papa Avramit, qytetar nga Pėrmeti". Gjatė atyre katėr vjetėve, ai ishte ushtrues detyre pėr funksionin e inspektorit pėr botimet joosmanisht nė gjithė Perandorinė Osmane (greqisht, frėngjisht, armenisht, shqip, bullgarisht, rumanisht). Botoheshin disa qindra libra nė vit (mė shumė se 1000 gjatė katėr vjetėve) dhe pėr secilin prej tyre, qoftė po tė lejohej pėr botim, qoftė pėr tu penguar, duhej tė shprehej me shkrim. Nė fakt, asnjė prej kėtyre relacioneve, qė do tė paraqitnin anėn e panjohur tė Naimit si studiues e vlerėsues i letėrsisė, nuk njihet deri mė sot. Kėto dokumente ruhen nė arkivin e Ministrisė sė Arsimit tė Turqisė. Janė osmanisht, pjesa mė e madhe tė papėrpunuara dhe pėr mė tepėr puna vėshtirėsohet duke e ditur se ka pasur nė administratėn osmane dhjetėra Mehmet Naimė, kurse mbiemri nė Turqinė osmane nuk njihej. Nė njė letėr tė asaj kohe, qė mendohet ti jetė drejtuar Halit Bėrzeshtės, Naimi shkruan: "Unė kam tre muaj i sėmurė, po tani kam zėnė e (po e ) marr vetėhenė. Mė shėroj Perėndija, i qofsha falė. Se nuk i kam mbaruar punėtė qė u duhen shqipėtarėve". Jashtė fondit emėror tė Naimit, tė dhėna tė rėndėsishme dokumentare pėr veprimtarinė e tij gjenden nė fondet e rilindėsve tė tjerė protagonistė tė veprimit dhe mendimit kombėtar. Nė letėrkėmbimin ndėrmjet Luigj Gurakuqit dhe Asdrenit, tė Faik Konicės, Jani Vruhos dhe Kristo Luarasit, tė Sotir Koleas dhe Sotir Pecit, studiuesit mund tė gjejnė informata arkivore qė vlejnė pėr tė saktėsuar data, ngjarje e qėndrime tė poetit kombėtar. Pjesė e fondit tė Naimit janė edhe shkrimet origjinale pėr Naimin. Krijimtari letrare kushtuar figurės sė poetit kombėtar ruhet nga Spiro Dine, Koto Hoxhi, Jani Vruho (1899), Ēajupi, Hamit Gjylbegu (1926), Lasgushi, Baba Ali Tomorri (1929), Rauf Leskoviqari (1936). Edhe At Gjergj Fishta, nė njė prej kėngėve tė "Lahutės ā¦", evokon "lavdinė e Frashėrlliut". Nė fondin e studimeve tė hershme pėr Naimin, njė pjesė ende e panjohur pėr publikun, veēohen: njė "tesi di laura" e Musine Kokalarit mbrojtur nė Itali, njė cikėl artikujsh pėrkujtimorė tė shkruar nė 100-vjetorin e lindjes sė poetit nga Hafiz Ali Korēa, Gjysh Ali Gjirokastra (Baba Ali Tomorri). Nga albanologėt e huaj pėr Naimin ka shkruar qė herėt, veē Holger Pedresenit, edhe orientalisti gjerman, Karl Sushein, i cili, nė letrat dėrguar dr. Temos nė mesin e viteve 1930, i quante vėllezėrit Frashėri "njerėz tė mėdhenj e tė famshėm". Pedersen, nė letrat e tij, vlerėson se "patriotėt qė kanė krijuar letėrsinė shqiptare janė nga mė tė mėdhenjtė mirėbėrės tė kombit shqiptar". Duke veēuar rolin e Naimit, ai shprehet se "kryeveprat e tij nė prozė e nė vargje u dhanė bashkatdhetarėve tė tij, shijen e tė lexuarit". Pas luftės, fondi i Naimit ėshtė shfrytėzuar kryesisht pėr nevoja tė hartimit tė teksteve mėsimore dhe pėr studime monografike. Nga tė parėt qė kanė shtegtuar nėpėr kėtė fond, janė Siri Shapllo e Drita Siliqi (1965). Dorėshkrime tė Naimit ruhen edhe nė Bibliotekėn e Teheranit, nė arkivat rumune e bullgare, nė Gjermani e Greqi, nė ngulimet shqiptare tė Egjiptit dhe nė bashkėsinė arbėreshe tė Italisė. Letėrsia shqipe qe me fat qė pati njė degė tė romantizmit perėndimor, tė mbėrthyer fort nė kultin e "motit tė madh", nė kultin e sė shkuarės; dhe njė degė tė romantizmit lindor, tė frymėzuar prej magjisė sė tė ardhmes, tė njė Shqipėrie tjetėrsoj, ashtu si do tė ishte. Romantizmi i Naimit, me mit Perėndimin dhe romantizmi i De Radės, me kultin e simpatisė pėr ekzotikėn e Lindjes, krijuan njė baraspeshė letrare nė botėn kulturore shqiptare. Nė vjershėrinė e Naimit janė shartuar ideshmėria e qytetėrimeve perėndimore me kodet poetike tė lashtėsisė orientale, sidomos tė periudhės klasike tė letėrsisė perse.
Nga Hesiodi te Kuran-i
- Ndikimet te Naimi -
Burimi tjetėr, veē kėrkimit tė dorėshkrimeve tė panjohura, ėshtė ai i ndriēimit tė artit tė Naimit ėshtė rileximi. Nė kėtė proces ka dalė nė pah se njė rilexim i mundshėm pasurues ėshtė ai qė do tė mbėrrinte te pritėsit e letėrsisė pėrmes studimit tė tipologjisė sė figurės, tė kodit poetik dhe tė gjedhes krijuese tė Naimit. Kjo bėn tė nevojshme krahasimin e brendshėm dhe tė jashtėm, me traditėn e vendit dhe me zhvillimet kryesore letrare me ndikim ndėrkombėtar. Sepse kodet poetike, nga vetė burimi dhe funksioni i tyre, janė ndėrkombėtare. Nė njė farė mėnyre, shtrimi i ēėshtjes sė tipologjisė sė figurės nė veprėn e Naimit ėshtė njėherėsh edhe pranim i debatit pėr rolin e njė teknike poetike ndėrkombėtare pėr afirmimin e poetit kombėtar. Vetvetiu kjo e zhvendos poetin nė njė bashkėsi tjetėr nga ajo e studimeve tradicionale, prej shoqėrive atdhetare shqiptare tė Rilindjes midis njė bote emrash tė shquar qė japin e marrin me tė prej epokash dhe botėsh krejt tė ndryshme. Mjafton njė renditje e disa prej atyre emrave qė studiuesit i kanė prurė drejtpėrdrejt pėr krahasim nė tekstet e tyre pėr tė kuptuar se nė ēsistem tė ri referimi hyn tashmė emri i Naimit, jo nė lidhjen tradicionale "i ndikuar/ ndikues", por duke u nisur nga tipologjia e figurės dhe paralelet poetike: Hesiodi ("Punėt dhe ditėt"), Homeri ("Iliadhė e Omirit"), Virgjili ("Bukoliket e gjeorgjiket"), Rusoi ("Kontrata sociale"), Rumiu ("Fyelli" - "Mesnevi"), Kurani (Vers. 143, kreu VII); Muhameti (aforizmat), Petrarka ("Kėngėtore"), pėr tė vijuar mė tej me poezinė popullore tė viseve jugore tė Shqipėrisė, Biblėn, Shėn Franceskun, Sollomosin (grek), Hygoin, P. Njegoshin (malazes), Hafizin, Emineskun (rumun), Botevin (bullgar), Atarin. Nė vjershėrinė e Naimit janė shartuar ideshmėria e qytetėrimeve perėndimore me kodet poetike tė lashtėsisė orientale, sidomos tė periudhės klasike tė letėrsisė perse.
naimi, si shpėtonjės i gjuhės shqipe ?!
- Me poetin Xhevahir Spahiu-
M. S.: Ėshtė njė fakt i njohur se Naim Frashėri, pėr katėr vjet me radhė, gjatė periudhės 1892-1896, ka qenė nė detyrėn e kryeinspektorit tė botimeve nė gjuhėt joosmane (gjuhėt e popujve tė tjerė tė ish-perandorisė, duke pėrfshirė shqipen, greqishten, rumanishten, bullgarishten, por edhe frėngjishten e anglishten). Nė kėtė detyrė, ajo duhej tė shprehej me shkrim pėr ēdo libėr qė propozohej tė botohej, si nė rastin e dhėnies sė lejes, aq mė tepėr nė rastin e ndalimit. Gjatė katėr viteve nė ish-perandorinė osmane janė botuar qindra libra, ndoshta edhe mijėra dhe po aq janė refuzuar, nė ēdo rast me shkrim. Kėto dokumente me sa dihet ruhen nė arkivin e Ministrisė sė Arsimit, ku gjenden ende tė papėrpunuara (pa skedarė dhe mjete tė tjera informacioni). Zbulimi i dorėshkrimeve tė Naimit qė kanė tė bėjnė me vlerėsimet e tij pėr librat do tė plotėsonte shumė portretin e tij. Mund tė thuhet se Naimi ėshtė krejt i panjohur si vlerėsues i letrave, megjithėse dokumentet nuk mungojnė. Si e pėrfytyroni trashėgiminė dorėshkrimore qė ruhet nė arkivat e Turqisė osmane prej dorės sė Naimit gjatė viteve 1892-1896 nė detyrėn si inspektor pėr letėrsinė e huaj (joosmanisht) qė botohej nga perandoria?
- Naimi iku nga Shqipėria mė 1882. Ėshtė pėr tu evidentuar se Naimi u formua nė Shqipėri, nė Janinė. Jo se metropoli ku shkoi nuk i krijonte dot hapėsira, pėrkundrazi, ai ia ajrosi degėt dhe ia ujiti rrėnjėt pėr ta madhėshtuar, derisa atje u bė njė simbol kombėtar e deri gati njė profet. Naimi ishte shkolluar nė Janinė, nė "Zosimea". Kjo qe bėrė njė qendėr e madhe e diturisė nė Ballkan, qė i kishte tė hapura portat nga Lindja, por sidomos nga Perėndimi; ishte njė shkollė ku mėsohej frėngjishtja e anglishtja, ku kishte hyrė fryma e revolucionit francez, e iluministėve, e Volterit dhe Rusoit, qė i pėrmend edhe vetė Naimi mė vonė. Nxėnėsit shqiptarė qė mbaruan nė Janinė, qytet nė Ēamėri, bashkėmėsuan lirisht me nxėnės grekė, sepse ende nuk ishin zgjuar nacionalizmat agresivė qė do tė shfaqeshin pas vitit 1850. "Zosimea" ishte si njė akademi, nuk ishte thjesht njė shkollė e mesme. I formuar tashmė nga ana kulturore nė trojet e vendit tė lindjes, nė moshėn 36-vjeēare vendosi tė largohet drejt Stambollit, ku dhe plotėsoi arsimimin. Naimi ka shkruar nė katėr gjuhė, nė shqip, persisht, turqisht dhe greqisht. Si i ka pėrdorur Naimi kėto katėr gjuhė si gjuhė krijimtarie, kjo ėshtė njė minierė e madhe pėr studiuesit. Kėtij krahasimi i ka hyrė studiuesi orientalist, Laurant Bica. Ai ka gati njė studim monografik me rreth 200 faqe. Libri i tij titullohet "Naim Frashėri nė Stamboll". Njė orė e mė parė e presim kėtė libėr me dokumente tė reja, sepse ne duhet tė dimė gjithēka mbi poetin tonė kombėtar, sepse kėshtu ndriēohet krejt Rilindja jonė Kombėtare, e cila ndriēoi fatet e kombit. Dokumentacioni qė gjendet aty lidhet me pozicionin qė fitoi Naimi. Ai arriti deri nė postin e zėvendėsministrit. Duhet njohur humanizmi i Naimit, i cili mund tė thuhet se i parapriu njė Schengen-i ballkanik, duke pėrdorur katėr gjuhė krijimtarie njėherėsh dhe sepse donte vėllazėrimin mes popujve, por secili nė tė drejtėn e vet. Nė detyrėn e kryeinspektorit tė botimeve nė gjuhėt joosmane Naimi, sigurisht ka shkruar recensione pėr botimin ose jo tė shumė veprave. Por Naimi u ka hapur rrugėn librave tė mirėkuptimit mes popujve, librave qė shkruheshin pėr ēlirimin e popujve tė shtypur nė Ballkan dhe qė bėnin thirrje qė tė gjendeshin mėnyrat pėr pavarėsimin e tyre. Unė jam i bindur se ai u ka prerė rrugėn vetėm atyre librave qė nxisnin urrejtjen nė Ballkan. Patjetėr qė kjo qė thamė pėrfshihet nė atė pjesėn e pazbuluar tė veprės sė Naimit, pėr tė cilėn nuk ėshtė folur kurrė mė parė dhe qė mendoj se ende fle nė arkivat e ish-perandorisė osmane, nė arkivat e Ministrisė sė Arsimit tė atij shteti (1892-1896), nė gjuhėn osmane. Vonesa e kėshillimit tė kėtyre dokumenteve mund tė ketė lidhje qoftė me faktin se kjo gjuhė tashmė konsiderohet e vdekur, ose mė saktė shkrimi osmanisht ėshtė i vdekur dhe nuk ka kush ti zbardhė ato. Shteti duhet ta ketė shqetėsim tė vazhdueshėm zbulimin e rrėnjėve tė identitetit tė tij. Identiteti nuk zbulohet duke heshtur. Dhe kjo kėrkon njė strategji kombėtare. Ne ende skemi njė vepėr madhore qė tė flasė pėr jetėn e vėllezėrve Frashėri, qė ėshtė yllėsia mė e madhe e letėrsisė shqipe. Nuk ėshtė se ata bėnė vetėm letėrsi. Naimi, pėrmes letėrsisė bėri atdhe. Ai pėrcaktoi fatet e ardhshme tė Shqipėrisė. Ai shpėtoi shqipen, duke shpėtuar njėkohėsisht kombin.
M. S.: Me sa kemi njoftim, gjatė njė vizite tuajėn nė Iran ju keni folur pėr njė vepėr tė dytė persisht tė Naimit, veē "Tehajjylat". Mund tė thoni pak mė gjerė se cila ėshtė pėrmbajtja e ftesės suaj drejtuar studiuesve iranianė pėr tė prekur Naimin e panjohur, pjesėn e pazbuluar tė tij?
- Ka pasur njoftime se Naimi kishte shkruar apo botuar njė libėr tjetėr tė dytė nė persisht, pėrveē vėllimit "Tehajjylat" - "Ėndėrrimet". Libri i Naimit nė persisht nga studiuesit iranianė ėshtė barazuar me majat mė tė larta tė artit klasik e bashkėkohor persian. Dhe kur themi arti persian, themi pėr artin madhėshtor poetik qė nga fillimi i mijėvjeēarit tė dytė e tėhu, art qė ka nė ballė emra tė tillė si: Firdusiu, Omar Khajami, Rumiu dhe Saadiu i madh. Ishte kjo rrymė madhėshtore letrare poetike, siē e ka vėnė nė dukje dhe Naim Frashėri, qė i hapi udhė Rilindjes Evropiane. Studiuesve iranianė u kam bėrė thirrje tė gjejmė bashkėrisht librin e dytė tė Naimit persisht, i cili mundet tė jetė njė variant persisht i panjohur nga ne i "Qerbelasė", qė e ka shkruar dhe botuar nė shqip, por ai e ka botuar edhe nė persisht. Nė poemėn "Qerbelaja", Naimi ka luftėn e sė mirės ndaj sė keqes. Ai ėshtė njė humanist i madh i tė gjitha kohėrave, sepse nė qendėr tė subjektit tė veprave tė tij ka vėnė njeriun dhe ngadhėnjimin e tij mbi tė keqen e mundshme. Pėrgjėrimin pėr njeriun, Naimi e ka perėndi. Nėse gjendet kjo vepėr, do tė jetė njė zbulim i jashtėzakonshėm. Nė arkiva gjendet edhe njė botim i pėrmirėsuar i gramatikės sė persishtes, njė gramatikė shumė mė e plotė se ajo qė njihet, e hartuar nga Naimi pėr tu dhėnė dorė kėshtu atyre qė donin tė forconin komunikimin me profesorė persianė qė ishin nė Stamboll. Mė vjen keq tė pohoj se, ndėrsa duhen bėrė gjithė kėto kėrkime, tani ka njėlloj zbehjeje tė figurės sė tij. Nuk gjen njė student qė tė dijė pėrmendėsh vargje tė "Bagėti e bujqėsia". Libri i tij "Lulet e verės" ėshtė njė libėr gjenial. Veē tė tjerash, me anė tė kėtij libri, shqiptarėt mėsojnė shumė bukur edhe tani gjuhėn shqipe, kudo ku janė nėpėr botė. Nuk gjen nė veprėn e Naimit njė turqizėm, njė arabizėm. Ai kish njė vetėdije tė lartė pėr atė se ēpėrfaqėson gjuha shqipe.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#4 25 Maj 2007 16:17
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|